Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, i cili i thotë kreut të qeverisë që në Shqipëri nuk ka fëmijë.
Si përgjigje Rama i bëri një bilanc të punës në institucionet arsimore, ndërsa i tha se sot marrin libra falas 238 mijë nxënës.
Po ashtu, Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt do të bëjnë rrogën mesatare të mësuesve 1250 euro.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Shkolla atëherë ishte mysybet dhe prindërit ishin të detyruar të blinin vetë librat për fëmijët e tyre. Sot 238 mijë nxënës i marrin libra falas, e ti thua s’ka fëmijë. Paga mesatare e mësuesit është dyfishuar krahasuar me kohën kur morëm detyrën, ishte 420 euro, sot është 950 euro dhe brenda mandatit të katërt të do të shkojë 1250 euro.
Ndërkohë po të them gjithashtu se deri në fund të mandatit të ardhshëm, 430 shkollave të reja do i shtohen dhe 200 të tjera. Kur ne morëm detyrën s’kishte laboratorë. Kishte ca klasa me kompjutera që nuk ndizeshin e që quheshin laboratore. Sot ka laboratorë inteligjentë në 340 shkolla, do jetë brenda mandatit të katërt do jenë 1000 laboratorë të tillë dhe s’do të ketë nxënës pa akses në mësimin e teknologjisë dixhitale.
Po ashtu do ndërtojmë shoqërinë publike të transportit të nxënësve që ka plot fëmijë që duhen mbështetur falas me transport në shkollë. Palestrat numëroheshin me gishtat e duarve kurse sot kemi mbi 200 palestra në shkollë. Janë mbi 12 mijë fëmijë të përfshirë’’, tha Rama.
Tag: fëmijë
-

‘Tani që s’ka fëmijë, po ndërtohen shkolla’, Rama i përgjigjet komentuesit: Janë çerek milioni, 238 mijë fëmijë i marrin librat falas dhe 1250 euro do shkojë paga e mësuesve
-

Sulmi ajror izraelit, shkatërrohet shkolla në Gaza! Vriten 27 persona, mes tyre gra e fëmijë
Të paktën 27 palestinezë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit që goditi një shkollë në Gazën veriore, e cila po shërbente si strehë për familjet e zhvendosura.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportoi se shkolla Dar al-Arqam, në rrethin verilindor të Tuffah në qytetin e Gazës, u godit nga forcat izraelite.
Në mesin e viktimave janë fëmijë dhe gra, ndërsa një grua shtatzënë me binjakë, së bashku me familjen e saj, janë zhdukur pas sulmit. Spitalet lokale kanë pranuar të mbijetuarit me lëndime të rënda, duke përfshirë fëmijë të dërguar me urgjencë për trajtim.
Forcat izraelite, nga ana e tyre, kanë deklaruar se ata kanë goditur një qendër komandimi të Hamasit, duke pretenduar se objekti ishte përdorur nga grupi militant për të planifikuar sulme kundër Izraelit. Ushtria izraelite ka insistuar se është munduar të minimizojë dëmet ndaj civilëve, megjithatë, goditja ka shkaktuar një numër të madh viktimash, duke përfshirë të pafajshëm.
Ky sulm vjen në një periudhë kur Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij ajrore dhe tokësore në Gaza, duke prekur edhe zonat më të populluara dhe duke shkaktuar një rritje të viktimave civile. Pas sulmeve ajrore të fundit, është raportuar se 97 palestinezë të tjerë humbën jetën në 24 orët e mëparshme.
Në një zhvillim tjetër, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga disa zona të Gazës, përfshirë Shejaiya, duke paralajmëruar se po kryhen operacione për “shkatërrimin e infrastrukturës terroriste” të Hamasit. Ky njoftim ka shkaktuar një fluks të ri refugjatësh, me rreth 100,000 palestinezë që kanë lënë shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij pas dështimit të negociatave për një armëpushim të ri, ndërsa Hamas ka refuzuar ofertën për një armëpushim të udhëhequr nga SHBA-ja, duke kërkuar një propozim të veçantë nga Katar dhe Egjipti.
Ndërkohë, ndërsa sulmet vazhdojnë, dhimbja dhe humbjet janë përjetuar nga mijëra palestinezë që vazhdojnë të mbesin nën sulme intensive dhe kushte jetese të vështira në Gaza.Top Channel
-

