Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.
Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.
Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.
Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.
Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.
Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit
Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.
Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.
Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.
Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.
Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ Monitor
Tag: fëmijë
-

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve! Ja sa lekë i duhen në muaj
-

Kosto të larta jetese! Familjet me fëmijë shënojnë rritje rekord të shpenzimeve
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.
Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.
Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.
Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.
Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.
Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit
Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.
Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.
Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.
Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.
Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ Monitor -

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionitRritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Tre tipat e lexuesve”, sipas Herman Hesses
“Kushdo që do muzikë në vend të zhurmës, gëzim në vend të kënaqësisë, shpirt në vend të arit, punë krijuese në vend të biznesit, pasion në vend të budallallëkut, nuk gjen shtëpi në këtë botë të parëndësishme tonën.”
1. Lexuesi që e përjeton librin thjesht si përmbajtje
Me raste, të gjithë lexojmë në mënyrë naive. Ky lloj lexuesi e konsumon librin ashtu siç konsumon ushqimin: ai ha dhe pi deri në ngopje. E njëjta gjë me librin. Ky lloj lexuesi, qoftë një fëmijë që lexon përralla me indianë, adoleshente që lexon novela romantike apo studentë filozofie, thjesht merr informacion. Ky lloj lexuesi është i lidhur me librin si kafsha me të zotin: libri drejton, lexuesi ndjek. Thelbi i librit pranohet objektivisht, me realizëm. Megjithatë, edhe në këtë grup ka lexues të rafinuar, sidomos sa i përket letërsisë artistike.
2. Imagjinuesi
Ai që zgjedh të ndjekë instinktin në vend të edukimit bëhet edhe një herë fëmijë dhe rrjedhimisht gjithçka që e rrethon merr formë tjetër: buka bëhet mal, i përshkuar tejpërtej nga tunele të thellë; shtrati bëhet… shpellë, kopsht, fushëbetejë… gjithçka që e lejon imagjinata. Ky është thelbi i tipit 2 të lexuesit. Ai është në gjendje të ndërtojnë historinë e tij ose të shtjellojë më tej atë që lexon. Për këtë lexues, as forma dhe as përmbajtja nuk janë aq të rëndësishme. Ai e di, ashtu si çdo fëmijë, se çdo objekt mund të ketë 10, 100… kuptime për mendjen. Në ndryshim nga lexuesi i parë, ky i dyti e ndjek librin jo si kafsha të zotin, por si gjuetari prenë.
3. Ëndërrimtari
Tipi i tretë dhe i fundit i lexuesit është, me gjasë, e kundërta e atij që rëndom e quajmë lexues i mirë. Ai është tërësisht i pavarur dhe i lirë në mënyrën se si e përjeton procesin e leximit. Sipas këtij lloj lexuesi, qëllimi i leximit nuk është as edukimi, as argëtimi. Ai e përdor librin si çdo objekt tjetër, për të thelbi në fakt është stimuli që mund t’i japë (ose jo) çdo histori. Ai nuk ka nevojë për një filozof nga i cili të mësojë apo që ta kritikojë; ai nuk ka nevojë për një poet që t’i interpretojë jetën; kaq gjë e bën vetë. Nëse këtë lexues e tërheq një fjali e bukur në një libër, një sentencë, këshillë, gjëja e parë që bën është ta zbërthejë atë totalisht. Ky lexues e di fare mirë se për çdo të vërtetë qëndron plotësisht edhe e kundërta e saj.Ky lloj lexuesi është i aftë të lexojë ç’të dojë por më e rëndësishmja, si të dojë. Në kulmin e kreativitetit ai mund ta lexojë “Kësulëkuqen” si një përrallë, por edhe si filozofi apo poemë erotike.
ObserverKult
Lexo edhe:
BORGES: ATA QË MENDOJNË SE UNË NUK E PASKAM NJOHUR DASHURINË, GABOJNË…
-

