Tag: fëmijët

  • Shembet muri te çerdhja e Kaçanikut, rrezikohen fëmijët – alarmon zv/ministri Raka

    Shembet muri te çerdhja e Kaçanikut, rrezikohen fëmijët – alarmon zv/ministri Raka

    Një shembje e murit përreth çerdhes së Kaçanikut ka ngritur shqetësime te institucionet e vendit. Zëvendësministri i Qeverisë Kurti, Jeton Raka, ka hedhur kritika ndaj komunës së Kaçanikut, e udhëhequr nga Besim Ilazi.
    “Çerdhja e re, më shumë se një çerdhe, mund të quhet një rrezik për fëmijët. Edhe burgjet kanë hapësira gjelbëruese, ndërsa këtu fëmijët jo vetëm që janë të rrezikuar nga shembja, por gjithashtu nuk kanë hapësirë gjelbëruese për t’u argëtuar,” ka shkruar ai.
    Jeton Raka: Qeverisja SKANDALOZE e PDK-së në Kaçanik
    Skandali i radhës i ekzekutivit komunal të PDK-së, është ndërtimi i murit mbrojtës te Çerdhja në Kaçanik. Pra, qeverisje korruptive që secilin projekt e zvarrit, nuk e realizon sipas projektit dhe e përsërit dy apo tre herë.
    Lëvizja VETËVENDOSJE!, kishte kundërshtuar prishjen e Çerdhës së vjetër dhe ndërtimin e Çerdhës se re për shkak të uzurpimit të pronës së SHFMU Emin Duraku, mungesës së hapësirës së gjelbër dhe qasjes së vështirë në rrugë në lokacionin e ri. Mirëpo kjo qeverisje me mendësi djallëzore nuk kishte marr parasysh reagimet e subjektit tonë politik e as të qytetarëve. Qëllimi ishte tjetër, kishin plane për të ndërtuar banesa afariste për qëllime të përfitimit, por përplasja në mes të grupeve të interesit brenda llojit të tyre, dyshohet që u la Shesh për një kohë të pacaktuar “derisa të merren vesh”.
    Në atë kohë thonin se nuk ka lokacion tjetër dhe nuk mund të humbim investimin, mirëpo doli që ka pasur lokacion tjetër dhe kjo çerdhe ka mund të ndërtohet në fshatin Rekë-Vatë, aty ku po ndërtohet sot nga Qeveria Kurti.
    Mos të harrojmë që aty ku u ndërtua Çerdhja e re nuk kishte as studim fizibiliteti dhe po ashtu u shkatërrua fusha sportive, investim nga EU Beautiful Kosova në vlerë 82.000 e**uro.
    Çerdhja e re, vetëm çerdhe nuk është, edhe burgjet kanë hapësira gjelbëruese, ndërsa këtu fëmijët përpos që kanë qenë të rrezikuar nga shembja, nuk kanë as hapësirë gjelbëruese për tu argëtuar.
    Kjo kastë politike zhvatëse, e paaftë për të mirëqeverisur, me mendësi të ngushtë, korruptive e pa vizion, e cila ka ngulfatur dhe e ka lënë Kaçanikun ndër qytetet më të pazhvilluara duhet sa më parë te ikë, para se nga projektet e dobëta e korruptive të ketë edhe viktima, të pësojnë qytetarët, ndër ta edhe fëmijët.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Si të ndihmojmë fëmijët të mësojnë përmendësh numrin tonë të celularit

    Si të ndihmojmë fëmijët të mësojnë përmendësh numrin tonë të celularit

    Mund t’ju duket e panevojshme dhe e padobishme por kujtesa nuk është një pikë e fortë për të gjithë fëmijët. Jemi të qetë me idenë se në moshën e tyre, përthithja e informacionit dhe memorizimi i tyre është shumë i lehtë por jo gjithmonë.
    Një strategji me vlerë? Sigurisht që po! Edhe një iniciativë e tillë, e panevojshme në dukje, është një mënyrë praktike dhe konkrete e stërvitjes së trurit edhe të të vegjëlve tanë. Të mësuarit të një numri të gjatë siç mund të jetë mësimi i numrit të celularit që në fakt ka disa numra dhe janë në sasi të konsiderueshme për t’u mësuar, është një punë e mirë dhe me vlerë që mund të praktikohet edhe tek fëmijët e fëmijërisë së hershme. Duke besuar që edhe një fëmije i moshës 3 apo 4 vjeçare mund të jetë i aftë t’a përvetësojë.
    Të transformosh numrin e telefonit në një mini këngë apo në strofën e një vjershe, fëmijët mësojnë më mirë kur informacionet janë të lidhura me një ritëm a një melodi.

