Tag: fëmijës

  • “Po bëhemi prindër sërish!”/ Aktorja e njohur pret fëmijën nr. 2

    “Po bëhemi prindër sërish!”/ Aktorja e njohur pret fëmijën nr. 2

    Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe gruaja e saj, Ramona Agruma janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
    Stilistja ndau një postim në rrjetet sociale ku tregoi se është shtatzënë me një vajzë. Në postim ajo përfshiu foto të tyre së bashku ku putheshin e përqafoheshin, më pas një foto të vajzës së parë, Royce Lillian, kur ishte e sapolindur.
    Në serinë e fotove shihet edhe testi i shtatzënisë i Agruma dhe barku i saj i rrumbullakosur.
    “Nga kjo te… bebi nr. 2 është rrugës”, shkruhet krah postimit. “Lajmi më i lumtur në familjen tonë, së shpejti do të jemi katër!”
    Në nëntor të vitit 2022, Wilson dha lajmin ne rrjetin social Instagram se vajza e tyre e madhe kishte ardhur në jetë.
    “Më se krenare të njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, që lindi këtë javë përmes një nëne zëvendësuese. Nuk mundem as ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur!”, shkroi aktorja krah fotos së vajzës. Kujtojme se ajo vuan nga problemet me fertilitetin.
    Më tej, aktorja shprehu mirënjohjen ndaj kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi dhe falënderoi nënën zëvendësuese “që e mbajti dhe lindi me mirësi e kujdes.”

  • Tragjedi në Zakynthos, pit bulli i familjes i merr jetën fëmijës 18-muajsh

    Tragjedi në Zakynthos, pit bulli i familjes i merr jetën fëmijës 18-muajsh

    Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 15:07
    Një tragjedi ka ndodhur në Agios Leontas të Zakynthos, ku një fëmijë vetëm 18 muajsh ka humbur jetën pas një sulmi nga qeni i familjes, i racës pit bull. Ngjarja e rëndë u regjistrua kur vogëlushi ndodhej në oborrin e banesës së tij.
    Sipas informacioneve, qeni sulmoi papritur fëmijën, duke i shkaktuar plagë fatale. Prindërit, të alarmuar, lajmëruan menjëherë ndihmën e shpejtë rreth orës 13:00, por përpjekjet ishin të kota. Fëmija mbërriti pa shenja jete në spital.

    Familja, e përbërë nga babai me origjinë shqiptare dhe nëna britanike, ishte rezidente prej vitesh në ishullin grek. Komuniteti lokal është thellësisht i tronditur nga ngjarja.

    Autoritetet lokale kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij incidenti tragjik. Si pjesë e procedurës hetimore, prindërit e fëmijës janë marrë në pyetje dhe po mbahen nga policia për të dhënë dëshminë e tyre.

  • U përfol se ka një fëmijë jashtëmartesor me një serbe, reagon gruaja e Labinot Rexhës

    U përfol se ka një fëmijë jashtëmartesor me një serbe, reagon gruaja e Labinot Rexhës

    Ditëve të fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor. Lajmi shkaktoi reagime të shumta nga publiku, duke ndezur spekulime dhe thashetheme mbi jetën private të tij.
    Lidhur me këto pretendime, bashkëshortja e Labinotit, Laureta Hoxha, ka dalë sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova për t’i mohuar ato njëherësh. Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”.
    Laureta theksoi: “Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përveç që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijës së vet.”
    Ajo shtoi gjithashtu se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha, duke e përjashtuar çdo lidhje tjetër me Labinotin.
    Kjo deklaratë vjen pas një vale spekulimesh në rrjetet sociale, ku disa përdorues e lidhën gabimisht Labinotin me fëmijën, duke krijuar tension dhe keqkuptime mes fansave të emisionit.
    Publiku pritet të ndjekë me kujdes zhvillimet e mëtejshme dhe reagimet e banorëve të tjerë të Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa Laureta duket se ka vendosur të qartësojë njëherë e mirë situatën për publikun.

