Tag: femra

  • Çmimet e ‘France Football’ 2025, ja trofetë

    Çmimet e ‘France Football’ 2025, ja trofetë

    I dhënë çdo vit nga France Football që nga viti 1956, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohje të arritjeve të shquara dhe talentit të jashtëzakonshëm.Edicioni i 69-të i çmimeve zhvillohet në Théâtre du Châtelet në Paris

    Cilat çmime do të ndahen në ceremoninë e Topit të Artë® 2025?

    Topi i Artë për Meshkuj (lojtari më i mirë, sezoni 2024/25)

    Topi i Artë për Femra (lojtarjamë e mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Kopa për Meshkuj (lojtari më i mirë i ri, sezoni 2024/25)

    Trofeu Kopa për Femra (lojtarja më e mirë i ri, sezoni 2024/25)

    Trofeu Yashin për Meshkuj (portieri më i mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Yashin për Femra (portierja më e mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Gerd Müller për Meshkuj (shënuesi më i mirë në ekipin klub/kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu Gerd Müller për Femra (shënuesja më e mirë në ekipin klub/kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu Johan Cruyff për Meshkuj (trajneri më i mirë në ekipin klub/kombëtar, 2024/25 sezoni)

    Trofeu Johan Cruyff për Femra (trajnerja më e mirë në klub/ekipin kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu i Klubit të Vitit për Meshkuj

    Trofeu i Klubit të Vitit për Femra

    Çmimi Sócrates

    Vazhdo leximin

  • Bretkosat femra ‘shtiren të vdekura’ për të shmangur çiftëzimin me meshkuj që nuk i pëlqejnë

    Bretkosat femra ‘shtiren të vdekura’ për të shmangur çiftëzimin me meshkuj që nuk i pëlqejnë

    Një studim i ri ka zbuluar se disa bretkosa femra përdorin një strategji të pazakontë për të shmangur çiftëzimin e padëshiruar: ato shtiren sikur kanë vdekur. Bretkosat bëhen krejtësisht të pajeta, qëndrojnë të kthyera përmbys dhe mbajnë frymën, duke krijuar përshtypjen se kanë ndërruar jetë. Kjo është metoda më ekstreme për t’i shpëtuar meshkujve këmbëngulës.

    Rezulton se “shtirja si e vdekur” nuk është vetëm taktikë e opossumëve, por edhe një armë mbijetese për bretkosat femra që nuk duan të pranojnë meshkuj të padëshiruar.

  • Tirana për femra e nis sezonin e ri si kampione, fiton Kupën e Federatës

    Tirana për femra e nis sezonin e ri si kampione, fiton Kupën e Federatës

    7 Shtator 2025

    21:15

    Telesport

    Tirana është shpallur të dielën fituese e Kupës së Federatës në volejboll për femra për vitin 2025. Në finalen e luajtur në sallën sportive në Farkë, skuadra kryeqytetase mundi 3-1 Pogradecin (25-20, 25-19, 23-25, 25-21).
    Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, me bardheblutë që ishin një “marsh” më shumë se rivalet liqenore. Pogradeci, që këtë sezon ka bërë mjaft përforcime e investime, synonte trofeun e parë në histori, por pa sukses.
    Duket qartë se te pogradecaret ka ende punë për të bërë, ndërkohë që Tirana u duk një ekip më solid, sidomos në lojën mbrojtëse. Kapitenia Enkelenda Braho ishte lidere në fushë për Tiranën, që e meritoi fitoren.
    Epërsia e skuadrës kryeqytetase ishte e ndjeshme, duke bërë diferencën në momentet vendimtare. Gjithsesi, ky sezon premton shumë spektakël në volejbollin e femrave, pasi disa skuadra pretendojnë titullin.

  • Italia e pathyeshme prej 36 ndeshjesh, shpallet kampione e botës në volejboll për femra

    Italia e pathyeshme prej 36 ndeshjesh, shpallet kampione e botës në volejboll për femra

    7 Shtator 2025

    16:44

    Telesport

    Kombëtarja e Italisë në volejboll për femra është shpallur sot kampione e botës. Në finalen e luajtur në Bankok (Tajlandë) ato fituan 3-2 ndaj Turqisë.
    Një ndeshje emocionuese, me shumë rivalitet, vendosur në setin final (25-23, 13-25, 26-24, 19-25, 15-8). Pas medaljes së bronztë në vitin 2018 dhe asaj të argjendtë në vitin 2022, kombëtarja “azzurre” vari sot në qafë medaljen e artë.
    Kjo është fitorja e 36-të radhazi në arenën ndërkombëtare për kombëtaren italiane të drejtuar nga trajneri Julio Velasco, që e dominoi këtë turne. Italia është edhe kampionia olimpike në fuqi në volejboll për femra.
    Turqia kënaqet me vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë, ndërsa medalja e bronzit u fitua nga Brazili, që fitoi po 3-2 ndaj Japonisë në “finale e vogël”.