Mbytet anija në brigjet greke, 7 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë
Një varkë me 31 persona e nisur nga brigjet turke është mbytur mëngjesin e kësaj të enjteje në brigjet greke.
Mediat greke raportojnë se fatmirësisht janë shpëtuar 23 persona që ndodheshin në bord, por 7 të tjerë kanë humbur jetën, kurse 1 nuk është gjetur ende nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Mes viktimave janë 3 gra, 1 burrë dhe 2 fëmijë. Një djalë dhe një vajzë përkatësisht të moshës 10 vjeç.
Bëhet e ditur gjithashtu se të plagosurit ndodhen në Spitalin e Mitilisë, jashtë rrezikut për jetën dhe në kujdesin e mjekëve.
Autoritet lokale janë duke hetuar sa i takon arsyes që shkaktoi mbyten e anijes, pasi kushtet atmosferike ishin të mira dhe nuk mendohet të jenë shkaktar për tragjedinë.
-

Tragjedia në ishullin grek, shton në 7 numri total i viktimave, mes tyre dy fëmijë
Të paktën shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet veriore të ishullit Lesbos, në Greqi. Roja bregdetare greke ka raportuar se 23 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.
Sipas mediave turke, incidenti ndodhi në Detin Egje midis kontinentit turk dhe Lesbos, ku gomonia e mbingarkuar u mbyt në rrethana ende të paqarta, pavarësisht kushteve të mira atmosferike. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi kombësinë e viktimave apo numrin e saktë të personave në bord.
Greqia mbetet një nga rrugët kryesore të emigrantëve që largohen nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, duke kaluar nga Turqia në ishujt grekë përmes gomoneve shpesh të pasigurta. Pavarësisht kontrolleve të shtuara kufitare, tragjedi të tilla vijojnë të ndodhin, duke nxjerrë në pah rrezikun e madh që përballin ata që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë.
-

Çifti i bashkëshortëve: Sollëm në jetë një fëmijë 40 vite më parë dhe besojmë se jeton, një zonjë e ka marrë…
Një histori surreale. Një çift bashkëshortësh që zgjohen dhe flenë me mendimin se fëmija i tyre, që sollën në jetë 40 vite më parë, jeton dhe është ngatërruar në maternitet. Të dashur miq të Tak Fak, sot jemi në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, aty ku jeton çifti i bashkëshortëve Berisha.
Selvie Berisha: Unë kam lindur një vajzë në vitin 1985, që e kam humbur po atë vit. 40 vjet, vajza ime i mbushi më 17 mars. E pyeta doktorin: “Pse po ma bën këtë gjilpërën?” Pas tre ditësh, unë linda një vajzë.
Fëmija qante me të madhe. Flokët e saj ishin kaçurrela… Deri sa doktori më tha: “Mamie, merr vajzën dhe hiqe nga këtu.”
Pra, kjo nënë ka besuar deri në fund se kishte pasur një lindje natyrale. Po pikërisht këtu historia fillon të ngatërrohet dhe merr një tjetër rrjedhë…
Selvia: U shtrova për një operim të vogël ditën e hënë, dhe ditën e martë më erdhi një zonjë në dhomën time.
Ajo më tha: “Unë kam pasur një operim sepse nuk bëj fëmijë.” Ne u bëmë shoqe dhe unë e vizitoja shpesh.
Por, pse beson, Selvia dhe Hamdiu, se kjo zonjë është ajo që iu ka marrë vajzën?
Selvia: Kjo zonjë më tregoi historinë e burrit të saj, që ishte mik me doktor Skënder Kosturin…
Hamdiu: Kam shkuar në maternitet. Fillimisht, shkruhej “abort”. Më pas, shkruhej “komplet i parë abort”, dhe në fund “lindje”…
Selvia: Më doli një engjëll i bardhë dhe më tha: “Kërko fëmijën, mos rri pa e kërkuar…” “Ta di të paktën që ky fëmijë është gjallë. Ta heq këtë peng që kam në trup dhe në zemër.”Tak Fak -

