Tag: femra

  • Kulturistet femra kanë rrezik më të lartë për infarkt

    Kulturistet femra kanë rrezik më të lartë për infarkt

    Sipas një studimi të ri të publikuar në European Heart Journal, femrat që merren me bodybuilding kanë një rrezik të shtuar për vdekje të papritur nga zemra. Kjo lloj vdekjeje, që ndodh pa paralajmërim për shkak të problemeve kardiake, përbën një përqindje “jashtëzakonisht të lartë” të vdekjeve mes grave që ushtrojnë këtë sport. 

    Studimi, i pari i këtij lloji që analizon sistematikisht vdekjet e kulturisteve, zbuloi gjithashtu një përqindje të lartë vetëvrasjesh dhe vrasjesh në këtë grup. Dr. Marco Vecchiato nga Universiteti i Padovës shpjegoi se kulturistet shpesh i nënshtrohen trajnimeve ekstreme, agjërimeve dhe dehidratimit për të arritur formën e dëshiruar, si dhe përdorin substanca për rritjen e performancës, faktorë që dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut.

    Në studim u përfshinë 9447 femra që kishin marrë pjesë në të paktën një garë të International Fitness and BodybuildingFederation midis viteve 2005–2020. Studiuesit identifikuan 32 vdekje, me moshë mesatare 42 vjeç.

    Vdekja e papritur kardiake ishte shkaku kryesor, që përbënte 31% të rasteve, dhe rreziku ishte mbi 20 herë më i lartë te kulturistet profesioniste krahasuar me ato amatore. Për më tepër, 13% e vdekjeve ishin për shkak të vetëvrasjes apo vrasjes, katër herë më shumë sesa tek meshkujt kulturistë.

    Sipas dr. Vecchiato-s, kjo tregon se, përveç rreziqeve kardiovaskulare, gratë në këtë sport mund të përballen me presione të forta psikologjike dhe sociale, që lidhen me imazhin trupor, përdorimin e substancave apo kërkesat ekstreme të disiplinës.

    Ai theksoi se kërkohet një ndryshim në kulturën e sportit për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtyre rreziqeve, si dhe nevoja që mjekët sportivë të kryejnë kontrolle parandaluese edhe tek atletet e reja që duken të shëndetshme.

    Studiuesit do të analizojnë tani të dhënat e kulturisteve në periudha të ndryshme për të parë nëse praktikat e reja kanë ndikuar në shkallën e vdekjeve. / Talker News – Syri.net

  • E pranoi! Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar sipas Ronaldo Sharkës!

    E pranoi! Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar sipas Ronaldo Sharkës!

    Gazetari dhe personazhi i njohur i ekranit, Ronaldo Sharka, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mendim personal, që ka ngjallur reagime dhe komente në rrjet. I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh pa filtra, Ronaldo iu përgjigj një pyetjeje të guximshme gjatë një sesioni “pyetje-përgjigje” me fansat.
    “Femra më seksi në showbiz?” — ishte pyetja e një ndjekësi kureshtar. Sharka nuk e zgjati shumë dhe e dha menjëherë përgjigjen: “Gixhari :)”, duke iu referuar aktores së njohur Olta Gixhari.
    Për t’i dhënë më shumë peshë përgjigjes së tij, gazetari e shoqëroi komentin edhe me një foto provokuese të vetë Oltës, ku ajo shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një stil tërheqës.
    Zgjedhja e tij nuk është befasuese për ata që e ndjekin karrierën e Gixharit, e cila njihet për sharmin, linjat elegante dhe prezencën e saj të fortë në ekran. Ajo ka qenë gjithmonë një nga figurat më të komentuara në mediat rozë, si për rolet e saj në aktrim ashtu edhe për paraqitjet e saj publike.
    Ky koment i Ronaldos ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur diskutime mes fansave, ku një pjesë janë dakord me zgjedhjen, ndërsa të tjerë kanë përmendur emra të ndryshëm nga showbiz-i shqiptar.

