Tag: ferguson

  • Mesazhet e zbuluara trondisin Sarah Ferguson, marrëdhënia e dyfishtë me Jeffrey Epstein vë në siklet familjen mbretërore

    Mesazhet e zbuluara trondisin Sarah Ferguson, marrëdhënia e dyfishtë me Jeffrey Epstein vë në siklet familjen mbretërore

    Emailet e dala në dritë së fundmi kanë zbuluar fytyrën e dyfishtë të Sarah Ferguson, Dukeshës së Jorkut, në marrëdhënien e saj me të ndjerin Jeffrey Epstein, duke shkaktuar trazira të forta në Britaninë e Madhe.

    Ndërsa në mars të vitit 2011, ajo kishte deklaruar publikisht se “nuk do të kishte kurrë të bënte me” miliarderin amerikan, vetëm disa javë më vonë i kishte dërguar atij një mesazh personal, duke e quajtur një “mik të palëkundur, bujar dhe të shkëlqyer”.
    Dukesha kishte qenë në qendër të kritikave kur u zbulua se kishte marrë 15,000 paund nga Epstein për të mbuluar borxhet ndaj ish-asistentit të saj – një marrëveshje që ishte rregulluar nga ish-bashkëshorti i saj, Princi Andrew.
    Pas reagimeve publike, më 7 mars 2011, në një intervistë për Evening Standard, ajo e quajti këtë marrëveshje një “gabim monstruoz”, duke deklaruar: “Unë e refuzoj pedofilinë dhe çdo abuzim seksual të fëmijëve. Nuk do të kem më kurrë të bëj me Jeffrey Epstein.”
    Megjithatë, më 26 prill 2011, në një email të ri, Ferguson i pranoi Epstein-it se ishte “detyruar” të distancohej prej tij për të mbrojtur karrierën e saj si autore librash për fëmijë dhe filantrope për fëmijë. Ajo kërkoi falje që “e la të ekspozuar” dhe theksoi se nuk e kishte quajtur kurrë pedofil, edhe pse deklaratat e saj ishin interpretuar ndryshe në media.
    Në të njëjtin mesazh, Dukesha e përshkruan situatën si “makthin më të keq të jetës së saj”, duke akuzuar median se “e përdorte për ta lënduar”. Ajo shprehu gjithashtu frikën se aktivitetet e saj bamirëse mund të dështonin, duke kërkuar mirëkuptim:
    “Isha e thyer dhe e humbur. Nuk doja ta lëndoja përsëri Andrewn.”
    Zbulimet kanë shkaktuar reagime të ashpra edhe brenda familjes mbretërore, me analistët që parashikojnë presion në rritje që Pallati të distancohet përfundimisht nga Jorkët.
    Autori Andrew Lowney i cilësoi emailet si “shkatërruese për besueshmërinë e saj”, duke shtuar: Ajo është me dy fytyra dhe dëmton reputacionin e saj si autore librash për fëmijë dhe mbrojtëse e bamirësive.
    Nga ana e saj, një zëdhënës i Ferguson deklaroi se Dukesha “ishte kërcënuar me veprime ligjore nga Epstein pas denoncimit të tij publik”, dhe se emaili ishte dërguar pas këshillave ligjore me qëllim “qetësimin e situatës”.
    Sarah Ferguson ka botuar më shumë se 50 libra për fëmijë dhe të rinj dhe mbetet aktive në fushën e bamirësisë përmes Sarah’s Trust, e cila deklaron se ka mbështetur 1.4 milion fëmijë në mbarë botën. Ajo vazhdon të jetë aktive në industrinë botuese me një seri të re librash, si dhe në nisma të ndryshme rinore.
    Zbulimet e fundit vijnë në një moment kur ajo dhe Princi Andrew po rishfaqen në publik, duke provokuar reagime të forta. Rasti pritet të rrisë presionin mbi Pallatin Mbretëror për të marrë distancë të mëtejshme nga çifti York, ndërsa hija e Epstein vazhdon të rëndojë mbi monarkinë.

