Tag: fëmijët

  • Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj, mjekët apel: Vaksinoni fëmijët!

    Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj, mjekët apel: Vaksinoni fëmijët!

    Shpërthimet e fruthit në mbarë botën kanë alarmuar edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë.

    Vetëm gjatë muajit mars, në qytetin e Fierit u identifikuan 9 raste të fruthit, ku të gjithë fëmijët e prekur rezultuan të pavaksinuar. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Rasti i parë i konfirmuar ishte një fëmijë që, pas një qëndrimi dyjavor në Itali, u kthye i infektuar, ndërkohë që prindërit kishin refuzuar vaksinimin kundër fruthit. Një tjetër vatër infeksioni u identifikua në një kopsht, dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi paralajmëron për rrezikun e përhapjes së sëmundjes në rast të mosvaksinimit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Prindërit, theksoi mjekja nuk duhet të ndikohen nga zërat që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin, një teori tashmë e rrëzuar shkencërisht dhe e tejkaluar.

    Vaksinimi për specialistët e mjekësisë mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj fruthit dhe mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet epidemike.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj

    Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj

    Vetëm gjatë muajit mars, në qytetin e Fierit u identifikuan 9 raste të fruthit, ku të gjithë fëmijët e prekur rezultuan të pavaksinuar.
    Rasti i parë i konfirmuar ishte një fëmijë që, pas një qëndrimi dyjavor në Itali, u kthye i infektuar, ndërkohë që prindërit kishin refuzuar vaksinimin kundër fruthit. Një tjetër vatër infeksioni u identifikua në një kopsht, dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi paralajmëron për rrezikun e përhapjes së sëmundjes në rast të mosvaksinimit.
    Prindërit, theksoi mjekja nuk duhet të ndikohen nga zërat që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin, një teori tashmë e rrëzuar shkencërisht dhe e tejkaluar.
    Vaksinimi për specialistët e mjekësisë mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj fruthit dhe mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet epidemike.

  • Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre.Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të fëmijëve? Dhe pse mund të ndihmojnë qasjet jokonvencionale?
    A do ta dërgonit fëmijën tuaj në shkollë me një atak të rëndë migrene?Reagimi spontan i shumicës së prindërve është ndoshta: jo. Megjithatë, ekspertët po bëjnë thirrje që kjo qasje të rishikohet. Ata mendojnë se pavarësisht nga simptomat akute, shkuarja në shkollë mund t’i ndihmojë fëmijët në plan afatgjatë që të mos e lidhin shkollën me dhimbjen e kokës.
    Në këtë mënyrë, shmangia e shkollës mund të parandalohet në rrethana të caktuara. “Duket më e qartë se sa është: dhimbja e kokës ndalet pas një kohe,” shpjegon Peter Kropp, drejtor i Institutit për Psikologjinë Mjekësore në Rostock.
    Migrena te fëmijët në rritje
    Shifrat tregojnë se nevojiten strategji të reja për të luftuar dhimbjen e kokës tek fëmijët. Një krahasim midis viteve 1970 dhe fillimit të viteve 2000 tregon se gjasat që një fëmijë të vuajë nga migrena pa atmosferë (aur)a janë gjashtëfishuar. Dhe gjasat që një fëmijë të diagnostikohet me migrenë me atmosferë – domethënë me çrregullime neurologjike – është rritur tetëfish. Sipas Shoqatës Gjermane të Migrenës dhe Dhimbjes së Kokës, pothuajse dhjetë për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gjermani vuajnë nga migrena.
    Dhimbje koke për shkak të mungesës së ushtrimeve
    Sipas shkencëtarëve, është e vështirë të identifikohen lidhje të qarta midis dhimbjeve të kokës dhe faktorëve mjedisorë. Megjithatë, standardet e ulëta të strehimit, statusi i ulët ekonomik i familjes dhe shumë aktivitete të kohës së lirë shoqërohen me një rrezik të shtuar të dhimbjes së kokës.
    Dhe: “Studimet tregojnë se rritja e dhimbjeve të kokës tek fëmijët është e lidhur ngushtë me mungesën e lëvizjes”, shpjegon psikologu Peter Kropp. “Tek fëmijët me predispozicion gjenetik, kjo mund të shkaktojë edhe një atak migrene”.
    Kropp thekson se sportet që rrisin rezistencën luajnë një rol vendimtar në parandalimin e migrenës. Jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.
    ”Vrapimi i rregullt, për shembull tri herë në javë për 30 deri në 45 minuta, mund të zvogëlojë  migrenën deri në 50%. Përfitojnë gjithashtu personat që nuk vuajnë nga migrena, por vuajnë nga dhimbje koke tensioni të përsëritura”.
    Ndryshe nga migrena, për të cilën ekziston një predispozitë gjenetike, dhimbjet e kokës nga tensioni janë shpesh më tepër shenjë paralajmëruese.
    ”Trupi ynë dëshiron të na thotë, për shembull, se duhet të largohemi nga ekrani, të lëvizim dhe të marrim pak ajër të pastër”, thotë mjeku dhe psikologu Hartmut Göbel nga Klinika e Dhimbjeve në Kiel.
    Dhimbje koke tensioni
    Dhimbjet e kokës nga tensioni shpesh përshkruhen nga personat që vuajnë si ndjenjë sikur kokën e tyre e kanë futur në morsë dhe po e shtrydhin. Ashtu si migrena, ato janë një nga të ashtuquajturat llojet kryesore të dhimbjes së kokës. Në këtë rast, dhimbja është simptomë e sëmundjes. Ndryshe nga dhimbjet dytësore të kokës, të cilat ndodhin, për shembull, si rezultat i një dëmtimi traumatik të trurit ose sëmundjeve të tjera bazë. E përbashkëta e të gjitha dhimbjeve të kokës është se ato nuk e kanë origjinën në tru, por jashtë tij. Vetë truri nuk ka receptorë dhimbjeje dhe për këtë arsye është i pandjeshëm ndaj dhimbjes. Dhimbja e kokës është ndoshta një inflamacion i meninges ose enëve të mëdha të gjakut.
    Dhimbje disa herë në muaj
    Dhimbjet e kokës nga tensioni janë veçanërisht të zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas një sondazhi të Universitetit të Dresdenit, pak më shumë se një e treta e pothuajse 3.000 nxënësve të anketuar raportuan se vuanin nga dhimbje koke të paktën një herë në muaj. Pothuajse po aq raportuan se kishin përjetuar më shumë se dy atake në muaj.
    Është veçanërisht e rëndësishme të shmanget kthimi në kronike të dhimbjeve të kokës. Atëherë është e vështirë të heqësh qafe dhimbjen. Prandaj mjekët rekomandojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, me orë të mjaftueshme gjumë, një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje të rregullt. Në rastin e migrenës, kjo mund të zvogëlojë numrin e atakeve. Edhe pse kjo formë e dhimbjes së kokës nuk mund të shërohet, ajo mund të zhduket sërish gjatë pubertetit./DW

  • Basha: Shqiptarët o me Ramën dhe shokët e tij, o me fëmijët dhe familjet! ”313” është simboli i kësaj qeverie

    Basha: Shqiptarët o me Ramën dhe shokët e tij, o me fëmijët dhe familjet! ”313” është simboli i kësaj qeverie

    Lulzim Basha zhvilloi një takim në degën 2 në Tiranë për prezantimin e kandidatëve. Ai paralajmëroi se më 11 maj qytetarët do të kenë mundësinë të bëjnë zgjedhjen e duhur, o me Edi Ramën dhe shokët e tij, o me fëmijët dhe familjet shqiptare.
    Basha tha se zullumi i qeverisë aktuale është në kulm dhe e akuzoi për korrupsion dhe mungesë mbështetjeje për fermerët. Po ashtu nënvizoi se “313” është simboli i kësaj qeverie dhe u shpreh se Koalicioni Euroatlantik do të luftojë për të kthyer lekët në xhepat e shqiptarëve.

