Tag: fenerbahçes

  • Arbër Hoxha çmend gjithë Turqinë, e pranon edhe trajneri i Fenerbahces: Më befasoi, nuk e prisja kështu…

    Arbër Hoxha çmend gjithë Turqinë, e pranon edhe trajneri i Fenerbahces: Më befasoi, nuk e prisja kështu…

    Dikur Silvinjo ishte i paprekshëm në Shqipëri teksa edhe analistët më kritikë të Kombëtares, kur vinte puna për të analizuar kuqezinjtë, ndaleshin dhe jepnin vetëm komplimente për trajnerin tonë. Rezultatet që Silvinjo po korrte ishin fantastike duke marrë stofin e të paprekshmit.
    Por arsyeja e parë që Silvinjo nisi të kritikohej në Shqipëri ishte Europiani i Gjermanisë dhe më konkretisht ndeshja me Kroacinë, Arbër Hoxha. Ky i fundit hyri shumë vonë në fushë dhe dhuroi një ndeshje fenomenale, duke bërë që të gjithë t’i suleshin Silvinjos me të drejtë, që përse priti aq gjatë dhe nuk e hodhi Arbër Hoxhën më parë në fushë.
    Më pas futbollisti ynë nuk e mbajti dot pritshmërinë në këto nivele dhe nisi të sfumohej disi duke u lënë në stol për shumë ndeshje te Dinamo Zagreb, madje në atë sezon duke mos e provuar kurrë shijen e Champions League, pavarësisht se Dinamo Zagreb ishte kualifikuar në Champions.Dhe gjithë magjinë e përjetuar nga tifozët e Shqipërisë, gjithë komplimentet për atë ndeshje me Kroacinë, Arbër Hoxha i ka përjetuar për herë të parë dje me Dinamo Zagrebin. Dinamo Zagreb fitoi ndaj Fenerbahces në shifrat 3-1 në Europa League dhe për ndeshjen e dytë radhazi, Arbër Hoxha ishte më i miri në fushë.
    Shqiptari i dha fitoren ekipit të tij ndaj Hajduk Split në derbi pak ditë më parë dhe dje dhuroi një asist dhe një performancë të nivelit të lartë ndaj Fenerbahces. Për median kroate Sportske Jutarnji, Arbër Hoxha ishte më i miri në fushë dhe meritonte notën 7.5.
    “E shkatërroi krahun e tij, e bëri autostradë. Nga ajo ndeshje e Arbër Hoxhës, detyroi mbrojtësin e krahut të Fenerbahces, Soyunucu, të largohej nga fusha më pas e bëri edhe Semedon të vuante. Asistoi për golin e dytë”, shkruhet në median kroate.
    Kështu shqiptari bëri që mbrojtësi i Turqisë, Soyuncu, të ulej në stol para kohe dhe në Tëitter shpërthyen komentet nga tifozët në Turqi që pyesnin: “Cfarë është ky futbollist? Nga doli ky lojtar? Te cili ekip i Turqisë do të firmos pas kësaj super ndeshje?”.
    Nuk ishin vetëm komentet e këtyre tifozëve të thjeshtë që e vlerësuan Hoxhën, por edhe legjenda e Turqisë, Nihat Kahveci, reagoi në lidhje me këtë temë. “Hoxha majtas, Hoxha djathtas, Hoxha preku topin, Hoxha dribloi, Hoxha hyri në zonë, Hoxha pasoi, Hoxha, Hoxha, Hoxha…Mjaft, na lodhët sot, nuk e di nëse ky lojtar është vërtet kaq i madh, megjithëse sot ishte i tillë”, tha Kahveci.?Sulmuesi shqiptar u kthye në temë diskutimi edhe në konferencën për shtyp. Një gazetar kroat e pyeti trajnerin e Fenerbahces sesa e befasoi Arbër Hoxha në ndeshje pasi pritej të ishte në stol siç ndodh zakonisht, por luajti dhe ishte ylli i ndeshjes.
    Edhe trajneri i Fenerbahces, Domenico Tedesco, e pranoi befasinë nga shqiptari: “Nuk e dija që do të luante, ishim pak të befasuar në fakt. Hoxha ishte shumë i shpejtë, shumë i fortë me topin, një lojtar shumë i mirë”.
    Ndërkohë trajneri i Dinamo Zagrebit, pasi dëgjoi këto fjalë nga kolegu i tij tha: “Unë jam i befasuar që te Fenerbahce u befasuan kështu nga Arbër Hoxha. Hoxha bëri një performancë mbreslënëse dhe ndaj Hajdukut dhe duhet respektuar. Jam shumë i lumtur për të, i meriton të gjitha”, tha Kovacevic.
    Një super formë e Arbër Hoxhës që vjen në momentin ideal pasi edhe për pak ditë Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në Leskovac për të luajtur finalen e madhe të vendit të dytë. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Hoxha “ndizet” para ndeshjes me Serbinë, jep asist kundër Fenerbahçes në Europa League

