Tag: fëmijët

  • Theu kutinë e emergjencës për të telefonuar fëmijët, Gerta përballet me të papriturën

    Theu kutinë e emergjencës për të telefonuar fëmijët, Gerta përballet me të papriturën

    Gerta Gixhari është përlotur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” pasi e ka marrë malli për dy djemtë e saj. E për këtë arsye ka vendosur që të thyej kutinë e emergjencës që kishte një telefon.
    “Kam shumë kohë që nuk ndihem mirë nga ana emocionale për familjen time. Edhe pjesa e çunave këtu jashtë nuk më ngopi fare, nuk më kënaqi, asgjë.

    Prisja të ishin brenda shtëpisë dhe do të doja shumë të flisja, sidomos me djemtë. Për të gjithë familjarët më ka marrë malli, për mamin, për babin, bashkëshortin, por shpresoj shumë që të kem këtë telefonatën nga Vëllai i Madh”, tha Gerta e përlotur para se të lexonte se çfarë përmbante zarfi.
    Por banorja mbeti e mërzitur kur mori vesh se telefonatën nuk mund t’a përdorte vetë, por do ia jepte një tjetri.
    “Telefonatën e përzgjedhur nuk mund t’a përfitosh ti. Zgjidh cilit banor do t’ia japësh këtë mundësi”, shkruhej në zarf.
    Ndërkohë Rozana me lot në sy i thotë që t’ia japë dikujt telefonatën dhe më pas ai banor do t’ia kthejë prapë asaj.
    “Kujtdo që do ja japësh  ne do të marrim fëmijët e tu”, i tha Rozana.

  • “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka folur për mungesën e medikamenteve për fëmijët e prekur nga leuçemia dhe tumoret në Shqipëri. Mungesën e ilaçeve ai e cilëson një skandal të papranueshëm dhe një akt kriminal që bëhet nga shteti.
    Dasho theksoi se çdo shtet me një minimum përgjegjshmërie ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të ketë një prioritetizim të qartë në trajtimin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda që kanë shanse për tu shëruar.
    Gjithashtu, Dasho kritikoi ashpër administratën qeveritare për dështimin në sigurimin e medikamenteve jetësore dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e sistemit shëndetësor në funksion të premtimeve elektorale.
    “Unë mendoj që kjo është një situatë që ka nevojë për pak apo aspak koment. Kjo është një situatë, që është pak t’i thuash skandaloze. Në çdo shtet që ka minimuim e përgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vetë, ka një prioritetizim. Ka një vendosje prioritetesh në trajtim. Dhe minimumi, fëmijët e prekur nga leucemia dhe nga tumoret e ndryshme që kanë edhe gjasa shumë të larta për t’u shëruar, sidomos me tumoret e qarkullimit të gjakut, siç janë leuçemitë, të lihen amidekamente, kjo është pak të thuash kriminale.
    Pra, në një situatë e cila prej vitesh është sjellë në vëmendje. Ajo që ka bërë Osmani është një shërbim i jashtëzakonshëm shoqëror. Por të gjithë ne kemi vite që flasim dhe mungesa e preparateve për fëmijët dhe kryesisht për të sëmurët tumoralë, është një nga ato mangësi që është pak t’i thuash kriminale.
    Ndërkohë, për paralelizëm, unë do të kujtoja një fakt që ndodhi para disa javëve ku bëri një shou Kryeministri me mjekët e Onkologjikut. Një grup mjekësh të ardhur nga një spital izraelit, me thënë të drejtën është një nga spitalet më të mirë të Izraelit dhe një qendër botërore, e njohur për trajtimin e sëmundjeve tumorale, por papritur u prezantuan nga kryeministri nga spitali shembull që do të marrë nën administrim spitalin Onkologjik. Pa dhënë asnjë informacion se si do të jetë kjo, bazuar mbi çfarë marrëveshje, bazuar mbi çfarë pagesash dhe bazuar mbi çfarë vizioni.
    Në mënyrë të çuditshme, disa javë më vonë, para dy javësh kur ishte në spitalin memorial të Fierit që bëri shoun tjetër të radhës me autonominë spitalore që ka mbi 12 vjet që e përmend dhe nuk bën asnjë hap para. Përmendi dhe tha: ‘Se ne nuk mund të themi që mjekët e spitalit shembull do vijnë dhe do të menaxhojnë spitalin Onkologjik, pa qenë të sigurt që kjo do të ndodhë’. Ndërkohë që dy javë më parë e kishte prezantuar këtë si diçka që po ndodhte.
    Pra është jo vetëm mungesa e përgjegjshmërisë që i lë në mëshirë të fatit këta njerëz dhe kur nuk i jep medikamente jetëshpëtuese, por vendosja e tyre në funksion të premtimeve dhe mashtrimeve të fushatës elektorale, tregon se kjo administratë e zoti Rama vetë, nuk kanë asnjë lloj synimi, dëshire për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar”, tha Dasho.

