Tag: ferma

  • EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

    EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

    Andueli është finalisti i katërt i Ferma VIP 2.

    Ai ishte fermeri më i votuar nga publiku pas hapjes së televotimit, ku në garë ishin edhe Andrea dhe Ylli, të cilët do të përballen në një sfidë për të ëprcaktuar finalistin e pestë.
    Kujtojmë që më herët u eliminua Elinara nga Ferma Vip 2.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Më lejoni të ndaj me ju emrin. Finalisti i katërt i Ferma VIP 2 është Andueli.
    Andueli: Falenderoj të gjithë shqiptarët. Për shpirt do të doja që të ishet Andrea finalisti i katërt. Fitoftë më i miri.
    Luana: Vetëm pas pak Yllin dhe Andrean i pret një sfidë.

  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë finalistët e Ferma VIP 2

    Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë finalistët e Ferma VIP 2

    Andrea është finalisti i pestë i Ferma VIP 2. Ai ka fituar garën me Yllin në një sfidë të fortë fizike.

    Një garë me shumë ethe dhe emocion, por në fund ishte Andrea ai i cili arriti të dalë triumfator.
    Tashmë në 20 qershor në Finalen e madhe Big Mama, Big Basta, Andrea, Andueli dhe Erandi do të mësojnë se kush prej tyre do të jetë fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP 2 dhe ai që do të marrë 100 mijë euro.

  • Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

    Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

    Gjysmëfinalja e Ferma VIP 2 ka qenë një spektakël “Holliwood-ian”, ku surpriza më e madhe ishte rrëfimi i pazakontë i kryeplakut, Albano Bogdo.

    Sigurisht edhe në këtë rrëfim nuk munguan lotët, por nga çdo rrëfim tjetër ato ishin lot të qeshurash.
    Albano Bogdo një nga komedianët më të mirë shqiptarë i cili këtë sezon të Ferma VIP 2 ka qenë në rolin e kryeplakut, erdhi me një rrëdfim të pazakontë, duke sjellë me nota humori dis nga episodet e ndodhura brenda Fermës.

  • “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    Elinara Shehu ishte e eliminuara e parë ë gjysmëfinales në Ferma Vip 2. Pas daljes nga Ferma ajo u drejtua në skenën e Farmsa VIP, ku ju përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta të Luanës dhe dy opinionistëve Kastros dhe Zhakut.

    E pyetur se çfarë e penalizoi, Elinara tha se publiku ende nuk është gati të shohë gjëra të vërteta.
    “Publiku shqiptar nuk është ende gati për një femër kampione. Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale ku nuk jemi gati për një vërtetësi. Dashamirësia dhe vërtetësia besoj se mua më kanë pelnalizuar”, tha Elinara.

    Por interesit të Luanës, Zhakut dhe Kastros nuk kishte si t’i ikte edhe marrdhënia mes Elianrës dhe Erandit ku u duk siokur pati një flirt gjatë qendrimit të tyre në Ferë,
    Më batutë Elinara ju përgjigj të gjitha pyetjeve, duke lënë të hapur se njohja mes tyre mund të vijojë edhe jashtë Fermës.
    Pjesë nga biseda:
    Zhaku: Si ishte marrëdhënia me Erandin, pasi motra jote në një intervistë nuk e shihte një lidhje të tillë?
    Elinara: Po të shohësh motrën time,a snjë burrë nuk ëhstë nëi denjë për mua.
    Luana: Po ty vetë do të mungojë Erandi?
    Elinara: Në atë ambient aq të mbyllur saç jemi neve, Erandi kishte karakteristikat që mua më plëqen të shoh te një mashkull.
    Luana: Pse nuk pati finalizim?
    Elinara: Nuk isha futur me syrin që do gjej burrë.
    Luana: Ai është një zotëri që ka karakteristika që ty të tërheqin?
    Elinara: Jam pak e frikësuar unë. Do më pëlqente ta njihja nga jashtë.
    Luana: A e hodhi ndonjëherë hapin Erandi?
    Elinara: Edhe mbasë. Por unë nuk jam personazhi që mua duhet të më lusësh, duhet të më rrëmbesh.
    Sa i përekt pyetjes së kush e meriton ta fitojë Fermën, Elinara u nda Mes Big Bastës dhe Erandit.
    Luana: Për kë voton ti?
    Elinara: Jam midis Erandit dhe Big Bastës.
    Luana: Nëse duhet të zgjedhësh një?
    Elinara: Nuk është rasti. Që të dy e meritojnë.

  • Gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, Luana Vjollca godet me deklaratën: Jam si erërat e forta! Nëse unë të prek…

    Gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, Luana Vjollca godet me deklaratën: Jam si erërat e forta! Nëse unë të prek…

    Na ndajnë vetëm 4 ditë nga finalja e madhe e e edicionit të dytë të “Ferma Vip” nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe mbrëmja e sotme është gjysmëfinalja ku do të mësojmë se kush do të jenë finalistët zyrtarë.

    Edhe kjo e hënë ka nisur plot pozitivet dhe humor nga moderatorja e spektaklit, e cila nisi programin me një fjalim epik drejtuar vetes me autoironi.
    Shumë shpejt kjo eksperiencë do të mbetet një kujtim i bukur për ta… dhe do të jetë një histori për t’u treguar… një histori sesi u sfiduan… sesi qeshën… sesi u emocionuan, debatuan, qanë, dashuruan. Thënë kjo, po vras mendjen: si do të më kujtojnë mua?

    Si ajo që fliste për veten me siguri?! Mos u ankoni më, se kam kohë që nuk them as çerek fjale për vete… kanë folur të tjerë për mua dhe meqenëse dashamirësit ma kanë kërkuar, po dal në temë, se boll mungesë kam bërë me ato perlat e mia spontane. Jeni gati?
    Unë nuk jam si flladi.
    Jam si erërat e forta.
    Nëse unë të prek…
    Ti ngre qimet përpjetë.”, përfundoi Luana Teksa mori sërish komplimente nga opinionstët e spektaklit, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Çfarë nuk pritet të ndodhë sonte në këtë gjysmë-finale ndaj çdo gjë mbetet për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouTube.

  • Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për publikun: Ja pse duhet të vazhdojmë rrugëtimin në Ferma VIP

    Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për publikun: Ja pse duhet të vazhdojmë rrugëtimin në Ferma VIP

    Elinara dhe Andrea janë në një televotim, ku njëri prej tyre do të largohet nga Ferma VIP në spektaklin e sotëm.

    Të pyetur nga moderatorja Luana Vjollca, dy fermerët renditën arsyet pse publiku duhet të votojë secilin prej tyre.
    “Unë në këtë lojë kam qenë e vërtetë. Jam një shembull i mirë për t’u ndjekur. Jam një vajzë, një grua shumë e mirë. Jam kundër dhunës, kundër perversitetit. Gjithmonë këto gjëra i kam luftuar me mish e me shpirt. Shpresoj të kem qenë një model këtu brenda. Ky është një reality show ku nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, por duhet të kesh edhe një karakter të denjë”, tha Elinara.
    “Siç tha Elinara që nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, edhe unë them që nuk mjafton të jesh vetëm e bukur dhe të dish të flasësh. Arsyet e mia kanë gati tre muaj që dihen. Mendoj se kam qenë shumë i mirë, se nëse nuk do isha i mirë nuk do isha deri në këtë pikë. Plus, deri dje kam besuar që formatet, emisionet nuk kanë vend për ne të rretheve dhe kjo bie poshtë me mua këtu. Nëse e shihni të vlefshme, patjetër që më votoni”, u shpreh Andrea.
    /vizionplus.tv

  • Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Nis gjysmëfinalja e spektaklit tuaj të preferuar Ferma VIP 2 në Vizion Plus.

    Një natë me emocione të bukura do t’a shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Erandi, Big Mama dhe Big Basta, janë në një garë të ashpër për të fituar çmimin e madh, pasi kanë siguruar një vend në finale.

