Tag: fermë

  • Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara, sëmundja ende mister

    Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara, sëmundja ende mister

    Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e veterinarisë. Karantinimi ka ardhur pasi disa prej kafshëve të imta kanë rezultuar të infektuara.

    Pronari i kësaj ferme Zamir Milani u shpreh se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe tek delet në atë zonë. Fermeri shprehet se ka investuar 600 mijë lekë për të ngritur fermën dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë lekë ilaçe për bagëtitë por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.

    Inspektori Muhamet Bisho thotë se do të dërgohen urgjentisht analizat pranë Institutit të Referencës Veterinare në Tiranë pasi është e paqartë sëmundja që ka prekur dhitë në Postribë. Ai theksoi se ka në mendje dy ose tre sëmundje qe mund të kenë sjellë infektimit por shtoi se do të presin analizat për ta përcaktuar saktë se çfarë ka sjellë infektimin.

  • Alarm në Postribë! Ngordhin bagëtitë, ferma vendoset në karantinë, i paqartë lloji i infektimit

    Alarm në Postribë! Ngordhin bagëtitë, ferma vendoset në karantinë, i paqartë lloji i infektimit

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    SHKODËR-Një fermë bagëtish në fshatin Domen, Shkodër, është vendosur në karantinë nga Shërbimi Veterinar pas shfaqjes së simptomave të një sëmundjeje të dyshuar virale, shumë ngjitëse, te bagëtitë e imta. 
    Pronari i kësaj ferme, Zamir Milani, thotë se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe te delet në atë zonë.
    “Kjo situatë ka prej dy javësh që unë e kam shqetësim. Deri tani kanë ngordhur 2 prej tyre dhe një tjetër ka mbetur në mal dhe besoj edhe ajo ka ngordhur. Unë kërkoj të zbulohet sëmundja sepse kam 6 milionë lekë të vjetër investim në këtë fermë. Nëse shkojmë në pazar, nuk ka asnjë bagëti të matrikulluar. Para 3 muajsh kam bërë blerjet. Nga një bisedë me një fermer në Berat, që e njoh, më tha se dhitë vijnë nga Greqia. Greqia pastron fermat e veta dhe na i sjell ne të infektuara. Ka edhe ferma të tjera në zonë që mund ta kenë këtë problem dhe besoj është përhapur edhe te delet, por kanë frikë të flasin sepse jemi para Kurban Bajramit. Unë i kam blerë për qumësht dhitë dhe më përpara bënin 45 litër qumësht, tani vetëm 10 litër. Unë mendoj se 60% është e përhapur në zonën tonë”,-deklaron pronari i fermës, Milani.
    Në vendngjarje ka mbërritur grupi i punës i Shërbimit Veterinar së bashku me shefin e këtij shërbimi në Shkodër, Muhamed Bisha. Ky i fundit tha se pas verifikimit të gjendjes në terren, është konstatuar se disa prej bagëtive paraqesin simptoma të një sëmundjeje infektive, por për të përcaktuar me saktësi llojin e virusit, janë marrë mostra gjaku të cilat do të dërgohen për analizë në laboratorin veterinar në kryeqytet dhe rezultatet mund të dalin pas 48 orësh.
    “Është e paqartë se me çfarë sëmundjeje janë prekur dhitë, ndaj edhe do të bëhen analizat. Blerja e bagëtive të imëta nga fermeri këtu është bërë për certifikatë matrikullimi dhe ky është një problem. Zakonisht këto sëmundje prekin maksimalisht deri në 30% të bagëtive në fermë. Deri më tani nuk kemi informacion për ndonjë fermë tjetër dhe nëse dikush ka probleme duhet që të na njoftojnë menjëherë. Këtë fermë këtu e kemi vënë në karantinë deri në ardhjen e përgjigjes dhe marrjen e masave të duhura. U bëj thirrje fermerëve që kur të blejnë bagëtitë t’i marrin me certifikatë matrikullimi”,-tha Muhamet Bisho
    Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga ana e fermerëve në zonë, ndërkohë që karantina në fermë do të vijojë deri në përfundimin e rezultateve laboratorike dhe marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e përhapjes së mundshme të sëmundjes./ZËRI