  • Ka Labi fëmijë me një grua serbe? Të vërtetën e tregon bashkëshortja e tij

    Ka Labi fëmijë me një grua serbe? Të vërtetën e tregon bashkëshortja e tij

    Showbiz E Premte, 5 Dhjetor 2025 16:54
    Labinot Rexha ka një fëmijë jashtëmartesor? Është ky lajmi që mori dhenë në portale. Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur në emisionin “Kosova Today”, duke i mohuar plotësisht këto pretendime.
    Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”, dhe se në fakt nëna e fëmijës ka kërkuar përmes Labinotit të gjejë babain biologjik.
    “Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përpos që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ai ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijë së vet”, tha Laureta. Ajo theksoi njëherësh se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha.

  • Pezullimi i Ballukut, Rama: Mbështes i paepur drejtësinë, por vendimi i GJKKO ishte si rrëzimi i fëmijës që sapo nis të ecë

    Pezullimi i Ballukut, Rama: Mbështes i paepur drejtësinë, por vendimi i GJKKO ishte si rrëzimi i fëmijës që sapo nis të ecë

    Kryeministri Edi Rama reagon pasi Gjykata Kushtetuese kaloi në shqyrtim ankimimin e tij për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv,.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, vendim që u mor nga GJKKO, pas marrjes së zyrtares si e pandehur për tunelin e Llogarasë.
    “Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
    E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.

    Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush”, tha Rama./vizionplus.tv

  • “Fjalët e shumta janë fukarallëk”! Kushtuesja kaloi “Ballukun” për shqyrtim, Rama: Vendimi i GJKKO-së, si rrëzimi i fëmijës…

    “Fjalët e shumta janë fukarallëk”! Kushtuesja kaloi “Ballukun” për shqyrtim, Rama: Vendimi i GJKKO-së, si rrëzimi i fëmijës…

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje me pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO. Përmes një postimi në platformën ‘X’, Rama përsërit deklaratën se ky është një rast unikal në botë dhe në asnjë vend nuk është parë që një prokuror dhe një gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie. Kreu i qeverisë thekson se ai do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, ndërsa vendimin e GJKKO-së e krahasoi si një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo kanë mësuar të ecin.
    Postimi i plotë i Ramës:
    Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
    E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.
    Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.

    Reagimi i Ramës ka pësuar pak orë pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin dhe kaloi për shqyrtim çështjen e pezullimit të Ballukut. Megjithatë, ende nuk dihet nëse Kushtetuesja do të dalë më një vendim përfundimtar sot, ndërsa çështja ka kaluar në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare./ZËRI

  • Ellie Goulding në pritje të fëmijës së dytë!

    Ellie Goulding në pritje të fëmijës së dytë!

    Ellie Goulding në pritje të fëmijës së dytë!
    Ylli i pop-it, Ellie Goulding, 38 vjeçe, konfirmoi se është shtatzënë me partnerin e saj aktor, Beau Minniear, 28 vjeç, teksa u shfaq me barkun e rrumbullakosur në Fashion Awards. Lajmi vjen pas një romancë të shpejtë dhe intensive mes çiftit, që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
    Këngëtarja e hitit “Love Me Like You Do” tashmë është nënë e një djali katërvjeçar, Arthur, nga martesa e saj e mëparshme me art-dealerin Caspar Jopling. Ajo u martua me Caspar në gusht 2019, por në shkurt 2024 ata njoftuan ndarjen e tyre. Lajmi për marrëdhënien me Beau u zbulua fillimisht nga The Sun në korrik, ku u raportua se ata kishin dalë në disa takime romantike dhe kishin kaluar një mini-vakancë verore në Itali, përpara se të riktheheshin në Londër dhe të dilnin publikisht si çift.
    Që atëherë, Ellie dhe Beau janë parë shpesh bashkë, duke ndarë momente romantike dhe foto të dashura në rrjetet sociale. Partneri i saj ka pasur role të vogla në filma të pavarur dhe disa seriale televizive amerikane.
    Ellie Goulding është një nga këngëtaret më të suksesshme britanike të shekullit 21, me mbi 43 miliardë transmetime muzikore. Në vitin 2023, ajo publikoi albumin e saj të pestë, Higher Than Heaven, dhe që atëherë po punon në projekte të reja muzikore. Shtatzënia e saj e fundit është një kapitull i ri i gëzueshëm në jetën personale dhe profesionale të këngëtares, duke i sjellë fansave emocion dhe kuriozitet për të ardhmen e familjes së saj.