    Ndani numrat në disa pjesë. Nëse numri është i gjatë, ndajeni në pjesë më të vogla. Kjo ndihmon në lehtësimin e të mësuarit të numrave. Krijoni një strofë a melodi dhe përdore strukturën e numrit për të krijuar një rimë apo një këngë a melodi muzikore.
    Përsertije dhe lojë.
    Përsërisni së bashku çdo ditë strofën, rimën. Mund t’a transformoni edhe në një lojë duke bërë sikur numri është një kod sekret që të dy ju e keni për detyrë për ta deshifruar.
    Vizualizimi.
    Shkruje numrin në një fletë me ngjyra dhe vendose në një vend ku fëmija mund t’a ketë mundësinë t’a shohë shpesh.

  • “Do takonte fëmijët!”/ Vrasja e palestinezes Rayyan Alwan, miqtë e 24-vjeçares: Prindërit bënë planin për eliminimin e saj!

    “Do takonte fëmijët!”/ Vrasja e palestinezes Rayyan Alwan, miqtë e 24-vjeçares: Prindërit bënë planin për eliminimin e saj!

    Rayyan dhe Fadi Alwan

    TIRANË- Rayyan Alwan u vra pas një komploti të dy prindërve të saj! Kështu pretendojnë miqtë e 24-vjeçares, e cila u vra nga i ati në një shtëpi me qera, më 22 shkurt në Tiranë. Miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë kontaktuar me redaksinë e “Balkanweb” ku kanë rrëfyer detaje nga jeta e të ndjerës. Sipas tyre, 24-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte. Por dy fëmijët e saj, jetonin me të atin pas divorcit, pasi mesa duket ky është një rregull në Liban. Duke dashur që të takonte fëmijët e saj, ajo pranoi oferën e të aftit që të shkonte bashkë me të në Liban për të takuar fëmijët e saj.
    “Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në ëarschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës. Ryan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në Balkanëeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë,”- thanë ata.
    Sipas tyre, nëna e Rayan Alëan ka njoftuar 2 ditë më parë familjen në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident. 
    “Ajo u largua nga Berlini më 19 shkurt 2025 dhe deri më 21 shkurt 2025, ne humbëm çdo kontakt me të. E kërkuam dhe kontaktuam me të gjithë të njohurit, por nuk gjetëm asnjë informacion derisa nëna e saj njoftoi vdekjen e saj më 28 mars 2025, duke pretenduar se kishte vdekur në një aksident automobilistik në Gjermani. Megjithatë, ne nuk e besuam këtë, pasi nuk gjetëm prova se ajo ishte ende në vend. Pasi kërkova në internet, gjeta një raport policie nga autoritetet tuaja që konfirmonte se ajo ishte vrarë,”-shtuan miqtë e të ndjerës.
    Po ashtu, ata kanë kërkuar ndihmë  për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varoset në Gjermani.
    “Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata. Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.
    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • “Më 11 Maj, ose je me Ramën, ose je me Shqipërinë”, Basha: Votoni për të ardhmen e familjes tuaj, jo për të shkuarën

    “Më 11 Maj, ose je me Ramën, ose je me Shqipërinë”, Basha: Votoni për të ardhmen e familjes tuaj, jo për të shkuarën

