Tag: fëmijën

  • “1 mijë euro bonus për fëmijën e parë…”, Berisha propozon platformë kundër shpopullimit

    “1 mijë euro bonus për fëmijën e parë…”, Berisha propozon platformë kundër shpopullimit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij të përditshme për mediat, ngriti alarmin për shpopullimin masiv të vendit, të cilin e cilësoi si “goditjen më të rëndë ekzistenciale” që kombi shqiptar ka marrë në historinë e tij.
    Berisha tha se treguesit demografikë të Shqipërisë nuk kanë pësuar kurrë rënie të tillë brenda një periudhe kaq të shkurtër, duke akuzuar qeverinë Rama për “katastrofën më të madhe demografike të regjistruar ndonjëherë në vend”.
    Ai e përshkroi situatën si një proces të planifikuar që “përbën gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve”, duke iu referuar konventave ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e zhdukjes së popullsive përmes mjeteve jo të dhunshme.
    Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment emergjence absolute dhe kërkon një platformë të qartë që të përmbysë trendin negativ të lindshmërisë dhe emigracionit masiv. Berisha paralajmëroi se me treguesit aktualë, vendi rrezikon të shkojë drejt “zhdukjes së pashmangshme”.
    Propozimet e PD-së
    Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita propozon një paketë të re mbështetëse për nxitjen e lindjeve, duke filluar nga buxheti i këtij viti. Sipas Berishës, ndihma financiare për familjet duhet të jetë si vijon:
    Fëmija i parë: 1 mijë euro në vit
    Fëmija i dytë: 2 mijë euro
    Fëmija i tretë: 3 mijë euro
    Fëmija i katërt dhe më shumë: 5 mijë euro bonus
    Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro “sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje“, tha Berisha.
    Ai shtoi se deri në vitin 2026, PD propozon që çdo fëmijë deri në moshën 6-vjeçare të marrë një bonus mujor prej 50 eurosh.
    Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç. 60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare. Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro. Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.
    “Të gjitha i paguan shteti.”, sipas tij.
    Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro.
    Propozime të tjera: “Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit. Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë”.
    Berisha theksoi se masat duhet të merren menjëherë për të frenuar largimin masiv të shqiptarëve dhe për të garantuar të ardhmen demografike të vendit.

  • Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset

    Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset

    Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, në rrugën “Bajram Curri”.

    Një shtetas me iniciale T.A, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur me makinë një nënë bashkë me fëmijën e saj të mitur teksa ishin duke kaluar rrugës.

    Pas përplasjes, shoferi është arratisur nga vendngjarja.
    Njoftimi i policise
    Shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. A., banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në rrugën “Bajram Curri”, dyshohet se ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit shtetasen A. M. dhe fëmijën e saj të mitur. Të dy, pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë.

  • Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

    Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

    Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni PitBull i familjes.
    “Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej.
    Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cila e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.
    “Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim . Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.
    Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.
    Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.

  • VIDEO/ Nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh, vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin dhe e dhunojnë

    VIDEO/ Nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh, vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin dhe e dhunojnë

