Tag: femra

  • 97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

    97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

    Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një raport pothuajse të balancuar, megjithatë në raport me vitet e kaluara, po vihet re një thyerje e balancës në favor të femrave.

    Dy vite më parë, në vitin 2023, të dhënat nga censusi i popullsisë treguan se në Shqipëri kishte afërsisht 1.36 milionë burra dhe 1.39 milionë gra. Kjo përkthehet në një raport prej 102 grash për çdo 100 burra, që do të thotë se kishte rreth 2% më shumë gra sesa burra.

    Nëse e krahasojmë me Bashkimin Europian, më 1 janar 2023, në BE kishte 229 milionë gra dhe 219 milionë burra. Kjo korrespondon me një raport prej 104.6 gra për 100 burra.

    Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të raportit gjinor në favor të grave.

    Ajo çka vihet re ndër vite është se, edhe pse në norma të qëndrueshme, raporti i meshkujve dhe femrave në vendin tonë po shfaq ulje nga viti në vit. Kjo mund të jetë si pasojë e disa faktorëve, si ulja e lindshmërisë dhe emigrimi i gjinisë mashkullore.

  • “Los Anxhelos 2028” sjell parakalimin historik: Numri i pjesëmarrëseve femra më i madh se ai i meshkujve

    “Los Anxhelos 2028” sjell parakalimin historik: Numri i pjesëmarrëseve femra më i madh se ai i meshkujve

    11 Qershor 2025

    11:05

    Telesport

    Revolucioni rozë në sport nuk ndalet. Pas barazisë gjinore të arritur në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe zgjedhjes së fundit dhe padyshim domethënëse të një femre, Kirsty Coventry, si presidente e IOC, tani është shpallur një parakalim historik.
    Në Lojërat Olimpike të “Los Anxhelos 2028” do të ketë më shumë gra se sa burra. Dhe pas këtij vendimi është dora e numrit të ri të sportit olimpik botëror.
    Kapërcimi përpara në krahasim me skuadrën e meshkujve vjen falë rritjes së ekipeve në turneun e futbollit për femra: Do të ketë 16 ekipe kombëtare për femra dhe 12 për meshkuj. Ndërsa në Paris ishte pikërisht e kundërta.
    Në sportin e vaterpolos u shtuan edhe dy skuadra të tjera femrash, duke u bërë 12, si kolegët e tyre meshkuj. Vendimi u mor sot nga IOC dhe efektet janë të qarta: në Los Anxhelos do të kemi 50.7% femra dhe 49.3% meshkuj, 5333 sportiste femra dhe 5167 sportistë meshkuj.
    Kjo është risia më interesante nga pikëpamja sociale dhe kulturore e edicionit të ardhshëm të Olimpiadës, ku po ashtu vijnë disiplinat e reja: bejsbolli/softbolli, kriket T20 etj. Në sport, revolucioni tashmë ka ndodhur.

  • Tirana mposht sërish Skënderbeun, titulli kampion është vetëm një fitore larg

    Tirana mposht sërish Skënderbeun, titulli kampion është vetëm një fitore larg

    Tirana në volejboll për femra i afrohet edhe më shumë titullit kampion, pas triumfit 3-1 ndaj Skënderbeut në finalen e tretë play off luajtur në Farkë (25-21, 25-13, 21-25, 25-17).
    Kjo ishte sfida e shtyrë pak ditë më parë për shkak të aksidentit automobilistik që pati skuadra korçare gjatë udhëtimit për në Tiranë.
    Edhe kjo përballje, ashtu si ajo e parë luajtur në Korçë, u dominua nga vajzat bardheblu, që pavarësisht se humbën një set ishin ndjeshëm më superiore në fushë dhe e merituan fitoren.
    Skënderbeu luajti me hope, shpesh ishte konfuz në lojën e tij dhe çaloi në bllok. Ndërsa Tirana dukej më e karikuar dhe energjike, duke mos  e vënë në diskutim fitoren.
    Tashmë kryeqytetaset janë një fitore larg titullit, që mund të vijë edhe në Korçë më datën 2 maj, në ndeshjen e tretë fitore.
    Finale-Play off, Femra
    Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 0-3
    Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 3-1
    02/5, Skënderbeu – Tirana, 17:00

  • Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra, mund Tiranën në finale dhe e zbret nga froni

    Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra, mund Tiranën në finale dhe e zbret nga froni

    Ekipi i Flamurtarit është shpallur kampion i Shqipërisë në basketboll për femra për sezonin sportiv 2024-2025. Vlonjatet fituan sot 63-53 ndaj Tiranës në finalen e tretë play off, luajtur në Vlorë.
    Flamurtari i fitoi të trija finalet e luajtura, duke triumfuar 3-0 me ndeshje ndaj bardhebluve. Edhe pse pritej një përballje më e fortë mes dy skuadrave më të mira në Shqipëri, këto finale konfirmuan dominimin e vlonjateve.
    Një titull kampion i merituar për Flamurtarin, që e rriti nivelin e lojës së tij ndjeshëm muajt e fundit, duke triumfuar edhe në Ligën Unike. Ndërkohë që sot, bregdetaret ngritën lart edhe titullin e kampionatit.
    Ndeshja e luajtur sot në Vlorë u dominua nga vendaset, që u shkëputën 20-7 që në periodën e parë, epërsi që e ruajtën deri në fund. Përpjekjet e bardhebluve ishin të vakta, pa forcën e duhur për të përmbysur shifrat.
    Ramos me 16 pikë ishte shënuesja më e mirë e skuadrës vlonjate, mbështetur nga Thomas me 13 pikë e Johnson me 12. Për Tiranën u dallua Ndogbwo me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Finale-Femra
    Nd.1, Flamurtari – Tirana, 68-53
    Nd.2, Tirana – Flamurtari, 69-78
    Sot, Flamurtari – Tirana, 63-53 (3-0)

  • Skënderbeu fitore dramatike ndaj Pogradecit dhe shkon në finale, Vllaznia qëndron mes më të mirave

    Skënderbeu fitore dramatike ndaj Pogradecit dhe shkon në finale, Vllaznia qëndron mes më të mirave

    Skënderbeu kampion në volejboll për femra ka siguruar kualifikimin për në finalet play off. Korçaret fituan me shumë vështirësi 3-2 ndaj fqinjeve pogradecare në sfidën e tretë gjysmëfinale luajtur në fushën e tyre, duke fituar 2-1 me ndeshje.
    Fitore me përmbysje e Skënderbeut, që ishte në disavantazh me sete, por falë mbështetjes së publikut arriti të përmbysë shifrat e fitojë (25-15, 23-25, 13-25, 25-21, 15-3). Një ndeshje mjaft e dueluar dhe dramatike, me Pogradecin që largohet kokëlart nga ky turne.
    Në finalet play off, Skënderbeu do të luajë për tyë mbrojtur titullin kampion ndaj Tirtanës, e kualifiukuar më herët. Bardheblutë eliminuan Partizanin në gjysmëfinalet play off.
    Ndërkohë, skuadra e Vllaznisë do të vazhdojë të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm. Shkodranet i fituan me shifrat 3-0 të dy ndeshjet “play out” ndaj Lushnjës, skuadrës që u rendit e dyta në Kategorinë e Parë. Kështu, myzeqaret do të qëndrojnë në atë kampionat.
    Gjysmëfinale-Femra
    Nd.1, Skënderbeu – Pogradeci, 3-1
    Nd.1, Tirana – Partizani, 3-1
    Nd.2, Pogradeci – Skënderbeu, 3-2
    Nd.2, Partizani – Tirana, 1-3 (0-2)
    Nd.3, Skënderbeu – Pogradeci, 3-2 (2-1)
    Play Out-Femra
    Nd.1, Vllaznia – Lushnja, 3-0
    Nd.2, Lushnja – Vllaznia, 0-3 (0-2)

  • Tirana kualifikohet në finalet play off, Pogradeci e Skënderbeu shkojnë me ndeshje shtesë

