Gazetari Eni Ferhati ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje në një studio televizive. Ferhati shpjegoi procedurën që ndjeket pas dhënies së masave të sigurisë për dy zyrtarët e lidhur me çështjen Balluku, si edhe për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres nga GJKKO.“Sipas tij, brenda 72 orëve zonja Balluku do të dalë përpara gjykatës për të bërë vlerësimin e kësaj mase në fazën fillestare dhe më pas çështja do të kalojë në Apel. Pas 2 ose 3 javësh mund të kemi një qasje tjetër në Apel. Pak a shumë, ky është hetimi.” – u shpreh Ferhati.
Tag: ferhati
-

“Deri më tani grupi hetimor e ka të qartë ngjarjen”/ Gazetari: Atentati në Rinas u filmua nga kamerat e sigurisë
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit, 47-vjeçari Gilmando Dani, ndërsa u plagos 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri)
Ndërsa i ka bërë një dinamike ngjarjes gazetari Ferhati tha se e gjithë skena e atentatit është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë ndërsa dyshohet se një prej autorëve ka zbritur nga makina, i është afruar automjetit të viktimës dhe e ka qëlluar sërish.
“Dyshohet se është qëlluar fillimisht me dy kallashnikovë, dhe më pas duhet të konfirmohet nëse një nga autorët ka zbritur nga automjeti për t’u afruar Gilmando Danit dhe ta qëllojë sërish, pasi autoret duket se kanë pasur informacion të saktë. Po shqyrtohen dhjetra kamera sigurie të bizneseve, por edhe të aeroportit. Dyshohet se mund të ketë pasur persona ndihmës në këtë atentat, në rolin e vëzhguesve. Deri më tani, grupi hetimor e ka të qartë ngjarjen, pasi ka pamje të vrasjes nga kamerat e sigurisë së bizneseve private dhe kamerave shtetërore. Automjeti i autorëve ka qëndruar përbri automjetit të viktimës dhe të plagosurit, ku janë qëlluar disa herë. Ata nuk kanë arritur të kryejnë rrethrrotullimin dhe kanë humbur kontrollin e mjetit. Sa i takon pistave hetimore, është herët për të folur, por dyshohet për konflikte mes grupeve rivale”, tha Ferhati.
Gazetari shtoi se është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i autorëve, por sipas tij mendohet të kenë qenë tre persona, njëri në rolin e drejtuesit të automjetit dhe dy të tjerë si qitës.
-

“SPAK po heton një deputet të opozitës”, gazetari: Ka kallëzim me emër konkret
Gazetari Eni Ferhati, teksa ka folur në lidhje me raportimin e kreut të SPAK në Parlament, tha se ka informacion se një deputet aktual i Partisë Demokratike është në fazën e hetimeve paraprake, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal. “Ka një kallëzim penal konkret në SPAK për një deputet të Partisë Demokratike, i cili është në fazën e hetimeve paraprake. Ai madje i ka drejtuar pyetje zotit Dumani në Parlament, por unë nuk do të përmend emra. Nuk bëhet fjalë për Flamur Nokën. Bëhet fjalë për një kallëzim konkret për një deputet të opozitës”, tha Ferhati.
Gazetari shtoi se, përveç këtij rasti, në SPAK janë regjistruar edhe disa çështje të tjera që po hetohen pa emra konkretë personash, por mbi bazën e veprave penale. “Këto çështje mund të përfshijnë në të ardhmen deputetë, si nga ata që kanë qenë më herët, ashtu edhe nga ata të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit”, theksoi Ferhati në një media. Ai gjithashtu vuri në dukje se ekzistojnë edhe dosje të tjera në SPAK për të cilat kreu i institucionit, Altin Dumani, nuk është pyetur gjatë raportimit të tij në Parlament. “Ndoshta pjesa e opozitës nuk ka pasur interes të pyesë për këto çështje,” shtoi Ferhati. -

