Tag: femra

  • “Topi i Artë 2025” për femra, ja 4 të nomunuarat kryesore

    “Topi i Artë 2025” për femra, ja 4 të nomunuarat kryesore

    11 Dhjetor 2025

    16:14

    Telesport

    Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave. Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.
    Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Gramshit) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë).
    Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu. Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit, live në Klan Tv nga ora 20:00.

  • Nis Liga Unike për femra, ekipet kosovare triumfojnë ndaj Flamurtarit dhe Partizanit

    Nis Liga Unike për femra, ekipet kosovare triumfojnë ndaj Flamurtarit dhe Partizanit

    Ka ngritur siparin edicioni i radhës së Ligës Unike në basketboll për femra. Në turneun mbarëkombëtar të basketbollit marrin pjesë 6 ekipe: Tri nga Shqipëria (Flamurtari, Tirana e Partizani) dhe tri nga Kosova (Bashkimi, Prishtina e Peja).
    Në ndeshjet e para kanë dalë fituese ekipet nga Kosova. Kështu, skuadra e Peja 03 fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës me rezultatin 82-70. Gjithçka u vulos që në pjesën e parë në favor të kosovareve, që u shkëputën 47-24 dhe më pas administruan avantazhin.
    Në Prizren, skuadra vendase e Bashkimit mundi pa probleme 90-53 Partizanin, një ndeshje me dy pamje. Në pjesën e parë Partizani luajti mirë dhe udhëheq rezultatin 38-36. Por, në 20 minutat e dyta skuadra kosovare përmbys gjithçka dhe shkëputet ndjeshëm, duke e merituar fitoren.
    Liga Unike-Femra, Java e parë
    Flamurtari – Peja 03, 70-82
    Bashkimi – Partizani, 90-53
    Prishtina – Tirana, e pacaktuar data
    Renditja: Bashkimi 2 pikë, Peja 2 pikë, Flamurtari 1 pikë, Partizani 1 pikë, Prishtina 0 pikë, Tirana 0 pikë.

  • Liga “Gjergj Kastrioti” për femra: Tirana e Pogradeci dominojnë në Grupin A, zhgënjejnë Dinamo e Skënderbeu në Grupin B

    Liga “Gjergj Kastrioti” për femra: Tirana e Pogradeci dominojnë në Grupin A, zhgënjejnë Dinamo e Skënderbeu në Grupin B

    Në ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, një pamje me dy fytyra për ekipet e Superligës shqiptare.
    Në Grupin A, skuadrat e Tiranës dhe Pogradecit janë të pamposhtura deri më tani. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Fushë Kosovës (25-16, 26-24, 25-23), ndërsa pogradecaret mundën 3-2 Dritën (25-15, 22-25, 23-25, 25-11, 15-8).
    Në Grupin B humbje për Skënderbeun dhe Dinamon. Korcaret u mundën 3-2 nga Ferizaj (19-25, 13-25, 25-20, 25-18, 15-13), ndërsa Dinamo ndodhet e fundit pa asnjë pikë pas humbjes 3-0 ndaj Fer Volej (25-11, 25-21, 25-19).
    Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 2)
    Fushë Kosova – Tirana, 0-3
    Pogradeci – Drita, 3-2
    Renditja: Tirana 6 pikë, Pogradeci 4 pikë, Fushë Kosova 1 pikë, Drita 1 pikë.
    Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi B (java 2)
    Skënderbeu – Ferizaj, 2-3
    Fer Volej – Dinamo, 3-0
    Renditja: Fer Volej 6 pikë, Ferizaj 5 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Dinamo 0 pikë.