    Tirana kualifikohet në finalet play off, Pogradeci e Skënderbeu shkojnë me ndeshje shtesë

    Tirana është skuadra e parë finaliste e play off-it në volejboll për femra. Në përfundim të ndeshjeve të dyta gjysmëfinale, bardheblutë avancojnë më tej, ndërsa Skënderbeu e Pogradeci do të shkojnë me ndeshje të tretë.
    Në derbin kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit luajtur në Farkë, skuadra bardheblu fitoi 3-1 ndaj “të kuqve” (25-22, 25-22, 25-27, 25-11), një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.
    Partizani shpresoi deri në fund për të fituar, por pa sukses. Në tri setet e para loja ishte e ekuilibruar dhe me shumë barazime, ndërsa në setin e katërt Tirana ka epërsi dhe fiton pa probleme.
    Në Pogradec, ekipi vendës fitoi 3-2 ndaj Skënderbeut, duke barazuar në 1-1 serinë e sfidave gjysmëfinale. Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, me të dyja skuadrat që dueluan deri në fund, por në fund Pogradeci fitoi 3-2 (25-23, 24-26, 26-24, 23-25, 15-13).
    Të pesta setet u vendosën në pikët e fundit, madje dy prej tyre shkuan në pikët shtesë. Ekuilibër i madh, por në fund liqenoret arritën të triumfojnë, ndërkohë që sfida e tretë do të luhet në mesjavë në Korcë.
    Gjysmëfinale-Femra
    Nd.1, Skënderbeu – Pogradeci, 3-1
    Nd.1, Tirana – Partizani, 3-1
    Nd.2, Partizani – Tirana, 1-3 (0-2)
    Nd.2, Pogradeci – Skënderbeu, 3-2 (1-1)
    Nd.3, Skënderbeu – Pogradeci
    Play Out-Femra
    11/4, Vllaznia – Lushnja, 3-0
    16/4, Lushnja – Vllaznia, 12:00

  • Tirana triumfon në derbin ndaj Partizanit, Skënderbeu përmbys Pogradecin fqinj

    Tirana triumfon në derbin ndaj Partizanit, Skënderbeu përmbys Pogradecin fqinj

    Skënderbeu dhe Tirana udhëheqin 1-0 serinë e gjysmëfinaleve play off në volejboll për femra pas fitoreve të arritura në sfidat e para. Në Korçë, ekipi i Skënderbeut mundi 3-1 fqinjët e Pogradecit (23-25, 25-23, 25-17, 25-20).
    Një ndeshje që vendaset e nisën keq, por më pas korçaret arritën të përmbysin shifrat në tri setet e tjera. Gjithsesi, Pogradeci tregoi një lojë më të mirë se ajo e shfaqur në kampionat, duke synuar surprizën në këto takime.
    Në Farkë, skuadra e Tiranës fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas (25-20, 21-25, 25-20, 25-9). Një ndeshje e ekuilibruar për tri sete, ku të dyja ekipet dueluan fort me nëjra-tjetrën për fitoren.
    Partizani u përpoq të befasojë vajzat bardheblu, që janë skuadra më në formë e momentit, por pa sukses. Në fund Tirana e rriti ndjeshëm nivelin e lojës së saj, duke mposhtur me meritë “të kuqtë” dhe synojnë finalet play off.
    Gjysmëfinale-Femra
    Nd.1, Skënderbeu – Pogradeci, 3-1 (1-0)
    Nd.1, Tirana – Partizani, 3-1 (1-0)
    13/4, Partizani – Tirana, 16:00
    13/4, Pogradeci – Skënderbeu, 17:00
    Play Out-Femra
    11/4, Vllaznia – Lushnja, 16:00
    16/4, Lushnja – Vllaznia, 12:00

  • Studenti gjysmëfinalisti i fundit, përcaktohen çiftet play off për meshkuj e femra

    Studenti gjysmëfinalisti i fundit, përcaktohen çiftet play off për meshkuj e femra