  • Pesë mijë garues në Maratonën e Tiranës, fituesit e të gjitha kategorive

    Pesë mijë garues në Maratonën e Tiranës, fituesit e të gjitha kategorive

    Tirana u kthye në kryeqendrën e sportit këtë të diel me zhvillimin e edicionit të nëntë të Maratonës së Tiranës. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi pesë mijë garues në disiplina të ndryshme, duke përfshirë profesionistë dhe amatorë.
    Ngjarja bëri bashkë figura të njohura të sportit, artit dhe politikës, të cilët vrapuan për kauza të ndryshme sociale. Maratona tërhoqi gjithashtu shumë pjesëmarrës të huaj, që shfrytëzuan mundësinë për të vizituar kryeqytetin.
    Në garën e 42 kilometrave për meshkuj, fitues u shpall keniani Benard Kiprotich me kohën 2:21:35. Tek femrat, vendin e parë e mori Chelangat Sang me rezultatin 2:39:21. Ashtu si në edicionet e mëparshme, sportistët kenianë dominuan podiumin.
    Fituesit:
    10km-FEMRA- NDERKOMBËTAR
    Vendi 1- Redia Dauti
    Vendi 2- Sebahat Demir
    Vendi 3- Natalie Wangler
    10km-MESHKUJ- NDERKOMBËTAR
    Vendi 1- Adam Lomb
    Vendi 2- Albion Ymeri
    Vendi 3- Krsysztof Szanowski
    21km-FEMRA-NDERKOMBËTAR
    Vendi 1- Valentine Jebet
    Vendi 2- Jacinta Kavindu
    Vendi 3- Kristina Pura
    21km-MESHKUJ- NDERKOMBËTAR
    Vendi 1-Hillary Kimaiyo
    Vendi 2- Raphael Gacheru Karita
    Vendi 3- Kennedy Kipkemoi Rono
    42km-FEMRA- NDERKOMBËTAR
    Vendi 1- Chelangat Sang
    Vendi 2- Rose Jepchumba
    Vendi 3- Lina Jepkemoi Kaino
    42km-MESHKUJ- NDERKOMBËTAR
    Vendi 1- Benard Kiprotich Too
    Vendi 2- Derrick Chege Njoroge
    Vendi 3- Shedeack Kiptoo Kimoiyo
    10km-FEMRA-SHQIPTARE
    Vendi 1- Elisabeta Marku
    10km-MESHKUJ-SHQIPTAR
    Vendi 1- Thomas Greco
    21km-FEMRA-SHQIPTARE
    Vendi 1- Julinda Peshku
    21km-MESHKUJ-SHQIPTAR
    Vendi 1- Gent Muca
    42km-FEMRA-SHQIPTARE
    Vendi 1- Blerina Bregu
    42mk-MESHKUJ-SHQIPTAR
    Vendi 1- Ilir Kellezi

  • “Tirana Marathon 2025” thyen rekord pjesëmarrjeje/ 5000 atletë nga e gjithë bota, ja fituesit

    “Tirana Marathon 2025” thyen rekord pjesëmarrjeje/ 5000 atletë nga e gjithë bota, ja fituesit

