Tag: fëmijët

  • Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down

    Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore me rëndësi të veçantë sociale, e cila synon të njohë zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen me kohë të plotë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, sindromën Down apo aftësi të tjera të kufizuara që u pamundësojnë pavarësinë.
    Në një deklaratë publike, Tabaku u shpreh se nisma ligjore synon që ky angazhim i nënave të njihet si kontribut real, duke u mundësuar mbështetje të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.
    Tabaku argumentoi se kostoja për buxhetin është minimale dhe krejtësisht e përballueshme, sidomos në krahasim me shpenzimet e projekteve të tjera publike që nuk kanë impakt të qartë social.
    “Nuk është koncesion, nuk është partneritet publik-privat, nuk është kosto e jashtëzakonshme. Është një mbështetje modeste, por thelbësore për mijëra familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike,” nënvizoi deputetja.
    Tabaku i bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile, profesionistëve dhe familjeve të përfshihen në këtë proces duke dhënë sugjerime për ta pasuruar nismën dhe për t’i dhënë zë atyre që kanë më shumë nevojë.
    “Është momenti të vendosim një standard njerëzor për këto familje dhe për këto nëna të jashtëzakonshme, të cilat i japin shoqërisë shumë më tepër sesa marrin,” përfundoi Tabaku.

  • Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down, depoziton në Kuvend nismën ligjore

    Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down, depoziton në Kuvend nismën ligjore

    Për të gjitha nënat të cilat kujdesen për  fëmijët e tyre që janë me spektrin autik apo sindromën Down, duhet të njihet zyrtarisht si punë e papaguar.
    Kjo është nisma ligjore që deputetja e PD Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend.
    Në një postim në rrjetin social, Tabaku shprehet se gjatë vitit të fundit ka takuar dhjetëra familje “të jashtëzakonshme”, të cilat luftojnë çdo ditë për të ofruar siguri, edukim dhe stabilitet për fëmijët e tyre.

    Shumë nëna, tha ajo, kanë lënë punën dhe karrierën për t’iu përkushtuar 24 orë në ditë fëmijëve që kanë nevojë të veçantë.
    “Kjo është punë e papaguar. Është sakrificë, është përgjegjësi, është dashuri. Por është edhe një standard europian dhe njerëzor që shteti duhet ta njohë,” theksoi Tabaku.
    Sipas saj, nisma ligjore synon që ky angazhim i nënave të njihet si kontribut real, duke u mundësuar mbështetje të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Tabaku argumentoi se kostoja për buxhetin është minimale dhe krejtësisht e përballueshme, sidomos në krahasim me shpenzimet e projekteve të tjera publike që nuk kanë impakt të qartë social.
    “Nuk është koncesion, nuk është partneritet publik-privat, nuk është kosto e jashtëzakonshme. Është një mbështetje modeste, por thelbësore për mijëra familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike,” nënvizoi deputetja.
    Tabaku i bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile, profesionistëve dhe familjeve të përfshihen në këtë proces duke dhënë sugjerime për ta pasuruar nismën dhe për t’i dhënë zë atyre që kanë më shumë nevojë.
    Në fund, ajo shprehu besimin se Kuvendi do ta trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi këtë çështje./vizionplus.tv

  • Adoleshentët kundër ndalimit të rrjeteve sociale në Australi

    Adoleshentët kundër ndalimit të rrjeteve sociale në Australi

    Ndalimi i përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët dhe fëmijët në Australi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit.

    Adoleshentët pretendojnë se ligji është jokushtetues, pasi u privon atyre të drejtën për komunikim të lirë. Ndërsa disa prej tyre shprehen se po privohen nga mundësia për të siguruar të ardhura financiare.

    Një 15-vjeçar i cili së bashku me babanë e tij zotërojnë një lokal të vogël, Dimi Heryxlim, shprehet se ndalimi i përdorimit të mjeteve sociale i dëmton biznesin. 15-vjeçari ka grumbulluar dhjetëra mijëra shikime në Instagram dhe TikTok duke postuar vloge të rutinës së tij duke drejtuar kuzhinën pas shkolle.

    “Vërtet has klientë që vijnë dhe thonë ‘Oh, të kam parë’, ndërsa babai më ndihmon të përgatis pastat, disa njerëz madje bëjnë edhe foto me mua.”

