Tag: fenomen

  • Rama krahasoi Diellën me Angelina Jolie: Është bërë një fenomen botëror, por nuk do të veprojë e pavarur

    Rama krahasoi Diellën me Angelina Jolie: Është bërë një fenomen botëror, por nuk do të veprojë e pavarur

    Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.
    Ai e krahasoi me aktoren Angelina Jolie, kjo për shkak të bujës që bëri ndërkombëtarisht, por u ndal edhe tek reagimet skeptike në lidhje me ministren e parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale në botë.
    “Faktikisht, sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun. Të gjithë e keni dëgjuar, edhe të gjithë e kanë dëgjuar Diellën, sepse Diella është bërë një fenomen botëror dhe është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në gjithë botën, ka arritur të konkurrojë në një moment në kohë Angelina Jolie dhe nga ana tjetër, me siguri keni dëgjuar edhe të gjithë skeptikët lidhur me hyrjen e Diellës në këtë proces. Skeptikët sipas të cilëve, algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit”, u shpreh kryeministri Rama.

  • Belsh, fenomen i rrezikshëm: Hapet gropë 10 metra e thellë pranë lagjes së spitalit

    Belsh, fenomen i rrezikshëm: Hapet gropë 10 metra e thellë pranë lagjes së spitalit

    Një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit, duke shkaktuar frikë tek banorët.
    Dumreja është një zonë e njohur për aktivitet të lartë karstik, e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara pikërisht nga ky fenomen natyror.
    Sipas banorëve, gropa po zgjerohet me kalimin e ditëve dhe po i afrohet rrezikshëm ndërtimeve, ndërsa kërkohen masa urgjente nga autoritetet për të shmangur pasojat.
    Në Dumre, terreni prej rreth 360 km² është i ndjeshëm ndaj shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, çka e bën zonën të predispozuar për rrëshqitje dhe shembje të tokës të këtij lloji.
    Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më herët, ku në qershor të këtij viti një gropë tjetër karstike u hap në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022 një fenomen i njëjtë u shfaq pranë banesave në fshatin Cestije.
    Ndërkohë, reshjet e shiut të ditëve të fundit e bëjnë situatën edhe më të pasigurt, duke shtuar shqetësimin e banorëve se toka mund të vijojë të zhytet.

  • Piranjat/ Krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë

    Piranjat/ Krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë

    Nga Florjan Binaj – Editorial i ‘Piranjave’

    Sot në mëngjes,në rrugën e Elbasanit trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazhuara me hapjen e rrugës për një zyrtar të lartë që nuk kishte nerva e as kohë të priste në trafik si ne të tjerët.

    Nuk e kuptova mirë kush ishte ky zyrtar, ministër apo kryeministër, se tani mbajnë dhe xhama të zinj – nuk duan as të na shohin më me sy.

    Vetëm pak ditë më parë, një atentat mafioz në aeroportin ‘Nënë Tereza’ tronditi vendin.

    Në makinë bashkë me shënjestrën e atentatit ndodhej një agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, institucioni që duhet të kontrollojë policët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

    Tashmë, krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë. Nuk kemi banda të vogla që luftojnë për territor, por mafie të organizuar, me hierarki, me financa aq sa buxheti i një shteti dhe me ndikim deri në nivelet më të larta të administratës.

    Punonjësit e policisë nuk janë thjesht të korruptuar. Disa prej tyre janë anëtarë aktivë të familjeve mafioze, duke u ngjitur deri në nivelet më të larta të hierarkisë, dhe kjo nuk është krizë kalimtare. Është shkatërrim i shtetit ligjor.

    Ndërkohë, qeveria hesht, dhe ministrja e Brendshme, në vend që të ngrejë alarmin e të ndërmarrë një aksion kombëtar ndaj grupeve mafioze që kanë depërtuar në çdo qelizë të policisë, ka shpallur aksionin kombëtar…. kundër…. monopatinave.

    Në këtë vend, ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe të rrisim fëmijët tanë, qytetarët ndjehen çdo ditë e më të pambrojtur, më të braktisur.

    Nga njëra anë krimi që nis me të fortin e rrugicës dhe mbaron me trafikantin e tonelatave të drogës, dhe nga ana tjetër qeveria që na vjedh e na rrjep plot arrogancë, e kanë futur qytetarin shqiptar në një darë që po i zë çdo ditë e më shumë frymën.

