Në fshatin Bulçar në Gramsh një banore së bashku me dy fëmijët e saj kanë mbetur të izoluar në një fermë dhe nuk dinë ku të shkojnë për shkak të përhapjes së zjarrit.
Ekipet e emergjencës, të cilat u nisën për evakuimin e banorëve, u bllokuan nga flakët dhe po përpiqen të largohen nga zonat e prekura në fshatrat e Skraparit. Situata mbetet e vështirë dhe kërkohet ndërhyrje urgjente, ndërsa zjarri vazhdon të përhapet në rajonin e Gramshit.
Tag: fermë
-

Gramsh/ Gruaja me dy fëmijë mbetet e bllokuar në fermë nga zjarri, emergjencat në vështirësi
-

PAMJET- Kapet 3 ton drogë e mafias shqiptare në Ekuador, kokaina e fshehur në një fermë bagëtish, 5 të arrestuar
PAMJE NGA ARRESTIMI
EKUADOR-Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador! Mediat e huaja raportojnë se pas kapjes së bosit të drogës shqiptar Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia Kombëtare dhe Marina sekuestruan tre ton kokainë në një fermë bagëtish në Chongon.
Droga ishte fshehur në një fermë bagëtish, e cila besohet të jetë një nga kompanitë fasadë të përdorura nga mafia shqiptare. Brenda ambjenteve u gjet edhe një kamion i ngarkuar me banane dhe drogë.droga e sekuestruar
Pas bastisjes së pronës, u arrestuan pesë persona, të cilët besohet se janë pjesë e një organizate kriminale të lidhur me mafian shqiptare. Kamioni, që mbante banane dhe drogë, u dërgua në stacionin e policisë në Guayaquil. Në vitin 2024, gjatë çështjes Pampa, u zbulua mënyra e veprimit të mafias shqiptare në Ekuador, përfshirë përfshirjen e kompanive eksportuese të bananeve./ZËRI
-

Mashtrimi/ Kompania “Lufra” reklamon lopën Lara, por s’ka fermë
Kompania “Lufra” është denoncuar shpeshherë nga qytetarët në rrjete sociale se tregton qumësht të skaduar ose me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme dhe kancerogjene.
Siç duket, për të rregulluar paksa reputacionin dhe për tu dukur më të beueshëm para shqiptarëve, kompania “Lufra” përdor si modele lopën Lara për të cilën shprehet se është zonja më punëtore e fermës që sjell prodhim të freskët në tryezat tona.
Por këtë mashtrim e ka hedhur poshtë menjëherë faqja “Lol Albania” e cila thekson se kompania “Lufra” nuk ka fermë dhe po e përdorin lopën Lara vetëm për qëllime marketingu dhe për tu hedhur hi syve konsumatorëve shqiptarë.
“Ju prezantojmë Larën, një nga zonjat më punëtore të fermës sonë!
Çdo mëngjes nis me një “muuuu” dhe përfundon me qumësht të freskët, që mund të vijë në tryezën tuaj si djathë i bardhë, dhallë, kos… kos që pihet. Ju e dini, lista është e gjatë!
Sepse kur Lara është e lumtur, edhe qumështi është më i mirë.”– shkruan kompania Lufra në rrjete sociale.
“Lara është yll e bukur, por kompania Lufra nuk ka fermë. Boll përdorët Larën e shkretë dhe cicat e saj për qëllime marketingu. Nuk e di nga e merr qumështin kjo kompani, por ajo që di me siguri është se nuk kanë fermë lopësh.”- shkruan Lol Albania duke nxjerrë në pah mashtrimin e kompanisë “Lufra”.
Kujtojmë se rritja e importeve të qumështit në vendin tonë vijon gjithnjë e në rritje. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8 mln litra qumësht. Krahasuar me 2023 importet u rritën 23%. -