    Top Channel

  • Roma zyrtarizon goditjen e dytë në merkato, vjen gjiganti irlandez: “Duam pjesëmarrjen në Champions”

    Roma zyrtarizon goditjen e dytë në merkato, vjen gjiganti irlandez: “Duam pjesëmarrjen në Champions”

    Pas blerjes së Neil El Aynaoui nga Lens, Roma ka bërë transferimin e dytë për sezonin 2025/26. Klubi njoftoi në një deklaratë se ka përfunduar blerjen e Evan Ferguson nga Brighton & Hove Albion në formë huazimi me mundësi blerjeje.
    I lindur në Bettystown më 19 tetor 2004, Ferguson është lojtari i parë irlandez në historinë e Romës. Pasi u rrit te Bohemians, ai u shit te klubi i Premier League Brighton në vitin 2021, përpara se t’i bashkohej West Ham në formë huazimi në janar 2025.
    Ai debutoi me ekipin e parë të Irlandës në nëntor 2022 dhe ka shënuar katër gola në 18 paraqitje deri më tani.
    Në përgjithësi, ai ka bërë 103 paraqitje për klubin dhe kombëtaren, duke shënuar 21 gola. Ferguson do të veshë fanellën me numrin 11.
    Evan Ferguson ka dhënë komentet e tij të para si sulmuesi i ri i Romës për kanalet zyrtare të klubit. Ai theksoi rëndësinë e veshjes së fanellës së Giallorossëve dhe diskutoi për synimet e tij sezonale, duke shprehur entuziazëm për aventurën e tij të re në Serie A.
    Objektivi i Ligës së Kampionëve
    “Roma është një klub i shkëlqyer dhe ne duam të arrijmë nivelin më të lartë të mundshëm. Kur arrita, dëgjova të flitej për një vend në Ligën e Kampionëve si një objektiv. Mendoj se pritja për këtë vit është të kthehemi në këtë garë”, tha Ferguson.
    Sulmuesi shtoi: “Kur një klub si Roma, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, është i interesuar për ty, është e vështirë ta refuzosh. Mendoj se është një mundësi e mirë për mua; është një nder i madh të vij këtu dhe të luaj para njerëzve që shpresojnë se mund të bëj mirë.”

  • Ferguson: “Blerja ime më e keqe te Man United; një katastrofë!”

    Ferguson: “Blerja ime më e keqe te Man United; një katastrofë!”

    18 Qershor 2025

    15:42

    Telesport

    Sir Alex Ferguson pranon se e vlerëson Owen Hargreaves si blerjen e tij më të keqe si trajner i Manchester United.
    Duke folur në dokumentarin e tij autobiografik, Never Give In, Ferguson kujtoi nënshkrimin e Hargreaves nga Bayern Munich në vitin 2007 për 25 milionë euro.
    “Ne filluam të përgatisnim një ofertë për Hargreaves, por kisha dyshime. Nuk mora një ndjesi të mirë për nënshkrimin e tij,” zbuloi Ferguson.
    “Menaxheri i tij ishte një njeri i mirë, një avokat. I thashë se te Manchester United mund ta ndihmonim të zhvillohej. Por doli të ishte një katastrofë”.
    Koha e Hargreaves u kushtëzua nga dëmtimet pasi ai grumbulloi vetëm 39 paraqitje në katër sezone, me dy gola dhe dy asiste.
    “Ai nuk kishte vetëbesim. Nuk tregoi vendosmëri për të kapërcyer sfidat fizike. Ishte një nga operacionet më zhgënjyese të karrierës sime”, shtoi Ferguson.