    Në takimin me shqiptarët në Britaninë e Madhe, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se emigrantët janë jo vetëm shtylla që mban në këmbë ekonominë familjare të Shqipërisë, por edhe një aset kombëtar për zhvillimin e vendit. Ai prezantoi angazhimin e Koalicionit Euroatlantik për të krijuar kushte që familjet në Shqipëri të mos mbijetojnë më me ndihmën e të afërmve në emigracion, por të kenë mundësi për jetë me dinjitet në vendin e tyre.
    “Gjithë mundi dhe sakrifica juaj nuk duhet të shkojë për të mbajtur një qeveri që ka dështuar t’u japë shpresë shqiptarëve. Ne kemi një plan të qartë që synon të çlirojë familjet tuaja nga kjo varësi dhe t’ju japë juve mundësi të investoni në Shqipëri si investitorë të vërtetë, me dinjitet, jo si sponsorë të një sistemi të kalbur” tha Basha.
    Ai akuzoi kryeministrin Rama për përdorimin e emigrantëve si dekor për patriotizëm të rremë dhe e cilësoi këtë si “maskarallëkun më të madh politik”, kur shqiptarët në emigracion shtrydhen nga çmimet, taksat dhe mungesa e perspektivës për familjet e tyre në Shqipëri.
    Basha theksoi se më 11 maj shqiptarët kanë përballë një zgjedhje të qartë: “O me Edi Ramën, o me familjen tuaj. O me Edi Ramën, o me fëmijët tuaj. O me Edi Ramën, o me Shqipërinë.” Ai bëri thirrje për besim në vlera, në familje dhe në të ardhmen europiane të Shqipërisë, duke kërkuar mështetje për Koalicionin Euroatlantik dhe votimin e numrit 4 në fletën e votimit.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    E kemi fare të qartë, me këtë prioritet hapet rruga për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Programi ynë synon t’i vijë në ndihmë çdo grupi interesi, duke i konsideruar, diasporën tonë, emigrantët shqiptarë, emigracionin shqiptar si një grup interesi me interesa të veçanta ekonomike. Ne, kemi formuluar zgjidhje të cilat do të mundësojnë që ata që ju keni në Shqipëri, familjet tuaja, kushërinj, të afërmit, të kenë shanset për të ndërtuar një jetë me dinjitet në vendin e tyre, pa u varur edhe për 20 vjet të tjera, tek ndihma ekonomike, që ju jepni. Sepse ne e dimë fare mirë, që gjithë djersa juaj, i gjithë mundimi juaj, i punëve që bëni, të paktë janë ata që bëjnë një punë, shumica bëjnë dy punë, të gjitha shkojnë, ose me koston e lartë të jetesës këtu, për ata që janë me të ardhura të ulta, dhe në fund të muajit s’ju mbetet asgjë, dhe çfarë ju mbetet detyrohet ta çojë tek shtëpia e vet në Tiranë, apo në Shkodër, apo në Malësi, apo në Vlorë, apo në Fier, në Korçë, në Durrës, në Elbasan, e kudo ku keni familjet tuaja.
    Fola për dështimin e parë, ky është dështimi i parë.Është kollaj të vish e të tundësh flamurin shqiptar në Londër, apo në Kretë e kudo tjetër. Patriotizëm me tundje flamuri nga politikanët kemi parë boll këto 35 vjet. Apo jo? Të tundësh flamurin shqiptar për patriotizëm, kur i shtrydh, shqiptarët në emigracion deri në pikën e fundit sepse familjet e tyre, familjeve të tyre ti nuk u jep asnjë mundësi ekonomike, asnjë mundësi sociale, asnjë ndihmë, përkundrazi, i bëhesh barrë me karburantin dyfishin e asaj që paguan në Kosovë, apo në Maqedoninë e Veriut. Me taksat në nivelet më të larta në 35 vite, me çmimet e ushqimit më të larta se sa në Greqi. Është kollaj të vish pastaj dhe të tundësh flamurin para emigrantëve tanë, sepse me taksat e tyre, me paratë e tyre, mbahen familjet në Shqipëri. Ky ështëturpi më i madh dhe në fakt, maskarallëku më i madh, sepse pas flamurit që tundin, flamurit tonëkuq e zi, me të cilin jemi krenar dhe kemi derdhur gjak, nuk mund të fshihet kurrë maskarallëku i një politike të korruptuar.
    Ndaj, angazhimi ynë është ky: Një, në raport me emigracionin, angazhimi ynë programor, për tëgjithë grupet e interesit, për sipërmarrjen shqiptare, për profesionistët e lirë shqiptarë, për fermerët shqiptarë, për rininë shqiptare, për të përndjekurit dhe pronarët shqiptarë, që kanë 35 vite, që nuk shohin drejtësi, as financiare, as materiale dhe as morale. Angazhimi ynë është, që familjet tuaja në Shqipëri, familjarët tuaj në Shqipëri, të pavarsohen nga ndihma juaj, dhe ju ato para t’i keni për veten tuaj, t’i keni për familjet tuaja, t’i keni për ti investuar dhe për tu kthyer në Shqipëri jo thjesht, si njerëzit që mbani me lekë familjet tuaja, por si njerëz krenarë, si investitorë dhe si njerëz, që mund të shijoni mrekullitë e vendit tonë, në turizëm dhe në çdo fushë tjetër.