    8 Prill 2025

    9:31

    Telesport

    Studenti është ekipi i fundit gjysmëfinalist në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit fituan 3-1 ndaj Teutës në sfidën e tretë para-play off (25-21, 18-25, 25-17, 25-20), duke avancuar më tej.
    Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u komandua nga kryeqytetasit, që bënë një paraqitje më të mirë, duke ndalur aventurën e Teutës. Në gjysmëfinale, Studenti do të përballet me Partizanin.
    Gjysmëfinalja tjetër për meshkuj është ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës. Për femra, dy ndeshjet gjysmëfinale janë derbi Tirana-Partizani dhe sfida mes dy skuadrave juglindore Skënderbeu-Pogradeci.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Partizani – Studenti
    Skënderbeu – Tirana
    Gjysmëfinale-Femra
    Skënderbeu – Pogradeci
    Tirana – Partizani

  • Dyfishohen të punësuarit nga shtëpia në vend! Në 2024 rezultuan 2730 punëmarrës, 66% femra

    Dyfishohen të punësuarit nga shtëpia në vend! Në 2024 rezultuan 2730 punëmarrës, 66% femra

    Nëse gjatë pandemisë ishte detyrim, tashmë puna nga shtëpia për shumë persona po shihet si një oportunitet duke harmonizuar kohën dhe të ardhurat.

    “Në tre vitet e fundit, numri i punëmarrësve nga shtëpia është dyfishuar. Vitin që lamë pas në Shqipëri rezultojnë afro 2700 persona që kryejnë punë nga shtëpia”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

    Të dhënat e publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore tregojnë femrat janë ato që preferojnë të punojnë më shumë nga shtëpia.

    “Gratë dhe vajzat dominojnë në punësimin në distancë nga banesa. 66 % e punëmarrësve që punojnë nga shtëpia janë gra dhe vajza”, shprehet gazetarja.

    Vitin që lamë pas në vendin tonë rezultojnë 1790 femra që kryejnë punë me kohë të plotë ose të pjesshme. Në krahasim me vitin 2023 kemi 15-fishim të numrit të grave me këtë formë punësimi.

    Sipas ekspertëve të punuarit nga shtëpia po shihet si një mundësi që krijon më shumë pavarësi. Shmang trafikun dhe rrit kursimet për transport. Por ka edhe jo pak mangësi si vështirësi në vlerësimin e performances, moskontakti me kolegë dhe marrëdhënie pune në grup.

  • Partizani e Pogradeci fitojnë eliminatoret play off, sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ja çiftet

    Partizani e Pogradeci fitojnë eliminatoret play off, sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ja çiftet

    Janë luajtur ndeshjet e dyta eliminatore të fazës para-play off në volejboll për femra, të cilat kanë nxjerrë Partizanin dhe Pogradecin si dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste. Ato do t’i bashkohen Skënderbeut e Tiranës, të kualifikuara direkt.
    Në ndeshjen e luajtur në Durrës, ekipi i Partizanit fitoi 3-2 ndaj Teutës vendase (22-25, 25-22, 15-25, 25-17, 15-13). Një ndeshje me luhatje në lojën e të dyja skuadrave, mjaft dramatike në setin final, ku në fund triumfoi ekipi kryeqytetas.
    Po kaq interesante edhe ndeshja luajtur në Farkë, ku Pogradeci mposhti 3-2 Dinamon (14-25, 22-25, 25-19, 25-23, 15-4). Kryeqytetaset shpërdoruan një avantazh prej dy setesh, duke mos bërë dot hapin e fundit, ndërsa Pogradeci nuk u dorëzua e fitoi me përmbysje.
    Në gjysmëfinale, skuadra kampione e Skënderbeut do të përballet me Pogradecin në derbin juglindor. Ndërsa sfida tjetër është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
    Femra, faza para-play off
    Nd.1, Partizani – Teuta, 3-0
    Nd.1, Pogradeci – Dinamo, 3-0
    Nd.2, Teuta – Partizani, 2-3 (0-2)
    Nd.2, Dinamo – Pogradeci, 2-3 (0-2)
    Gjysmëfinale-Femra
    Skënderbeu – Pogradeci
    Tirana – Partizani