Murtaja e bagëtive në Gjirokastër/ Sëmundja virale u shfaq në një fermë në Libohovë, karantinohet tufa
Në qarkun e Gjirokastrës, një ndër territoret më të rëndësishme blegtorale në vend, është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë.
Rasti është identifikuar në një fermë në qytetin e Libohovës, ku autoritetet veterinare kanë reaguar duke e izoluar dhe karantinuar tufën.
Flora Zharkalli, përgjegjëse e sektorit veterinar në qark, tha se rasti është zyrtarisht i konfirmuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë.
“Ne kemi nga përgjigjet e laboratorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare Tiranë një rast të konfirmuar pozitiv në Bashkinë Libohovë, në qytetin Libohovë. Sapo morëm njoftimin e menjëhershëm, ishte dita e shtunë, ora 16:30, grupi i punës i përbërë nga tre persona shkuam në fermë dhe kontaktuam pronarin për t’i bërë të ditur rezultatin e analizës dhe për të marrë masat urgjente, e cila konsiston në izolimin e tufës dhe në bllokimin e lëvizjes”, shprehet Zharkalli.
Qarku i Gjirokastrës, një ndër zonat kryesore blegtorale në vend me rreth 4.5% të numrit kombëtar të deleve dhe dhive, është përballur për herë të parë me murtajën e ruminantëve të vegjël.
Pas konfirmimit të parë të sëmundjes në Shqipëri në fillim të qershorit në qarkun e Shkodrës, identifikimi i një vatre të re në Libohovë ka shtuar ndjeshëm shqetësimin për përhapje, veçanërisht për shkak të lëvizjes së kafshëve dhe kontaktit të shpeshtë mes tufave në këtë zonë.
“Momentalisht ndodhen 256 krerë, nga të cilat 230 janë të leshta, pjesa tjetër janë të dhirta. Ajo që konstatojmë nga monitorimet e përditshme për t’u theksuar është që ferma nuk ka temperaturë kafsha, nuk ka shenja klinike të shfaqjes së sëmundjes dhe nuk ka ngordhshmëri në fermë. Prandaj ne e monitorojmë çdo ditë sepse ajo mund të jetë edhe në formën subklinike dhe do ta monitorojmë të paktën 10 ditë”, shton Zharkalli.
Sipas ekspertëve, edhe pse murtaja e ruminantëve të vegjël nuk përbën rrezik për njerëzit, ajo mbetet një kërcënim serioz për sektorin blegtoral, për shkak të përhapjes së shpejtë dhe dëmeve të mëdha ekonomike që mund të shkaktojë.
Në këtë fazë, autoritetet po zbatojnë protokollin e plotë të kontrollit dhe izolimit, ndërsa bëjnë apel për bashkëpunim nga blegtorët dhe komuniteti lokal.Top Channel
-

Do të asgjësohen 192 kafshë/ Konfirmohet një tjetër vatër murtaje në Maliq! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër vatrës
Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës, në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve, kjo vatër ndodhet në një fermë në pronësi të Enkel Shkembasit.
Në kuadër të masave për kontrollin e përhapjes, do të asgjesohen rreth 192 krerë bagëti në këtë fermë. Rreziku në zonë konsiderohet i lartë, pasi në afërsi ndodhen rreth 5,000 krerë bagëti të tjerë, ndër të cilët më i afërti është vetëm 500 metra larg.
Po vijohet me të gjitha procedurat për asgjesimin e kafshëve të infektuara, si dhe me vëzhgimin e perimetrit brenda një radiusi prej 10 kilometrash për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
-

Shpërthim i murtajës tek delet në Shkodër, autoritetet nisin asgjësimin
Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës, duke shënuar rastin e dytë te konfirmuar në një fermë në fshatin Trush, me rreth 200 dele.
Zona është vendosur në karantinë dhe nesër pritet asgjësimi i të gjithë krerëve, sipas Shërbimit Veterinar.“Ne po marrim të gjitha masat. Sipas skemës së miratuar, nëse një fermë konfirmohet pozitiv, bëhet eliminimi i të gjitha krerëve“, u shpreh Mark Preci, Përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Shkodër.
Murtaja, deri më tani ka sjellë ngordhjen e 80 krerëve dele në fermën e familjes Qokthi, dhe me pas do asgjësohen edhe te tjerat, duke shkaktuar një dëm të madh financiar. Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit, pasi po shkatërrohet mundi i 30 viteve pune.
Pak ditë më parë, në fshatin Postribë u zbulua edhe rasti i parë i murtajes së ruminantëve në vendin tonë dhe me pas u zbulua edhe ne qytete te tjera.
-

