Tag: ferizaj

  • 2.1 milionë euro për restaurimet e dy xhamive në Prishtinë e Ferizaj

    2.1 milionë euro për restaurimet e dy xhamive në Prishtinë e Ferizaj

    Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka inspektuar punimet restauruese në dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore islame: Xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë dhe Xhaminë e Mulla Vesel Gutës në Ferizaj.

    Vizita u zhvillua bashkë me Kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Vedat ef. Sahiti, dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.

    Sipas Çekut, restaurimi i këtyre objekteve po zhvillohet me kujdes të shtuar për të ruajtur vlerat e tyre historike, arkitekturore dhe shpirtërore, ndërsa theksoi se rikthimi i tyre në funksion do t’i shërbejë komunitetit dhe trashëgimisë kulturore të vendit.

    Për Xhaminë e Mulla Vesel Gutës në Ferizaj, Ministria ka ndarë 1.5 milion euro, ndërsa 600 mijë euro janë alokuar për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë.

    “Të dy projektet po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Bashkësinë Islame të Kosovës, si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore islame në gjithë vendin”, deklaroi Çeku.

    Punimet në të dy objektet pritet të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të restaurimit, ndërsa Ministria e Kulturës ka paralajmëruar se projekte të tjera të ngjashme do të mbështeten edhe në komuna të tjera në muajt në vijim.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MISTERI I PLLAKËS SË BASHPLEMIT! A FSHEH GJURMËT E NJË GJUHE TË HUMBUR TË KAUKAZIT

  • Ekipet e Superligës shqiptare dalin duarbosh, Ferizaj dhe Fer Volley fitojnë Kupën e Pavarësisë

    Ekipet e Superligës shqiptare dalin duarbosh, Ferizaj dhe Fer Volley fitojnë Kupën e Pavarësisë

    Në Kosovë është zhvilluar turneu i Kupës së Pavarësisë në volejboll, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Turneu u zhvillua në të dyja kategoritë dhe fituese dolën ekipet vendase të Fer Volley për femra dhe Ferizaj për meshkuj.
    Në finalen e femrave, ekipi i Fer Volley mundi 3-1 Pogradecin, skuadrën që kryeson Superligën shqiptare të rrjetës, në një ndeshje të ekuilibruar. Ndërsa në finalen e meshkujve, Ferizaj mundi 3-2 Pejën në derbin kosovar, duke ngritur lart trofeun.
    Përvec Pogradecit mori pjesë edhe ekipi i Dinamos për femra, që u eliminua në gjysmëfinale. Te meshkujt luajti Partizani, që gjithashtu u eliminua në gjysmëfinale. Ky është një event i përvitshëm që organizohet nga të dyja Federatat, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.
    Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-femra
    Pogradeci – Drita, 3-0 (25-16, 25-23, 25-22)
    Fer Volley – Dinamo, 3-0 (25-16, 25-11, 25-14)
    Kupa Pavarësia, finale-femra
    Pogradeci – Fer Volley, 1-3 (14-25, 25-23, 24-26, 22-25)
    Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-meshkuj
    Partizani – Ferizaj, 2-3 (25-20, 21-25, 25-23, 19-25, 8-15)
    Peja – Shkëndija, 3-0 (25-17, 25-13, 25-21)
    Kupa Pavarësia, finale-meshkuj
    Ferizaj – Peja, 3-2 (30-28, 22-25, 25-17, 22.26, 15-13)

  • Kosova përfshihet nga përmbytjet masive/ Ferizaj nën ujë, makina të mbuluara, dhe rrugë të bllokuara, ja si paraqitet..

    Kosova përfshihet nga përmbytjet masive/ Ferizaj nën ujë, makina të mbuluara, dhe rrugë të bllokuara, ja si paraqitet..