    Një javë më parë emisioni ‘Piranjat’ solli historinë e një nëne të re e cila prej 7 vitesh endej dyerve të institucioneve pasi nuk mund të merrte djalin e saj të mbajtur peng nga gjyshërit e të vogli Hamit dhe Evladije Hoxha. Afërdita është një 25 vjeçare nga Dibra,ky konflikt absurd, do të niste pas një tragjedie që i mori jetën bashkëshortit të saj në vitin2018, ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e Afërditës, asokohe 17 vjeçare dhe nënë e një foshnjeje 6 muajshe. Pas vrasjes së burrit, ajo vendoset përpara një kushti aspak normal, sidomos kur bëhet fjalë për një nënë shumë të re në moshë. Ose duhej të qëndronte në shtëpinë e burrit bashkë me djalin e saj ose bashkë me djalin nuk ikte nga shtëpia. Kuptohet që përgjigja e nuses së re, është jo, refuzim që shkakton debate gati në përplasje fizike mes vjehrrit dhe babait të saj. Në kushtet e një refuzimi të vazhdueshëm, që rrezikon të cenojë raportin e nënës me të voglin, Afërdita vendos të ndërmarrë hapat ligjorë, për të vënë në vend një të drejtë të mohuar me dhunë.Këto ecejake të Afërditës për 7 vite me radhë, duhej të kishin një fund të lumtur pas vendimit të dy shkallëve të gjyqësorit dhe refuzimi i dy të moshuarve për të dorëzuar fëmijën, do të merrte fund me ndërhyrjen e përmbarimit dhe të policisë, por gjërat nuk kanë shkuar aspak sipas këtij skenari. Sepse për mbi 26 herë, dy të moshuarit, jo vetëm kanë refuzuar t’ia kthejnë fëmijën 7vjeçar nënës, por e kanë penguar këtë të fundit ta takojë të voglin e saj, madje duke demonstruar arrogancë përballë institucioneve.Në kushtet e një përplasjeje të vazhdueshme, dhe këmbënguljes së gjyshit për të moszbatuar një vendim gjykate, gazetarët u munduan ta bindin këtë të fundit, që të paktën momentalisht, të lejonte nënën të takohej me fëmijën. Dhe një premtim e morë, që Afërdita një ditë do ta takonte djalin në lulishten e qytetit. Më në fund, një lajm i mirë për Afërditën.Por përveçse nuk e mbajti fjalën, duke i shtrënguar gazetares dorën si burrat, Hamiti kërkon të ruajë privatësinë e nipit që mban peng. E nga kush?Nga nëna.Ndërsa ai për të disatën herë demonstron arrogancë ndaj kujtdo që kërkon të ndërhyjë, gazetarët vendosin të vëmë në lëvizje institucionet për të bërë të mundur takimin e nënës me fëmijën e saj. Që në fakt do të duhej të ishin angazhuar pa patur aspak nevojë për ndërhyrjen e mediave. Përmbaruesi Artan Sima thotë që më parë duhet të flasin me shefin e krimeve të komisariat Mat i cili duket se nuk ka ndonjë dëshirë të merret me gjëra kaq të vogla sa marrja peng e një fëmije.Pas komunikimit të gazetarëve më shefin e krimeve, ky i fundit nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk ka asnjë vullnet për të zgjidhur këtë situatë, pavarësisht se nëna e fëmijës është aty, vetëm gjysmë metri larg.Sidoqoftë, fjalët e Piranjave përpara dyerve të komisariatit nuk ranë në vesh të shurdhër, sepse pak minuta më vonë, Afërdita thirret në zyrat e komisariatit për të depozituar kallëzim që është i disati ndaj ish-vjehrrit.Orët kalojnë, dhe tashmë ka rënë mbrëmja, ndërkohë që nëna bashkë me gazetarët ende presin planin masave që do të ndërmarrin forcat e policisë së Burrelit, ndaj familjes Hoxha që mbajnë peng nipin në kundërshtim me ligjin. Por pak çaste më vonë, një furgon policie del nga komisariati, duke u rikthyer pas 30 minutash bashkë me gjysh Hamitin. Pavarësisht shoqërimit që iu bë Hamitit në polici, gjërat mbetën aty, të pazgjidhura, me nënën që kaloi gjithë ditën në dyert e komisariatit pa mundur ta takojë djalin e saj.Ditë më vonë më 31 korrik 2025, që përkon me ditën kur pritet të bëhet ekzekutimi i radhës. Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, janë mbledhur në sallën e pallatit të kulturës, ku pritet që nëna të takojë djalin e saj pas plot 6 muajsh. Që në momentin e parë, fëmija shfaq shenja pasigurie, që më pas kthehet në refuzim ndaj nënës. Për më tepër, pranë tij qëndron gjatë gjithë kohës gjyshja, e cila nuk e lëshon për asnjë çast. Kjo marrëdhënie e tensionuar e djalin me nënën, sipas relacioneve është e pilotuar nga gjyshërit, të cilët arrijnë deri në atë pikë sa kontrollojnë edhe atë takim disaminutësh, duke minuar raportin e shenjtë nënë-fëmijë.Por ky raport nuk ka qenë i tillë më përpara dhe këtë e tregojnë më së miri fotot e shumta që nëna bënte bashkë me djalin, gjatë atyre momenteve kur i jepej e drejta nga ish vjehrri për ta takuar.Por le të rikthehemi pak tek takimi i shumëpritur që nuk nisi ashtu si Afërdita e priste.Prezenca e Hamitit në atë sallë është tërësisht e jashtëligjshme dhe detyrimisht ndikon në gjendjen emocionale të fëmijës. Po ashtu edhe prania e avokates përfaqësuese të familjes Hoxha, që nuk kuptohet se për çfarë arsyeje është lejuar në një moment aq të rëndësishëm për  nënën dhe fëmijën.Ndërsa nëna tenton t’i afrohet fëmijës, gjyshja e mban shtrënguar, pa i lënë aspak hapësirë Afërditës të komunikojë me të.Gjatë gjithë kësaj përballjeje, ish-vjehrra e Afërditës tregohet tepër indiferente ndaj kësaj të fundit, duke mos ia hedhur asnjëherë sytë, por pa harruar për asnjë moment të mbajë shtrënguar nipin. Imagjinohet lehtë se sa ka punuar kjo gjyshe për të armiqësuar nënën me djalin.
    Në të vërtetë gjyshja i ka folur fëmijës për një nënë, e cila nuk është Afërdita por nusja e djalit të madh të kësaj familjeje, fakt që është evidentuar edhe në njërin nga raportet e  psikologes duke thënë se: “Palët e paditura nuk janë koshiente për rëndësinë e nënës biologjike në jetën e fëmijës. Nuk shikojnë problem as faktin që fëmija njeh dhe quan nënë nusen e xhaxhait”.Në tentativa të shumta të psikologes për të afruar palët në të mirë të fëmijës, bie në sy indiferenca totale e Romina Kurtit, përfaqësuese e shërbimit social në bashkinë e Matit. Nga pamja duket se është krejt rastësisht aty dhe nuk ka aspak lidhje me çfarë po ndodh, edhe pse detyra e saj është të ndihmojë në krijimin e urave të komunikimit mes fëmijës dhe nënës.Ndërkohë minutat kalojnë pa asnjë rezultat. Nëna ende nuk ka mundur t’i afrohet djalit të saj, i cili vazhdon t’i qëndrojë në distancë kur nëna dhe psikologia përpiqen ta marrin fëmijën me të mirë, mes tyre hyn ish vjehrri, i cili shërben si katalizator për të voglin dhe në pak kohë, salla kthehet në një arenë dhune. E gjitha ka ndodhur në prezencë të punonjësve të policisë dhe të shërbimit social të bashkisë Mat të cilët të gjithë në mënyrën e tyre kanë dhënë një dorë për prishjen e procesit.Ndërkohë që gazetarët futen në sallë asnjë nga punonjësit nuk ndërhyjnë. Në fakt kjo është fytyra e shtetit që rri duarkryq përballë ulërimës së një nëne për të marrë në prehër djalin e saj.Çfarë mund të thuhet për një person, që pa asnjë shkak urren ish-nusen e shtëpisë, deri në atë pikë sa i mohon fëmijën?Çfarë mund të thuhet për një individ të tillë që i bën sfidë organeve ligjzbatuese, edhe pse ka dy vendime gjykate që e urdhërojnë për ta kthyer djalin tek nëna? Po Policia e Shtetit që bën sehir sa herë ky shkelës serial i ligjit bën shou në seancat e parashikuara për ekzekutim vendimi?Por ky nuk është veprimi i vetëm në shkelje të ligjit, si nga gyshi dhe gjyshja e djalit të vogël por edhe nga punonjësit shtetëror sepse me sa duket me një aksion të mirëmenduar, punonjësit e policisë së komisariatit të Matit, kanë vijuar me paligjshmërinë në dëm të procesit për të cilin ishin vënë në dispozicion. Por pavarësisht se nga përmbaruesi është kërkuar shoqërimi për në komisariat, policët kanë bërë sikur po e zbatojnë këtë urdhër, dhe pak minuta më vonë Hamiti është rikthyer duke na bërë të dyshojmë seriozisht për një bashkëpunim të tij me drejtuesit e policisë së Matit. /Piranjat – Syri.net/ 