  • Flamurtari i pathyeshëm mposht sërish Partizanin, Vllaznia fiton sfidën me Studentin

    Flamurtari i pathyeshëm mposht sërish Partizanin, Vllaznia fiton sfidën me Studentin

    Janë luajtur ndeshjet e javës së 8-të të Superligës në basketboll për femra. Flamurtari kampion vijon të dominojë renditjen, duke qëndruar i pamposhtur.
    Në Vlorë, skuadra vendase fitoi 95-75 ndaj Partizanit, një ndeshje që nisi e ekuilibruar, por shpejt vlonjatet morën frenat e lojës në dorë.
    Flamurtari shkëputet 46-35 në përfundim të pjesës së parë, diferencë që menaxhohet e thellohet në vijim. Tri lojtare të Flamurtarit realizuan mbi 20 pikë: Henderson 27 pikë, Brisker 23 pikë e Harvey 22 pikë.
    Në Shkodër, ekipi i Vllaznisë fitoi 65-49 ndaj Studentit, duke korrur suksesin e parë sezonal. Shkodranet e thelluan gradualisht diferencën, nga perioda në periodë.
    Rreshpja me 30 pikë e 12 rebound u dallua për Vllazninë, ndërsa për skuadrën kryeqytetase mungoi lojtarja-lider.
    Superliga-Femra, Java e 8-të
    Flamurtari – Partizani, 95-75
    Vllaznia – Studenti, 65-49
    Tirana (pushim)
    Renditja: Flamurtari 14 pikë, Partizani 13 pikë, Tirana 9 pikë, Studenti 8 pikë, Vllaznia 7 pikë.

  • Futboll femra/ Shqipëria humbet miqësoren e dytë me përfaqësuesen turke

    Futboll femra/ Shqipëria humbet miqësoren e dytë me përfaqësuesen turke

    Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll femra zhvilloi dje ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë. Në takimin e luajtur në “Riva Milli Takım Tesisleri”, përfaqësuesja kuqezi u mund me rezultatin 2-0. Skuadra zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, pavarësisht disavantazhit. Në minutën e 9-të, Zarka provoi goditjen e parë drejt portës, duke tentuar të gjejë rrjetën, por topi përfundoi mbi traversë.
    Vendaset kaluan të parat në avantazh në minutën e 16-të, falë golit të realizuar nga Busem Seker. Redzepi ishte shumë pranë golit të barazimit në minutën e 39-të. Pas një goditjeje dënimi nga Vuksani, e cila dërgon topin drejt zonës dhe që fillimisht grushtohet nga portierja, Redzepi gjuan, por topi përfundon në këndore. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Turqinë. Me nisjen e pjesës së dytë, trajneri Grima kreu dy zëvendësimet e para, duke futur në lojë Megi Doçin dhe Klea Hamonikajn në vend të Ilarja Zarkës dhe Suzane Vuksanit. Pak minuta më vonë u kryen edhe dy ndërrime të tjera, Qëndresa Krasniqi dhe Fortesa Berisha zëvendësuan Nadia Tahirukajn dhe Dafina Redzepin, ndërsa Alma Hilaj dhe Valentina Troka hynë në lojë në vend të Ezmiralda Franjes dhe Mesuare Begallos. Pjesa e dytë nisi më mirë për vajzat kuqezi, të cilat u afruan disa herë pranë zonës dhe krijuan raste, por pa arritur të finalizojnë. Vendaset shënuan golin e dytë në minutën e 83-të, duke vulosur rezultatin 2-0, ndërkohë që në minutat e fundit Turqia shënoi një tjetër gol, që u anulua për shkak të një faulli.
    Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes dy skuadrave, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Dy takime që i shërbyen stafit kuqezi për të testuar elementet e reja, për të parë gjendjen e skuadrës dhe për të përmirësuar aspektet taktike në kuadër të kualifikueseve të ardhshme.