    Kryeqyteti shqiptar u shndërrua këtë të dielë në një pistë gjigande vrapimi, ku mijëra sportdashës nga Shqipëria dhe mbarë bota morën pjesë në edicionin e nëntë të “Tirana Marathon”.
    Përmes një atmosfere festive dhe energjike, me pjesëmarrjen e mbi 5000 garues nga 56 shtete, maratona e këtij viti theksoi edhe një herë karakterin ndërkombëtar dhe përfshirës të këtij aktiviteti që është tashmë pjesë e kalendarit të përvitshëm sportiv në Shqipëri.
    Maratona e këtij viti u zhvillua në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmë-maratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.
    Të pranishëm ishin jo vetëm atletë profesionistë, por edhe qytetarë të thjeshtë, të rinj e të moshuar, të cilët ndanë të njëjtën pistë për një qëllim të përbashkët, promovimin e shëndetit, sportit dhe solidaritetit.
    LISTA E FITUESVE
    10k-FEMRA-NDERKOMBETAR
    Vendi 1- Redia Dauti
    Vendi 2- Sebahat Demir
    Vendi 3- Natalie Wangler
    10k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
    Vendi 1- Adam Lomb
    Vendi 2- Albion Ymeri
    Vendi 3- Krsysztof Szanowski
    21k-FEMRA-NDERKOMBETAR
    Vendi 1- Valentine Jebet
    Vendi 2- Jacinta Kavindu
    Vendi 3- Kristina Pura
    21k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
    Vendi 1-Hillary Kimaiyo
    Vendi 2- Raphael Gacheru Karita
    Vendi 3- Kennedy Kipkemoi Rono
    42k-FEMRA-NDERKOMBETAR
    Vendi 1- Chelangat Sang
    Jesus’ Tomb Is Opened And Scientists Find Something UnbelievableJournalistateHorse Gives Birth To Foal – The Vet Sees ItArticles VallyVendi 2- Rose Jepchumba
    Vendi 3- Lina Jepkemoi Kaino
    42k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
    Vendi 1- Benard Kiprotich Too
    Vendi 2- Derrick Chege Njoroge
    Vendi 3- Shedeack Kiptoo Kimoiyo
    10k-FEMRA-SHQIPTARE
    Vendi 1- Elisabeta Marku
    10k-MESHKUJ-SHQIPTAR
    Vendi 1- Thomas Greco
    21k-FEMRA-SHQIPTARE
    Vendi 1- Julinda Peshku
    21k-MESHKUJ-SHQIPTAR
    Vendi 1- Gent Muca
    42k-FEMRA-SHQIPTARE
    Vendi 1- Blerina Bregu
    42k-MESHKUJ-SHQIPTAR
    Vendi 1- Ilir Kellezi

  • Maratona Nderkombëtare e Tiranës, dominojnë atletët kenianë

    Maratona Nderkombëtare e Tiranës, dominojnë atletët kenianë

    U mbyll këtë të diele edicioni i 9 i Maratones Nderombetare te Tiranes. Aktivitet i kthyer në traditë tashmë në kryeqytet solli në Tiranë mbi 5000 vrapes nga më shumë se 50 vende të botës, që garuan në garat 42 km, 21 km dhe 10 km. Dominues në këtë maraton ishin atleten kenian.
    Ka përfunduar Maratona e Tiranës. Kryeqyteti mbylli mes sukës edhe këtë edicion të nëntë. Triumfuan kenianët, ku fitues për kategorinë e parë u shpall Benard Kiprotich.

    Në edicionin e saj të nëntë, kjo garë prestigjioze mblodhi mbi 5 mijë vrapues nga rreth 50 vende të botës, të cilët do të masin forcat në distancat 42 km, 21 km dhe 10 km, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në një festë të vërtetë të sportit dhe energjisë.
    Sportistët nga Kenia ishin ata që dominuan në Kategorinë Maratonë (42 KM) si për meshkuj edhe për femra. Keniani Benard Kiprotich Too u shpallk fitues i Maratonës për meshkuj me kohën 2: 21:35, i ndjekur nga bashkatdhetarët Derrick Chege Njoroge dhe Shedrack Kiptoo Kimaiyo. Paraqitje shumë të mirë bënë edhe atletët shqiptarë Ilir Kellezi dhe Altin Vorpsi, që mbyllën garën respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të.
    Edhe për femra dominuan sportistet nga Kenia. Chelangat Sang fitoi Maratonën, e ndjekur nga Rose Jepchumba. Blerina Bregu u rendit e 4-ta në Maratonën për femra.
    Sportistët kenianë dominuan edhe gjysmë Maratonën (21 KM) duke zënë vendet e podiumit si në meshkuj edhe në femra.
    © BalkanWeb

  • Flamurtari mund edhe Partizanin e nis shkëputjen, suksesi i parë sezonal për Studentin

    Flamurtari mund edhe Partizanin e nis shkëputjen, suksesi i parë sezonal për Studentin

    Janë luajtur të premten ndeshjet e javës së 3-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion mbetet i pamposhtur, duke fituar 70-61 në kryeqytet ndaj Partizanit dhe udhëheq renditjen me 6 pikë të plota.
    Një ndeshje e ekuilibruar në 20 minutat e para (34-32 për kryeqytetaset), ndërkohë që në pjesën e dytë vjen shkëputja e vlonjateve. Mucenji me 21 pikë e Brisker me 20 pikë u dalluan për vlonjatet, ndërsa Lalaj realizoi 16 pikë për Partizanin.
    Në “Asllan Rusi”, skuadra e Studentit fitoi 59-41 ndaj Vllaznisë, duke korrur suksesin e parë sezonal. Kryeqytetaset u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Sali me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë e takimit.
    Kategoria e Parë-Femra, java e 3-të
    Partizani – Flamurtari, 61-70
    Studenti – Vllaznia, 59-41
    Tirana (pushim)
    Renditja: Flamurtari 6 pikë, Partizani 4 pikë, Tirana 3 pikë, Studenti 3 pikë, Vllaznia 2 pikë.