    Heryxlim shpreson të zgjerojë markën e tij personale dhe të ndërtojë një “komunitet” një ditë, por me një ndalim të mediave sociale për fëmijët australianë nën 16 vjeç, i cili është i pari në botë dhe që do të hyjë në fuqi më 10 dhjetor, planet e tij do të duhet të presin.

    Ai mbetet optimist për të ardhmen e tij, duke pranuar se së shpejti do të mbushë 16 vjeç dhe se ky ndalim është vetëm një pengesë e përkohshme. Por ai është i shqetësuar për frymëzimin e krijuesve të përmbajtjes dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për ta.

    “Më vjen keq për brezat e rinj, ata që me të vërtetë duan të bëjnë diçka të madhe në mediat sociale, do të frenohen.”

    Shqetësimet në lidhje me bllokimin e shpirtit krijues dhe sipërmarrës pasqyrohen nga muzikantët e fëmijëve Tina dhe Mark Harris, kanali i të cilëve në YouTube ka 1.4 milion abonentë.

    Ato thanë se vajzat e tyre kishin një kanal në YouTube kur ishin më të vogla dhe aty mësuan aftësi të rëndësishme si prodhimi, shkrimi i skenarëve dhe montazhi. Vajzat e tyre tani janë të rritura, njëra prej të cilave punon në industrinë e filmit. Familja Harris është gjithashtu e shqetësuar nga dëmtimi afatgjatë i reputacionit nga përfshirja e YouTube në ndalim nga qeveria dhe nga nocioni i nënkuptuar se YouTube është i dëmshëm për fëmijët.

  • Futi djalin në qese vakumi, veprimi shokues i influenceres ruse: Nuk është e denjë për të qenë nënë

    Futi djalin në qese vakumi, veprimi shokues i influenceres ruse: Nuk është e denjë për të qenë nënë

    ana saparina

    RUSI- Një influencuese ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin. Videoja, e cila u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.
    Sipas portalit rus Life, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka. Autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.
    Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.
    “Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”, shkroi dikush.
    Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”

    Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre./ZËRI 

  • “Lë garant fëmijët, s’ju tradhtoj!”/ Djali i Azem Hajdarit tregon të pathënat e liderit të Dhjetorit: S’e njihte frikën

    “Lë garant fëmijët, s’ju tradhtoj!”/ Djali i Azem Hajdarit tregon të pathënat e liderit të Dhjetorit: S’e njihte frikën

    Partia Demokratike po kryen sot homazhet në nder të heroit të demokracisë Azem Hajdari dhe Lëvizjes së dhjetorit. Djali i Azem Hajdarit, u shpreh se babai i tij ka marrë vendime të rëndësishme në një moshë shumë të re.
    Sipas tij, Azemi kërkonte të rrëmbente të ardhmen ndërsa ka rrëfyer edhe detaje nga jeta dhe historia personale e të atit, i cili pas dashurisë me bashkëshorten, u detyrua ta rrëmbente atë për të përmbushur një jetë siç ai e donte, jo siç ia impononte regjimi komunist i asaj kohe. Më tej ai ka kujtuar edhe kundërshtitë me të cilat Azemi ishte përballur nga familja, kur prindërit e të cilit kërkonin për të një jetë më të sigurt, larg trazirave të dhjetorit që shënjuan më pas edhe historinë.
    “Kam kënaqësi që të jem këtu sot, në një ditë ku të gjithë shqiptarët duhet të jenë kryetar. Mendoj se falë këtij heroizmi që bënë këta njerëz, shqiptarët duhet të dinë se falë asaj sakrifice, sot shqiptarët po përjetojnë demokracinë. Kur vendi im at që të bëhej kryetar i Lëvizjes Studentore, ai sapo ishte bërë baba. Babai kur erdhi herët për studime në Tiranë, donte të rrëmbente gjithçka. Ai ra në dashuri me nënë time, ai u detyrua që ta rrëmbente atë, pavarësisht dashurisë së tyre. Këtë gjë nuk e lejoi sistemi. Ai pas kthimit të tij në Tropojë, ai u nis sërish drejt Tiranës. Gjyshi im, rahmet pastë, duke qenë se ishte pasojë e kohës dhe brezave të kohës, e mendonte të pamundur që djali i vetë të vinte në Tiranë. I thoshte; lëri këto ëndrra, se e ke të pamundur që ta bësh këtë gjë. Qeshte dhe u tallte në mënyrë ironike. Por jo, Azemi nuk mendonte sot për sot, por mendonte më afatgjatë, për veten dhe miqtë e mi. Nuk e kishte konceptin e frikës, por as vdekjen dhe as humbjen, por mund të humbiste lirinë. Ai në Tiranë u njoh me miqtë e tij, dhe vendosëm të dilnin para plumbave dhe tanqeve. Në ditën kur studentët u konfuzuan pak, ata s’po dinin nëse do e përkrahini. Ai u ngrit sipër shokëve të tij dhe tha; dal garant me fëmijët e mi, Kirin dhe Rudinën. Nëse unë ju tradhtoj, keni fëmijët e mi.”, tha djali i liderit historik, Azem Hajdari.