    Shqipëria është në emergjencë dhe ka nevojë për një dorë të hekurt. Jo për një diktator, por për ngritjen e një sistemi vlerash të përbërë nga njerëz guximtarë që nuk i tremben mafias, madje e ndjekin atë hap pas hapi, duke forcuar dorën e ligjit e duke prerë lidhjet e tyre me majat më të larta të pushtetit.

    Prandaj sot, në këtë situatë të zymtë kur numërimi i turistëve shkon paralel me numërimin e kufomave, pyetja është një dhe e vetme:

    Me një ministër rendi të dënuar nga gjykata, me disa ministra në burg, disa të tjerë në hetim, dhe me një rekord krimi të denjë për republikat e bananeve, jam kurioz të di a ka akoma qytetarë që presin apo ëndërrojnë që rendi të vendoset e krimi të luftohet nga kjo qeveri, e nga ky Kryeministër?

    Sepse, e vetmja detyrë që policia e shtetit nën këtë qeveri arrin të bëjë, është të hapë rrugën për ministrat e kryeministrat, dhe i vetmi sukses është bllokimi i rrugëve për ne të tjerët.

  • Modelja më e bukur në botë!

    Modelja më e bukur në botë!

    Showbiz E Premte, 7 Nëntor 2025 21:52
    Anok Yai me origjinë sudaneze, është një fenomen i vërtetë në botën e modës. Ajo studionte biokimi dhe po shkëlqente, derisa një fotografi i ndryshoi përjetësisht rrjedhën e jetës.  Sikur fati të kishte dashur ndryshe dhe ajo të kishte përfunduar fakultetin ku po merrte notat më të larta, bota do të kishte fituar njërën prej mjekeve më të bukura.
    Anok Yai hoqi dorë nga mjekësia për të ecur në pasarela dhe për t’u shfaqur në kopertina glamuroze. Deri te yjet e modës ajo arriti me një shpejtësi marramendëse dhe tani është shpallur modelja më e bukur e vitit 2025.

    Ajo ka tipare fytyre aq perfekte sa duken sikur janë krijuar nga vetë inteligjenca artificiale. Megjithatë, asgjë në të nuk është artificiale, edhe pse pamja e saj unike bëri që ta quanin “kukulla e gjallë” apo “bukuri jashtëtokësore”.

    Anok është një fenomen në industrinë e modës, me një pamje që lë pa frymë, pothuajse sureale. British Fashion Council, institucioni britanik që në botën e modës luan rolin që ka Akademia e Filmit në SHBA për “Oscarët”, e ka shpallur atë Modelen Nr. 1 në botë për vitin 2025 dhe kjo flet vetë.

  • Hëna e plotë e gushtit ndriçon qiellin sonte me një spektakël të rrallë

    Hëna e plotë e gushtit ndriçon qiellin sonte me një spektakël të rrallë

    Mbrëmjen e sotme, më 9 gusht, qielli do të zbukurohet nga hëna e plotë e gushtit, një nga dukuritë natyrore më të admirueshme të vitit. Ky fenomen, i njohur në disa tradita si “Hëna e Stuhive” për shkak të shfaqjes së saj në periudha të motit të paqëndrueshëm veror, do të arrijë pikën kulmore të ndriçimit pas perëndimit të diellit.Astronomët këshillojnë adhuruesit e qiellit ta vëzhgojnë në orët e para të mbrëmjes, kur hëna shfaqet me një nuancë të artë dhe madhështore, para se të ngrihet plotësisht në kupolën e natës. Për ata që dëshirojnë ta fotografojnë, një vend me horizont të hapur dhe pa ndotje drite do të ofrojë pamjen më të mirë.Ky fenomen jo vetëm që është një mrekulli për sytë, por ka edhe rëndësi kulturore në shumë vende, ku hëna e gushtit lidhet me festa, mite dhe zakone të lashta që nderojnë lidhjen mes njeriut dhe natyrës./KultPlus.com

  • Dëshmi për të mos u humbur / Prifti Arbëresh: Në Greqi ka rreth 900 Katunde Shqiptare/ Traditat Shqiptare ruhen me shekuj

    Dëshmi për të mos u humbur / Prifti Arbëresh: Në Greqi ka rreth 900 Katunde Shqiptare/ Traditat Shqiptare ruhen me shekuj

    Arbreshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore. Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull.

    Këtë e pohon edhe mysafiri special i Zonës B, Antonio Belushi, një abresh, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj. 82 vjeçari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e Hashim Thaçit President.