    Në disa qytete të Kosovës janë regjistruar përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit.
    Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimit të disa fshatrave, ndërsa situata e rënduar është raportuar edhe në Prishtinë, Ferizaj, Podujevë, Fushë-Kosovë, Gjilan dhe Ranillug. Pamjet nga Ferizaji tregojnë makina të mbuluara nga uji.
    “Mbrëmë deri në orët e mesnatës kemi qenë në terren me të gjitha strukturat lokale, ekipet e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit, e në këtë rast është shpallur gjendje emergjente.
    Gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet tona po punojnë pa ndalur për të vlerësuar dëmet, për të ndërhyrë aty ku ka nevojë urgjente dhe për të siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa ndihmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave të prekura dhe çdo kërkesë po trajtohet me prioritet.
    Komuna e Shtimes do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme,” ka shkruar kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, në Facebook.

  • Aksident në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve

    Aksident në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku janë përfshirë pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).
    Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:17, teksa zyrtarët po kryenin detyra zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor.
    Raportohet se katër prej personave të lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
    “KQZ shpreh shqetësimin e thellë për këtë ngjarje dhe lutet për shërimin sa më të shpejtë të anëtarëve të KKZ-së në Ferizaj. Mendimet dhe përkrahja jonë janë me ta dhe familjet e tyre”, thuhet në reagimin zyrtar të institucionit.
    gijotina.com/

  • Aksidentohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, 4 në gjendje të rëndë

    Aksidentohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, 4 në gjendje të rëndë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten, në orën 18:17, pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Ferizajt, kanë pësuar një aksident trafiku, derisa ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor.
    Sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
    “Për detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen e tyre, rekomandojmë të kontaktohen institucionet shëndetësore përkatëse. Pesë zyrtarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin. Në këto momente të vështira, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e thellë për këtë ngjarje dhe lutet për shërimin sa më të shpejtë të tyre. Mendimet dhe përkrahja jonë janë me anëtarët e KKZ-së në Ferizaj dhe me familjet e tyre”, thuhet në njoftim./Kosova Press/

  • Nevil Dede firmos në Kosovë, trajneri nënshkruan me skuadrën e re

    Nevil Dede firmos në Kosovë, trajneri nënshkruan me skuadrën e re

    Trajneri i njohur, Nevil Dede ka firmosur me Ferizaj në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
    “FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede.

    Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive.
    Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”, shkruhet në njoftimin e klubit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu

    Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu

    Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:13
    Reperi i njohur, Gjiko i ka dalë në krah mikut dhe kolegut të tij Buta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës ku shkruan: “Të lirohet Buta”.
    Buta u paraqit këtë të mërkurë para Gjykatës themelore ne Ferizaj, ku edhe po përballet me akuza për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

    Reperi nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se ka përgjegjësi të mëdha familjare.

    “Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare si dhe gruan”, është shprehur Buta para trupit gjykues.

  • Buta paraqitet para gjykatës në Ferizaj, kërkon lirimin nga paraburgimi

    Buta paraqitet para gjykatës në Ferizaj, kërkon lirimin nga paraburgimi

    Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta (emri i vërtetë: Betim Januzaj), është paraqitur sot (e mërkurë) para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
    Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.
    Gjatë seancës gjyqësore, Buta ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke theksuar se është kryefamiljar dhe ka detyrime të mëdha familjare.

    “Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën njëvjeçare dhe gruan. Të cilat, pa mua, nuk munden t’i përmbushin nevojat bazike”, u shpreh ai para trupit gjykues.

    Ndërkohë, në një zhvillim tjetër të ndërlidhur, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi dënimin prej 17 vjetësh burgim ndaj vëllait të tij, Qëndrim Januzaj, i cili po ashtu është dënuar për vepra të ngjashme penale.
    Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik, duke qenë se Buta është një nga emrat më të njohur të skenës së repit në Kosovë dhe rajon. Megjithatë, autoritetet gjyqësore ende nuk kanë dhënë ndonjë vendim përfundimtar lidhur me kërkesën e tij për lirimin nga paraburgimi.
    Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë në ditët në vijim. Mbetet të shihet nëse kërkesa për lirimin nga paraburgimi do të pranohet nga gjykata