    Megjithatë, gara për të prekur finalen nuk ka përfunduar për katër fermerët e tjerë të mbetur në lojë, Ylli, Andueli, Andrea, dhe Elinara.
    Këta dy të fundit sonte do të kenë një përballje të fundit, ku është publiku ai që përmes votës vendos se cili prej tyre do të ndërpresë përfundimisht mundësinë për të vijuar rrugëtimin deri më datë 20 qershor.
    Përjetoni emocionet e vërteta të gjysmëfinales së “Ferma Vip 2 në Vizion Plus dhe në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv

  • Luana zbulon sa finalistë do të jenë në finalen e madhe të Ferma VIP 2

    Luana zbulon sa finalistë do të jenë në finalen e madhe të Ferma VIP 2

    Pesë do të jetë numri i finalsitëve të ferma VIP, ku vetëm njëri prej tyre në mbrëmjen e madhe të 20 qershorit do të pretendojë çmimin e madh të 100 mijë eurove.

    Moderatorja Luna Vjollca ka bërë publike në spektaklin e sotëm të Ferma VIP 2 në Vizion Plus, se numri i finalistëve do të jetë pesë, duke lënë të nëkuptohet se mbrëmjen e sotme do të ketë dy të eliminuar.
    Pjesë nga biseda:

    Luana: Unë them ato duart që janë aq të rëndësishme t’i shihni pak?
    Fermerët: Pesë, pesë.
    Luana: Sa gishta keni te njëra dorë?
    Fermerët: Gjashtë.
    Luana: Atëherë zonja dhe zotërinj po e them që do të jenë 5 finalistë, vetëm njëri fiton 100 mijë euro. Duhet thënë se disa prej jush nëse do të jeni fatlum nuk do e keni të plotë çmimin se keni bërë gabime gjatë rrugës.

  • Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6 bashki

    Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6 bashki

    Më shumë se 1 mijë krerë bagëti të imta janë asgjësuar përshkak se janë prekur nga murtaja. Ministria e Bujqësisë njofton se prej datës 4 qershor e deri më tani janë prekur 8 ferma në 6 bashki të vendit.

    Për shkak të murtajës kanë ngordhur 39 krerë dhe 1082 të tjera kanë pasur kontakt me to, për këtë arsye janë asgjësuar.

    Aktualisht janë 39 grupe që po kontrollojnë fermat në terren për të shmangur përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.

    Aktualisht janë monitoruar 1,673 ferma me 270 mijë krerë të imta, ndërkohë që ju bëhet thirrje fermerëve të njoftojnë menjëherë veterinerin e zonës nëse vërejnë shenja të dyshimta tek kafshët.

  • Murtaja e bagëtive/Asgjësohen mbi 1 mijë krerë, ministria e Bujqësisë: 8 ferma të prekura

    Murtaja e bagëtive/Asgjësohen mbi 1 mijë krerë, ministria e Bujqësisë: 8 ferma të prekura

    Foto ilustruese

    TIRANË- Vazhdon përhapja e murtajës së bagëtive. Ministria e Bujqësisë njofton se prej datës 4 qershor e deri më tani janë prekur 8 ferma në 6 bashki të vendit. Aktualisht, veterinerët janë në terren, duke kontrolluar fermat, tregjet dhe rrugët për të parandaluar lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve. 
    “Fermerë, nëse vini re shenja të dyshimta tek kafshët, njoftoni menjëherë veterinerin e zonës tuaj!,”-bën thirrje Ministria. 
    Njoftimi i plotë
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me institucionet e varësisë po zbaton masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në të gjithë vendin. Që prej datës 4 qershor 2025 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë (AKVMB), kanë monitoruar gjithsej 1,673 ferma me 270,925 krerë të imta (dele dhe dhi).
    Deri më tani, kanë rezultuar 8 ferma pozitive, në 6 vatra të ndryshme. Veterinerët zyrtarë janë në terren, duke kontrolluar fermat, tregjet dhe rrugët për të parandaluar lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve.
    Fermerë, nëse vini re shenja të dyshimta tek kafshët, njoftoni menjëherë veterinerin e zonës tuaj!
    Së bashku mbrojmë: Shëndetin e kafshëve; Ekonominë blegtorale; Sigurinë ushqimore!
    Sipas udhëzimit të ministrit, kafshët që rezultojnë të prekura nga murtaja ato duhet të asgjësohen menjëherë dhe mishi i tyre nuk duhet të konsumohet për të parandaluar përhapjen e murtajës tek tufat e reja./ZËRI