  • Botërori i Volejblollit për vajza/ Italia mposht Brazilin, shkon në finale me Turqinë

    Botërori i Volejblollit për vajza/ Italia mposht Brazilin, shkon në finale me Turqinë

    Gjysmëfinale dramatike në Bangkok mes Italisë dhe Brazilit për femra. Pas rezultatit 2-2 u desh seti i pestë për të përcaktuar kombëtaren që do të shkonte në finale me Turqinë dhe ajo është Italia.

    Kampionët Olimpikë në Paris 2024 dhe fituesit e Ligës së Kombeve, për femra, Italia, të udhëhequr nga Julio Velasko, fituan pak minuta më parë të drejtën për të luajtur në finalen e Kupës së Botës.

    Një fitore 3-2 (22-25, 25-22, 28-30, 25-22, 15-13) kundër Brazilit siguroi një vend në finalen e së dielës në Tajlandë, ku Italia do të përballet me Turqinë e cila pak më herët kaloi me plot vuajtje Japoninë 3-1.

    Vazhdo leximin

  • Botërori i Volejbollit për vajza/ Turqia për herë të parë në finale

    Botërori i Volejbollit për vajza/ Turqia për herë të parë në finale

    Në gjysmëfinalen e parë të Botërorit numër 20 për femra, Turqia arriti të mposhtë 3-1 Japoninë duke siguruar për herë të parë në histori një finale të këtij niveli. Vendimtare shtatlartet Melisa Vargas (1.94m) dhe Ebrar Karaturk (1.96m).

    Ndërkaq Brazili do të përballet me Italinë në gjysmëfinalet e dytë në orën 14:30 të Kampionatit Botëror të Volejbollit për Femra që po zhvillohet në Bankong, Tajlandë.

    Kombëtarja braziliane mposhti Francën 3-0 në çerekfinale, duke siguruar kualifikimin e saj me një fitore 27-25, 33-31, 25-19 në stadiumin e mbyllur Huamark në Bangkok. Amerikano-jugorët do të kthehen në aksion pas pak, kur do të përballen me Italinë e Julio Velascos./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • ‘Gjëja e mirë nuk na pëlqen, nëse nuk jemi në lartësinë e saj’

    ‘Gjëja e mirë nuk na pëlqen, nëse nuk jemi në lartësinë e saj’

    Thënie nga Friedrich Nietzsche:

    Jeto çdo ditë të jetës sate sikur të ishte e para, sikur të ishte e fundit.Çfarë s’më vret, më bën më të fortë.Një femër e bukur ka diçka të ngjashme me të vërtetën: të dyja japin më shumë kënaqësi kur i dëshiron sesa kur i zotëron.Çdo gjëje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.Gjëja e mirë nuk na pëlqen, nëse nuk jemi në lartësinë e saj.Te femra gjithçka është enigmë, por gjithçka ka zgjidhje: kjo quhet shtatzëni.Koha ime nuk ka ardhur akoma: disa lindin para kohe.Për femrën, mashkulli është një mjet, qëllimi i të cilës është përherë një fëmijë.Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin bashkë, martesat e mira do të ishin shumë më tepër.Meshkujt hiqen si të pashpirt, por në fakt, femrat janë të tilla. Femrat hiqen si të ndjeshme, por në fakt, meshkujt janë të tillë.Jeta përbëhet nga çaste të rralla me intensitet të madh e intervale të panumërta. Por, pjesa më e madhe e njerëzve, duke mos njohur çastet magjike, jeton vetëm intervalet.Të mos flasësh aspak për veten është hipokrizi e sofistikuar.Nëse të gjitha lëmoshat do të jepeshin vetëm për mëshirë, të gjithë lypësit do të vdisnin urie.Gjumi nuk është art i vogël: duhet kaluar e gjithë dita zgjuar për ta arritur.Kështu arsyetojnë të gjithë peshqit: “gjësë që ata s’ia prekin fundin, është pa fund”.Femra qe gabimi i dytë i Zotit.Në dashurinë e vërtetë, shpirti përqafon trupin.Nëse shikon gjatë brenda errësirës, edhe errësira do të shikojë brenda teje.Në hakmarrje e në dashuri femra është më e egër sesa mashkulli.Pak janë femrat e ndershme që nuk janë lodhur së luajturi këtë rol.E duam jetën, jo ngaqë jemi të prirë të jetojmë, por ngaqë jemi të prirë të duam.Të gjithë duan fronin, sikur lumturia të gjendej në fron! Shpesh në fron rri llumi, e shpesh edhe froni është mbi llum.Ka gjithmonë një grimcë çmendurie në dashuri, ashtu siç ka gjithmonë një grimcë logjike në çmenduri.Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi vrarë.Poetët nuk kanë skrupuj kundrejt përvojave intime të tyre: i shfrytëzojnë.Nuk është forca, por aftësia e një ndijimi të gjatë që i bën njerëzit superior.Suksesi ka qenë gjithmonë gënjeshtari më i madh.Asnjë fitues nuk i beson rastësisë.Të qeshësh do të thotë të kënaqesh me vuajtjen e tjetrit, por me ndërgjegje të qetë.Shpesh, një nënë, më shumë se të birin, do veten e saj në të.Disa nëna kanë nevojë për fëmijë të palumtur, që të mund të shfaqin mirësinë e tyre prej nëne.Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni.Parapëlqej njerëzit që janë të tejdukshëm si ujërat, që lejojnë të shohim papastërtitë në fund.Njeriu është vetëm një gabim i Zotit apo Zoti është vetëm një gabim i njeriut?Fati ynë ushtron ndikimin e tij mbi ne edhe kur ne nuk e kemi kuptuar natyrën e tij: e ardhmja jonë përcakton ligjet e të sotmes sonë.Nuk mund të ketë një Zot, pasi po të kishte, nuk mund të mos isha unë.Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.Kush ka një “sepse”, kalon çdo “si?”.Nuk ekzistojnë fenomene morale, ekzistojnë vetëm interpretime morale të fenomeneve.Edhe hyjnitë, më kot luftojnë kundër mërzisë.Më mirë të biesh në duart e vrasësit se në ëndrrat e femrës epshore.Pas një njeriu që ka rënë në ujë hidhemi pa ngurrim, nëse përreth nesh ka njerëz që nuk guxojnë ta bëjnë.A duhet mallkuar patjetër atje ku nuk mund të dashurohet?Femra mëson të urrejë gradualisht me humbjen e aftësisë së magjepsjes.Është shenjë dalluese e madhështisë, lumturimi i të tjerëve me dhurata të vogla.Meshkujt duan dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ata duan femrën, si lojën më të rrezikshme.Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund t’i shijosh disa herë gjërat për herë të parë.Insektet nuk pickojnë se janë shpirtligj, por sepse duan të jetojnë; po kështu edhe kritikët: duan gjakun tonë, jo dhimbjen tonë.Kujtesa më thotë se unë e kam bërë këtë gjë, krenaria më thotë se nuk e kam bërë: më në fund kujtesa lëshon pe.Duhet të kemi një kaos përbrenda për të ngjizur një yll vallëzues.E vërteta është një prej shumë joshjeve letrare.Sa më lart të ngjitesh, aq më i vogël do t’u dukesh syve ziliqarë.Kush nuk ka krahë, të mos qëndrojë mbi greminë.Jo çdo fjalë i përshtatet çdo goje.Edhe Zoti ka ferrin e tij: është dashuria që ai ka për njerëzit.Femrat edhe mund të lidhin miqësi me një mashkull, por që ta mbajnë atë, nevojitet ndonjë antipati e vogël fizike.Femrat e shoqërisë së lartë mendojnë se diçka nuk ekziston, nëse nuk mund të flitet haptas për të.Femra nuk është e aftë për miqësi, ajo njeh vetëm dashurinë.Duhet më shumë kurajë për të ndaluar apo për t’u kthyer pas, sesa për të bërë përpara.E vërteta është se e vërteta ndryshon.E ardhmja e ndikon të tashmen aq sa e shkuara.Nëse ke shumë për të dhënë, një ditë ka mijëra xhepa.Diell, po të mos ishin njerëzit që i ngroh e u jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote?Në fakt, dashuria e ka shpagimin e saj ashtu si në qiell edhe mbi tokë.Dashuria është ajo gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ndryshe nga ç’janë.Çfarë bëhet për dashuri është gjithmonë përtej të mirës dhe të keqes.Çdo ditë çuditem: unë nuk e njoh veten.Kemi artin që të mos vdesim prej se vërtetës.E kam të vështirë të mbaj mend qëndrimet e mia, pa kujtuar arsyet për këto qëndrime.Kush shkruan aforizma dhe i shkruan ato me gjak, nuk dëshiron ta lexojnë, por ta mësojnë përmendësh./ KultPlus.com

  • Gratë, sipas Balzakut

    Gratë, sipas Balzakut

    Honoré de Balzac ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të. Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Scènes de la vie privée (Skena të jetës private).