  • Këngët patriotike në festivalet e këngëve korale: analizë kritike për politikat arsimore dhe edukative

    Këngët patriotike në festivalet e këngëve korale: analizë kritike për politikat arsimore dhe edukative

    Reflektim personal

    Nga Alma Dema

    Në sistemin arsimor shqiptar, festivalet korale të fëmijëve vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm si forma të shprehjes artistike dhe të prezantimit publik të kompetencave muzikore. Megjithatë, repertori i këngëve që përdoren, shpesh, mbështetet në materiale të vjetra patriotike ose partizane, të krijuara në kontekste historike dhe ideologjike të caktuara, të cilat sot nuk mund të përdoren pa kriter. Kjo e bën të domosdoshme një analizë të plotë nga perspektiva e politikave arsimore, duke vlerësuar ndikimet mbi zhvillimin e fëmijëve dhe standardet bashkëkohore të edukimit.Shumica e këngëve patriotike janë të ndërtuara mbi narrativat e luftës, sakrificës dhe heroizmit, që kërkojnë kompetenca të caktuara historike dhe abstragimit moral. Në këtë kontekst, fëmijët e arsimit të mesëm të ulet, por jo vetëm, nuk kanë zhvilluar ende kuptimin kritik të kauzave historike, konceptet e abstraguara të viktimës dhe heroit, dallimin e perspektivave në konflikt, kapacitetin për të kuptuar simbolikën politike, prandaj, repertori, shpesh, çon në një memorim mekanik të teksteve, pa asnjë përthithje konceptuale. Për pasojë, komponenti edukativ i artit, që duhet të ndërtojë kuptim, reflektim dhe emocion të shëndetshëm, zbehet plotësisht.Tekstet që përmendin luftën, armët, armiqtë apo flijimin nuk janë të përshtatshme për zhvillimin emocional të moshës 6–10 vjeç. Politikat arsimore bashkëkohore, përfshirë ato të UNESCO-s, theksojnë se materiali artistik për fëmijët duhet të shmangë temat që nxisin frikë, agresivitet apo përfytyrime të dhunës, përveç nëse shoqërohen nga udhëzime pedagogjike. Në këtë kontekst lind pyetja ime si prind: A ka një udhëzim pedagogjik mbi këtë temë? Nëse po, kush e ka hartuar dhe kush e ekzekuton?Druaj se në festivalet korale shqiptare, këto këngë ofrohen pa asnjë kontekstualizim, duke krijuar një boshllëk mes intencës patriotike të të rriturve dhe botës emocionale të fëmijëve.

    Mospërputhja midis kurrikulës aktuale dhe praktikave tradicionale të festivaleve. Çfarë thotë kurrikula kompetencave?

    Korniza e kompetencave të nxënësit shqiptar përqendrohet tek qytetaria demokratike, zgjidhja e konflikteve me mjete paqësore, të menduarit kritik, komunikimi i ndjeshëm dhe etik, zhvillimi artistik imagjinativ. Ndërkohë, këngët patriotike të periudhës së luftës janë të ndërtuara sipas një paradigme të vjetër, ku theksohen polarizimi “ne–ata”, idealizimi i dhunës si mjet çlirimi, flijimi ekstrem, modeli i heroit martir, duke krijuar një moskoherencë të dukshme midis qëllimeve të kurrikulës moderne dhe mesazheve të materialeve muzikore të përdorura në festivale.Festivalet korale të fëmijëve mbeten, shpesh, të mbështetura në traditat e periudhës socialiste, jo për arsye ideologjike të qëllimshme sot, por për mungesë alternativash moderne të përgatitura nga institucionet. Kjo tregon se politika arsimore nuk ka ndërtuar ende një infrastrukturë repertoresh të standardizuara, duke e lënë mësuesin të improvizojë. Rezultati është një praktikë kulturore e trashëguar, jo e rishikuar, dhe jo e mbështetur nga politika të qarta.