  • (VIDEO) “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”, situatë e rëndë në Rëmenj të Pogradecit

    (VIDEO) “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”, situatë e rëndë në Rëmenj të Pogradecit

    Reshjet e dendura dhe stuhia e fortë që goditi zonën e Pogradecit kanë sjellë situata alarmante për banorët, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në disa shtëpi. Një ngjarje dramatike është regjistruar në fshatin Rëmenj, ku një baba i ri është detyruar t’i dorëzojë fëmijën e tij të mitur një fqinji, në përpjekje për ta shpëtuar nga uji që po përfshinte banesën.
    Sipas banorëve të zonës, burri është parë duke dalë në rrugë me fëmijën në krah, mes reshjeve të forta dhe erës së tejskajshme, duke thirrur për ndihmë. I frikësuar se shtëpia po përmbytej dhe se nuk kishte asnjë mundësi të siguronte fëmijën brenda, ai iu drejtua fqinjëve:
    “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”
    Fqinji ka ndërhyrë menjëherë duke marrë të miturin në duar për ta çuar në një ambient të sigurt, ndërsa babai është kthyer drejt banesës në përpjekje për të shpëtuar çfarë të mundte.
    Banorët e Rëmenjit raportojnë se situata është përkeqësuar orët e fundit, ndërsa ekipet e emergjencave lokale ende nuk kanë mbërritur në të gjitha zonat e prekura. Disa familje kanë nisur evakuimin e pavarur, teksa uji ka depërtuar brenda oborreve dhe ambienteve të brendshme të shtëpive.
    Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes maksimal dhe raportim të menjëhershëm të çdo rreziku. Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi reshjet pritet të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes.

  • Me fëmijën me vete, kandidati i pavarur në Tepelenë: Dilni votoni…

    Me fëmijën me vete, kandidati i pavarur në Tepelenë: Dilni votoni…

    I shoqëruar nga bashkëshortja dhe me fëmijën e vogël, kandidati i pavarur në Tepelenë Gabriel Guma, votoi në fshatin Luzat.

    Pasi hodhi votën, ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e duhur.
    “U bëj thirrje të gjithë të dalin të votojnë masivisht. Të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që zgjedhjet këtë herë janë demokratike. Vonesa ka pasur, por incidente jo”-u shpreh ai.
    Guma kandidon përballë kandidatit socialist Gramos Sako.

  • Makina tërheq zvarrë fëmijën 3-vjeç në Larisa

    Makina tërheq zvarrë fëmijën 3-vjeç në Larisa

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e Larisas në Greqi.
    Një fëmijë 3 vjeç u aksidenta dhe u tërhoq zvarrë nga një makinë.
    I mituri u dërgua menjëherë në spital nga babai i tij. Mediat greke bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

  • Chris Evans dhe Alba Baptista mirëpresin fëmijën e tyre të parë

    Chris Evans dhe Alba Baptista mirëpresin fëmijën e tyre të parë

    Aktori i njohur hollivudian Chris Evans, i cili u bë i famshëm në mbarë botën për rolin e tij si “Captain America”, ka marrë një rol edhe më të rëndësishëm në jetën e tij personale, atë të babait. Sipas mediave amerikane, mes tyre TMZ, Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, pas dy vitesh martesë.
    Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar ende asnjë detaj, përfshirë gjininë apo emrin e foshnjës, raportohet se Baptista ka lindur të shtunën në Massachusetts. Thashethemet për shtatzëninë nisën që në korrik, pasi babai i aktores, Luiz Baptista, la një koment domethënës në rrjetet sociale, ku shkroi: “Chris, tani është radha jote!”, nën një postim për Ditën e Baballarëve.
    Në një intervistë të mëparshme për People, Evans kishte folur për dëshirën për të zgjeruar familjen, duke thënë me humor se ai dhe Alba po mendonin të adoptonin një qenush ose një qen më të rritur. Më vonë, në nëntor 2024, ai u pyet nga Access Hollywood nëse dëshironte të bëhej “superhero baba”, dhe aktori u përgjigj: “Po, absolutisht. Të quhesh baba është një titull emocionues.”
    Çifti u lidh për herë të parë në vitin 2021, ndërsa u panë publikisht bashkë në nëntor 2022. Vetëm një vit më vonë, në shtator 2023, ata u martuan në një ceremoni intime në Boston, ku morën pjesë edhe disa nga kolegët e tij nga “Avengers”.

  • ‘Mitër me qira’/ Midis dëshirës për fëmijë dhe krimit

    ‘Mitër me qira’/ Midis dëshirës për fëmijë dhe krimit

    Një çift gjerman ka paguar rreth 50,000 euro për të lindur fëmijën e tyre përmes një nëne zëvendësuese në Argjentinë, duke nxjerrë në pah një rrjet të dyshimtë agjencish dhe debatet ligjore mbi legalizimin apo ndalimin e praktikës së zëvendësimit kudo në botë.