    Në vijim mund të lexoni disa thënie të veçanta për femrat nga kryevepra e Balzak, “Komedia njerëzore”

    “Thonë se njerëzit janë të egër, edhe tigrat gjithashtu; por, as mizoritë e tigrave, as të nepërkave, as të diplomatëve, as të përfaqësonjësve të ligjës, as të xhelatëve, as të mbretërve nuk mund të krahasohen me dashurinë plot vrer, me ligësinë e ëmbël, me përbuzjen barbare që tregon një femër kundrejt një tjetre, kur njëra e quan veten më të bukur, më të lartë nga fisi e nga pasuria se tjetra, sidomos kur bëhet fjalë për martesë dhe për epërsi; me një fjalë, mizoritë që përmendëm, nuk mund të krahasohen me rivalitetin që kanë gratë midis tyre”.

    “Gratë, pasi e kanë transformuar një burrë në qengj, arrijnë gjithnjë ta bindin se është luan dhe se ka një karakter të hekurt”.

    “Ka disa femra që, kur ndahen, venë dhe gjejnë menjëherë një tjetër, shpesh ia rrëmbejnë nga duart dikujt, me gjasa kundërshtares. Këto femra ose e vrasin të dashurin e tyre, fizikisht apo moralisht, ose e degdisin në fund të botës; këto gra i ka rrëmbyer dallga fisnike e pasionit që shfaqet tek to më i fortë se çdo ndjesi drejtësie njerëzore; kjo ka bukurinë e saj. Ka femra të tjera që, kur gjenden ballë përballë me fatkeqësinë e ndarjes, humbjes së një dshurie, ulin kokën dhe vuajnë në heshtje; të gjithë thjesht ecim në rrugën drejt vdekjes, por këto femra ecin drejt saj gjysmë të vdekura, të ndrydhura, qajnë dhe ndihen fajtore, ato luten për njeriun që u shkaktoi dhimbjen dhe e kuptojnë atë deri në çastet e fundit të jetës; kjo është dashuri, dashuria e vërtetë, dashuria e engjëjve, që ka dhimbjen si ushqim dhe prej dhimbjes vdes”.

    “Rrudhosja e lëkurës është një fakt i pashpjegueshëm, e prapë së prapë i natyrshëm, i cili qysh nga krijimi i botës, i ka hedhur në dëshpërim mjekësinë dhe gratë”.

    “Ç’i shtyn gratë të shohin në shumë raste vetëm të metat te një njeri i talentuar dhe vetëm cilësitë te një budalla? Sepse ato kanë simpati të madhe për aftësinë e budallait për të qenë pa problem lajkatar, e si i tillë ai i lëvdon gratë pa menduar fare nëse është e vërtetë lëvdata, ai ua fsheh të metat e tyre. Kurse njeriu i talentuar ndjehet superior, për fat të keq ai nuk ia jep askujt kënaqësinë për t’i kompensuar nëpërmjet fjalëve të tij të metat e veta”

    “Zemra e një nëne është një humnerë, në fund të së cilës gjendet gjithnjë falja”. /KultPlus.com

  • Në cilin qark lindin më shumë meshkuj? Në Shqipëri lindin 107 meshkuj për 100 femra

    Në cilin qark lindin më shumë meshkuj? Në Shqipëri lindin 107 meshkuj për 100 femra

    Shqipëria po përballet prej vitesh me një rënie të ndjeshme të popullsisë, një fenomen që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në raportet statistikore të publikuara nga institucionet zyrtare. Kjo tendencë negative është rezultat i një kombinimi faktorësh, ku dy prej më të rëndësishmëve janë emigrimi masiv dhe rënia e lindshmërisë. Numri i lindjeve ka pësuar rënie të konsiderueshme, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të jetë gjithnjë e më e ulët.