    A i njohin fëmijët heronjtë dhe kontekstin historik?

    Fëmijët e arsimit të mesëm të ulët por edhe ata të arsimit të mesëm të lartë, nuk e zotërojnë të kuptuarit e kronologjisë historike, natyrës komplekse të luftërave, ideologjive politike të kohës, motivimeve individuale të personazheve historikë, kështu, ata këndojnë për Vojo Kushin, Liri Gero, Mujo Ulqinaku apo heroinat e Luftës së Dytë Botërore pa ditur as se cilit epokë i përkasin, dhe shpesh as se çfarë simbolizojnë. Njohja e figurave të historisë nëpërmjet vetëm një kënge çon në mitizim të tepruar, shtrembërim të kuptimit real, ngrirje të historisë në formën e sloganit, zhdukjen e aftësisë kritike të fëmijëve, duke iu kundërvënë çdo standardi modern të edukimit qytetar.Për të gjithë këtë, nuk ekziston një strukturë rregulluese dhe nuk mban njeri përgjegjësi institucionale, sepse pikë së pari, nuk ekziston një bord i posaçëm rregullues apo një bord i repertorit muzikor për fëmijët. Nga ana tjetër, nuk figuron asnjë rregullore kombëtare për përzgjedhjen e materialeve në festivale të tilla korale apo udhëzime të detajuara për përmbajtjen edukative të tyre.Përzgjedhja mbetet përgjithësisht individuale. Mësuesi zgjedh këngën, drejtori e miraton, organizatori e vendos në skenë. Kjo, në fakt tregon një mungesë politike arsimore, jo një shkelje personale, duke qenë se sistemi nuk ka mekanizma cilësie.Në këto kushte, kushdo që merret me fëmijët dhe punon për mirëqenien e tyre institucionale, psikologjike, pedagogjike, morale dhe mbi të gjitha, njerëzore, duhet të kërkojë që të mbahet përgjegjësi e qartë institucionale dhe politikat arsimore duhet:

    të përcaktojnë standardet e përmbajtjes artistike

    të krijojnë repertore të filtruar nga ekspertë

    të ofrojnë trajnime për mësuesit në edukimin muzikor modern

    të mbrojnë fëmijët nga ekspozimi ndaj materialeve të papërshtatshmeNë mungesë të këtyre mekanizmave, këto lloj festivalesh (pra, korale) bëhen terren për improvizim dhe përsëritje të pandërgjegjshme të materialeve të vjetra dhe dhënie çmimesh e trofesh pa meritë!

    Lipset një politikë e re arsimore për artin muzikor të fëmijëve

    Është një kënaqësi e veçantë të jesh spektatore e një Festivali Koral të shkollave 9-vjeçare, siç më rastisi të isha më 14 nëntor, pranë QKF-së Durrës, ku u përfshiva emocionalisht nga zërat e koreve të shkollave pjesëmarrëse, ashtu siç mbeta e dyzuar mes mundësisë dhe aftësisë që patën koret për të fituar çmimin e parë.Isha thjeshtë një spektatore e nderuar, por si profesioniste, ndjeve se e gjithë ndërmarrja ka dhe kishte nevojë për filtrim dhe riklasifikim të repertorit muzikor. Institucionet duhet të hartojnë një listë rekomandimesh që ndan: a) këngët e përshtatshme për moshat, b) këngët që duan kontekstualizim c) këngët që duhen shmangur.Kjo është një praktikë e zakonshme në shumë shtete europiane.

