Tag: fermë

  • Fier – Arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi 77-vjeçarin me karrocë në Fermë Çlirim

    Fier – Arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi 77-vjeçarin me karrocë në Fermë Çlirim

    Screenshot

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë të ditur se, pas aksidentit të ndodhur dje në fshatin Fermë Çlirim, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi J. M., 31 vjeç, banues në Fier.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Policisë, automjeti i drejtuar prej tij u përplas me karrocën me kafshë me të cilën po lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, i cili mbeti i dëmtuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Arrestimi i 31-vjeçarit u krye nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksident i rëndë në aksin Fier- Seman, një i plagosur

    Aksident i rëndë në aksin Fier- Seman, një i plagosur

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

    Një automjet tip “ Benz” është  përplasur me një karrocë  e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si  pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
    Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.
    Njoftimi i policisë: 
    Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..
    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Top Channel

  • VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplaset me karrocën

    VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplaset me karrocën

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë, e cila më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i karrocës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit si dhe për të menaxhuar qarkullimin në zonë.

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..

    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

     

  • Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve, mijëra pula do të theren

    Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve, mijëra pula do të theren

    Autoritetet holandeze do të therin rreth 161,000 pula në një fermë shpendësh në pjesën qendrore-lindore të vendit, pasi atje është zbuluar një shpërthim i gripit të shpendëve, bëri të ditur qeveria.

    Si pasojë e shpërthimit të gripit, është vendosur një ndalim udhëtimi prej 10 kilometrash (6 milje) përreth fermës, që prek edhe 26 ferma të tjera në të njëjtën zonë. Javën e kaluar, Ministria e Bujqësisë urdhëroi që të gjithë fermerët e shpendëve të mbajnë zogjtë e tyre brenda, për të parandaluar përhapjen e virusit.
    Ndërkohë, Belgjika ka urdhëruar që të gjithë zogjtë të qëndrojnë brenda duke filluar nga e enjtja, 23 tetor, pas një shpërthimi të gripit të shpendëve H5N1 të zbuluar në një fermë në Francë.Sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), duke cituar autoritetet belge, 319 zogj kanë ngordhur, ndërsa 67,110 të tjerë do të theren për arsye parandaluese.
    Një shpërthim tjetër i gripit të shpendëve është raportuar edhe në Sllovaki, në një fermë pranë kufirit me Poloninë. Sipas WOAH, 27 zogj kanë ngordhur, ndërsa 197 pula, rosa dhe pata të rritura në fermë do të theren.
    Përhapja e gripit të shpendëve po shqetëson qeveritë evropiane dhe fermerët, pasi gjatë viteve të fundit qindra mijëra zogj kanë ngordhur ose janë therur për arsye parandaluese, duke prishur zinxhirin e furnizimit dhe rritur çmimet e ushqimeve. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rrezikun e një pandemie të re nëse virusi pëson mutacione që mund të infektojnë njerëzit.

    Top Channel

  • “Ujku i Lushnjës” bën masakër në Lushnje: Vret më shumë se 40 krerë

    “Ujku i Lushnjës” bën masakër në Lushnje: Vret më shumë se 40 krerë

    Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje.Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje.Nga 80 kokë dhi edhe dele, 40 i ka ngrënë ujku, ndërsa pjesa tjetër janë pjesërisht të plagosur. Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 3,30 të mëngjesit. Namik Sinani mendoi se në vathë kishin hyrë hajdutët, por kur shkoi tek bagëtitë ka parë ujkun i cili po i mbyste .
    Vëllai dhe bashkëshortja e Namikut tregojnë se kopetë e ujqërve prej kohësh janë parë në fshat. Dy javë më parë ujku ka mbytur edhe njëthundrakët.
    Blegtori kërkon ndihmë nga shteti për kompesimin e tufës së bagëtive. Sipas tij, tufa pjesërisht është e matrikulluar dhe pjesa tjetër ishte shtesë e kohëve të fundit
    Banorët e Karbunarës i tremben sulmit të kopeve të ujqërve pasi ato prej kohësh hyjnë natën në qendrat e banuara. Pylli i “Zgjanës” pranë fshatit është streha e ujqërve, numri i të cilëve është shtuar shumë vitet e fundit.

  • Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Durrës/ Pas sherrit, qëlloi me çifte 34-vjeçarin, bie në pranga autori

    Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Durrës/ Pas sherrit, qëlloi me çifte 34-vjeçarin, bie në pranga autori

    Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu në drejtim të një personi tjetër.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
    Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

    Top Channel

  • EMRI/ 27-vjeçari qëllon me armë gjahu pas një konflikti në Hamallaj, përfundon në pranga. Sekuestrohet arma

    EMRI/ 27-vjeçari qëllon me armë gjahu pas një konflikti në Hamallaj, përfundon në pranga. Sekuestrohet arma

    Është vënë në pranga një 27-vjeçar, Sebastian Toska, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër.

    Ngjarja ndodhi në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth.

    Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar dhe armën e gjahut që u përdor në ngjarje.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

    Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

  • Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijët/ Zjarri në Gramsh, kërkohet ndihma e autoriteteve

    Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijët/ Zjarri në Gramsh, kërkohet ndihma e autoriteteve

    Një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve. Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.
    Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
    Ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.

  • Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve

    Gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve

    Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.

    Një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, kërkon ndihmën e autoriteteve.
    Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
    Ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.

    Top Channel

  • Zjarret rrethojnë fshatrat në Gramsh, gruaja me dy fëmijë bllokohet në një fermë

    Zjarret rrethojnë fshatrat në Gramsh, gruaja me dy fëmijë bllokohet në një fermë

    Pamje nga Gramshi

    GRAMSH- Tashmë është zyrtare, flakët kanë dalë jashtë kontrollit në Gramsh! Një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit dhe kërkon ndihmën e autoriteteve për të t’u evakuuar.
    Pas marrjes së sinjalit, ekipet e Emergjencave Civile po tentojnë që gruaja dhe të gjithë banorët e tjerë të ngujuar të fshat të evakuuohen nga krahu i fshatrave të Skraparit. Megjithatë operacioni ende nuk ka nisur./ZËRI