Tag: ferma

  • Vijojnë surprizat në Ferma Vip 2, njihuni me konkurentët e rinj! Big Mama e nis me batuta për veshjen

    Vijojnë surprizat në Ferma Vip 2, njihuni me konkurentët e rinj! Big Mama e nis me batuta për veshjen

    Pas Erald Sojlit, Zhakut, Ronit ishte radha e të tjerë fermerëve për tu bërë pjesë e edicionit të dytë të Ferma Vip 2.
    Albi dhe Alba do të jenë dy fermerët e rinj të këtij edicioni në Ferma Vip 2. Një hyrje me poezi ajo e Albit, i cili i dedikoi disa vargje Albës dhe opinionistes tonë Big Mama.
    Kjo e fundit ka patur edhe disa kritika të vogla për Albën sa i përket veshjes.

    Big Mama: Mbylle atë fustan se na fotografove të gjithëve. Ku je nis me atë fustan?
    Alba: Jam nis me gjet burrë.
    Big Mama: Vetëm burrë nuk gjen aty.

  • Tre këngëtarë, por një fermer! Kush prej tyre u bë pjesë e Ferma Vip 2?

    Tre këngëtarë, por një fermer! Kush prej tyre u bë pjesë e Ferma Vip 2?

    Ritëm, emocione, muzikë, poezi, batuta dhe me shumë supriza ka nisur kjo natë e Ferma Vip 2 në Vizion Plus.
    Pas Erand Sojlit, Zhakut, Albës, Albit, Ronit, një tjetër hyrje suprizë ndodhi në Ferma Vip 2.
    Pas performancës fantastike në skenë të Mc Kresha dhe Lyrical Son dhe Big Bastës, njëri prej tyre u bë pjesë e Ferma Vip 2.

    Ai vjen nga një karrierë e gjatë në muzikë, por dhe me shumë njohuri në fermë, bëhet fjalë për Big Basta.
    Ndërkohë kujtojmë që ky edicion i ferma Vip 2 moderohet nga magjikja Luana Vjollca, ndrësa opinioniste ëhstë këngëtarja mbarëshqiptare Big Mama.

  • “Ferma VIP 2” Starton me emocione, gara dhe surpriza të mëdha

    “Ferma VIP 2” Starton me emocione, gara dhe surpriza të mëdha

    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo familje shqiptare do të gjejë, qytetarinë, humorin, diskutimet e zjarra, suprizat, garat psikologjike dhe ato fizike, aty ku çdokush do të gjejë veten.
    Nën moderimin e Luana Vjollcës ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i Ferma Vip, në ekranin e shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, si dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, ku mund të shihni 24/7 çdo çast konkurentët tuaj të preferuar.
    Një spektakël që do ju mbajë të mbërthyer dhe do bashkojë familjet për disa orë çdo të hënë dhe të premte prej orës 21:00 në ekranin e Vizion Plus.

    Ndërkohë risia dhe supriza e parë e këtij edicioni të ri do të jetë kryeplaku, një ish-Fermer, i cili gjithë eksperiencën e sezonit të shkuar do e sjellë këtë sezon të ri, bëhet fjalë për komedianin Albano Bogdo.
    Mos e zgjasim më shumë, prej këtij momenti uluni para televizorit tuaj dhe mbajeni kanalin tuaj në Vizion Plus dhe Tring, ndërsa për ata që nuk ndodhen në shtëpi mund ta ndiqni LIVE në Youtube në linkun e mëposhtëm:

  • “Ferma Vip 2” kthehet më 31 Mars! Kush do të jenë VIP-at në edicionin e dytë?

    “Ferma Vip 2” kthehet më 31 Mars! Kush do të jenë VIP-at në edicionin e dytë?

    Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë të “Ferma VIP,” ku u shfaqën shumë personalitete të njohura dhe u krijuan momente të paharrueshme, “Ferma VIP 2” do të startojë në datën 31 mars në ekranin e Vizion Plus. Ky program është kthyer në një fenomen televiziv, duke pasur një ndikim të madh te shikuesit dhe duke u bërë një nga emisionet më të ndjekura dhe më të komentuar në mediat sociale.
    Publiku është shumë kureshtar për të parë se cilët VIP-a do të marrin pjesë në këtë edicion, dhe si do të zhvillohen dinamika mes tyre.
    Një nga lajmet më të nxehta deri tani është publikimi i emrit të moderatores që do të drejtojë këtë edicion: Luana Vjollca. Publiku ka pritur me entuziazëm të madh këtë lajm, duke e parë Luana-n si figurën ideale për të udhëhequr këtë format dhe për të sjellë dinamizëm dhe sharm në ekran.