    Por përtej rënies së numrit të përgjithshëm të lindjeve, një aspekt po aq interesant dhe domethënës është shpërndarja e lindjeve sipas qarqeve dhe raporti gjinor mes meshkujve dhe femrave. Sipas të dhënave, qarku me numrin më të madh të lindjeve në vend ishte Tirana, ku u regjistruan 8,893 lindje. Kjo është në përputhje me faktin që Tirana është zona më e populluar e Shqipërisë dhe qendra kryesore urbane.
    Një tjetër element që tërheq vëmendjen është raporti gjinor në lindje, pra sa meshkuj lindin për çdo 100 femra. Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, lindin mesatarisht 107 meshkuj për çdo 100 femra. Qarku i Lezhës rezulton të ketë raportin më të lartë gjinor në vend, me 117 meshkuj për çdo 100 femra të lindura.
    Pas Lezhës, numër i lartë lindjesh të gjinisë mashkullore është regjistruar edhe në qarkun e Vlorës. Ndërkohë, qarku i Dibrës renditet i treti në këtë drejtim, ku për çdo 100 vajza lindin 116 djem. Në të kundërt, Gjirokastra është i vetmi qark në Shqipëri ku lindin më shumë femra sesa meshkuj.
    Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, raporti gjinor i popullsisë gjithsej për vitin 2025 vlerësohet në 97.8 meshkuj për 100 femra. Kjo ndodh për disa arsye si emigrimi më i lartë i meshkujve dhe jetëgjatësia më e madhe tek femrat

  • Gratë së shpejti mund të kërkojnë një shofere femër në “Uber” në këto qytete të SHBA-së

    Gratë së shpejti mund të kërkojnë një shofere femër në “Uber” në këto qytete të SHBA-së

    Uber po piloton një opsion të ri për aplikacionin e saj në SHBA që do t’u lejojë pasagjereve femra të kërkojnë shofere femra, një veprim që vjen pasi kompania është përpjekur prej kohësh të parandalojë sulmet seksuale në platformën e saj.
    Funksioni, i quajtur Preferencat e Grave, do të lançohet në një fazë pilot në Los Angeles, San Francisco dhe Detroit në javët e ardhshme, tha Uber në një postim në blog të mërkurën. Kjo shënon herën e parë që aplikacioni popullor për ndarjen e udhëtimit po e sjell këtë opsion në shërbimin e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi e lançoi atë në 40 vende të tjera.

    Uber i bashkohet Lyft dhe aplikacioneve të tjera të thirrjes së taksive, si HERide dhe Just Her Rideshare, të cilat lidhin pasagjeret femra me shoferet femra.
    “Në të gjithë SHBA-në, gratë që udhëtojnë me biçikletë dhe shofere na kanë thënë se duan që ky opsion të përputhet me gra të tjera në udhëtime”, tha në një njoftim për shtyp Camiel Irving, nënkryetare e operacioneve në SHBA dhe Kanada.
    Gratë që udhëtojnë me biçikletë në qytetet ku kjo veçori është e disponueshme do të shohin një opsion të ri të quajtur Gratë Shofere. Ato gjithashtu do të jenë në gjendje të rezervojnë paraprakisht udhëtime me gra shofere dhe të caktojnë një preferencë në aplikacion për t’u lidhur me një shofere femër.
    Funksioni funksionon në të dyja drejtimet, shoferet femra do të jenë në gjendje të kërkojnë edhe pasagjere femra me një opsion të ri “Preferenca për Udhëtaren Gra” në menynë e cilësimeve. Udhëtarët dhe shoferët do të jenë ende në gjendje të lidhen më gjerësisht me pasagjerë dhe shofere jo-femra nëse dëshirojnë, edhe me këto preferenca të vendosura.
    Kompania kreu testime dhe mblodhi reagime nga tregje të tjera si Gjermania dhe Franca për t’u siguruar që funksioni do të funksiononte në mënyrë të besueshme duke pasur parasysh se shumica e shoferëve të Uber janë burra, shkroi Irving në postimin në blog të Uber.
    Sulmet seksuale kanë qenë një problem për Uber për vite me radhë, gati 6,000 raportime për sulme seksuale u bënë nga viti 2017-2018, sipas raportit të sigurisë së Uber. Ky numër ka rënë ndjeshëm në 2,717 deri në vitin 2022, thotë raporti, megjithëse pesë pasagjerë paditën Uber në vitin 2022 për incidente sulmesh seksuale që ndodhën midis gushtit 2021 dhe shkurtit 2022.
    Komisioni i Shërbimeve Publike të Kalifornisë gjobiti Uber me 59 milionë dollarë në vitin 2020 për mosdhënien e të dhënave të sulmeve seksuale, por kjo gjobë u ul në 150,000 dollarë pasi kompania arriti një marrëveshje që i kërkonte asaj të ofronte të dhëna anonime mbi incidentet e sulmeve seksuale.
    Uber ka lançuar veçori të tjera për të promovuar sigurinë vitet e fundit, të tilla si një qendër në aplikacion për menaxhimin e preferencave të sigurisë.