  • Këto janë arsyet pse s’duhet t’u jepni ujë me sheqer bebeve

    Këto janë arsyet pse s’duhet t’u jepni ujë me sheqer bebeve

    Shpesh dëgjojmë nëna që i japin apo pyesin nëse munden ta ushqejnë beben e tyre me ujë dhe sheqer. Madje në rastet më ekstreme disa nëna e kanë përdorur edhe si një qetësues për të qarat e fëmijës, por që është shumë i dëmshëm. Uji nuk rekomandohet te bebet e vogla pasi mund të reduktojë nivelin e elektroliteve në trupin e fëmijës duke qenë se ai do të urinojë më shpesh dhe nga ana tjetër deri në vitin e parë të jetës organizmi i fëmijës nuk është në gjendje të bëjë një balancim të mirë të natriumit dhe kripërave.

    Përse nuk duhet të përdorni ujin me sheqer te bebet? 

    Ai nuk është aspak i mirë për shëndetin e fëmijës sepse përmban shumë kalori (quhen kalori boshe) dhe nga ana tjetër ul oreksin e fëmijës. Duke qënë kështu bebi do të pijë më pak qumësht dhe për pasojë nuk do të ketë një rritje të shëndetshme.

    Ai mund të përdoret në rastet më të rralla nga ana e mjekëve nëse nevojitet analizë gjaku apo operacion intestinal. Deri në muajin e 6-të fëmija duhet të marrë vetëm qumësht dhe asgjë tjetër, sidomos qumështin e gjirit që është perfekt për nevojat e tij. Nëse nuk keni mundësi të ushqeni me gji duhet të përdorni vetëm formulën. Uji me sheqer do të dëmtojë ciklin e ushqyerjes së fëmijës dhe ju nuk duhet t’i jepni asnjëherë fëmijës ujë me sheqer. I vetmi sheqer që fëmija mund të marrë është ai natyral, pra nga frutat apo perimet.

    Sheqeri nga burime të tjera mund të kompromentojë funksionimin e sistemit imunitar të fëmijës, dhe si pasojë e kalorive të mëdha të panevojshme mund të rritet edhe niveli i hormoneve. Niveli i lartë i sheqerit do të ndikojë edhe në dëmtimin e pankreasit dhe për pasojë fëmija mund të bëhet diabetik. Bebi para muajit të 6 nuk duhet të pijë uje (pra derisa të fillojë ushqimet e ngurta) pasi mund të hidratohet më tepër nga normalja dhe të krijohet problemi i quajtur “helmimi nga uji”./PërNënat

  • VIDEO/ Nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh, vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin dhe e dhunojnë

    VIDEO/ Nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh, vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin dhe e dhunojnë