  • Është femra më e investuar me 7 pozicione në PD: Albana Vokshi duhet të jetë kandidate në kryeqytet

    Është femra më e investuar me 7 pozicione në PD: Albana Vokshi duhet të jetë kandidate në kryeqytet

    Ish-kandidatja e PD për deputete, Ilirjana Kuçana, në një emision televiziv ka propozuar Albana Vokshin për kandidate të PD në Tiranë.
    Sipas Kuçanës, Vokshi është femra më e investuar në PD dhe mban 7 pozivione në parti.
    Këtë besim që i ka dhënë partia, sipas saj, Vokshi duhet t’ua kthejë demokratëve duke kandiduar.
    “Unë mendoj që përballë Manastirliut mund të jetë Albana Vokshi, është femra më e investuar në PD. Është gruaja që mban 7 pozicione në Partinë Demokratike dhe përderisa i është dhënë ky besim unë mendoj që t’ja kthejmë demokratëve këtë besim. Ajo ka dhe mbështetje ndërkombëtare, është nënkryetare e PPE-së dhe këtu ndoshta do kishim dhe ndërkombëtarë që mbështesnin zonjën Vokshi.” – tha Ilirjana Kuçana.

  • Tirana mposht Partizanin në derbi, Flamurtari kampion “leksion” Studentit

    Tirana mposht Partizanin në derbi, Flamurtari kampion “leksion” Studentit

    Ka nisur Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra, me skuadrën kampione të Flamurtarit që fitoi 69-50 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në Vlorë.
    Një fitore e lehtë e ekipit vendës, që u shkëput 42-24 në mbyllje të pjesës së parë, ndërsa në të dytën Flamurtari administori avantazhin. Scott me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin.
    Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 64-61 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, në një përballje të ekuilibruar deri në fund. Të dyja skuadrat rivalizuan deri në fund për fitoren, por në fund ajo i buzëqeshi skuadrës bardheblu.
    Tirana fitoi falë 26 pikëve të Qosja, mbështetur edhe nga Lugaj me 18 pikë, ndërsa për skuadrën e “kuqe” dyshja Lalaj-Evans realizoi 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Kategoria e Parë-Femra, java e parë
    Tirana – Partizani, 64-61
    Flamurtari – Studenti, 69-50
    Vllaznia (pushim)
    Renditja: Flamurtari 2 pikë, Tirana 2 pikë, Partizani 1 pikë, Studenti 1 pikë, Vllaznia 0 pikë.

  • Sekuestrohen mallra të falsifikuara në Kapshticë, mijëra bluza e xhupa me marka luksi

    Sekuestrohen mallra të falsifikuara në Kapshticë, mijëra bluza e xhupa me marka luksi

