Tag: fergusoni

  • Ferguson zbulon pengun e madh nga transferimet e epokës, dëshira e tij ishte Alesandro Del Piero

    Ferguson zbulon pengun e madh nga transferimet e epokës, dëshira e tij ishte Alesandro Del Piero

    Adriatik BALLA
    Ai ka udhëhequr një skuadër legjendare për tu bërë edhe vetë një trajner legjendar. Sir Aleks Ferguson nuk ka shumë pendesa nga karriera e tij e jashtëzakonshme si trajner, por një nga to padyshim është mos nënshkrimi me një fitues të Kupës së Botës për Mançester Junajtid. Përgjatë kohës së tij në “Old Trafford”, Fergusoni kishte nënshkruar me 105 lojtarë. Disa nga nënshkrimet e tij më të dobëta përfshijnë Beben, Erik Djemba-Djemba dhe Kleberson. Por, ai gjithashtu solli në klub disa nga lojtarët më të mirë në histori të Junajtid, si Uejn Runi, Eric Kantona e Kristiano Ronaldo. Megjitahtë, më 2020 Fergusoni zbuloi se pendimi i tij më i madh ishte mos nënshkimi i Alesandro Del Pieros nga Juventusi.
    Sulmuesi italian la përshtypje të mira te Fergusoni, kur u përballën këto dy skuadra më 2002, dhe kur Juventusi ra në Serie B më 2006 shkaku i skandalit të “Calciopolit”, Junajtid bëri disa lëvizje për Del Pieron. Fergusoni kishte thënë: “Unë i kontaktova përfaqësuesit e Juventusit dhe agjentin e lojtarit. Del Piero refuzoi para se të dëgjonte propozimin tim, duke më thënë se Juventusi ishte vendi më i mirë për të, dhe derisa ai e respektonte Junajtid, ai kurrë nuk do të tradhëtonte ngjyrat bardh e zi”. “Ishte për keqardhje, pasi nuk pashë më kurrë lojtar si ai”, shtoi ai. Pavarësisht se disa emra të mëdhenj të Juventusit u larguan pas rënies së klubit nga Serie A, Del Piero qëndroi dhe ishte kapiten i skuadrës në Serie B.
    Ndonëse kishin një heqje pikësh prej -9, Juventusi e fitoi ligën, me Del Pieron që përfundoi si top golashënues me 20 gola. Pas rikthimit në elitën e futbollit italian, ai nënshkroi një vazhdim kontrate për dy vjet, dhe mbeti në klub deri më 2012. Fergusoni po ashtu e rikujtoi edhe një takim të mëvonshëm me yllin italian. “Më 2008, e pashë atë përsëri dhe më uroi me një përqafim”, tha ai. “Ai më kërkoi falje që refuzoi ofertën time”, tha Fergusoni. “E vendosa dorën time në krahun e tij dhe e sigurova, ‘ti dëshiroje të shpëtoje Juventusin, dhe ti e bëre këtë’”, shtoi trajneri britanik. “Kur dikush më pyet se cilin lojtar do të dëshiroja ta stërvisja, por nuk e pata mundësinë kurrë, unë gjithmonë them: Alessandro Del Piero”, përfundoi Fergusoni. Më herët këtë vit, italiani njoftoi se i ka kompletuar kurset e trajnimit për trajner. Me Juventusin që po ka vështirësi në Serie A dhe me shkarkimin e fundit të Igor Tudorit, disa tifozë ka spekuluar nëse Del Piero mund të bëj një rikthim dramatik në klub.