  • Ekipet e Superligës shqiptare dalin duarbosh, Ferizaj dhe Fer Volley fitojnë Kupën e Pavarësisë

    Ekipet e Superligës shqiptare dalin duarbosh, Ferizaj dhe Fer Volley fitojnë Kupën e Pavarësisë

    Në Kosovë është zhvilluar turneu i Kupës së Pavarësisë në volejboll, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Turneu u zhvillua në të dyja kategoritë dhe fituese dolën ekipet vendase të Fer Volley për femra dhe Ferizaj për meshkuj.
    Në finalen e femrave, ekipi i Fer Volley mundi 3-1 Pogradecin, skuadrën që kryeson Superligën shqiptare të rrjetës, në një ndeshje të ekuilibruar. Ndërsa në finalen e meshkujve, Ferizaj mundi 3-2 Pejën në derbin kosovar, duke ngritur lart trofeun.
    Përvec Pogradecit mori pjesë edhe ekipi i Dinamos për femra, që u eliminua në gjysmëfinale. Te meshkujt luajti Partizani, që gjithashtu u eliminua në gjysmëfinale. Ky është një event i përvitshëm që organizohet nga të dyja Federatat, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.
    Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-femra
    Pogradeci – Drita, 3-0 (25-16, 25-23, 25-22)
    Fer Volley – Dinamo, 3-0 (25-16, 25-11, 25-14)
    Kupa Pavarësia, finale-femra
    Pogradeci – Fer Volley, 1-3 (14-25, 25-23, 24-26, 22-25)
    Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-meshkuj
    Partizani – Ferizaj, 2-3 (25-20, 21-25, 25-23, 19-25, 8-15)
    Peja – Shkëndija, 3-0 (25-17, 25-13, 25-21)
    Kupa Pavarësia, finale-meshkuj
    Ferizaj – Peja, 3-2 (30-28, 22-25, 25-17, 22.26, 15-13)

  • Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

    Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

    Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, që kanë sjellë edhe zyrtarizimin e tri skuadrave të para që avancojnë në fazën gjysmëfinale. Vetëm në Grupin B duelohet për një vend.
    Në këtë grup, Tirana fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në (25-17, 25-13, 25-11), një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë. Me 12 pikë të plota, ekipi kampion avancon metamatikisht në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
    Një hap përpara bën Dinamo, që fitoi 3-1 ndaj Teutës në Durrës (25-16, 25-17, 20-25, 27-25) dhe ndodhet e vetme në vendin e dytë. Një ndeshje mjaft e bukur, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por kryeqytetaset arritën të triumfojnë në fund.
    Nqë Grupin A, Pogradeci mundi 3-0 Korabin (25-6, 25-12, 25-16), një ndeshje që ishte si një stërvitore për liqenoret. Skuadra e Pogradecit mban e pamposhtur vendin e parë dhe siguron kualifikimin bashkë me Skënderbeun.
    Korcaret, në ndeshjen e tyre, mundën 3-0 Partizanin (25-21, 25-18, 25-19). Skuadra kryeqytetase nuk kishte forcën të rivalizonte ndaj Skënderbeut, që shkëputej gradualisht dhe e meritoi fitoren, duke siguruar vendin e dytë.
    Femra – Grupi A (java 4)
    Partizani – Skënderbeu, 0-3
    Korabi – Pogradeci, 0-3
    Renditja: Pogradeci 12 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Partizani 3 pikë, Korabi 0 pikë.
    Femra – Grupi B (java 4)
    Vllaznia – Tirana, 0-3
    Teuta – Dinamo,1-3
    Renditja: Tirana 12 pikë, Dinamo 6 pikë, Teuta 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.

  • Risi në “Big Brother VIP Kosova”: Dy femra në panelin e opinionistëve

    Risi në “Big Brother VIP Kosova”: Dy femra në panelin e opinionistëve

    Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në formatin e tij. Pas tre sezonesh me një panel të përbërë nga një mashkull dhe një femër, këtë vit, produksioni ka vendosur një risi të guximshme: për herë të parë, paneli do të përbëhet nga dy opinioniste femra.
    Ky ndryshim pritet të sjellë dinamika të reja në studio, duke ofruar një këndvështrim të freskët për analizën e lojës. Lajmi ka shokuar paksa publikun, pasi është e para herë që “Big Brother VIP Kosova” do të thyejë këtë traditë. Ndërkohë, emrat e opinionisteve mbahen ende në fshehtësi, por thuhet se bëhet fjalë për dy figura të njohura në rrjetet sociale, të cilat kanë një ndikim të madh në botën e reality show-ve.
    Sipas burimeve pranë produksionit, ky ndryshim është një reagim ndaj suksesit të edicionit të kaluar, kur publikimi i analizave të marrëdhënieve dhe debateve emocionale nga opinionistet femra u prit shumë mirë. Ky vendim tregon se produksioni po përpiqet të krijojë më shumë dinamika dhe të sjellë një eksperiencë më të pasur dhe më interesante për të gjithë ata që e ndjekin spektaklin.
    Sakaq, mbetet vetëm të presim për të parë se cilat do të jenë dy femrat që do të ulen në karriget e opininionisteve.