  • “Ethet” e nominimit në fermë, njëri prej konkurrentëve largohet sot me votën e publikut

    “Ethet” e nominimit në fermë, njëri prej konkurrentëve largohet sot me votën e publikut

    “Ferma VIP” vijon të jetë epiqendra e emocioneve dhe surprizave në ekranin e Vizion Plus, duke mos njohur asnjë moment qetësie, teksa javët kalojnë. Me konkurrentë që pakësohen dhe sfida që bëhen gjithnjë e më të forta, loja po kalon një fazë të re tensioni.

    Elinara, Andueli, Erandi dhe Big Basta të cilët nuk arritën të realizonin me sukses sfidën gjaët prime-s së të hënës, por edhe Frederik Ndoci, tashmë i nominuari i përhershëm , vijojnë të jenë nën ethet e nominimit. Njëri prej tyre do të ndërpres sonte rrugëtimin, duke humbur kështu mundësinë për të prekur finalen e madhe. Vendim ky që i takon publikut, i cili ka ende mundësi të votojë, deri në nisje të spektaklit.
    Konkurrentët shfaqin gjithnjë e më qartë strategjitë e tyre të lojës, duke i dhënë edhe më shumë intensitet garës, ndërsa Ester Allushi dhe i përzgjedhuri i saj Andueli kanë shijuar privilegjet e dhomës së njëshit.

    Gjatë këtyre ditëve një tjetër zarf ka mbërritur në fermë. Sfida që duket se herë pas here vënë në sprovë fermerët.
    Në fermë ka patur edhe momente tensioni, prishje miqësish, fillime të reja por edhe momente argëtuese.
    Zhvillimet e fundit që kanë shtuar tensionin në “Ferma VIP 2” por dhe shumë momente të tjera do të diskutohen sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21.00 në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring.

  • “Të duam deri në frymën e fundit”, letra emocionuese e prindërve për Albën, ja mesazhi për marrëdhënien me Limin

    “Të duam deri në frymën e fundit”, letra emocionuese e prindërve për Albën, ja mesazhi për marrëdhënien me Limin

    Surprizë në “Ferma VIP” për Albën! Fermerja ka marrë një letër nga prindërit e saj, e cila solli emocione të forta si për të, ashtu edhe për publikun.
    Ata i shprehën vajzës së tyre mbështetjen dhe krenarinë për mënyrën se si po e përballon eksperiencën në fermë, duke theksuar se ajo është arsyeja e vetme pse po e ndjekin këtë program.
    Prindërit e Albës shmangën komentet për ngjarjet e ndodhura brenda fermës, përfshirë marrëdhënien e saj me Limin.

    Ky mesazh i tyre erdhi pas një momenti të vështirë për Albën, kur në spektaklin e kaluar ata nuk pranuan ta takonin në fermë.
    LETRA E PLOTË:
     E dashur vajza jonë, Alba,
    Dita kur ti linde solli në jetë një bukuri, ashtu siç je ti. Na fale gëzimin më të madh në jetë, të jemi prindër për herë të parë. Që nga ai moment, jetët tona ndryshuan dhe nuk ndalën për asnjë çast, për të arritur këtu ku jemi.
    Me qëndrimin tënd në Ferma VIP, fokusi ynë je ti dhe vetëm ti. Të kemi parë të fortë, ashtu siç je edhe në jetë.
    Për ngjarjet në fermë, ne zgjodhëm heshtjen. Ne, si prindër, zgjodhëm heshtjen. Heshtja ka një mision në jetë, dhe ai është të falësh mirësi. Këtë duam edhe nga ty, të shijosh të mundurën, edhe kur duket e pamundur.
    Siç shkruan edhe Dostojevski: Më jep një dhimbje që të të fal një kryevepër,  dhe kryevepra jonë je ti.
    Shijoje qëndrimin tënd në Ferma VIP. Të duam pafund, deri në frymën e fundit.
    Mami dhe babi!
    “Tekstin e ka formualuar babi, por shkrimin e ka bërë mami. Babi ka mbaruar Univeristetin për Gjuhë Shqipe dhe ka shumë botë. Gjatë gjithë eksperiencës që kam pas në jetë, nuk kanë dyshuar tek zgjedhjet e mia. I dua shumë dhe mezi pres që ti takoj. Do doja sonte të dilja nga këtu. Të ikja tek shtëpia ime”, tha e përlotur Alba.
    vizionplus.tv

  • Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

    Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

    Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku njohu nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballet blegtoria dhe bujqësia në vend.
    Gjatë vizitës, Tabaku tha se pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të AZHBR-së, fermerë si vëllezërit Sheshi kanë arritur të ndërtojnë me punë dhe mundësitë e tyre një biznes të qëndrueshëm.

    “Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero,” u shpreh Tabaku.

  • Nuk ka qetësi në Fermë, Andrea drejton gishtin nga Alba për të gjithë situatën

    Nuk ka qetësi në Fermë, Andrea drejton gishtin nga Alba për të gjithë situatën

    Nuk ka aspak qetësi në Fermë. Debati mes fermerëve për “shakanë” e Ganiut me Albën vijon të jetë i ndezur brenda në Arenë, ku Andrea e cilësoi Albën si nxitësen e  vërtetë të të gjithë situatës dhe vetë po shitet sikur është viktima.
    Sipas tij nxitja që Alba i bëri Limit menjëherë pas ngjarjes, mund të kishte çuar në një përplasje fizike mes tij dhe Anduelit.
    “Ore nuk ka qyetari këtu. Ajo nxiti sherr mes dy çunave, ata edhe mund të ishin përleshur fizikisht”, u shpreh Andrea.

    Ndërkohë që kryeplaku Albano ka ndërhyrë disa herë, duke kërkuar rregull mes fermrëve.

  • Francë/ U kap duke punuar në fermë kanabisi, dënohet me tre vite burg i riu shqiptar

    Francë/ U kap duke punuar në fermë kanabisi, dënohet me tre vite burg i riu shqiptar

    Me 3 vite burg është dënuar një 32-vjeçar shqiptar nga autoritet franceze, pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi. Plantacioni me kanabis u zbulua në një fshat me vetëm 250 banorë, në zonën midis Mende dhe Saint-Chély-d’Apcher, në Lozère.
    Brenda një shtëpie shumëkatëshe, autoritetet sekuestruan 132 bimë marijuane si dhe pajisje të specializuara për kultivimin e tyre. Sipas mediave franceze, çdo kat i ndërtesës ishte përshtatur për faza të ndryshme të kultivimit, duke e kthyer banesën në një laborator të sofistikuar të paligjshëm.
    Gjykata urdhëroi gjithashtu deportimin e tij pas përfundimit të dënimit, duke i ndaluar kthimin në Francë në mënyrë të përhershme.
    Autoritetet franceze e cilësuan këtë rast si një goditje të rëndësishme kundër kultivimit të paligjshëm të drogës në zona rurale të vendit, ku shpesh aktivitetet kriminale përpiqen të kalojnë pa u vënë re.

  • Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik), Mazniku: Rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë

    Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik), Mazniku: Rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë

    Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik) është një investim i rëndësishëm që lidh tri bashki: Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin. Ky projekt është në shërbim të zhvillimit bujqësor dhe turistik të zonës, është një ndihmë e madhe për fermerët e zonës dhe rritjen e eksporteve.
    Ministri dhe drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka ndarë foto nga inspektimi që kreu së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla. Për Maznikun ky investim rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë.