    Përveç kësaj, gjykoj se do të ishte me vend krijimi i një bordi multidisiplinar, i cili duhet të përbëhet nga pedagogë të muzikës, psikologë të fëmijëve, historianë, ekspertë të kurrikulës. Ky bord do të vlerësonte çdo material përpara se të përdorej gjerësisht në shkolla. Ose, a ishte juria e përbërë nga personalitete të tilla?Por, kjo nuk është se behet vetëm me dëshira dhe ëndrra, kjo bëhet me një planifikim të mirë dhe të rregullt ndërinstitucional. Nga ana tjetër, është shumë e domosdoshme nxitja e krijimtarisë së re muzikore për fëmijë, kompozime të reja, tekste bashkëkohore pedagogjikisht të shëndetshmeprojekte artistike që pasqyrojnë realitetet e sotme, bashkëpunime me autorë, kompozitorë, ilustratorë dhe edukatorë të fëmijëve, për të larguare varësinë nga repertori i vjetruar.Përdorimi i këngëve patriotike me fëmijët nuk është problem në vetvete; problemi lind kur repertori merret i gatshëm, i pakontrolluar dhe përdoret pa kriter pedagogjik e historik. Politikat arsimore duhet të ndërtojnë një infrastrukturë të qartë filtrimi, zgjedhjeje dhe shpjegimi të materialit artistik, duke mbrojtur zhvillimin emocional, njohës dhe etik të fëmijëve.Në mungesë të kësaj infrastrukture, festivalet korale të fëmijëve rizgjojnë pa kriticizëm modele të së kaluarës dhe dështojnë të përmbushin një nga misionet kryesore të edukimit: formimin e qytetarëve të menduar, të ndjeshëm dhe të kultivuar!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “TI…MË THËRRET ENDE, KAPITEN?!”, POEZI NGA DASHAMIR MALO

  • A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por fëmijët janë një hap përpara

    A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por fëmijët janë një hap përpara

    Australia po bëhet një nga vendet e para në botë që vendos një ndalim kombëtar për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, por ekspertët dhe vetë adoleshentët thonë se kjo politikë ka probleme serioze që para se të hyjë në fuqi.

    Ligji i ri, i cili detyron platformat të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe u kërkon atyre të ndërmarrin “hapa të arsyeshëm” për të ndaluar të miturit, është përshëndetur nga shumë prindër të shqetësuar për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët. Megjithatë, testet e para tregojnë se masat e verifikimit janë të lehta për t’u mashtruar.

    Adoleshentët gjejnë rrugë të shpejta për të kaluar kontrollin

    Në një artikull të publikuar nga BBC, thuhet se një 13-vjeçare e quajtur Isobel, si shumë të tjerë, është bërë virale pasi tregoi se si e kaloi verifikimin e moshës në Snapchat brenda pak minutash, duke përdorur një foto të nënës së saj për të kaluar testin e njohjes së fytyrës.

    “Mora një foto të mamasë dhe e vendosa përpara kamerës, dhe thjesht më lejoi të kaloj. Më tha: faleminderit që verifikuat moshën tuaj”, pretendon Isobel. “Kam dëgjuar se dikush ka përdorur edhe fytyrën e Beyoncé-s,” shton ajo.
    “I shkrova asaj,” tregon adoleshentja duke bërë gjest drejt mamasë së saj “‘Hej mami, e kalova ndalimin e rrjeteve sociale’, dhe ajo më tha: ‘Oh, ti majmune!’.”

    Sipas ekspertëve, këto sisteme shpesh gabojnë sidomos me përdorues që janë vetëm dy ose tre vjet larg moshës së synuar.

    Përveç fotove të prindërve, adoleshentët kanë gjetur mënyra të tjera për të shmangur ndalimin: përdorimin e VPN-ve, regjistrimin me email të prindërve, ose kalimin në platforma më pak të njohura që nuk përmenden në ligj. Një e treta e prindërve gjithashtu pranojnë se mund t’i ndihmojnë fëmijët t’i anashkalojnë këto kontrolle.

    Ekspertët paralajmërojnë: Ndalimi mund të sjellë më shumë dëm se dobi

    Ndërsa qeveria australiane e prezanton ndalimin si një masë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme si dhuna, pornografia, dezinformimi dhe bullizmi online, studiuesit dhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve thonë se qasja është tepër e thjeshtëzuar.