  • Tirana e Dinamo në kryeqytet si dhe Skënderbeu e Pogradeci në juglindje dominojnë në Kupën e Shqipërisë

    Tirana e Dinamo në kryeqytet si dhe Skënderbeu e Pogradeci në juglindje dominojnë në Kupën e Shqipërisë

    Pas përfundimit të fazës së parë të Superligës kanë nisur sot ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, me ekipet e ndara në dy grupe.
    Në Grupin A, Pogradeci mposhti me lehtësi 3-0 Korabin (25-16, 25-10, 25-13), një ndeshje që ishte si një stërvitore per liqenoret. Një rezultat që pritej duke qenë se përballë janë dy ekipet që ndodhen në ekstremet e renditjes në kampionat.
    Fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij triumfoi 3-1 ndaj Partizanit (25-21, 25-15, 19-25, 25-19). Kryeqytetaset u përpoqën të bëjnë surprizën por pa sukses, teksa vajzat e Skënderbeut bënë diferencën në fushë.
    Në Grupin B, fitore për Tiranën kampione, që mundi 3-0 (25-16, 25-17, 25-17) Vllazninë në “Fahrie Hoti”. Ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu në të trija setet, që e merituan fitoren dhe tri pikët e para në grup.
    Me fitore e nis këtë turne edhe Dinamo, e përfshirë mes polemikash këtë javë pas cështjes Ferreira, e cila e pezulluar nuk luajti as sot. Gjithsesi, kryeqytetaset fituan 3-1 ndaj Teutës (25-11, 26-24, 17.25, 25-15), në një ndeshje të komanduar shumicën e kohës.
    Femra – Grupi A
    Pogradeci – Korabi, 3-0
    Skënderbeu – Partizani, 3-1
    Renditja: Pogradeci 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Partizani 0 pikë, Korabi 0 pikë.
    Femra – Grupi B
    Tirana – Vllaznia, 3-0
    Dinamo – Teuta, 3-1
    Renditja: Tirana 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.

  • Pogradeci mund Partizanin dhe e mbyll fazën e parë në krye, fiton edhe Skënderbeu

    Pogradeci mund Partizanin dhe e mbyll fazën e parë në krye, fiton edhe Skënderbeu

    Është mbyllur java e 7-të e Superligës në volejboll për femra. Pogradeci fitoi 3-0 ndaj Partizanit, duke u rikthyer në krye të klasifikimit dhe shpallur “kampion i dimrit”.
    Pogradecaret fituan 3-0 (25-15, 25-13, 25-23) ndaj Partizanit në kryeqytet, duke marrë tri pikët që i mbajnë të pamposhtura, ndërsa kryeqytetaset qëndrojnë në vendin e katërt.
    Pa probleme fiton Skënderbeu, që mundi 3-0 Korabin (25-8, 25-13, 25-13). Një ndeshje që ishte një stërvitore për korcaret, që konsolidojnë vendin e katërt në renditje.
    Superliga-Femra, Java e 7-të
    Teuta – Vllaznia, 2-3
    Tirana – Dinamo, 2-3
    Skënderbeu – Korabi, 3-0
    Partizani – Pogradeci, 0-3
    Renditja: Pogradeci 19 pikë, Dinamo 18 pikë, Tirana 15 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 5 pikë, Teuta 4 pikë, Korabi 0 pikë.