    Prifti arbëresh ka pohuar se në Greqi ka 900 katunde shqiptare. Këtë e bazon në një studim që e ka bërë vetë ai.

    “Unë botova librin tim ku zbulova 900 katunde shqiptare në Greqi, unë e njohë mirë gjuhen greke, gjenezën e kemi atje. Shkova atje për 40 vjet me radhë”, thotë ai

    Ndjenja kombëtare, lidhje me vëllezërit shqiptarë dhe arbëresh, njohja për Kosovën dhe personalitetet e saj, përkushtimi për kombin janë atributet që e karakterizojnë priftin Belushi, gjë që e dëshmoi në këtë intervistë të Zonës B.

    Ai u shpreh falënderues edhe për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të zotit Thaçi President, ku spikati dy gjëra.

    “Skëndërbeu sot në ceremoni mu duk i gëzuar pasi Kosova është Republikë dhe që ka një President të ri. Ajo që më impresionoi më shumë ishin edhe vargjet e Ali Podrimës aq poezi e bukur, Unë biri yt Kosovë. Ti je shqiptar je vëllai im, je kosovar je vëllai im. Kur ne arbëreshet takoheshim edhe pa u njohur përqafoheshim dhe thonim gjaku im i shprishur. Këtë vëllazërim shqiptar e shpërndava edhe në vendet tjera, në Kanada në New York me shqiptarët tjerë, me vëllezërit tanë”, thotë ai.

    “Në Amerikë erdhi edhe Ibrahim Rugova edhe Rexhep Qosja. Kam shumë mirënjohje për Rugovën, e vizitova edhe varrin e tij, unë u dekorova nga ai me dekoratën e Lidhjes së Prizrenit”.

    “Unë jam bir i Kosovës”, tha prifti arbëresh Antonio Belushi, njofton Klan Kosova.

    Ai tha se abreshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore.

    “Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull”, tha Antonio Beluschi, një abresh, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj.

    “Kur flisja për arbëreshet njerëzit çuditeshin. Ky fenomen i arbëresh, gjuha shqipe, kultura, tradita u dukej interesante”, ka thënë prifti shqiptar i lindur në Kalabri të Italisë.

    Belushi tregon për historinë e jetës së tij dhe të familjes.

    “Nëna ime punëtore arbëreshe nuk ka shkuar në shkollë as babai im, ata kanë punuar që unë të shkoj përpara. Mëma ime na fliste shqip në shtëpi”, thotë Belushi.

    “Kemi pasur tri identitete dhe i kemi ende; atë bizantin, italian dhe shqiptar”.

    “Ky është fenomen se si ne i kemi mbajtur elementet kryesore kombëtare”, tregon Belushi. /telegrafi.com

  • ‘Vdekje shqiptarëve’/ Qoku: Sulmet raciste ndaj shqiptarëve, fenomen historik që do të ndëshkohet me ligje të reja për përfaqësim të drejtë

    ‘Vdekje shqiptarëve’/ Qoku: Sulmet raciste ndaj shqiptarëve, fenomen historik që do të ndëshkohet me ligje të reja për përfaqësim të drejtë

    Bekim Qoku, i ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, theksoi se sulmet raciste ndaj shqiptarëve nuk janë fenomene lokale, por kanë ndodhur historikisht dhe në fusha të ndryshme të jetës publike.

    Ai u shpreh se “këto sulme kanë qenë të shpeshta në futboll, në mbledhje apo tubime të mëdha, ku shqiptarët gjithmonë kanë qenë target i sulmeve me parrulla raciste dhe antishqiptare për të denigruar dhe etiketuar bashkëqytetarët e tyre.”

    Qoku theksoi se “fatkeqësisht ky fenomen është i përsëritur, sepse gjithmonë është diskutuar dhe janë thënë fjalë, por pa marrë masa konkrete.” Ai shtoi se “kjo dukuri është e trashëguar që prej fillimit të shtetit dhe asnjëherë nuk janë marrë masa ndëshkuese kundrejt autorëve të thirrjeve të tilla raciste, që godasin një të tretën e qytetarëve shqiptarë.”

    Duke folur për ngjarjet e fundit në Kumanovë, Bekim Qoku tha se “këtë herë u bë bujë dhe u ngrit pluhur më shumë, sepse u mediatizua dhe u bë presion ndaj institucioneve.” Ai vlerësoi se “për herë të parë kemi një kryeministër që denoncon brohoritjet raciste, Federata e Basketbollit i dënon, presidentja i dënon diçka që deri më sot ishte e paimagjinueshme.”