INSTAT/ 27 mijë lekë në muaj si shpenzime për fëmijët, ekspertët: Shifra larg realitetit, ndikon te familjet e reja
Të rrisësh një fëmijë në Shqipëri kushton rreth 27 mijë lekë kosto mesatare mujore.
Referuar anketës së buxhetit të familjes shqiptare, dy prindër pa fëmijë shpenzojnë mesatarisht 79 mijë lekë ndërsa ata me 1 fëmijë rreth 106 mijë lekë. Duke treguar kështu se një të rrisësh një fëmijë kushton rreth 30 mijë lekë ose afërsisht sa një pagë minimale.
Por a përfarojnë këto shifra me realitetin shqiptar?
Ndër vite kostot e të rriturit një fëmijë sipas INSTAT janë rritur. 6 vite më parë kjo kosto arrinte në 17 mijë lekë ndërsa pas pandemisë shpenzimet u rritën edhe më tej në 26 mijë lekë në 2022 dhe 27 mijë lekë në 2024.
Nga qarku në qark shpenzimet për 1 fëmijë ndryshojnë teksa të rrisësh një fëmijë në Tiranë është më shtrenjtë, pasuar më tej nga Korça, Durrësi dhe më pak se çdo qytet në Kukës.
Aktualisht familjet shqiptare në totalin e shpenzimeve që kanë rreth 39.6% ja dedikojnë ushqimit, qira, ujë, drita, transport dhe më pak arsimit dhe shëndetit. Çka do të thotë se përballë këtyre shpenzimeve të rriturit një fëmijë bëhet dhe më e kushtueshme për të plotësuar nevojat e tyre ndërsa edhe më e shtrenjtë për familjet me më shumë se 2 fëmijë.
Lindshmëria dhe indeksi i fertilitetit në Shqipëri kanë prekur nivele të ulëta gjatë viteve të fundit, por përtej faktorëve demografikë, duket se një ndikim të madh në vendimin e te paturit një fëmijë ne Shqipëri ndikojnë ndjeshëm edhe faktorët ekonomik teksa shpenzimet qëndrojnë edhe disa herë më të larta se shifrat zyrtare të raportuara.Top Channel
-

Imazhet që tronditën botën, si u shpëtuan 48 fëmijë pas bombardimit të çerdhes me dronë rus në Kharkiv
Imazhi i gjeneralmajorit ukrainas Oleksandr Volobuev, që mban një fëmijë të vogël të mbështjellë me pallton e tij, me dy këpucë të vogla rozë që i dalin, është bërë viral dhe simbol i trimërisë dhe rezistencës.
Incidenti ndodhi në kopshtin e fëmijëve Honey Academy në Kharkiv, pas një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një dron rus.
“Na njoftuan se kishte një sulm ndaj kopshtit,” tha Volobuev. “Duke e ditur se atje do të kishte fëmijë, ne u nisëm menjëherë”.
Me 48 fëmijë të bllokuar në bodrumin e klasës së shkatërruar, ekipet e shpëtimit arritën t’i nxirrnin të gjithë shëndoshë e mirë, pavarësisht zjarrit, çative të dëmtuara dhe tymit.
Ekipet e shpëtimit u përballën jo vetëm me zjarrin dhe mbeturinat, por edhe me frikën e një sulmi të dytë të mundshëm – një strategji që ukrainasit e quajnë “trokitje e dyfishtë”. Një ditë pas sulmit në kopsht, një goditje e tillë vrau një zjarrfikës dhe plagosi pesë të tjerë në një fshat aty pranë.
Fedir Uhnenko, një oficer shtypi për Shërbimin e Mbrojtjes Civile, gjithashtu mori pjesë në shpëtim, duke mbajtur një djalë përmes tymit dhe rrënojave.
“E qetësoja vazhdimisht, duke i thënë se gjithçka do të shkonte mirë”, përshkroi ai.Sulmi dhe pasojat
Edhe pse të gjithë fëmijët u shpëtuan, të paktën një i rritur u vra dhe nëntë u plagosën, përfshirë një me djegie të rënda dhe një me amputim traumatik të këmbës.
Presidenti Volodymyr Zelensky e dënoi sulmin:
“Nuk ka asnjë justifikim për një sulm ndaj një kopshti fëmijësh. Rusia po bëhet gjithnjë e më provokuese.”
Pavarësisht përvojës, shpëtimtarët e ruajnë vullnetin dhe besimin e tyre. Volobuev tha:
“Që nga fillimi ndjeva vetëm se duhet të kalonim nëpër të gjitha këto dhe të fitonim”.
Për fëmijët që shpëtoi, ai uroi:
“Sigurisht, vetëm jetë të mira dhe të lumtura. Por jo vetëm fëmijët tanë. Dua që të gjithë fëmijët të jetojnë në paqe”. -