    Dogana Shqiptare njofton se Strukturat e Degës Doganore Kapshticë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, kanë finalizuar disa raste bllokimi të mallrave të dyshuara si falsifikime të markave të mbrojtura tregtare.
    Sipas informacionit të publikuar gjatë ditës së sotme, pas një kontrolli të detajuar mbi një mjet të ardhur përmes kësaj pike doganore, u evidentuan sasi të konsiderueshme artikujsh veshjesh dhe aksesorësh me logo të markave ndërkombëtare të njohura. Konkretisht u gjetën:
    • Nike – 265 bluza pambuku
    • Lacoste – 325 bluza pambuku
    • Prada – 110 bluza pambuku, 35 xhupa tekstili
    • Hugo Boss – 570 bluza pambuku
    • Off White – 45 bluza pambuku
    • Casablanca – 40 bluza pambuku
    • Polo – 565 bluza pambuku
    • Tommy Hilfiger – 135 bluza pambuku
    • Moncler – 260 bluza pambuku, 75 xhupa pa mëngë, 75 xhupa tekstili për femra
    • Calvin Klein – 220 bluza pambuku, 25 xhupa pa mëngë
    • North Face – 50 bluza pambuku
    • Amy – 335 bluza pambuku
    • Emporio Armani – 110 bluza pambuku
    • Dolce & Gabbana – 85 bluza pambuku
    • Burberry – 40 bluza pambuku, 35 xhupa pa mëngë
    • Fendi – 5 bluza pambuku
    • Louis Vuitton – 35 xhupa tekstili për femra
    • Christian Dior – 25 xhupa tekstili për femra
    Ky rast vjen pas dy bllokimeve të tjera të kryera më 22 dhe 23 shtator 2025 në të njëjtën pikë doganore. Në këto raste u identifikuan mallra të dyshuara si falsifikime, përfshirë:
    • Oysho – 147 tuta, 98 kostume sportive, 246 artikuj të tjerë sportivë për femra
    • Vans – 14 bluza me kapuç
    • Adidas – 27 kostume për fëmijë
    • Logo klubesh futbolli – 154 kostume sporti për fëmijë
    • Goyard – 33 çanta femrash
    • Coach – 21 çanta
    • Massimo Dutti – 36 fustane, 27 fustane dimërorë
    • Off White – 28 kostume për femra, 8 pallto
    Dogana shqiptare vijon të jetë e angazhuar në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si pjesë e angazhimeve për forcimin e integritetit tregtar dhe garantimin e një tregu të drejtë për konsumatorët dhe bizneset.

  • Dogana shqiptare ndalon disa raste mallrash që cenojnë pronësinë intelektuale në Kapshticë

    Dogana shqiptare ndalon disa raste mallrash që cenojnë pronësinë intelektuale në Kapshticë

    Strukturat e Degës Doganore Kapshticë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, kanë finalizuar disa raste bllokimi të mallrave të dyshuara si falsifikime të markave të mbrojtura tregtare.Gjatë ditës së sotme, pas një kontrolli të detajuar mbi një mjet të ardhur përmes kësaj pike doganore, u evidentuan sasi të konsiderueshme artikujsh veshjesh dhe aksesorësh me logo të markave ndërkombëtare të njohura. Konkretisht u gjetën: • Nike – 265 bluza pambuku• Lacoste – 325 bluza pambuku• Prada – 110 bluza pambuku, 35 xhupa tekstili• Hugo Boss – 570 bluza pambuku• Off White – 45 bluza pambuku• Casablanca – 40 bluza pambuku• Polo – 565 bluza pambuku• Tommy Hilfiger – 135 bluza pambuku• Moncler – 260 bluza pambuku, 75 xhupa pa mëngë, 75 xhupa tekstili për femra• Calvin Klein – 220 bluza pambuku, 25 xhupa pa mëngë• North Face – 50 bluza pambuku• Amy – 335 bluza pambuku• Emporio Armani – 110 bluza pambuku• Dolce & Gabbana – 85 bluza pambuku• Burberry – 40 bluza pambuku, 35 xhupa pa mëngë• Fendi – 5 bluza pambuku• Louis Vuitton – 35 xhupa tekstili për femra• Christian Dior – 25 xhupa tekstili për femraKy rast vjen pas dy bllokimeve të tjera të kryera më 22 dhe 23 shtator 2025 në të njëjtën pikë doganore. Në këto raste u identifikuan mallra të dyshuara si falsifikime, përfshirë:• Oysho – 147 tuta, 98 kostume sportive, 246 artikuj të tjerë sportivë për femra• Vans – 14 bluza me kapuç• Adidas – 27 kostume për fëmijë• Logo klubesh futbolli – 154 kostume sporti për fëmijë• Goyard – 33 çanta femrash• Coach – 21 çanta• Massimo Dutti – 36 fustane, 27 fustane dimërorë• Off White – 28 kostume për femra, 8 pallto.Dogana shqiptare vijon të jetë e angazhuar në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si pjesë e angazhimeve për forcimin e integritetit tregtar dhe garantimin e një tregu të drejtë për konsumatorët dhe bizneset.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.