“SPAK po heton një deputet të opozitës”, gazetari bën deklaratën e fortë: Ka kallëzim me emër konkret
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Eni Ferhati foli në lidhje me raportimin e kreut të SPAK në parlament ndërsa tha se ka informacion se një deputet aktual i Partisë Demokratike është në fazën e hetimeve paraprake, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal.
“Ka një kallëzim penal konkret në SPAK për një deputet të Partisë Demokratike, i cili është në fazën e hetimeve paraprake. Ai madje i ka drejtuar pyetje zotit Dumani sot në parlament, por unë nuk do të përmend emra. Nuk bëhet fjalë për Flamur Nokën. Bëhet fjalë për një kallëzim konkret për një deputet të opozitës”, tha Ferhati.
Gazetari shtoi se, përveç këtij rasti, në SPAK janë regjistruar edhe disa çështje të tjera që po hetohen pa emra konkretë personash, por mbi bazën e veprave penale.
“Këto çështje mund të përfshijnë në të ardhmen deputetë, si nga ata që kanë qenë më herët, ashtu edhe nga ata të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit,” theksoi Ferhati.
Ai gjithashtu vuri në dukje se ekzistojnë edhe dosje të tjera në SPAK për të cilat kreu i institucionit, Altin Dumani, nuk është pyetur gjatë raportimit të tij në Parlament.
“Ndoshta pjesa e opozitës nuk ka pasur interes të pyesë për këto çështje,” shtoi Ferhati. -

Çfarë fshihet pas vizitës së Altin Dumanit në SHBA, gazetari jep detaje
Gazetari Eni Ferhati komentoi në një studio televizive vizitën zyrtare të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit në SHBA.
Sipas Ferhatit, kreu i SPAK është zyrtari i parë shqiptar që viziton DASH-in pas ardhjes në pushtet të administratës së re Trump, një vizitë që ai e konsideron si një shenjë mbështetjeje dhe vlerësimi për punën e insitucionit dhe vetë Dumanit.
“Në listën e publikuar të agjendës së disa zyrtarëve të DASH-it është dhe prezenca e zotit Dumani, i cili nuk është hera e parë që viziton administratën amerikane. Unë e shoh këtë si një vijim të mbështetjes amerikane për SPAK-un dhe veçanërisht për zotin Dumani. Ky takim mbart një mesazh të qartë për pozicionin që ka SPAK sot dhe për vetë zotin Dumani.
Kemi rënë dakord se Altin Dumani ishte një “investim” amerikan dhe nuk duhet harruar ndikimi i ish-ambasadores Kim. Ky është një mesazh i qartë në kontekstin e zhvillimeve të fundit, sidomos kur patëm ndërprerje të fondeve dhe asistencës për Prokurorinë e Posaçme, që u pezulluan për disa javë. Por menjëherë pas procedurave në SHBA, situata u kthye në pikën fillestare, me staf amerikan që konsulton dhe mbështet logjistikisht SPAK-un” tha gazetari Ferhati.
Ferhati tha se kjo vizitë nënkupton një vlerësim për Dumani dhe për punën e SPAK gjatë këtyre tre viteve. Sipas tij me zhvillimet e reja politike mund të shohim një trajektore të re për SPAK-un, por që do të shikohet hap pas hapi. -