    VIDEO/ Hoxha “ndizet” para ndeshjes me Serbinë, jep asist kundër Fenerbahçes në Europa League

    Arbër Hoxha po gëzon një formë mjaft pozitive te Dinamoja e Zagrebit. Lojtari shqiptar është ndezur përpara sfidës me Serbinë. Pas golit të shënuar kundër Hajdukut të Splitit pak ditë më parë, mbrëmjen e sotme ka dhënë asist ndaj Fenerbahçes.
    Hoxha e nisi ndeshjen si titullar dhe arriti të ishte protagonist. Anësori i majtë i sulmit dha pasimin e fundit për golin e shënuar nga Beljo në minutën e 50. Ky gol i dërgoi shifrat në 2-1 në favor të Dinamos së Zagrebit. Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Ligës vazhdon ende të luhet në kryeqytetin kroat./Sport Ekspres/

  • Vazhdon lufta mes Murinjos dhe Fenerbahçes, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan të gjithë lojtarët

    Vazhdon lufta mes Murinjos dhe Fenerbahçes, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan të gjithë lojtarët

    Lufta e hapur mes Zhoze Murinjos dhe ish-klubit të tij, Fenerbahçes, duket se nuk njeh fund. Palët kanë shkëmbyer akuza e batuta gjatë ditëve të fundit dhe gjithçka është përkeqësuar ndjeshëm pasi Murinjo firmosi për Benfikën, ekipin që eliminoi skuadrën turke nga Liga e Kampioneve.
    Në prezantimin e tij, Murinjo e shtoi dozën e akuzave, duke deklaruar se kishte gabuar duke shkuar te Fenerbahçe “pasi nuk ishte në lartësinë e tij” dhe se e “kishte kuptuar gabimin” duke u kthyer te Benfika që ishte klub i një niveli të lartë.

    Presidenti i klubit turk, Ali Koç, nuk ka vonuar t’i përgjigjet trajnerit portugez. “Largimi i Murinjos ishte i vështirë, pasi ishte si një anëtar i familjes. Por të thotë që ardhja këtu ishte gabim, është një deklaratë që zhvlerëson një trajner të këtij niveli.
    Të gjithë lojtarët tanë që kishin shkëlqyer në sezonin e 99 pikëve, regjistruan rënie. Kerem Aktyrkoglu shënoi golin vendimtar, humbja jonë nuk është faji i tij:”, tha Koç duke iu kundërvënë Murinjos.
    PANORAMASPORT.AL
    © BalkanWeb

  • Shkarkimi i Mourinhos, Presidenti i Fenerbahçes: Vendimi i duhur

    Shkarkimi i Mourinhos, Presidenti i Fenerbahçes: Vendimi i duhur

    Shkarkimi i Mourinhos, Presidenti i Fenerbahçes: Vendimi i duhurAli Koç, Presidenti i Fenerbahçes, dha opinionin e tij për shkarkimin e Mourinhos nga pankina.
    “Futbolli sulmues nuk ishte i pranishëm sezonin e kaluar. Ne folëm për këtë dhe dukej se ramë dakord.
    Këtë sezon, pesë ndeshjet e para zyrtare pasqyruan të njëjtën mënyrë loje. Be…

  • Shkarkimi i Murinjos, Spaleti drejt Fenerbahçes

    Shkarkimi i Murinjos, Spaleti drejt Fenerbahçes

    Fenerbahçe është ende në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Zhoze Murinjon, pas shkarkimit të “Special One” nga klubi turk pasi dështoi të kualifikohej për Ligën e Kampionëve pas humbjes së tyre në raundin paraprak kundër Benfikës.