    Shumë prej tyre paralajmërojnë se pas ndalimit, fëmijët mund të zhvendosen drejt faqeve më të rrezikshme, më pak të moderuara dhe më anonime. Platformat si YouTube dhe TikTok mund të përdoren pa llogari, duke i ekspozuar fëmijët ndaj përmbajtjes së pafiltruar. Ndërkohë, dhomat e bisedave në lojërat online (të cilat janë përjashtuar nga ligji) konsiderohen nga policia si zona me risk të lartë për radikalizim.

    Meta, Snapchat dhe kompani të tjera kanë shprehur hapur skepticizëm mbi zbatimin e politikës, duke paralajmëruar se verifikimi i moshës është teknikisht i pasigurt dhe lehtësisht i manipulueshëm. Për më tepër, gjobat e vendosura (deri në 49.5 milionë dollarë) konsiderohen të papërfillshme për korporatat miliardere.

    Dy adoleshentë australianë kanë paraqitur tashmë një padi në Gjykatën e Lartë duke e quajtur ligjin “orwellian” dhe “jokushtetues”. Alphabet, kompania mëmë e Google dhe YouTube, dyshohet se po përgatit gjithashtu një sfidë ligjore.

    Megjithë kritikat, qeveria e kryeministrit Anthony Albanese insiston se politika synon t’i japë fund dëmit të shkaktuar nga algoritmet dhe varësia digjitale te fëmijët. “Kjo është një përpjekje për të shpëtuar një brez,” deklaroi ministrja e Komunikimeve Anika Wells, duke pranuar se procesi do të jetë “i çrregullt” në fillim.

    Qeveria thotë se një paketë e re ligjore, e cila do t’u imponojë kompanive një detyrim ligjor për të parandaluar “dëmin e parashikueshëm”, është tashmë në përgatitje.

    A do të funksionojë? Ekspertët janë të ndarë. Disa thonë se nëse ligji ul numrin e fëmijëve në rrjetet sociale me 70-80%, atëherë konsiderohet i suksesshëm. Të tjerë besojnë se efekti do të jetë minimal dhe fëmijët do të kalojnë në platforma më të rrezikshme, duke e bërë situatën më të keqe.

    Ndërkohë, shumë prindër thjesht duan të kenë mbështetje ligjore për të thënë: “Është e paligjshme, nuk ta lejoj.”

    Megjithatë, një gjë është e qartë: beteja mes qeverisë, platformave të teknologjisë dhe vetë adoleshentëve sapo ka filluar, dhe rezultati mbetet i pasigurt.

  • Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë

    Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë

    Në fshatin Lusën, mes maleve të Kukësit, ende qëndron gjallë një traditë e vjetër sa koha.

    Qazim Peposhi, afro të gjashtëdhjetave, është një nga të paktët që vazhdon të mbajë gjallë blegtorinë autoktone të zonës.
    Prej dekadash, ai kujdeset për 150 krerë dhi, bashkë me tri lopë, tre kuaj dhe katër qen, që i shoqërojnë çdo ditë në mal.
    Me bashkëshorten, Qazimi ka ndërtuar gjithë jetën mbi këtë punë: ka rritur fëmijët, ka ngritur shtëpinë dhe u ka dhënë tre bijve të tij arsimin që dikur dukej i paarritshëm.
    Krenaria e tij e madhe mbetet dhia e kuqe autoktone, një ndër racat më të hershme shqiptare, të cilën ai e mbarështon me përkushtim të jashtëzakonshëm. “Dymbëdhjetë orë në ditë jam me bagëtitë,” thotë Qazimi, ndërsa kujton vitet pas ’90-s, kur në fshat kishte 300 shtëpi dhe ruheshin mbi 5 mijë krerë dhi. Sot, koha ka ndryshuar: vetëm dy çobanë kanë mbetur, që bashkë ruajnë rreth 300 dhi.