    Një javë më parë emisioni ‘Piranjat’ solli historinë e një nëne të re e cila prej 7 vitesh endej dyerve të institucioneve pasi nuk mund të merrte djalin e saj të mbajtur peng nga gjyshërit e të vogli Hamit dhe Evladije Hoxha. Afërdita është një 25 vjeçare nga Dibra,ky konflikt absurd, do të niste pas një tragjedie që i mori jetën bashkëshortit të saj në vitin2018, ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e Afërditës, asokohe 17 vjeçare dhe nënë e një foshnjeje 6 muajshe. Pas vrasjes së burrit, ajo vendoset përpara një kushti aspak normal, sidomos kur bëhet fjalë për një nënë shumë të re në moshë. Ose duhej të qëndronte në shtëpinë e burrit bashkë me djalin e saj ose bashkë me djalin nuk ikte nga shtëpia. Kuptohet që përgjigja e nuses së re, është jo, refuzim që shkakton debate gati në përplasje fizike mes vjehrrit dhe babait të saj. Në kushtet e një refuzimi të vazhdueshëm, që rrezikon të cenojë raportin e nënës me të voglin, Afërdita vendos të ndërmarrë hapat ligjorë, për të vënë në vend një të drejtë të mohuar me dhunë.Këto ecejake të Afërditës për 7 vite me radhë, duhej të kishin një fund të lumtur pas vendimit të dy shkallëve të gjyqësorit dhe refuzimi i dy të moshuarve për të dorëzuar fëmijën, do të merrte fund me ndërhyrjen e përmbarimit dhe të policisë, por gjërat nuk kanë shkuar aspak sipas këtij skenari. Sepse për mbi 26 herë, dy të moshuarit, jo vetëm kanë refuzuar t’ia kthejnë fëmijën 7vjeçar nënës, por e kanë penguar këtë të fundit ta takojë të voglin e saj, madje duke demonstruar arrogancë përballë institucioneve.Në kushtet e një përplasjeje të vazhdueshme, dhe këmbënguljes së gjyshit për të moszbatuar një vendim gjykate, gazetarët u munduan ta bindin këtë të fundit, që të paktën momentalisht, të lejonte nënën të takohej me fëmijën. Dhe një premtim e morë, që Afërdita një ditë do ta takonte djalin në lulishten e qytetit. Më në fund, një lajm i mirë për Afërditën.Por përveçse nuk e mbajti fjalën, duke i shtrënguar gazetares dorën si burrat, Hamiti kërkon të ruajë privatësinë e nipit që mban peng. E nga kush?Nga nëna.Ndërsa ai për të disatën herë demonstron arrogancë ndaj kujtdo që kërkon të ndërhyjë, gazetarët vendosin të vëmë në lëvizje institucionet për të bërë të mundur takimin e nënës me fëmijën e saj. Që në fakt do të duhej të ishin angazhuar pa patur aspak nevojë për ndërhyrjen e mediave. Përmbaruesi Artan Sima thotë që më parë duhet të flasin me shefin e krimeve të komisariat Mat i cili duket se nuk ka ndonjë dëshirë të merret me gjëra kaq të vogla sa marrja peng e një fëmije.Pas komunikimit të gazetarëve më shefin e krimeve, ky i fundit nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk ka asnjë vullnet për të zgjidhur këtë situatë, pavarësisht se nëna e fëmijës është aty, vetëm gjysmë metri larg.Sidoqoftë, fjalët e Piranjave përpara dyerve të komisariatit nuk ranë në vesh të shurdhër, sepse pak minuta më vonë, Afërdita thirret në zyrat e komisariatit për të depozituar kallëzim që është i disati ndaj ish-vjehrrit.Orët kalojnë, dhe tashmë ka rënë mbrëmja, ndërkohë që nëna bashkë me gazetarët ende presin planin masave që do të ndërmarrin forcat e policisë së Burrelit, ndaj familjes Hoxha që mbajnë peng nipin në kundërshtim me ligjin. Por pak çaste më vonë, një furgon policie del nga komisariati, duke u rikthyer pas 30 minutash bashkë me gjysh Hamitin. Pavarësisht shoqërimit që iu bë Hamitit në polici, gjërat mbetën aty, të pazgjidhura, me nënën që kaloi gjithë ditën në dyert e komisariatit pa mundur ta takojë djalin e saj.Ditë më vonë më 31 korrik 2025, që përkon me ditën kur pritet të bëhet ekzekutimi i radhës. Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, janë mbledhur në sallën e pallatit të kulturës, ku pritet që nëna të takojë djalin e saj pas plot 6 muajsh. Që në momentin e parë, fëmija shfaq shenja pasigurie, që më pas kthehet në refuzim ndaj nënës. Për më tepër, pranë tij qëndron gjatë gjithë kohës gjyshja, e cila nuk e lëshon për asnjë çast. Kjo marrëdhënie e tensionuar e djalin me nënën, sipas relacioneve është e pilotuar nga gjyshërit, të cilët arrijnë deri në atë pikë sa kontrollojnë edhe atë takim disaminutësh, duke minuar raportin e shenjtë nënë-fëmijë.Por ky raport nuk ka qenë i tillë më përpara dhe këtë e tregojnë më së miri fotot e shumta që nëna bënte bashkë me djalin, gjatë atyre momenteve kur i jepej e drejta nga ish vjehrri për ta takuar.Por le të rikthehemi pak tek takimi i shumëpritur që nuk nisi ashtu si Afërdita e priste.Prezenca e Hamitit në atë sallë është tërësisht e jashtëligjshme dhe detyrimisht ndikon në gjendjen emocionale të fëmijës. Po ashtu edhe prania e avokates përfaqësuese të familjes Hoxha, që nuk kuptohet se për çfarë arsyeje është lejuar në një moment aq të rëndësishëm për  nënën dhe fëmijën.Ndërsa nëna tenton t’i afrohet fëmijës, gjyshja e mban shtrënguar, pa i lënë aspak hapësirë Afërditës të komunikojë me të.Gjatë gjithë kësaj përballjeje, ish-vjehrra e Afërditës tregohet tepër indiferente ndaj kësaj të fundit, duke mos ia hedhur asnjëherë sytë, por pa harruar për asnjë moment të mbajë shtrënguar nipin. Imagjinohet lehtë se sa ka punuar kjo gjyshe për të armiqësuar nënën me djalin.
    Në të vërtetë gjyshja i ka folur fëmijës për një nënë, e cila nuk është Afërdita por nusja e djalit të madh të kësaj familjeje, fakt që është evidentuar edhe në njërin nga raportet e  psikologes duke thënë se: “Palët e paditura nuk janë koshiente për rëndësinë e nënës biologjike në jetën e fëmijës. Nuk shikojnë problem as faktin që fëmija njeh dhe quan nënë nusen e xhaxhait”.Në tentativa të shumta të psikologes për të afruar palët në të mirë të fëmijës, bie në sy indiferenca totale e Romina Kurtit, përfaqësuese e shërbimit social në bashkinë e Matit. Nga pamja duket se është krejt rastësisht aty dhe nuk ka aspak lidhje me çfarë po ndodh, edhe pse detyra e saj është të ndihmojë në krijimin e urave të komunikimit mes fëmijës dhe nënës.Ndërkohë minutat kalojnë pa asnjë rezultat. Nëna ende nuk ka mundur t’i afrohet djalit të saj, i cili vazhdon t’i qëndrojë në distancë kur nëna dhe psikologia përpiqen ta marrin fëmijën me të mirë, mes tyre hyn ish vjehrri, i cili shërben si katalizator për të voglin dhe në pak kohë, salla kthehet në një arenë dhune. E gjitha ka ndodhur në prezencë të punonjësve të policisë dhe të shërbimit social të bashkisë Mat të cilët të gjithë në mënyrën e tyre kanë dhënë një dorë për prishjen e procesit.Ndërkohë që gazetarët futen në sallë asnjë nga punonjësit nuk ndërhyjnë. Në fakt kjo është fytyra e shtetit që rri duarkryq përballë ulërimës së një nëne për të marrë në prehër djalin e saj.Çfarë mund të thuhet për një person, që pa asnjë shkak urren ish-nusen e shtëpisë, deri në atë pikë sa i mohon fëmijën?Çfarë mund të thuhet për një individ të tillë që i bën sfidë organeve ligjzbatuese, edhe pse ka dy vendime gjykate që e urdhërojnë për ta kthyer djalin tek nëna? Po Policia e Shtetit që bën sehir sa herë ky shkelës serial i ligjit bën shou në seancat e parashikuara për ekzekutim vendimi?Por ky nuk është veprimi i vetëm në shkelje të ligjit, si nga gyshi dhe gjyshja e djalit të vogël por edhe nga punonjësit shtetëror sepse me sa duket me një aksion të mirëmenduar, punonjësit e policisë së komisariatit të Matit, kanë vijuar me paligjshmërinë në dëm të procesit për të cilin ishin vënë në dispozicion. Por pavarësisht se nga përmbaruesi është kërkuar shoqërimi për në komisariat, policët kanë bërë sikur po e zbatojnë këtë urdhër, dhe pak minuta më vonë Hamiti është rikthyer duke na bërë të dyshojmë seriozisht për një bashkëpunim të tij me drejtuesit e policisë së Matit. /Piranjat – Syri.net/ 