    Sipas SportMediaset, një nga kandidatët që po shqyrton menaxhmenti turk është Luçiano Spaleti, një trajner ende jashtë fushe pasi kontrata e tij me Federatën italiane u ndërpre. Megjithatë, Spaletti nuk është i vetmi kandidat, pasi dhe portugezi Sergio Konceiçao, është gjithashtu në listën e gjatë të kandidatëve.

    Vazhdo leximin

  • Goditje e rëndë te ekipi turk, Jose Mourinho do të largohet nga Fenerbahçe

    Goditje e rëndë te ekipi turk, Jose Mourinho do të largohet nga Fenerbahçe

    Eliminimi i Fenerbahçes nga playoff-et e Ligës së Kampionëve nga Benfica duket se e ka goditur rëndë ekipin turk. Kështu, të premten në mëngjes, klubi turk vendosi të “divorcohet” nga Jose Mourinho.
    Trajneri portugez, i cili pas eliminimit nga portugezi, vendosi publikisht qëllimin për të fituar Ligën e Evropës, kishte marrë përsipër drejtimin e Fenerbahçes në korrik 2024.

    “Jemi ndarë me José Mourinhon, i cili ishte trajneri i ekipit tonë profesional të futbollit nga sezoni 2024-2025. E falënderojmë për përpjekjet e tij për ekipin tonë dhe i urojmë çdo sukses në karrierën e tij të ardhshme.”, thuhet në deklaratën e ekipit turk.
    ()

  • Real Madrid vazhdon të paguajë klubin e Fenerbahces: akordi “Guler” e parashikonte!

    Real Madrid vazhdon të paguajë klubin e Fenerbahces: akordi “Guler” e parashikonte!

    Arda Guler do të përballet me një sezon kyç tek Real Madridi në edicionin 2025/2026 teksa pyetjet mbesin aty sa i përket të ardhmes së tij afatgjatë tek klubi.
    ‘Los Blancos’ kompletuan transferimin e sensacionit turk në qershor të vitit 2023 nga Fenerbahce, duke mposhtur Barcelonën në garën për shërbimet e tij.
    Ai iu bashkua klubit si njëri nga lojtarët më perspektivë të futbollit evropian, por ndikimi i tij në Madrid ka qenë i limituar. Një kombinim i lëndimeve dhe hezitimi i Carlo Ancelottit për ta futur në lojë, ka bërë që të pengohet progresi i tij.
    Sidoqoftë, 20-vjeçari ka shfaqur disa shenja pozitive gjatë javëve të fundit, teksa Real Madridi po synon ta vazhdojë luftën për titull në La Liga. Paraqitja e tij në finale të Kupës së Mbretit nda Barcelonës më 26 prill ka bërë që ai të kompletojë 50 paraqitje me fanellën e klubit, teksa ka spekulime se Xabi Alonso do t’i japë më shumë minuta sezonin e ardhshëm, nëse kompleton rikthimin në Madrid.
    Ndeshja numër 50-të po ashtu aktivizon një pagesë nga Real Madridi në drejtim të ish-klubit të tij Fenerbahce, për shkak të marrëveshjes së transferimit në vitin 2023.
    Sipas Diario AS, ‘Los Blancos’ do t’i paguajë Fenerbahces 4 milionë euro, pasi klubi turk do të marrë një kompensim financiar për çdo 25 ndeshje në të cilat Guler luan. Kjo i dhuron Fenerbahces një mundësi për të përfituar 10 milionë euro shtesë nga këto lloj marrëveshjesh.