  • Rejnxhers largon trajnerin Ferguson, Bajrami dhe të tjerë mësojnë…

    Tani ani është zyrtare. Pasi mbërriti për t’u ulur në stolin e Rejnxhers si menaxher i përkohshëm, ka ardhur koha që Berri Ferguson të thotë lamtumirë dhe të bëjë vend për një menaxher të ri, duke pasur parasysh skadimin e kontratës së tij të caktuar për 30 qershor. Klubi skocez e njoftoi këtë me një deklaratë zyrtare.

    Njoftimi:

    “TË GJITHË në Rangers Football Club dëshirojnë të shprehin një falënderim të përzemërt për Barry Ferguson dhe stafin e tij, me ndeshjen e djeshme kundër Hibernian që shënoi takimin e tyre të fundit në krye të ekipit.

    Legjenda e klubit Ferguson iu përgjigj thirrjes në orën e tij të nevojës shkurtin e kaluar dhe shijoi disa momente të paharrueshme gjatë kohës së tij në krye, duke përfshirë arritjen në çerekfinale të UEFA Europa League dhe një fitore mahnitëse në Parkhead.

    Një anëtar i Sallës së Famës, Ferguson tani do të largohet nga posti i tij së bashku me Neil McCann, Billy Dodds dhe Allan McGregor, me mirënjohje të thellë dhe urimet më të mira nga të gjithë në Ibrox për angazhimin e tyre gjatë muajve të fundit”, deklarata zyrtare nga Rangers.

    Vazhdo leximin

  • Evra shpë*then ndaj Sir Alex Ferguson: Po ta bënte sot trajnerin, do të përfundonte në burg

    Evra shpë*then ndaj Sir Alex Ferguson: Po ta bënte sot trajnerin, do të përfundonte në burg

    Patrice Evra nuk i kurseu aspak fjalët ndaj Sir Alex Ferguson. Ish-trajneri legjendar i Manchester United, i cili fitoi 38 trofe gjatë 27 viteve në stolin e “Djajve të Kuq”, është ende sot një figurë ikonike e klubit, ku edhe vetë francezi ka luajtur nën drejtimin e tij. Në një intervistë për podcastin SDS, Evra tha:
    “Po të drejtonte Fergusoni sot, me shumë mundësi do të përfundonte në burg. Nuk ka asnjë mënyrë që të mos ndodhte kjo me atë që bënte. Kam parë sa e sa lojtarë të qanin, sepse i shante rëndë, i godiste me këpucë… Ishte i lig”.
    Duke përmendur incidentin e famshëm me David Beckham, të cilit Ferguson i shkaktoi një prerje mbi sy, Evra rrëfeu edhe një episod nga miqësorja e zhvilluar në Arabinë Saudite: “Rooney ia dha topin Welbeck, por ai gaboi penalltinë. E humbëm ndeshjen, por ishte thjesht një miqësore prej 45 minutash. Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, Ferguson bërtiste: Welbeck!
    Unë dhe Welbeck ishim në tualet, ai po kryente nevojat, por Ferguson kishte filluar të bërtiste. Kur hyri, i tha: Kush dreqin mendon se je ti? Sapo je futur në ekipin e parë dhe merr përsipër të gjuash penalltinë. Ndërhyra unë dhe i thashë: Mister, është vetëm një miqësore. Ai m’u kthye: Të q**** miqësoren”.
    Ish-lojtari i Juventusit vazhdoi me një tjetër rrëfim tronditës: “Në vitin 2011 luanim kundër Liverpool-it në ‘Anfield’. Jamie Carragher bëri një faull të tmerrshëm ndaj Nani, por arbitri nuk e nxori me të kuqe. Ne të gjithë i shkuam arbitrit për ta mbrojtur shokun e skuadrës, që kishte një plagë të thellë në këmbë dhe u largua me barrelë.
    Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes dhe e pamë Nani duke qarë, disa nga shokët e skuadrës nuk u interesuan më. Më kujtohet që Scholes tha: Q****. Ferguson shtoi: Shpresoj të kesh thyer këmbën, një lojtar i Manchester United nuk qan në ‘Anfield’. Ishim njerëz të këqinj.
    Dua të kërkoj falje për të gjithë të rinjtë që stërviteshin me ne, sepse ishim kafshë. Pas ndeshjes, mezi prisnim ditën tjetër për ta ‘kryqëzuar’ Nani. Nëse qaje apo derdhje gjak, nuk ishe më pjesë e jona.
    Ferguson i dha një javë pushim vetëm që të shërohej nga ajo ndërhyrje, sepse ne prisnim për ta ‘mbytur’. Edhe sot, në grupin e WhatsApp të Manchester United, shpesh qarkullojmë atë foto të Nani duke qarë në ‘Anfield’, ku kjo gjë ishte e ndaluar sipas trajnerit tonë, Ferguson”.