Dy dekada pa folur me të, Kevin i “Home Alone” rrëfen raportin me të atin: Ai është narcisist dhe abuziv
Macaulay Culkin, i njohur botërisht si Kevin i “Home Alone”, në një intervistë të fundit, nuk e ka fshehur zemërimin dhe zhgënjimin ndaj babait të tij, Christopher “Kit” Culkin , me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt për gati tre dekada. Aktori 44-vjeçar foli gjerësisht për përvojat traumatike që kishte me të atin që në fëmijëri.
“Një nga kujtimet e mia më të hershme për të ishte të mendoja: “Kur të rritem, nuk do t’i trajtoj fëmijët e mi ashtu,” tha Culkin.
Aktori, i cili tani ka dy djem, Dakota dhe Carson, me partneren e tij Brenda Song, theksoi se: “Tani që kam fëmijë të mitë, gjërat po zgjohen brenda meje. Nuk mund ta besoj se ai u soll ashtu. Ai kishte fëmijë kaq të mrekullueshëm. Ai ishte i çmendur. Dhe asnjëri prej tyre nuk dëshiron të ketë lidhje me të,” tha ai.
Ish-aktor i Broadway-t, i cili tani jeton i izoluar, kishte gjithsej shtatë fëmijë, gjashtë me ish-bashkëshorten e tij Patricia Brendrup dhe një vajzë me ish-partneren e tij Adina VanWagoner.
Kur Macaulay Culkin, ende i mitur, vendosi të largohej nga babai i tij dhe një gjykatës e urdhëroi atë ta “vizitonte”, Culkin përdori famën e tij të fëmijërisë si ylli i serisë së filmave “Home Alone”. “I thashë avokatit tim, nuk do ta bëj këtë. E sfidoj gjykatësin të më futë në burg sepse nuk dua të vizitoj babanë tim dhunues. Unë e sfidoj atë që të kapë fëmijën më të famshëm në botë,” shpjegoi ai. Macaulay tha se beson se babai i tij ende nuk i ka kuptuar gabimet e tij. “Kam përshtypjen se ai mendon se nuk ka bërë asgjë të keqe,”.
Ai e përshkroi babanë e tij si “narcisit” dhe “abuziv”. “Unë nuk doja të bëja asgjë me babanë tim të vërtetë,” tha ai, duke iu referuar mosmarrëveshjes ligjore të profilit të lartë mbi kujdestarinë e tij në 1990.
Në një intervistë të mëparshme me New York Magazine në vitin 2021, Macaulay Culkin zbuloi: “Babai im i fshehu gazetat që të mos lexoja se çfarë shkruanin për të ose të zbuloja se sa para po fitoja. Kisha miliona në bankë dhe nëna ime nuk mund të paguante qiranë sepse ajo po ia jepte të gjitha paratë avokatëve. Ne ishim gati të na nxirrnin nga apartamenti.”
Vetw Keith Culkin, i cili jeton larg të gjithë fëmijëve të tij, në një deklaratë të tij në vitin 2016 për Daily Mail, tha për Macaulay Culkin: “Unë nuk e konsideroj më djalin tim” -

Forcat izraelite sulmojnë klinikën në një kamp refugjatësh në Gaza, vriten 16 persona, mes tyre 9 fëmijë
Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se të paktën 16 persona, përfshirë 9 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit në një klinikë në kampin e refugjatëve në Jabalia, në pjesën veriore të enklavës palestineze.
“Të paktën 16 viktima, përfshirë 9 fëmijë, u dërguan (në spitale) së bashku me dhjetëra të plagosur” nga sulmi që “shënjestroi një ndërtesë të ( agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë ) UNRWA që strehonte një klinikë” në këtë kamp, tha Mahmoud Bassal, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile Palestineze.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se goditi objektivat e Hamasit në Jabalia. Në mesazhin përkatës në Telegram , ai pohoi se
“Terroristët fshiheshin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli që përdorej për të koordinuar aktivitetin terrorist dhe shërbente si pikë qendrore takimi e organizatës terroriste. Përveç kësaj, kompleksi u përdor nga Batalioni Jabalia i Hamasit për të planifikuar sulme terroriste kundër civilëve izraelitë dhe trupave të IDF”, thuhet në deklaratën e IDF-së.Top Channel
-

Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, institucion arti e konsideruar si më e madhja në Ballkan
Puna po vijon në kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, e cila do të ngrihet pranë parkut të madh të liqenit në Tiranë. Ky projekt do të ofrojë kushte moderne për aktivitete social-kulturore, me fokus te zhvillimi i talenteve të rinj dhe edukimi i artit për fëmijët. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pa nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier. E pranishme gjatë inspektimit të punimeve ishte edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë Melsi Qirici, që shpjegoi disa aspekte teknike të qendrës. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se përmes kësaj infrastrukture të re Tiranës do t’i shtohet një skenë e dyfishtë.
“Me kryeministrin Edi Rama, në kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Madh të Liqenit, një institucion i vërtetë arti e konsideruar si më e madhja në Ballkan, që do të ofrojë kushte optimale për aktivitete social-kulturore, zhvillimin e kurseve mbi artet skenike e pamore të tilla si klasa aktrimi, baleti e kërcimi, muzike, pikture e skulpture, e arteve digjitale. Përmes kësaj infrastrukture të re, qytetit do t’i shtohet një skenë e dyfishtë, brenda godinës, si dhe jashtë saj në trajtën e një amfiteatri të hapur në natyrë!”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Të gjitha hapësirat janë të projektuara për të ofruar përvojën më të mirë, duke transformuar këtë qendër në një pikë referimi për artin dhe kulturën e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri. Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë (QKKF) do të rrisë kapacitetet për aktivitete të ndryshme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. -