  • Ernest Muçi tejkalon pritshmëritë, Beshiktash bën gjithçka për ta pasur gati për derbin ndaj Fenerbahçes

    Ernest Muçi tejkalon pritshmëritë, Beshiktash bën gjithçka për ta pasur gati për derbin ndaj Fenerbahçes

    Ekipi mjekësor i Beshiktashit po punon intensivisht për të rikuperuar sulmuesin shqiptar, Ernest Muçi, me synimin që ai të jetë i gatshëm për derbin e madh ndaj Fenerbahçes, më 4 maj. Muçi pësoi një dëmtim muskulor gjatë një ndeshjeje të fundit në Superligën turke dhe që atëherë ka nisur një program të posaçëm rikuperimi nën kujdesin e mjekëve dhe fizioterapistëve të klubit.
    Stafi teknik i Beshiktashit e konsideron Muçin si një lojtar kyç në repartin ofensiv, ndaj prania e tij në këtë përballje të rëndësishme është e një rëndësie të veçantë. Derbi me Fenerbahçen është vendimtar për ambiciet e klubit në kampionat dhe mund të ndikojë ndjeshëm në pozitat përfundimtare në renditje.
    Burime të mediave turke pranë klubit raportojnë se lojtari ka bërë përparim të dukshëm dhe pritet të rifillojë stërvitjet me grupin në ditët në vijim. Vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret pak ditë para ndeshjes, në varësi të gjendjes fizike dhe ecurisë së rikuperimit. Beshiktash shpreson të ketë në dispozicion versionin më të mirë të Muçit për të përballuar një nga sfidat më të forta të sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Rei Manaj në shënjester të kritikave, e dy gabimet e tij e bëjnë fajtor për humbjen me Fenerbahçen

    VIDEO/ Rei Manaj në shënjester të kritikave, e dy gabimet e tij e bëjnë fajtor për humbjen me Fenerbahçen

    Rei Manaj ka përjetuar sot një mbrëmje të vështirë. Një breshëri kritikash ka rënë mbi të pas humbjes së sotme 1-3 kundër Fenerbahçes. Rei Manaj prishi rreshtimin e murit gjatë goditjes së dënimit të Taliskës, prej nga ku u shënua edhe goli i parë i skuadrës nga Stambolli.
    Ndërkohë, në minutë ne 52-të sulmuesi shqiptar kishte shansin të rrezikonte portën e Fenerbahçes me anë të një gjuajtjeje të lirë. Por, si rrallë herë me fanellën e Sivasporit, Manaj e dërgoi topin në tribunën pas porte. Dy gabime të futbollistit të Kombëtares shqiptare, të cilat e kanë vënë në shënjestër të tifozëve në rrjetet sociale./Sport Ekspres/

  • Incidenti i Murinjos, Ozturk: Nga ka ardhur ai?

    Incidenti i Murinjos, Ozturk: Nga ka ardhur ai?

    Trajneri i Fenerbahçes, Hoze Murinjo, shkaktoi një incident të ri në Turqi – pas ndeshjes çerekfinale të Kupës mes Fenerbahçes dhe Gallatasarajit përfunduar 1-2

    Portugezi i’u afrua nga pas trajnerit të Gallatës Okan Buruk dhe e kapi për hunde, duke bërë që ai të bjerë në tokë dhe të mbulojë fytyrën me duar.

    Trajneri ynë Okan dhe Murinjo uruan arbitrin. Ndërsa Okan vazhdoi më tej, Murinjo fillimisht e sulmoi verbalisht dhe më pas fizikisht – tha zëvendëspresidenti i Gallatasarajit, Metin Ozturk.

    Ai shtoi: “Kush mund ta përballoje këtë? Çfarë mendon ai, nga ka ardhur? Besoj se drejtuesit e Fenerbahçes do të reagojnë dhe do ta sanksionojnë para se ta bëjë federata.

    Ndërkaq pas ndeshjes, tekniku i Gallatës Buruk u përpoq të minimizonte incidentin.

    “Nuk kishte asgjë serioze mes meje dhe Murinjos. Më kapi hundën nga pas, duke lënë një gërvishtje të lehtë. Sigurisht, kjo nuk ishte një lëvizje e mirë apo e denjë”./Sportiim.al

    Vazhdo leximin