“Reagon për opozitën dhe hesht për Edin”, gazetari: KLGJ frikësohet nga Rama, gjyqësia në Shqipëri nën presion
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar heshtjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqëtarëve.
Në një prononcim, Ferhati tha se KLGJ vepron me standarde të dyfishta, pasi reagon për deklaratat e Berishës dhe Metës dhe hesht për Ramën.
Po ashtu Ferhati theksoi se KLGJ mund të ketë frikë.
“Kam parë veprimet e prokurores në fjalë(Elsa Gjeli), për mos fillimin e hetimit për një ndërtim pa leje. Kam parë një veprim të drejtë të prokurores, në bazë të dokumenteve që i janë dorëzuar nga hallkat e tjera të hetimit dhe evidentimit të këtyre rasteve, duke nisur nga policia vendore IMT Shkodër!
Ky është standard i dyfishtë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor! Reagon kur politika, jo ajo e mazhorancës sulmon funksionarët e drejtësisë dhe stepet dhe nuk reagon kur këto sulme i bën Rama. Kur i bën Berisha apo Meta reagon, në këtë rast stepet! Ndodhta ka frikë.
Duket qartë se kemi të bëjmë me standard te dyfishtë në qasjen përballë kësaj problematike, ku ekzekutivi futet në punët e pushtet gjyqësor”, tha gazetari Eni Ferhati -

Mijëra mesazhe të botës së krimit në “duart” e SPAK, gazetari zbulon detajet e forta: Ja çfarë sjell Matrix
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit rreth aplikacionit Matrix, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e paligjshme, i cili tashmë është marrë zyrtarisht në dorë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ferhati shpjegoi se ky aplikacion ka një rol të ngjashëm me aplikacionin Sky ECC, i cili u zbërthye në dhjetor të vitit të kaluar.
“Nga njoftimi zyrtar, tashmë me zbërthimin e aplikacionit Matrix në dhjetor të vitit të kaluar, do të kishte një praktikë të ngjashme si me aplikacionin Sky ECC, ku Prokuroia e Posaçme ka marrë të dhënat që i interesojnë me anë të një letër porosie. Kjo është hera e parë që SPAK pranon që në funksion të një procedimi penal është ndjekur rruga ligjore e letër porosisë për të marrë të dhëna të caktuara për individë shqiptarë të cilët kanë komunikuar në aplikacionin e inkriptuar Matrix për raste të dyshuara në Shqipëri. Një praktikë e tillë mund të konsolidohet edhe në muajt në vijim për raste të tjera”, tha gazetari.
Ferhati theksoi se kjo praktikë mund të konsolidohet në muajt e ardhshëm për të hetuar raste të tjera. Ai u ndal gjithashtu tek njoftimi i fundit i SPAK lidhur me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte i lidhur me këtë aplikacion dhe që e kishte mohuar përdorimin e tij gjatë marrjes në pyetje.Ndër të tjera, Ferhati shpjegoi gjithashtu se Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze dhe se SPAK i është drejtuar Holandës për të zbuluar më shumë rreth këtij aplikacioni dhe përdorimit të tij nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në botën e krimit.
“Ajo çfarë SPAK tregon në njoftimin e sotëm për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja, është se kryqëzimi i të dhënave të marra fillimisht në aplikacionin Sky ECC që Çyrbja i ka mohuar edhe gjatë marrjes në pyetje që nuk ka përdorur kurrë një aplikacion të tillë, SPAK thotë ndryshe, që bisedat në Sky ECC kryqëzohen me bisedat që kanë ndodhur në Matrix.
Çyrbja la mandatin në 9 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që ekzekutimi i masës së sigurisë për të u bë me datën 20 tetor, pra 11 ditë më vonë. Ndërkohë në Matrix shpjegohej se Altin Hajri i cili shpjegohet si një lidhje e ngushtë shoqërore të ish deputetit të qarkut të Durrësit, një person me ngarkesa të mëdha kriminale, në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, rezulton që Altin Hajri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka folur pranë Matrix lidhur me arrestimin e ish deputetit socialist në Shqipëri. Kjo ndodh vetëm dy muaj pasi apolikacioni Matrix të zbërthehej nga autoritetet Europol dhe Hollandeze. Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze, prandaj i jemi drejtuar Hollandës”, thekson gazetari. -