    ”Lekët e taksave të shqiptarëve o do jenë tek fermeri shqiptar, o do jenë në xhepat e shokëve të Ramës. Lekët e taksapaguesve europian o do të vijnë për subvencione te ju, ose do të përpihen siç janë përpi e do të kthehen në restorante e vila luksoze për qeveritarët. Kjo është zgjedhje që kemi më 11 maj.
    O jeni me Edi Ramën, o jeni me fëmijët tuaj, o jeni me Edi Ramën o jeni me familjen tuaj, o jeni me Edi Ramën o jeni me xhepat tuaj, o jeni me Edi Ramën dhe shokët e shoqet e tij tek 313-ta, o jeni me subvencionet për fermerët për kolegët për familjarët tuaj. O jeni me Ed Ramën o jeni me Shqipërinë, të dyja bashkë nuk bëjnë”,-tha Basha.

  • Nga kush e trashëgon inteligjencën fëmija? Përgjigjen e jep shkenca

    Nga kush e trashëgon inteligjencën fëmija? Përgjigjen e jep shkenca

    Inteligjenca e fëmijëve varet kryesisht nga gjenet e nënës. Një studim i Universitetit të Kembrixhit ka zbuluar se gjenet që lidhen me aftësitë mendore kalohen përmes kromozomit X, të cilin gratë e kanë dyfish më shumë se burrat.
    Kjo do të thotë se fëmijët kanë më shumë gjasa të trashëgojnë aftësitë e tyre intelektuale nga nëna sesa nga babai.
    Studiuesit analizuan përbërësit gjenetikë dhe biokimikë të trurit, duke vërtetuar se gjenet e nënës ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e strukturave cerebrale që lidhen me të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve. Përveç faktorëve gjenetikë, edhe marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës luan një rol kyç. Fëmijët që rriten me mbështetje dhe dashuri nga nëna e tyre zhvillojnë më shumë kureshtje dhe aftësi mendore.
    Ky studim ka nxitur debat në komunitetin shkencor, ndërsa kërkime të tjera e kanë mbështetur këtë teori. Megjithatë, ekspertët theksojnë se inteligjenca nuk varet vetëm nga gjenet, por edhe nga mjedisi, edukimi dhe përvoja e jetës. Pra, ndërsa trashëgimia gjenetike nga nëna është një faktor i rëndësishëm, zhvillimi i trurit është një proces kompleks që ndikohet nga shumë elementë.
    Ndërkaq, inteligjenca emocionale është thelbësore për zhvillimin e fëmijëve, duke i ndihmuar ata të njohin, shprehin dhe menaxhojnë emocionet e tyre. Fëmijët që e zhvillojnë këtë aftësi kanë më shumë mundësi të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme, të përballojnë stresin dhe të zhvillojnë ndjeshmëri më të madhe. Një nga mënyrat më efektive për të nxitur këtë aftësi është përmes bisedave dhe pyetjeve që inkurajojnë introspeksionin dhe shprehjen e ndjenjave.

  • Rama: Kemi hyrë në dialog me kompaninë e TikTok, rihapet kur të ofrojë siguri

    Rama: Kemi hyrë në dialog me kompaninë e TikTok, rihapet kur të ofrojë siguri

    Kryeministri Edi Rama këshilloi mësuesit që të shfaqin në shkolla serialin ”Adoleshenca” për të kuptuar realitetin e ri ku rriten fëmijët e sotëm dhe rreziqet që ju kanosen. Ai përsëriti se ”Tik Tok” do të rihapet vetëm pasi kompania të ofrojë siguri për përdoruesit e mitur. Rama tha gjithashtu se çdo propozim që do të paraqitet do të duhet të diskutohet me mësuesit dhe prindërit, dhe se shpreson që ky proces të përfundojë në një periudhë jo shumë të largët.
    ”Më vjen mirë që sot TikTok është mbyllur dhe që fëmijëve, nxënësve iu kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24/24. Përpjekja për të instaluar TikTok, duke përdorur të ashtuquajtura VPN të lira që gjenden në internet është shumë e rrezikshme, sepse ato praktikisht e bëjnë telefonin të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda, kështu që prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në këtë aspekt.

    Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë nëpërmjet AKSH dhe Ministrisë së Arsimit e ku kemi kërkuar nëse do të kenë akses në Shqipëri duhet që të na paraqesë një propozim të besueshëm për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë dhe një program për të stimuluar mësimin për shkencën dhe matematikën që TikTok i ka në gamën e vet të shërbimeve.
    Duhet që të na garantojnë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme dhe kompania na ka premtuar se do të na e paraqes këtë propozim dhe çfarë ajo do na afrojë do të duhet që të ndahet edhe me mësuesit dhe me prindërit. Besoj se në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë në Shqipëri”,-tha Rama.

  • “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit!

    “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit!

    Në takimin e tij me krijuesit e serialit hit të Netflix “Adolescence”, kryeministri britanik Keir Starmer e pranoi se si baba, e kishte pasur mjaft të vështirë ta shikonte me fëmijët e tij adoleshentë.

    Filmi me katër episode që trajton historinë e një djali të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës, është kthyer në kryefjalën e momentit, me trajtimin e bërë ndikimit të mediave online tek të miturit dhe mënyrës sesi një akt shokues dhune prek një familje, një komunitet e shoqërinë në përgjithësi.
    “Mendoj se ajo që thekson ky serial është se ndjesia- qe besoj se e kemi të gjithë- se fëmijët tanë mund të jenë më të rrezikuar kur janë jashtë shtëpisë, kur janë në rrugë, diku atje jashtë, ku ne si prindër nuk mund t`i shohim apo t`i dëgjojmë, po kapërcehet tani nga një rrezik më i madh, e që është ajo çfarë ndodh në fakt në shtëpi, në dhomën e tyre, kur janë aty vetëm”, u shpreh Starmer.
    Starmer shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Netflix për ta bërë këtë serial “revolucionar” të transmetohet falas në shkollat e gjithë vendit. “Siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh ai pas takimit me bashkë-skenaristin e “Adolescence” Jack Thorne, përfaqësues të organizatave bamirëse dhe të rinj në zyrën e tij në Doëning Street, duke nënvizuar se “siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”. Drama, episodet e së cilës janë filmuar në një xhirim të vetëm dhe të pandërprerë, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj duke u kthyer në serialin e parë të një platforme streaming që kryeson listat e shikueshmërisë në TV.
    Thorne, i cili insiston se fëmijët nuk duhet të kenë telefona inteligjentë deri në moshën 14-vjeçare, e ka cilësuar si një krizë në rritje ndikimin e të ashtuquajturës kulturë “incel”, e cila nxit urrejtjen ndaj grave dhe vajzave.

    Top Channel

  • ‘Adolescence’/ Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit

    ‘Adolescence’/ Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit

    Në takimin e tij me krijuesit e serialit hit të Netflix “Adolescence”, kryeministri britanik Keir Starmer e pranoi se si baba, e kishte pasur mjaft të vështirë ta shikonte me fëmijët e tij adoleshentë.

    Filmi me katër episode që trajton historinë e një djali të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës, është kthyer në kryefjalën e momentit, me trajtimin e bërë ndikimit të mediave online tek të miturit dhe mënyrës sesi një akt shokues dhune prek një familje, një komunitet e shoqërinë në përgjithësi.

    “Mendoj se ajo që thekson ky serial është se ndjesia- qe besoj se e kemi të gjithë- se fëmijët tanë mund të jenë më të rrezikuar kur janë jashtë shtëpisë, kur janë në rrugë, diku atje jashtë, ku ne si prindër nuk mund t`i shohim apo t`i dëgjojmë, po kapërcehet tani nga një rrezik më i madh, e që është ajo çfarë ndodh në fakt në shtëpi, në dhomën e tyre, kur janë aty vetëm”, u shpreh Starmer.

    Starmer shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Netflix për ta bërë këtë serial “revolucionar” të transmetohet falas në shkollat e gjithë vendit. “Siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh ai pas takimit me bashkë-skenaristin e “Adolescence” Jack Thorne, përfaqësues të organizatave bamirëse dhe të rinj në zyrën e tij në Doëning Street, duke nënvizuar se “siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”. Drama, episodet e së cilës janë filmuar në një xhirim të vetëm dhe të pandërprerë, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj duke u kthyer në serialin e parë të një platforme streaming që kryeson listat e shikueshmërisë në TV.