  • 14 Mars – Zgjohen Zanat e Pranverës

    14 Mars – Zgjohen Zanat e Pranverës

    Në lashtësi, sipas Kalendarit Julian, marsi ishte muaji i parë i vitit.

    Në Evropë, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos Kalendari Gregorian në vitin 1582.
    Por, në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian.
    Pra, nëse viti kalendarik fillon me marsin, ka kuptim që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori.
    Edhe muajt e tjerë kanë lidhje me bujqësinë. Qershori është muaji i Qershive dhe Korriku, muaji i korrjeve. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme.
    “Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër, në nderim të perëndive të luleve, të shelgjeve.
    Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticellit. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”
    Ky është në fakt përkufizimi poetik i Faik Konicës për Ditën e Verës.
    Nga pikëpamja historike, Dita e Verës është shumë e hershme, me origjinë të lashtë pagane.
    Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.
    Ka të bëjë me ringjalljen; me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin, në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë.
    Thuhet se ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtë) dhe festohet më 14 mars.
    Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.
    Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.
    Pse në Elbasan?
    Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.
    Por Elbasani, ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndihet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.
    Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.
    Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.
    Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballakumeve.
    Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë.
    Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.
    “Verore” quhet byzylyku prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.
    Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.
    Dita e verës, si festohet në qytete të ndryshme?
    Fëmijët e Tropojës kanë zgjimin më të bukur në Ditën e Verës. Ata zgjohen mes lulesh, gjethesh e fijesh bari, të vendosura mbi jastëkë nga nënat e tyre herët në mëngjes.
    Më pas, fëmijët gjatë gjithë ditës këpusin dëllinja dhe i bashkojnë ato në një vend në formën e mullarit.
    Dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje dhe fëmijët këndojnë dhe vallëzojnë rreth flakëve të larta.
    Për shkak të klimës paksa më të ftohtë, në Tropojë dita e Verës festohet në fund të Marsit – fillim Prilli (zakonisht data 6 prill).
    Edhe në Dibër fëmijët ndezin zjarre në mbrëmje. Por një tjetër karakteristikë e veçantë është se njerëzit atje zgjohen herët “për të mbyllur dyert”, një rit pagan ky i festimeve.
    Në Skrapar gatimi i Ditës së Verës është lakror me hithra. Qyteti i Pogradecit e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe.
    Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Në Korçë festohet nga disa në 1 Mars e nga të tjerë në 14 Mars. Përgjithësisht datat ndryshojnë sipas besimeve fetare.
    Kosovë “Dita e Verëzës”
    Në Kosovë, pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para.
    Vallëzimi e kënga, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri, por nuk janë si ballokumet e Elbasanit.
    Dita e Verës përfshin festime të të dy kulteve tona të vjetra, të Diellit dhe të Gjarpërit.
    Ndizen flakadane në majat e maleve dhe të kodrave, në shumë krahina bëhen zjarret e kashtës, thuren e jepen veroret, shëtitet në natyrë, mblidhen familjet e fiset.
    Është ditë begatie. Zgjohen Zotat e Bimësisë./AgroWeb.org