    Të ftuar në “7pa5”, me moderatorë Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ishin gazetarët Klegia Troksi dhe Kostandin Fishti të cilët ndanë disa detaje interesante.
    “Për Luana Vjollcën nuk e prisja. Më bëhet shumë qefi sepse duke marrë parasysh infulencën sjell një katapult edhe te publiku. Por mezi pres të di opinionistët. Sonila dhe Enkeli në sezonin e parë më kanë pëlqyer shumë. Armina po ashu ka qenë mjaft e mirë, por duke e njohur personalisht nuk e di sa do donte ta bëntë edhe një vit tjetër“, u shpreh Konstandini.
    Klegia  u shpreh: I gjitha kasti i Ferma VIP 1 ka qenë një pasqyrim i mirë i të gjithë shoqërisë. Kemi patur edhe një element që ka spikatur dhe ka qenë më shumë një provë. Po flas për Dijonisin. Pjesa më e madhe e personave të njohur nuk vinë domosdoshmërisht nga arti dhe ekrani. Nuk kemi më diferencën çfarë janë VIP dhe çfarë perosnazhe publike. Kasti i Fermës i solli më së miri. Solli ikonat e një gjenerate më parë dhe ikonat e momentit.
    Çdo të hënë e të premte në orë 21:00, prej 31 Marsit gjitha sytë janë drejt Vizion Plus. Gjithashtu Fermën VIP mund ta ndiqni 24 në 24 në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2.
    /vizionplus.tv

  • 31 Mars, 21:00, në Vizion + dhe Tring, Ferma Vip – Edicioni 2, reality show i 1001 emocioneve hap sërish dyert

    31 Mars, 21:00, në Vizion + dhe Tring, Ferma Vip – Edicioni 2, reality show i 1001 emocioneve hap sërish dyert

    Pas suksesit të edicionit të parë, që e shndërroi Ferma Vip një fenomen televiziv, por edhe që përcolli në mënyrën më të bukur emocione, befasi dhe argëtim, por edhe një energji pozitive larg çdo klisheje televizive të deritanishme, energji që shumëkush e kujton ende, kureshtja dhe interesi për nisjen e edicionit të dytë është i jashtëzakonshëm dhe i prekshëm.
    Në 2 kanale të dedikuara, Ferma Vip 1 dhe 2, platforma Tring do të përcjellë LIVE 24/7 gjithçka që ndodh në Ferma Vip, duke e sjellë atë në çdo shtëpi shqiptarësh.
    Do të jenë 90 ditë sfiduese për 16 fermerët e përzgjedhur me shumë kujdes si pjesë e një kasti, tashmë të shumëpërfolur dhe komentuar gjithkund, të cilin do t’ia lëmë surprizë mbrëmjes së premierës së spektaklit, por që do të jetë gjithëpërfshirës dhe shumëdimensional, për kënaqësinë e target grupeve nga më të ndryshmet e audiencës.

    Mbrëmjet e spektaklit live çdo të hënë dhe të premte, nën drejtimin e Luana Vjollcës, një prej figurave më të afirmuara dhe me ndikim në televizionin dhe estradën shqiptare, do të jenë të gjitha për t’u zbuluar puntatë pas puntate, surprizë pas surprize, sepse në Ferma Vip 2, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë. Nuk i dihet kurrë, mbase nuk po shihni atë që po shihni!
    Nën moton “për më shumë”, ky sezon do t’i vendosë fermerët para shumë më tepër sfidave të paparashikueshme, që do t’i sprovojnë ata në aspekte nga më të ndryshmet, si njerëz, si artistë, por edhe fizikisht, për të testuar reflekse dhe instinkte “nën trysni”, sepse Ferma Vip është edhe kjo…
    Jemi gati për eksperiencën më të pabesueshme televizive dhe Tring do ta përcjellë atë 24/7 për ju kudo që ndodheni, përmes aplikacionit Tring OTT.
    Fiksoni datën, nga 31 Marsi, mirëprisni fermerët e zemrës në çdo shtëpi tuajën!