Tensione në Belsh, vëllai i kandidates së PS në Belsh intiumidon votuesit dhe komisionerët
Bledar Ferhati
BELSH- Bledar Ferhati, vëllai i kandidatës së Partisë Socialiste në Elbasan Ervina Meta është fotografuar se prej disa orësh qëndron në qendrën e votimit nr 25/87 në Belsh. Qytetarët kanë denoncuar se Ferhati po intimidon votuesit dhe komisionerët.
Në fotografinë e publikuar, ai qëndron me disa persona të ndryshëm në ambientet e qendrës së votimit. Raste të ngjashme janë regjistruar në qendra të ndryshme votimi në vend, ku ka pasur edhe konflikte mes qytetarëve dhe komisionerëve/ZËRI -

“Motori i atentatorëve tre ditë lëvizje në zonë”, gazetari zbulon detaje të forta: Ja pse nuk publikohen fotot
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Eni Ferhati hodhi dritë mbi detaje tronditëse të atentatit të ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë, ku pas një breshërie të furishme plumbash ndaj një mjeti tip “G-Class”, mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe të mitur.
Ferhati e cilësoi sulmin si “brutal dhe të drejtpërdrejtë”, duke theksuar se mund të ishim përballë një masakre në kufi të një akti terrorist, pasi në vendngjarje janë gjetur të paktën 38 gëzhoja.“Sulmi ka qenë brutal, i drejtpërdrejtë, ku qëllimi i autorëve, që mendohet se janë dy sipas hetimeve paraprake, mund të kishte sjellë një masakër, në kufi të një akti terrorist. Janë gjetur 38 gëzhoja për momentin në vendin e ngjarjes. Ka dyshime se ka qenë një sulm statik dhe më pas ka vijuar për rreth 500 metra”, thja Ferhari.
Sipas tij, sulmuesit, të maskuar dhe me skafandra, kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe të përgatitur. Ata kanë përdorur një motor tip Yamaha 600 kubik, i cili është fiksuar në të paktën 30 lokacione të ndryshme përgjatë tre ditëve para atentatit. Gjurmimi i tyre tregon një itinerar të detajuar në zona rezidenciale të Tiranës, ku besohet se kanë qenë në pritje të objektivit.“Dy persona të maskuar me skafandra – nuk e di pse policia nuk e shpërndan foton e tyre, as foton e motorit tip Yamaha – është i fiksuar në 30 destinacione të ndryshme gjatë harkut kohor të tre ditëve deri në momentin e atentatit. Yamaha, 600 kubik, është bërë itinerari; si kanë mbërritur në pikën ku kanë zgjedhur për të pritur objektivin, kanë lëvizur në rrethina të Tiranës, në zona rezidenciale ku ka vila. Shoferi që shoqëronte të miturit ka qenë i armatosur me armë me leje, por e ka pasur të pamundur të reagojë ndaj agresorëve”, tha gazetari.
A ka lidhje ky atentat me gruan e Ron Brahimit?
“Lidhja me gruan e Ron Brahimit ka qenë dyshimi paraprak në këtë ngjarje të rëndë.Me filtrimin e informacioneve, provave në vendngjarje, informacioneve operative, bëhet dhe përjashtimi i pistave. Gjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe individë që kanë përdorur këto lloj mjetesh. Ne jemi duke shkuar drejt përjashtimit të kësaj piste, por çështja është: çfarë konflikti është ky, që të urdhërohet të goditet edhe mbi fëmijët? Dyshohet që është atentat i paguar. Në Tiranë ka shumë mjete të tilla G-Class, të botës së krimit ose biznesit, dhe përkojnë që targat janë të përafërta, që fillojnë me “00”, dhe kanë qenë objekt verifikimi i grupit hetimor. Duket që pas kësaj fshihet një grup i strukturuar kriminal. Këto ngjarje kërkojnë një tjetër lloj niveli hetimor. Pse jo edhe nga SPAK”, tha gazetari Ferhati.
Kujtojmë që nga të shtënat mbi mjetin tip G-Class mbetën të plagosur 11-vjeçari D.D, 17-vjeçari M.D, shoku i tyre K.M, 19 vjeç dhe shoferi A.S, 34 vjeç.