  • Reperi i njohur shqiptar përballet me akuza të rënda për drogë dhe armëmbajtje pa leje

    Reperi i njohur shqiptar përballet me akuza të rënda për drogë dhe armëmbajtje pa leje

    Reperi i njohur kosovar, Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, ndodhet në paraburgim pas ngritjes së një aktakuze serioze ndaj tij për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. 
    Buta u arrestua më 11 shtator 2025 në Ferizaj, gjatë një aksioni policor. Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Ferizaj i kërkoi Gjykatës caktimin e masës së paraburgimit, e cila u miratua më 12 shtator dhe do të zgjasë deri më 10 tetor 2025. 
    Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se reperi aktualisht ndodhet në qeli, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. 
    Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha, deklaroi se ndaj Butës është ngritur tashmë aktakuzë, ndërsa seanca e parë gjyqësore do të mbahet më 1 tetor 2025. 
    Ajo shtoi se masa e paraburgimit ishte e domosdoshme për të siguruar rrjedhën e procesit gjyqësor dhe për të shmangur tentativat për arratisje apo pengim të hetimeve. 
    Sipas Prokurorisë, më 11 shtator rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, reperi u kap në posedim të kokainës dhe marihuanës, pa leje ose autorizim ligjor. Gjatë kontrollit, policia gjeti gjithashtu armë pa leje, duke e rënduar pozitën e tij ligjore. 
    Autoritetet dyshojnë se substancat narkotike nuk ishin vetëm për përdorim personal, por të destinuara për shitje dhe shpërndarje, çka e bën çështjen edhe më të rëndë. 
    Procesi gjyqësor ndaj Butës pritet të tërheqë vëmendje të madhe publike, pasi bëhet fjalë për një nga emrat më të njohur të skenës muzikore në Kosovë./ Klan Kosova 
     
     
     

  • Armë pa leje dhe lëndë narkotike, Buta përfundon në pranga

    Armë pa leje dhe lëndë narkotike, Buta përfundon në pranga

    Reperi i njohur kosovar, Betim Januzi, i cili në skenën muzikore njihet me emrin Buta, po përballet me akuza serioze për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj tij, ndërkohë që artisti i njohur prej ditësh ndodhet nën masën e paraburgimit.
    Arrestimi dhe paraburgimi
    Sipas njoftimeve zyrtare, Buta u ndalua nga policia më 11 shtator 2025, gjatë një aksioni të zhvilluar në qytetin e Ferizajt. Dy ditë më vonë, më 12 shtator, Prokuroria i kërkoi Gjykatës Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit, e cila u miratua dhe u vendos të zgjasë deri më 10 tetor.
    Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, përmes një deklarate për “Betimi për Drejtësi”, ka konfirmuar se reperi aktualisht ndodhet në paraburgim dhe se ndaj tij po zhvillohen hetimet e nevojshme.
    Detajet nga Prokuroria dhe Gjykata
    Ndërkohë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha, ka sqaruar se ndaj Butës është ngritur tashmë aktakuzë, ndërsa seanca e parë gjyqësore është caktuar për 1 tetor 2025. Sipas saj, masa e paraburgimit është vendosur si e domosdoshme për të siguruar rrjedhën e procedurës gjyqësore dhe për të shmangur çdo tentativë të mundshme arratisjeje apo pengimi të hetimeve.
    Çfarë ndodhi natën e arrestimit?
    Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet ndaj reperit lidhen me një ngjarje të ndodhur më 11 shtator, rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj. Atë mbrëmje, Betim Januzi u kap nga organet e rendit duke mbajtur në posedim substanca të dyshuara narkotike, konkretisht kokainë dhe marihuanë, pa asnjë autorizim ligjor. Për më tepër, gjatë kontrollit ndaj tij, u gjetën edhe armë pa leje, gjë që e rëndon pozitën e tij ligjore.
    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se substancat narkotike ishin të destinuara për shitje apo shpërndarje, gjë që e bën çështjen edhe më të rëndë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për posedim të thjeshtë.