    ”Në kantierin e segmentit Muriqan-Fermë të unazës bujqësore në Cërrik, një investim i rëndësishëm i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e fermerëve dhe produkteve të tyre, duke rritur edhe më tej turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë pllajën e mrekullueshme të Dumresë, sot transformuar në një destinacion turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë çdo vit’‘,-shkruan Mazniku.

  • VIDEO/ “Nxehet” situata në fermë, Alba dhe Limi kalojnë natën poshtë jorganit

    VIDEO/ “Nxehet” situata në fermë, Alba dhe Limi kalojnë natën poshtë jorganit

    Reality shoë më i ndjekur i momentit, Ferma VIP, po bëhet çdo ditë e më i zjarrtë, dhe jo vetëm për shkak të sfidave me kafshët dhe bujqësinë. Në episodin e fundit, situata brenda fermës ka marrë një tjetër kthesë, pasi dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
    Këngëtari i njohur Limi, i cili ka tërhequr vëmendjen e vajzave në fermë, është parë shpesh duke flirtuar me Keisin, Esterin dhe Nurin. Por kur u duke se me Albën i ndërprenë raportet, situata mes tyre ka ndryshuar.
    Mbrëmjen e djeshme Alba dhe Limi kanë kaluar natën bashkë dhe një pjesë të mirë poshtë jorganit.

    A është ky fillimi i një romance të re, apo vetëm një lëvizje strategjike brenda lojës? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme!
    /vizionplus.tv

  • Sot eliminimi i dytë në Ferma VIP, konkurentët vihen përballë sfidave të Agait

    Sot eliminimi i dytë në Ferma VIP, konkurentët vihen përballë sfidave të Agait

    Big Basta Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Kejsia apo Elinara cili prej fermerëve do të lërë garën mbrëmjen e sotme në Fermën Vip?
    Pas një fundjave në ankth për shkak të televotimit të hapur që ditën e premte për të eliminuar një prej  fermerëve, kjo e hënë në fermë ka nisur me punë e pozitivitet.
    Kryefermer Andueli, i cili mban këtë detyrë, prej së hënës së kaluar, ka vijuar sërish me strategjinë e ndarjes së punëve.

    Agai edhe këtë fundjavë ka vënë në lojë konkurrentët. Frederik Ndoci është në pritje të shpërblimit të këtij të fundit, pas misionit për zbulimin e një sekreti për çdo fermer.
    Të tjera sfida dinamike  janë zhvilluar gjatë këtyre dy ditëve në fermë. Shpejtësia, shkathtësia, por dhe durimi janë elementët që iu janë dashur konkurrentëve për të kaluar me sukses çdo sfidë.
    Në qendër të kësaj jave ka qenë ruajtja e traditave dhe kulturës shqiptare. Përgatitja e flisë dhe e lakrorit në saç apo përpunimi i produkteve të bulmetit  kanë sjellë gjithashtu shumë të qeshura, humor dhe argëtim në Femrën e VIP-ave.
    Punimi i tokës ka shkaktuar gjithashtu momente pikante gjatë kësaj fundjave. Si një sfidë nga Agai ky moment ka sjellë edhe anëtarëve të grupit humbës,
    Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera. Çfarë po ndodh me raportet e krijuara në fermë, si do të shkojë marrdhëniet e tyre? A janë krijuar miqësi të vërteta, apo mbeten vetëm aleanca loje?
    Loja ka marrë një tjetër drejtim e ekuilibrat e saj janë ndryshuar. Ndaj për të mos humbur asnjë moment të fermerëve më të dashur në vend, keni mundësi t’i ndiqni 24 orë në 24 në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2.
    Ndërsa për të zbuluar se çfarë do të ndodh sonte, cili prej fermerëve do të eliminohet, cilat do të jenë sfidat e radhës të përgatitura nga Agai e shumë surpriza të tjera, “Ferma Vip 2” dhe moderatorja Luana Vjollca ju lënë takim në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus.
    /vizionplus.tv