    Në nëntor të vitit 2023, Heike dhe Claude udhëtuan për në Buenos Aires për të marrë fëmijën e tyre, Rabi, i cili lindi nga një nënë surrogate. Çifti kishte kontaktuar më parë një agjenci dhe kishte paguar pothuajse 50,000 euro për shërbimet. Por pas kthimit në Gjermani, foshnja u detyrua të shtrihesh në spital për probleme me frymëmarrjen, duke zbuluar se kishte vetëm dokumente argjentinase dhe që prindërit nuk ishin të përgatitur për trajtimin e saj.

    Shërbimet Sociale gjermane ndërhynë dhe morën Rabi-n nën kujdes, duke alarmuar autoritetet argjentinase. Hetimet e mëvonshme zbuluan një rrjet kompleks agjencish dhe individësh që shfrytëzonin gratë në disavantazh ekonomik, duke ngritur akuza për trafikim dhe shfrytëzim të nënave të surrogate.

    Shtatzënitë zëvendësuese janë të ndaluara në Gjermani, por kontraktimi jashtë vendit nuk ndëshkohet. Ekspertët vlerësojnë se tregu global i zëvendësimeve arrin afërsisht 19 miliardë euro dhe vazhdon të rritet, ndërkohë që mungon një legjislacion ndërkombëtar që e rregullon.

    Në Argjentinë, zëvendësimi nuk është ligjërisht i ndaluar, por gjithashtu nuk lejohet shprehimisht, duke krijuar një boshllëk që rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar për përfitime financiare. Carlos Leiva, një ndër të përfshirët, pranoi se kishte ndihmuar më shumë se 400 familje, por mohoi ekzistencën e kontratave komerciale, duke e quajtur pagesën “rimbursim shpenzimesh”.

    Çështja ka nxitur debate të ashpra në Gjermani rreth legalizimit të praktikës së zëvendësimit dhe rregullimit të agjencive, ndërsa fëmija Rabi vijon të rritet nën kujdesin e një nëne kujdestare. Hetimet në Argjentinë vazhdojnë, ndërsa Leiva ka paralajmëruar Kolumbinë si tregun e tij të ardhshëm.

  • Nara Smith mirëpret fëmijën e saj të katërt në moshën 24 vjeçare

    Nara Smith mirëpret fëmijën e saj të katërt në moshën 24 vjeçare

    Nara dhe Lucky Blue Smith kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt!
    Ylli i TikTok, e njohur për videot e saj të gatimit, ndau lajmin e gëzuar në një postim të përbashkët në Instagram me bashkëshortin e saj.
    “Ajo është këtu! Mirë se vjen në botë engjëll i vogël”, shkruhej në mbishkrimin e postimit. Nara dhe Lucky nuk zbuluan asnjë detaj rreth lindjes së foshnjës, përfshirë fytyrën e saj.
    Në postimin e ëmbël në Instagram, prindërit e rinj shiheshin duke e mbuluar të porsalindurin me dashuri, si dhe tre fëmijët e tjerë duke përqafuar vëllain/motrën e tyre të vogël.

    Nara dhe Lucky janë gjithashtu prindër të vajzave Rumble Honey, 4 vjeç, dhe Whimsy Lou, 18 muajsh, dhe djalit Slim Easy, 3 vjeç.
    Nara njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Lucky prisnin fëmijën e tyre të katërt në qershor, më pak se një vit pasi thanë se nuk kishin më fëmijë të tjerë.
    “Surpriza jonë e vogël”, shkruan të dy në mbishkrimin e një postimi të përbashkët në Instagram, i cili paraqiste një video të dyshes duke u argëtuar jashtë, ndërsa barku i Narës mund të shihej i plotë.
    Në korrik, influencuesja postoi një video në TikTok-un e saj në lidhje me emrat që nuk do t’i përdorte për foshnjën e saj të porsalindur, duke bërë shaka për të gjitha komentet që ka parë në lidhje me zgjedhjet e saj të guximshme dhe unike të emrave.
    Idetë e saj për emrat e djemve përfshinin Moss, Goody, Champ, Sundae, Silk dhe Dare. Ndërsa për vajzat, ajo përmendi Velvet Twinkle, Button, Willow Mirror, Merit dhe Shimmer.