    Dhe kjo e dyta ka shumë rëndësi. Të krijosh kushtet, që shqiptarët që punojnë e fitojnë jashtëvendit, të investojnë në vendin e tyre diçka e thjeshtë, as nuk është çështje parrullash, as kongresesh diaspore, që vetëm sa kushtojnë parà taksash. Por, nga ana tjetër nuk ka nevojë tëshpikësh rrotën. Mjafton të shikosh Irlandën, republikën e Irlandës, akoma më afër, Italinë, Greqinë, pse jo Izraelin. Mjafton të kopjosh ato modele të mira, që e trajtojnë emigrantin e vendit të tyre si aset kombëtar edhe në fushën ekonomike. Dhe ta bësh këtë duke i mundësuar, djersës, sakrificës, mundit të gjithësecilit prej jush, të kthehet në bereqet në rradhë të parë për ju, zotërit e kësaj djerse, e pastaj edhe për vendin tuaj, për vendin tonë të përbashkët, për Shqipërinë tonë. Por, për këtë nuk duhet vetëm vullneti për të vënë në veprim, skema tashmë të ngritura nga perëndimi, nga ato vende që përmenda,- duhet edhe diçka, që s’mund ta kesh kur i ke shokët te vendi dhe kur e ke mendjen tek shokët; duhet dashuri pa kushte për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
    Është kjo dashuri që na ka mbajtur në këmbë në momentet më të vështira. Është bindja se shqiptarët më 11 Maj, nuk mund t’i linim në zgjedhje, pa zgjidhje, midis Shilës dhe Karidbës. Është vendosmëria, për të bërë të gjithë së bashku, atë që meritojnë fëmijët tanë, fëmijët tuaj, familjet tona, sepse fëmijët dhe familjet e shqiptarëve, e ardhmja e tyre janë në konflikt interesi me vazhdimin e qëndrimit në pushtet të këtij kryeministri dhe kësaj force politike tashmë tëgangrenizuar nga korrupsioni.
    Ndaj mesazhi im për këdo, që e ka mundësinë të votojë këtu nga Londra dhe natyrisht për tëgjithë të afërmit tuaj në Shqipëri, është ky: Më 11 Maj, o je me Edi Ramën, o je me familjen tënde! O je me Edi Ramën, o je me fëmijët e tu! O je me Edi Ramën, o je me Shqipërinë! Nëse je me Edi Ramën, je kundër Shqipërisë! Nëse je me Edi Ramën, je kundër familjes tënde! Nëse je me Edi Ramën, je kundër fëmijëve të tu prandaj, duke e ditur se sa dashuri e dhimbje dhe çfarë sakrificash, që shqiptarët bëjnë për fëmijët, për familjet dhe për Shqipërinë, zgjidhni fëmijët e juaj, zgjidhni familjen tuaj, zgjidhni Shqipërinë, besoni tek Shqipëria, votoni Koalicionin Euroatlantik, numrin 4!Numrin 4, për zhvillim ekonomik! Numri4, për luftë kundër korrupsionit! Numri 4, për ekipin e vetëm, me njerëz dinjitozë, ata që votoni, ata do të shkojnë në parlament, nuk ka vezë qyqesh nëlistën tonë! Numri 4, për të bërë drejtësi dhe për t’i dhënë shqiptarëve të njejtat kushte, që kanë sot në vendet ku emigrojnë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme të sigurtë, për vete dhe fëmijët e tyre! Numri 4, për ta çuar deri në fund ekuacionin e ri, të tabelësh së shumëzimit: 7×7=313!
    Ju ftoj, këtu nga Londra, këto ditë që na ndajnë, pak më shumë se gjashtë javë na ndajnë, nga 11 Maji, të bëjmë gjithçka, që tu themi shqiptarëve: Ka shpresë! Ka shpresë, dhe shpresa është tek besimi ynë, besimi në Zot, besimi tek Shqipëria, besimi tek familja, besimi tek fëmijët tanë, tek prindërit tanë, tek të moshuarit tanë, që kanë kaluar një jetë plot sakrifica për të na rritur, për të na edukuar, për të na dhënë mundësitë. Ja kemi borxh Shqipërisë, ja kemi borxh prindërve tanë, ja kemi borxh fëmijëve tanë, le, pra të bëjmë gjithçka, kudo, në Londër, në Birmingam, kudo ku ndodhen shqiptarët këtu, në Shqipëri, sigurisht, e anë e mbanë botës ku ndodhen emigrantët sepse dita po afron, kur ne të gjithë duhet të jemi në gjendje t’i shohim fëmijët tanë në sy dhe t’i themi: Zgjodhëm të ardhmen tuaj, zgjodhëm Shqipërinë, zgjodhëm Koalicionin Euroatlantik, numri 4.