“Heronjtë e Kharkivit/ Shpëtuan 48 fëmijë gjatë një sulmi rus, gjenerali ukrainas: Janë sfida që duhen kaluar për të fituar
Fotoja e gjeneralit ukrainas, Oleksandr Volobuev duke mbajtur një fëmijë të vogël të mbështjellë me pallton e tij, me dy këpucë të vogla rozë që duken jashtë saj, është bërë virale dhe është bërë një simbol i trimërisë dhe rezistencës.
Incidenti ndodhi në kopshtin Honey Academy në Kharkiv, pas një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një dron rus.
Thirrja për ndihmë
“Na njoftuan se kishte një sulm ndaj kopshtit, duke e ditur se do të kishte fëmijë atje, ne u nisëm menjëherë”, tha gjenerali.
Me 48 fëmijë të bllokuar në bodrumin e klasës së shkatërruar, ekipet e shpëtimit arritën t’i nxirrnin të gjithë në mënyrë të sigurt, pavarësisht zjarrit, çative të dëmtuara dhe tymit.A Russian drone strike hit a kindergarten in Kharkiv – after a massive attack overnight. Unfortunately, one person has been killed – my condolences to the bereaved family. As of now, seven people have been injured and are receiving medical care. All the children have been… pic.twitter.com/J6PGx0u7ZZ
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 22, 2025
Rreziqet dhe reagimi heroik
Ekipet e shpëtimit u përballën jo vetëm me zjarrin dhe gërmadhat, por edhe me frikën e një sulmi të mundshëm dytë, një strategji që ukrainasit e quajnë “trokitje e dyfishtë”. Një ditë pas sulmit në kopsht, një goditje e tillë vrau një zjarrfikës dhe plagosi pesë të tjerë në një fshat pranë.
Fedir Uhnenko, një oficer shtypi për Shërbimin e Mbrojtjes Civile, gjithashtu mori pjesë në shpëtim, duke mbajtur një djalë përmes tymit dhe rrënojave. “E qetësoja vazhdimisht, duke i thënë se gjithçka do të shkonte mirë”, përshkroi ai.
Sulmi dhe pasojat
Edhe pse të gjithë fëmijët u shpëtuan, të paktën një i rritur u vra dhe nëntë u plagosën, përfshirë një rëndë me djegie dhe një me këputje të këmbës.
“Nuk ka asnjë justifikim për një sulm ndaj një kopshti fëmijësh. Rusia po bëhet gjithnjë e më provokuese”, shkroi Zelensky në X.
Shpirti i shpëtimtarëve ukrainas
Pavarësisht përvojës, shpëtimtarët ruajnë vullnetin dhe besimin e tyre. “Që nga fillimi ndjeva vetëm se duhet të kalojmë nëpër të gjitha këto dhe të fitojmë”, tha Volobuev.
“Sigurisht, vetëm jetë të mira dhe të lumtura. Por jo vetëm fëmijët tanë. Dua që të gjithë fëmijët të jetojnë në paqe”, përfundoi një nga “heronjtë e Kharkivit”.Top Channel
-