    Thorne, i cili insiston se fëmijët nuk duhet të kenë telefona inteligjentë deri në moshën 14-vjeçare, e ka cilësuar si një krizë në rritje ndikimin e të ashtuquajturës kulturë “incel”, e cila nxit urrejtjen ndaj grave dhe vajzave.

  • “Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”/ Berisha për Ramën: Sot e ka ditën e tij, problemi është se çdo ditë e ka 1 prill!

    “Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”/ Berisha për Ramën: Sot e ka ditën e tij, problemi është se çdo ditë e ka 1 prill!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po prezanton programin e “PD-Shqipëria Madhështore” në biznesin e fasonerisë në Durrës.

    Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati vijoi sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, për daljet e këtij të fundit ‘live’ në rrjetet sociale.
    Duke marrë shkas që sot është 1 prilli, ndryshe e njohur si ‘Dita e Gënjeshtrës’, Berisha tha se “Sot e ka ditën e tij, problemi është  se çdo ditë e ka 1 prill.”
    Ndërsa në lidhje me programin elektoral, ai u shpreh se ‘me gërshërët e ligjit do të pritet dyndja e narko-euros’.
    Më tej u ndal te nxitja e lindshmërisë, ku tha se do të ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”.
    “Do ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë. Shtesa në rrogë për fëmijën e parë nga qeveria do të jetë 70 euro, për të dytin 60 euro, për fëmijën e tretë, nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare, qeveria do marrë përsipër çdo shpenzim. Ne do ndjekim politikën e fëmijës së tretë sepse ne u shkatërruam.
    Kjo politikë e fëmijës së tretë i ka shpëtuar kombet në histori. I ka shpëtuar nga zvogëlimi i tyre i madh.Sikundër do bëjmë gjithçka që fëmijët, djemtë, vajzat, ata që janë larguar në mërgim, ata të kthehen në Shqipëri.Do bëjmë një politikë sa të mundemi nxitëse për kthimin e tyre. Pesë vjet do jenë pa asnjë taksë“, shtoi më tej ai.

    Top Channel

  • Thirrja e ekspertëve: Fëmijët nën 3 vjeç të mos lejohen asnjë sekondë pranë ekraneve

    Thirrja e ekspertëve: Fëmijët nën 3 vjeç të mos lejohen asnjë sekondë pranë ekraneve

    Fëmijët nën tre vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, kurse ata deri në gjashtë vjeç mund të kenë akses në ekrane, por në mënyrë të limituar.

    Këto janë udhëzimet që ka nxjerrë një grup ekspertësh, i caktuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Paneli deklaroi po ashtu të martën se fëmijët nën 11 vjeç nuk duhet të lejohen të mbajnë celularë. Po ashtu, sipas tyre, askush deri në 13 vjeç nuk duhet të lejohet të ketë celular me akses në internet.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ndërkohë, sa i përket mediave sociale, sipas këtyre ekspertëve, ato duhet të ndalohen për fëmijët nën 15 vjeç. Kurse adoleshentët mbi këtë moshë duhet të kenë akses vetëm në platforma etike, si Bluesky.

    Sipas grupit të caktuar nga Macron, mediat sociale mund të kthehen në faktorë risku për përjetimin e ankthit dhe depresionit te të rinjtë. Po ashtu, ata zbuluan se fëmijët mund të përballen me një nivel alarmues ekspozimi ndaj përmbajtjes pornografike dhe dhunës.

    Në raport thuhet se ka një konsensus shumë të qartë sa i përket efekteve negative, si indirekte ashtu edhe direkte, që sjellin ekranet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në të thuhet gjithashtu se koha e kaluar në ekrane ka pasoja si për shëndetin e fëmijëve, ashtu edhe për zhvillimin e tyre, por edhe në të ardhmen e civilizimit dhe shoqërisë sonë.