Murtaja shfaqet edhe në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta
FOTO ILUSTRUESE
BULQIZË-Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit, në njësinë administrative të Bulqizës, është prekur nga sëmundja e murtajës. Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa, e cila përbëhet nga afro 700 krerë.
Rasti i parë me murtajë të bagëtitë, u regjistrua në Shkodër, ku Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve raportoi se sëmundja u identifikua në një fermë të dhive në fshatin Postribë. Ferma në fshatin Domen, Shkodër, është vendosur në karantinë, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli njoftoi eleminimin e bagëtive të infektuara.
Autoritetet janë në gjendje alarmi dhe po merren masa për të kufizuar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat e tjera në zonë./ZËRI -

Fier – Aksident me tre të plagosur në Fermë Çlirim, arrestohet i riu që shkaktoi përplasjen
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë një 28-vjeçar, shtetasin A. B., banues në Fier, pasi shkaktoi një aksident me pasojë plagosjen e tre personave.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Fermë Çlirim, ku automjeti që drejtonte A. B. u përplas me një mjet pune (frezë me rimorkio), i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes u plagosën G. Ç., A. Ç., 66 vjeç, dhe një i mitur 14-vjeçar, të cilët ndodheshin në rimorkion e mjetit bujqësor. Të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

Murtaja e bagëtive të imta në Shkodër, vendoset në karantinë ferma, dhitë do asgjësohen
Pas konfirmimit të rastit të parë të murtajës së bagëtive të imta në një fermë të mbarështimit të dhive në Postribë të Shkodrës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Veternier, Sulejman Kullolli ka bërë me dije për mediat se ferma se do të kryhet eliminimi i krerëve të infektuara.
“Siç jeni në dijeni, për herë të parë në Shqipëri u shfaq murtaja në një fshat në Postribë. Kjo sëmundje u njoftua nga fermeri më datën 3 qershor. Ferma është vënë në karantinë. Sot bëhet eliminimi i krerëve dhe do izolohet zona në 3 dhe 10 km”, tha Kullolli.
Ai po ashtu sqaroi se është ndaluar lëvizja e kafshëve brenda territorit, të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Kullolli po ashtu thekson se mishi dhe qumështi nga ferma ku u konstatuan bagëtitë e infektuara nuk ka dalë në treg, ndërsa është ushtruar kontroll edhe në një tjetër fermë por alarmi ka rezultuar fals.
“Kjo sëmundje prek të imtat por nuk kërcënon shëndetin e njerëzve. Nga monitorimi kishim një indicie dje në një tjetër zonë. Ne u paraqitem në fermë, por nuk u konstatuan shenja të kësaj sëmundje. Me masat kufizuese, kanë dalë masat përkatëse dhe me institucione dhe po ndalojmë lëvizjen e kafshëve. Kemi të bëjmë me një ferme të vogël dhe nuk ka dalë as mishi e as qumështi i saj në treg. Nuk është sëmundje që transmetohet nga nënproduktet nëse zihet. Shërbimi veterinar ushtron kontrolle dhe nuk kemi konstatime për ferma të tjera. I bëj thirrje çdo fermeri që kur ka dyshime, menjëherë te lajmërojë shërbimin veteriner më të afërt”, deklaroi ai. -

Bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara/ Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës
Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e veterinarisë. Karantinimi ka ardhur pasi disa prej kafshëve të imta kanë rezultuar të infektuara.
Pronari i kësaj ferme Zamir Milani u shpreh se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe tek delet në atë zonë. Fermeri shprehet se ka investuar 600 mijë lekë për të ngritur fermën dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë lekë ilaçe për bagëtitë por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.
Inspektori Muhamet Bisho thotë se do të dërgohen urgjentisht analizat pranë Institutit të Referencës Veterinare në Tiranë pasi është e paqartë sëmundja që ka prekur dhitë në Postribë. Ai theksoi se ka në mendje dy ose tre sëmundje qe mund të kenë sjellë infektimit por shtoi se do të presin analizat për ta përcaktuar saktë se çfarë ka sjellë infektimin.