Imazhi që preku botën/ Si u shpëtuan 48 fëmijë nga sulmi rus në një çerdhe në Kharkiv
Një imazh tronditës nga qyteti lindor i Kharkivit është bërë simbol i rezistencës dhe humanizmit në Ukrainë, pasi Gjeneral Major Oleksandr Volobuev, nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, u fotografua duke mbajtur në duar një xhup të mbështjellë me kujdes, nga e cila shiheshin dy këpucë të vogla rozë një vajzë e shpëtuar nga rrënojat e një çerdheje të goditur nga një dron rus Shahed.
Në imazhin që është bërë viral në rrjetet sociale, Volobuev ecën mes tymit dhe mbetjeve të shkrumbuara, me trupin e përkulur sikur të përpiqej të mbronte fëmijën nga ajri i helmuar që ende qarkullonte.
“Morëm telefonatën se kishte pasur një sulm ndaj kopshtit,” tha Volobuev për mediat lokale. “E dinim që aty kishte fëmijë, ndaj u nisëm menjëherë, të kapluar nga ankthi.”
Në çerdhen e quajtur “Akademia e Mjaltit”, e ndodhur në lagjen Kholodnohirsky të Kharkivit, 48 fëmijë ishin strehuar në bodrumin e ndërtesës dykatëshe në momentin e sulmit. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi zjarr në çati dhe ndërtesa u mbush me tym e pluhur, por falë reagimit të shpejtë të ekipeve të emergjencës, asnjë fëmijë nuk humbi jetën.
Një tjetër oficer, Fedir Uhnenko, i cili zakonisht shërben si oficer shtypi në Shërbimin e Mbrojtjes Civile, këtë herë la kamerën për të ndihmuar në terren. Ai u fotografua duke mbajtur një djalë të vogël, përmes rrënojave dhe flakëve.
“E sigurova gjatë gjithë rrugës se gjithçka ishte në rregull,” tha Uhnenko. “Kur dolëm, pamë një makinë në flakë. Fëmija nuk qau kishte frikë, por më kapi fort, si të kërkonte siguri.”
Fotografitë dhe pamjet e shpëtimit, të regjistruara nga ekipi i tij, janë transmetuar në mbarë botën, duke shfaqur trimërinë e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve ukrainas përballë një lufte që po prek gjithnjë e më shumë civilët dhe fëmijët.
Qeveria ukrainase e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar të qëllimshëm dhe pa asnjë objektiv ushtarak në zonë.
“Nuk ka asnjë justifikim për një sulm ndaj një kopshti fëmijësh,” deklaroi Presidenti Volodymyr Zelensky. “Rusia po bëhet çdo ditë e më e paturpshme në agresionin e saj ndaj civilëve.”
Dronët Shahed, të prodhuar nga Irani dhe të ngarkuar me rreth 50 kilogramë eksploziv, janë përdorur gjerësisht nga Rusia në sulmet ndaj qyteteve ukrainase. Edhe pse zakonisht synojnë infrastrukturën energjetike, autoritetet thonë se numri i madh i dronëve të lëshuar bën që shumë prej tyre të devijojnë dhe të godasin ndërtesa banimi.
Fëmijët e shpëtuar u dërguan në një qendër emergjente të sigurt, disa qindra metra larg vendit të ngjarjes. Të gjithë dolën të padëmtuar por historia e tyre është tashmë një simbol i dhimbjes dhe guximit ukrainas në një luftë që vazhdon të prekë më të pafajshmit.
-

“Diella shtatzënë me 83 fëmijë”/ Shehu sulmon Ramën: Kërkon t’u shpërlajë trurin njerëzve
Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me Diellën dhe 83 fëmijët.
Shehu theksoi se Rama kërkon tu shpërlajë trurin qytetarëve shqiptarë, ku sipas tij, synon që këta të fundit ta harrojnë varfërinë dhe braktisjen e vendit.
“Rama, ushqen me “lugë bosh” një popull! Diella, shtatzënë, 83 fëmijë. Teatralitete pa “shije”, që kërkojnë të mbajnë në “trans” një popull të tërë. Të “shpëlajnë trutë” e njerëzve që të harrojnë varfërinë, denigrimin, braktisjen e vendit, të prindërve nga fëmijët e tyre.
Me fakt të krijojnë njeriun e Rilindjes pa tru. Një propagandë gebelsiane kjo, por që siç ka treguar historia efektin e ka të shkurtër!Dhe kur ky “efekt” paralizues kalon, njerëzit vihen në lëvizje e reagojnë me forcë! Uroj, shpresoj e duhet luftuar që çlirimi mendor, psikologjik, nga “katalepsia” shkatërruese të mos vonojë.Për të lindur e nesërmja reale e çliruese!”, tha Shehu. -

“‘Diella’ është shtatzënë, pret 83 fëmijë”/ Fjalimi i Ramës në Berlin pushton rrjetin
Kryeministri Edi Rama mes batutave gjatë fjalës së tij në forumin e Berlinit, tha se ministrja për Inteligjencës Artificiale, Diella është shtatzënë.
Ai tha se këta ‘fëmijë’ do të shërbejnë si asistentë për 83 deputetët e PS-së.
“Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë. Secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë, do të shërbejnë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare.Ata fëmijë do të jenë diell për nënën e tyre. Dhe diçka që do të të pëlqej si turk, kur do të shkosh për kafe. Ne kemi kafe më të mirë se në gjermani. Nëse je në kafe dhe kur kthehesh, ku fëmijë do të thotë se çfarë të është thënë në sallë.”, tha ai.