    Gjithashtu, Qoku vuri në dukje se “u aktivizua Prokuroria Publike dhe për herë të parë u bë arrestimi i njërit prej tifozëve që brohoriti në Kumanovë, duke treguar se po ndërmerren hapa për të ndalur këtë fenomen.”

    Ai u shpreh edhe për problemet ligjore të trashëguara: “Partia BDI, me zotin Ali Ahmeti në krye, shpesh ka bërë shkelje në zgjidhjet ligjore. Ligji i gjuhës shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e Maqedonisë, por vetëm si ligj i gjuhëve të qytetarëve. Është një ligj skandaloz, më i dobët dhe me fuqi më të vogël se dispozitat kushtetuese.”

    Qoku theksoi se “ky ligj në vetvete dobëson nenin kushtetues që jep më shumë të drejta dhe liri në përdorimin e gjuhëve mbi 20%, dhe kemi të bëjmë me dispozita ligjore të dobëta për përfaqësim adekuat, që gjithashtu janë dispozita kushtetuese.”

    Ai nënvizoi se “të gjitha këto janë bërë pa mekanizma të forta dhe ligje të qarta, dhe kur kontestohen defektet e këtyre arritjeve, ata që kanë qenë në pushtet për 23 vite revoltohen ndaj problematikave që vetë i kanë krijuar në legjislacion.”

    Bekim Qoku përfundoi duke thënë se “me largimin e tyre nga pushteti dolën dobësitë që kanë lënë pas, dhe ne po përpiqemi t’i rregullojmë këto defekte, duke sjellë edhe ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.”

  • Autokracia në Shqipëri, akademiku Fuga: Qeverisja jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

    Autokracia në Shqipëri, akademiku Fuga: Qeverisja jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

    Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri.
    Në një intervistë për ÇdoKënd me Merita Haklajn, Fuga u shpreh se qeveria tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe është e paatakueshme, teksa për opozitën tha se nuk është më një fenomen politik.
    “Për mua, opozita në parlament, e kam fjalën për PD, nuk është fenomen politik. Sot në ato numra që parashikohen të jenë të PD rreth 50, nuk është më fenomen politik. Dhe të mendosh që për 4 vjet të vazhdosh në këtë mënyrë, që nga ana tjetër krijon një problem të dytë që me këtë mënyrë që kemi ne të qeverisë, e bën atë të paatakueshme. Tjetër që mund ta atakojë qeverinë është shoqëria civile. Por ne nuk kemi pasi kemi një shoqëri nomade. Forcat me vitalitet kërkojnë të largohen.
    Mundësia e tretë është që ta kritikojë vetë grupi i PS, por kjo na kthen në vitet 90. Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit.
    Administrata nuk ndjen presionin e ligjvënësit, politikës, të një qeverie që e ndodhur në presion do ta hedh ndaj administratës. Me këto numra sistemi i qeverisjes do të degradojë më shumë”, tha mes të tjerash Fuga.

  • “PD, jo më fenomen politik”/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, flet akademiku: Qeverisja jashtë kontrollit

    “PD, jo më fenomen politik”/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, flet akademiku: Qeverisja jashtë kontrollit

    Në një intervistë televizive, Fuga u shpreh se qeveria tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe është e paatakueshme, teksa për opozitën tha se nuk është më një fenomen politik.
    Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri.
    Artan Fuga:
    “Për mua, opozita në parlament, e kam fjalën për PD, nuk është fenomen politik. Sot në ato numra që parashikohen të jenë të PD rreth 50, nuk është më fenomen politik. Dhe të mendosh që për 4 vjet të vazhdosh në këtë mënyrë, që nga ana tjetër krijon një problem të dytë që me këtë mënyrë që kemi ne të qeverisë, e bën atë të paatakueshme. Tjetër që mund ta atakojë qeverinë është shoqëria civile. Por ne nuk kemi pasi kemi një shoqëri nomade. Forcat me vitalitet kërkojnë të largohen.
    Mundësia e tretë është që ta kritikojë vetë grupi i PS, por kjo na kthen në vitet 90. Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit. Administrata nuk ndjen presionin e ligjvënësit, politikës, të një qeverie që e ndodhur në presion do ta hedh ndaj administratës. Me këto numra sistemi i qeverisjes do të degradojë më shumë”.