    Top Channel

  • Rriten në pasuri dhe izolim! Jetët e fshehura të fëmijëve sekretë të Putinit

    Rriten në pasuri dhe izolim! Jetët e fshehura të fëmijëve sekretë të Putinit

    Jeta private e Vladimir Putinit ka dalë sërish në dritë kur një gazetar ukrainas iu afrua njërës prej vajzave të tij të dyshuara, Elizaveta Rudovës në Paris.
    Jeta familjare e Putinit fsheh sekrete misterioze dhe të rrezikshme, me thashetheme për fëmijët e tij të mbushura me pezullim dhe sekret.
    Jeta e izoluar e Elizaveta Rudovës
    22-vjeçarja Elizaveta Rudova, e cila njihet edhe me pseudonimin Louisa Rozova, besohet të jetë vajza e Putinit dhe Svetlana Krivonoych, një ish-pastruese në rezidencën luksoze të presidentit rus.
    Rudova, e cila aktualisht jeton në Paris, ka shmangur përgjigjen e pyetjeve në lidhje me thashethemet për lidhjen e saj me udhëheqësin rus, ndërsa duket se jeton një jetë luksoze, duke shijuar frytet e lidhjes së përfolur të Putinit me nënën e saj.
    Jeta e Rudovës, sipas raportimeve, përfshin pasuri dhe izolim social. Pavarësisht rritjes së publicitetit pas zbulimit të lidhjes së saj me Putinin në vitin 2020, ajo thuhet se u distancua nga mediat sociale ruse dhe iku nga vendi menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë.
    Rudova tani thuhet se po shijon një jetë luksi në Paris, duke punuar në dy galeri në kryeqytetin francez.
    Këto galeri janë të njohura për ekspozitat e tyre kundër luftës dhe disidente, gjë që është interesante duke pasur parasysh se si emri i Rudovës shoqërohet me vetë Putinin dhe politikat e tij.
    Pavarësisht zakoneve të saj luksoze, Rudova ka shprehur pakënaqësinë e saj me mënyrën se si ka ndryshuar jeta e saj për shkak të publicitetit dhe thashethemeve që e ndjekin.
    Jeta e izoluar e fëmijëve të Putinit me Alina Kabaeva
    Rusia e ka lidhur emrin e legjendës së gjimnastikës ritmike Alina Kabaeva me Putinin, me të cilin përflitet se është në një lidhje që nga viti 2008. Së bashku thuhet se ata kanë dy djem, Ivanin (9 vjeç) dhe Vladimir Jr. (5 vjeç).
    Djemtë e Putinit jetojnë në një rezidencë të izoluar pranë Liqenit Valdai, të mbrojtur nga siguria elitare e Rusisë (FSO).
    Fëmijët nuk shkojnë në shkollë, por edukohen vetëm me mësues privatë. Jeta e tyre e përditshme monitorohet rreptësisht, me kontakt të kufizuar me botën e jashtme dhe nën kontroll të vazhdueshëm.
    Informacioni rreth djemve të Putinit vjen nga një hulumtim i Qendrës Dossier, një organizatë kërkimore ruse, e cila zbuloi se fëmijët jetojnë të izoluar nga shoqëria dhe pjesa tjetër e botës. Ka zëra se kanë lindur vajza binjake, megjithëse ekzistenca e tyre nuk është konfirmuar publikisht. Pavarësisht izolimit, fëmijët e Putinit thuhet se kanë marrë arsim special dhe flasin kinezisht, anglisht dhe gjermanisht, siç deklaroi vetë Putini në vitin 2023.
    Mbrojtja e rreptë dhe vetmia e familjes Putin
    Jeta e fëmijëve të Vladimir Putinit zbulon një pamje izolimi dhe kontrolli të rreptë. Çdo moment i jetës së tyre të përditshme mbrohet nga një sistem sigurie që përfshin jo vetëm izolim fizik, por edhe masa të specializuara, siç është përdorimi i gotave personale për të shmangur helmimin.
    Thashethemet rreth fëmijëve të fshehur të Putinit nxiten nga sekreti i tepërt dhe ndalimi i vazhdueshëm i presidentit rus për të pranuar publikisht çdo fëmijë të lindur jashtë martese.
    Jeta e fëmijëve të Putinit fsheh një mister, me familjen që jeton nën mbikëqyrje dhe kontroll të vazhdueshëm. Në fakt, ata vetë duket se nuk kanë lidhje me botën e jashtme dhe shoqërinë, dhe çdo aktivitet që ata kanë është i kufizuar rreptësisht në rrethet familjare.
    Izolimi është një kusht i detyrueshëm për familjen Putin, pasi, sipas autorit dhe ekspertit të peizazhit politik rus John O’Neill, Putin ka mësuar nga koha e tij në KGB të fshehë të dhënat e tij personale dhe të shmangë çdo imazh të ekspozuar të familjes së tij.
    Sipas tij, Putini nuk i pranon publikisht fëmijët që ka me gra të tjera për të ruajtur imazhin e tij si një “familjar tradicional”, duke shmangur kontradiktat me besimin e tij fetar.
    Dy vajzat zyrtare të Putinit
    Vladimir Putin, përveç thashethemeve për marrëdhënie të tjera sekrete dhe fëmijë, ka dy vajza zyrtare që janë të njohura në botë: Maria Vladimirovna Vorontsova dhe Katerina Vladimirovna Tikhonova.
    Maria Vorontsova, më e madhja nga dy vajzat, është 40 vjeç dhe punon si endokrinologe, ndërkohë që mbetet relativisht e distancuar nga sytë e publikut.
    Maria është vajza e Putinit nga martesa e tij e parë me Lyudmila Putin, një ish-stjuardesë e Aeroflotit. Pavarësisht raportimeve në media, Maria ka shmangur dhënien e deklaratave publike dhe shfaqjen me të atin, pavarësisht mungesës së tyre të gjatë nga sytë e publikut.
    Katerina Tikhonova, më e vogla nga dy vajzat, është 39 vjeç dhe jeton nën pseudonimin “Katerina Vladimirovna Tikhonova”. Edhe pse Tikhonova është më e njohur për publikun sesa motra e saj, ajo mbetet jashtëzakonisht e fshehtë dhe shmang komentet publike për jetën e saj.
    Ajo vetë është e arsimuar dhe ka një karrierë profesionale si menaxhere projektesh dhe është përgjegjëse për programe të mëdha shkencore në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Pavarësisht suksesit të saj profesional, Katerina nuk shfaqet shpesh në evente publike me të atin, dhe jeta e saj personale mbetet e panjohur.
    Pavarësisht faktit se identitetet dhe rrugët e tyre profesionale janë të njohura, Putin kujdeset ta mbajë jetën e tij familjare një sekret të rreptë, dhe asnjëra nga dy vajzat e tij nuk ka komentuar publikisht për statusin ose aktivitetet e tij politike. Kjo tregon nevojën e presidentit rus për të mbrojtur familjen e tij nga presionet e jashtme, duke ruajtur një imazh të privatësisë dhe sigurisë së rreptë.