  • Mungesë ushqimi dhe luftë, palestinezët festojnë Bajramin

    Mungesë ushqimi dhe luftë, palestinezët festojnë Bajramin

    Gaza

    GAZA- Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi. Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën. Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.
    “Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.
    “Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.
    Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.
    Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.
    Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.
    “Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.
    “Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.
    Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje. Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.
    Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj. Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë. Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë./REL

  • Po perzeme femijet se na grabisin tokat per resortet e oligarkeve/ Banoret e Velipojes proteste para SPAK

    Po perzeme femijet se na grabisin tokat per resortet e oligarkeve/ Banoret e Velipojes proteste para SPAK

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Fëmijët tuaj do mësojnë shqip”, Rama-shqiptarëve të Kretës: Si sot e një vit do jetë hapur konsullata e Shqipërisë, s’do shkoni më në Athinë

    “Fëmijët tuaj do mësojnë shqip”, Rama-shqiptarëve të Kretës: Si sot e një vit do jetë hapur konsullata e Shqipërisë, s’do shkoni më në Athinë

    Nga takimi me shqiptarët në Kretë, kryeministri Edi Rama tha se ka nisur një program për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë kudo ndodhen.

    Në këtë program tha Rama, do ketë jo vetëm mësues, por edhe një aplikacion që është thuajse gati. Po ashtu, Rama tha se pas një viti do hapet konsullata e Shqipërisë edhe në Kretë.
    “Kemi nisur një program për mësimin e shqipes por dua tju them se qëllimi ynë dhe objektivat tona lidhur me gjeneratën e fëmijëve që janë lindur dhe rritur këtu, programi i mësimit të shqipes do zgjerohet qoftë me mësues drejtpërdrejt këtu qoftë me një aplikacion që është thuajse gati.
    Gjithkush do mund ta fusë në telefonin e vet për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe në një mënyrë tërheqëse. Ne duam që fëmijët e Shqipërisë të zgjedhin të jetojnë ku të duan por të dinë edhe çfarë të thonë në shqip. Si sot e një vit do jetë hapur konsullata e Shqipërisë dhe do të jetë në dispozicionin tuaj. Nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë. Do t’ju sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Dje flinit në fusha dhe ju jepnin lëmoshë”/ Rama me shqiptarët e Kretës: Nuk do keni më nevojë për pasaportën greke

    “Dje flinit në fusha dhe ju jepnin lëmoshë”/ Rama me shqiptarët e Kretës: Nuk do keni më nevojë për pasaportën greke

    Rama: Dje flinit nëpër fusha dhe ju jepnin lëmoshë, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja, sot fqinjët tuaj rreth e rrotull, po sidomos këta këtu nuk ju shohin më nga lart poshtë dhe nuk kanë më asnjë shans që t’ju përbuzin, se nuk jeni më të detyruar ti thoni mirëmëngjes edhe kur ju thonë plaç. Kjo e juaja është ekzaktësisht historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për ti respektuar kur i respektojmë në marrëdhëniet e çdo fqini të çdo shteti tjetër.
    Në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë. Prandaj sa i përket jetës suaj këtu dhe të ardhmes suaj këtu dhe peripecive që keni kaluar për gjithë çfarë lloj arsyesh, ka një përgjigje, është në dorën tuaj vota e 11 majit dhe brenda kësaj dekade të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

    Top Channel

  • Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, shihni sa janë rritur Archie dhe Lilibet

    Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, shihni sa janë rritur Archie dhe Lilibet

    Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët.
    Ajo bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për të promovuar brendin e saj.
    E veçanta e këtij postimi ishte se ajo pozoi me fëmijët e saj, por nuk u zbuloi portretin.