  • Fiks Fare/ Shtëpitë e Fëmijës në Vlorë dhe Korçë pa fëmijë, por me qindra paga. Institucione bosh që kushtojnë miliona

    Fiks Fare/ Shtëpitë e Fëmijës në Vlorë dhe Korçë pa fëmijë, por me qindra paga. Institucione bosh që kushtojnë miliona

    Nga marsi 2024, Shtëpia e Fëmijës Vlorë dhe Shtëpia e Fëmijës Korçë nuk kanë më asnjë fëmijë rezident.

    Megjithatë, të dy institucionet vazhdojnë të mbajnë të njëjtin numër punonjësish, të njëjtën strukturë dhe të njëjtin fond pagash, madje edhe me rritje zyrtare. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ka nën administrim këto struktura, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare për këtë situatë.
    Në kuadër të një plani kombëtar për deinstitucionalizimin e kujdesit për fëmijët, Shtepitë e Fëmijës në Vlorë dhe Korçë nuk pranojnë më fëmijë të rinj dhe nuk ofrojnë shërbime rezidenciale. Fëmijët e fundit janë larguar në muajin mars 2024.
    Gazetarët e Fiksit sollën nga afër situatën në Shtëpinë e fëmijës Vlorë.
    Në një sallë në katin e pare gazetarët gjejnë 10 punonjëse. Disa prej tyre u larguan menjëherë sapo nisi intervista me punonjësen sociale.
    Punonjësja sociale deklaroi se trajtojnë vetëm dy fëmijë që vijnë për disa orë mësimi në ditë, ndërsa 10 kujdestare paguhen për kujdesin e tyre. “Nuk ka më fëmijë që qëndrojnë në institucion. Kështu është vendosur”, thotë ajo.
    Kuzhinierja, që më parë pregatiste vakte, tani “ndihmon si kujdestare”, pasi nuk ka më gatime. Në institucion paguhen dy kuzhiniere. Punonjësja e protokollit thotë se puna e saj vazhdon si më parë: “Shkresat vijnë dhe protokollohen”.
    Financierja konfirmoi se institucioni është pa drejtues që prej korrikut, por fondi i pagave është i pandryshuar:
    “Janë 11 milionë lekë të vjetra paga çdo muaj. Për disa pozicione është shtuar edhe rroga me 70 mijë lekë të vjetra”.
    Ajo sqaron se në listë janë 20 të punësuar, ndërsa disa prej tyre janë dërguar “të ndihmojnë në familje me fëmijë me probleme”. Por sipas vetë stafit, nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të qartë, ndërsa ish-drejtoresha ka dërguar disa herë shkresa pa marrë asnjë përgjigje zyrtare.
    Në katin e dytë, punonjëset e Qendrës së Shërbimeve Mbështetëse thonë se nuk kanë më funksion:“Ne kemi lidhje me fëmijën deri sa kthehet në familje. Tani që janë kthyer, nuk mund t’ju jap përgjigje”.
    Gazetarët morën edhe një përgjigje në Bashkinë Vlorw ku  konfirmojnë se Ministria e Mbrojtjes Sociale është institucioni përgjegjës për strukturën dhe financimin.
    E njëjta situatë është edhe në Korçë. 14 punonjës, asnjë fëmijë që prej 8 muajsh
    Nga një komunikim telefonik me drejtoreshën e Shtepisë së Fëmijës Korçë mësohet se prej 8 muajsh institucioni nuk ka më asnjë fëmijë, ndërsa struktura e punonjësve mbetet e pandryshuar — 14 punonjës marrin pagat çdo muaj.
    Drejtoresha pretendon se disa punonjës janë dërguar të ndihmojnë në institucione të tjera, përfshirë edhe kuzhinieren. Por pyetjes nëse ata janë nën varësinë e saj apo të institucioneve ku shkojnë, ajo i shmanget duke thënë: “Unë drejtoj institucionin këtu”.
    Sa i përket fondit të pagave, drejtoresha nuk jep shifra. Gazetarët e Fiksit i janë drejtuar për një përgjigje zyratre Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale por nuk ka patur asnjë reagim.

    Top Channel