  • A do të ndryshojë e drejta e shtetësisë për fëmijët që lindin në Amerikë? Gjykata e Lartë merr në dorë çështjen

    A do të ndryshojë e drejta e shtetësisë për fëmijët që lindin në Amerikë? Gjykata e Lartë merr në dorë çështjen

    Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të marrë në shqyrtim një çështje të rëndësishme kushtetuese: nëse fëmijët e lindur në territorin amerikan nga prindër që ndodhen ilegalisht ose me viza të përkohshme kanë të drejtën kushtetuese për shtetësi amerikane.

    Çështja lidhet me urdhrin ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump, i cili synon t’i japë fund të drejtës së shtetësisë së lindjes për këto kategori fëmijësh. Urdhri u bllokua nga gjykatat federale, të cilat vlerësuan se bie ndesh me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës.
    Gjykata e Lartë ende nuk ka caktuar një datë për seancat, ndërsa vendimi pritet pas disa muajsh.
    Prej afro 160 vitesh, Amendamenti i 14-të garanton se çdo person i lindur në SHBA është shtetas amerikan, me përjashtim të fëmijëve të diplomatëve dhe personelit të forcave të huaja.
    Administrata Trump argumenton se fraza “i nënshtrohen juridiksionit amerikan” përjashton fëmijët e imigrantëve të përkohshëm ose të paligjshëm. Ndërkohë, përfaqësuesit e paditësve thonë se asnjë president nuk mund të ndryshojë këtë garanci kushtetuese të shtetësisë së lindjes.
    Sipas Pew Research Center, në vitin 2016 rreth 250,000 foshnja lindën në SHBA nga prindër pa shtetësi amerikane. Ndërsa në vitin 2022, numri i shtetasve amerikanë të lindur nga prindër pa dokumente arriti në 1.2 milionë.
    Një studim i Migration Policy Institute paralajmëron se shfuqizimi i së drejtës së shtetësisë së lindjes mund të rrisë popullsinë e paautorizuar në SHBA me 2.7 milionë deri në vitin 2045 dhe 5.4 milionë deri në 2075.

    Top Channel