  • Evra: Ferguson do të përfundonte në burg nëse do të ishte trajner sot

    Evra: Ferguson do të përfundonte në burg nëse do të ishte trajner sot

    Patrice Evra kujtoi në podkastin e SDS mënyrën se si Sir Alex Ferguson i trajtonte lojtarët te Manchester United dhe, me shaka, siguroi se nëse skocezi do të stërvitej sot “ai do të arrestohej”.
    Francezi, i cili veshi fanelën e “Djajve të Kuq” midis viteve 2006 dhe 2013, kujtoi hedhjen e këpucëve në ajër dhe një atmosferë me shumë britma.
    “Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg. A e dini sa lojtarë pashë duke qarë për shkak të qortimeve dhe goditjeve në ajër? Ai ishte i lig”, tha Evra.

    David Beckham madje u godit me këpucë në vetull pas humbjes në finalen e Kupës FA në vitin 2003 ndaj Arsenalit, por acarimi i skocezit u shtri edhe në ndeshjet miqësore.
    Evra kujtoi çfarë i ndodhi Danny Welbeck-ut të atëhershëm të ri në një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite.
    “Wayne Rooney ia dha topin dhe ai humbi një penallti. Ne humbëm, por ishte një ndeshje miqësore, një ndeshje 45-minutëshe. Kur arritëm në dhomën e zhveshjes, ai (Ferguson) bërtiti ‘Welbeck!’”
    Unë dhe Welbeck ishim në banjo, ai po urinonte, por Ferguson po bërtiste: “Kush dreqin mendon se je, që hyn në ekipin e parë dhe humb një penallti?” I thashë, ‘Zotëri, është një ndeshje miqësore.’ Por ai nuk donte ta dinte. ‘Një lojë miqësore e mallkuar!’”
    Evra kujtoi gjithashtu çfarë i ndodhi Nanit në Anfield, në një ndeshje kundër Liverpoolit që “Djajtë e Kuq” e humbën. Lojtari portugez pësoi një ndërhyrje të fortë nga Jamie Carragher dhe mbeti duke qarë në fushë, duke mbajtur këmbën.
    Paul Scholes reagoi me indiferencë, por trajneri më vonë iu drejtua: “Shpresoj ta kesh thyer këmbën sepse një lojtar i United nuk qan në Anfield.”
    “Ne ishim njerëz të këqij,” pranoi Evra në podcast. “Dua t’u kërkoj falje të rinjve që u stërvitën me ne sepse ne ishim kafshë. Pas ndeshjes pritëm deri të nesërmen për ta ‘vrarë’ Nanin, nuk donim t’ia dinim.
    ‘Nëse ke gjakderdhje qan, nëse nuk ke dhe qan, atëherë nuk je një nga ne’. Trajnerit iu desh t’i jepte një javë kohë për t’u rikuperuar sepse donim ta vrisnim. Edhe tani në grupin tonë në WhatsApp kemi ende foton e Nanit duke qarë në Anfield…”
    Kujtojmë që Alex Ferguson drejtoi Manchester United për 26 vjet. Ai fitoi 38 trofe, përfshirë 13 tituj lige, 5 Kupa FA dhe dy Liga Kampionësh.