    Meghan e cila është bashkëshortja e Princit Harry është tejet strikte kur bëhet fjalë për të ruajtur privatësinë e fëmijëve.
    Megjithatë, një detaj që vërehet tek vogëlushët është se dy kanë flokë të kuqe sikurse babai i tyre.
    “Çdo ditë është një histori dashurie”, thuhet në përshkrimin e postimit.

  • Parashikimi i horoskopit 29 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi
    Ndajini problemet me bashkëshortin tuaj. Shpenzoni më shumë kohë pranë njëri-tjetrit për t’iu rikthyer dashurisë. Edhe fëmijët tuaj do të përfitonin nga një situatë e tillë.
    Demi
    Gatishmëria juaj për të ndihmuar këdo do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, ndaj përpiquni të jeni më selektiv. Pavarësisht se kërkesat në punë do të jenë të shumta, do të arrini të përfundoni gjithçka.
    Binjakët
    Disa biznesmenë të kësaj shenje do të mund të shënojnë të ardhura të mira. Partneri juaj do të përpiqet për t’ju lumturuar. Përpiquni të kontrolloni emocionet gjatë takimeve për çështje biznesi.
    Gaforrja
    Përpiquni të jeni më të qetë në vendin tuaj të punës, në mënyrë që të shmangni disa debate tërësisht të panevojshme. Mund ta kaloni këtë duke u treguar mendjehapur. Tregohuni gjithashtu të duruar me fëmijët në shtëpi.
    Luani
    Do të ndiheni mirë gjatë ditës së sotme dhe këtë do të keni dëshirë ta ndani edhe me të tjerët. Në lidhje me partnerin tuaj, mbajeni dashurinë e freskët dhe si diçka të çmuar.
    Virgjëresha
    Mbështetja nga disa persona të afërt me ju do t’ju ngrejë moralin. Gjatë kësaj kohe duhet të kuptoni se zemërimi dhe inati, thjesht sa do t’ju prishin qetësinë. Nëse bëni preh e kësaj, do të pësoni vetëm humbje.
    Peshorja
    Falë veprimeve të shpejta do të zgjidhni një problem të madh. Nëse keni ndërmend të investoni, bëni kujdes dhe merrni këshilla nga personat e duhur. Do të vlerësoni çdo ditë e më shumë partnerin tuaj.
    Akrepi
    Përfshihuni nëpër aktivitete që do t’ju bëjnë të ruani qetësinë. Familja dhe miqtë mund të shtojnë kërkesat ndaj jush. Romanca do të mbizotërojë zemrën tuaj.
    Shigjetari
    Disa prej jush që kanë punuar me orare të zgjatuara dhe kanë shpenzuar shumë energji, e vetmja gjë që do të doni do të jetë një ditë larg stresit. Ka gjasa t’i jepni fund një problemi financiar. Kushtojini më shumë rëndësi çështjes së taksave.
    Bricjapi
    Do të keni kohë mjaftueshëm për t’ia kushtuar vetes, veçanërisht paraqitjes suaj të jashtme. Bëni kujdes me shpenzimin e tepërt të parave. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime.
    Ujori
    Disa prej jush mund të jenë të detyruar të marrin vendime të rëndësishme, çfarë mund t’ju bëjë nervozë. Do të kaloni një ditë të bukur romantike, por mund të shqetësoheni nga një problem shëndetësor.
    Peshqit
    Ekziston mundësia të hasni probleme me stomakun. Kërkoni menëjehrë ndihmë mjekësore. Mund t’ju telefonojë dikush, që e prisnit prej ditësh. Shmangni shqetësimet e tepërta për probleme, të cilat nuk janë shkaktuar prej jush.