Shkrimtarët: Vazhdon injorimi i letërsisë për fëmijë, duke thënë që nuk ka vlera, sepse nuk e njohin
Nga Julia Vrapi
Sot Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, që sjell në vëmendje jo vetëm prurjet në krijimtarinë letrare dhe autorët e saj, por dhe problemet me të cilat përballet libri. Autorë të letërsisë për fëmijë në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë që shënohet më 2 prill, thonë se duhet më shumë vëmendje për librin. Në reagimet e tyre autorë të ndryshëm, shprehin keqardhjen që sipas tyre vazhdon injorimi i letërsisë për fëmijë, duke thënë që nuk ka vlera nga ata që nuk e njohin. Shkrimtari Pandeli Koçi shprehet me kritika për institucionet, që sipas tij duhet të ketë më shumë aktivitete për letërsinë për fëmijë, si edhe konkurse. “Ende vazhdon ai koncepti injorues ndaj letërsisë për fëmijë, duke thënë që nuk ka vlera. Kjo kuptohet që nga panairet e librit që zhvillohen tek ne, kur për vite të tëra nuk u dha ndonjë çmim. Dy probleme janë.
Nuk po na dalin shkrimtarë të rinj, që të vlerësohen realisht në letërsinë për fëmijë dhe këtu përveç shtëpive botuese duhen edhe konkurse letrare që të duken zërat e rinj dhe duke vlerësuar këta zëra të rinj ne i lançojmë dhe ata bëhen të njohur. Shtëpitë botuese që janë private duhet ti vlerësojnë autorët dhe ti botojnë, kështu do të kemi një brez të ri shkrimtarësh për fëmijë”, thotë shkrimtari Pandeli Koçi. Por edhe një tjetër autor i letërsisë për fëmijë Vasil Premçi në reagimin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë shpreh kritika për instucionet në vend. Ai thotë se edhe botuesit pak tregojnë vëmendje ndaj librit për fëmijë. Shkrimtari thotë se botuesi e sheh librin si fitim, ndërsa autori nuk e mendon kështu. “Taksa të larta të botimit, të shtypshkronjës, pagesa e lartë e qerasë te panairi i librit, kështu që vetëm bëhet për hir të biznesit dhe jo të librit. Me emrin e librit para hyn nga dritarja fitimi dhe diskutohet vetëm për të.
Për botuesin është libër i bukur se ka fitimin, për shkrimtarin nuk është kështu. Kurrë nuk e shikon fitimin shkrimtari, por cilësinë. Shkrimtari i ka ngelur besnik librit për fëmijë. Të gjithë proceset e kostos së librit e largojnë lexuesin. Unë pres që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të favorizojë shtëpitë botuese dhe autorët. Botuesi e sjell librin. Por botuesi shqiptar nuk e preferon librin e autorëve shqiptarë. Nga 200 shtëpi botuese shumica e tyre mburren për librin e huaj, por kur i merr librat nuk janë kështu”, thotë shkrimtari Vasil Premçi në reagimin e tij.
Letërsia për fëmijë të ngrihet në nivelet më të mira
Institucionet nuk e vlerësojnë sa duhet letërsinë për fëmijë, pasi nuk e njohin. Shkrimtari Pandeli Koçi shprehet me kritika për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që sipas tij nuk vlerësojnë autorët dhe krijimtarinë. “Injorimi nga MEKI dhe nga MAS se nuk vlerësohen sa duhet autorët dhe letërsia për fëmijë ngaqë nuk e njohin. Kritikë letrare nuk kemi për letërsinë për fëmijë dhe njerëz që nuk e kanë lexuar letërsinë për fëmijë dhe nuk kanë lidhje me të janë të mendimit, që nuk kemi vlera dhe ky refren vazhdon prej disa vitesh”, thotë Pandeli Koçi. Shkrimtari Pandeli Koçi ndër të tjera thotë se është nevojë imediate për të ngritur letërsinë për fëmijë në nivelet më të mira.
Sipas tij, rol këtu ka dhe kritika letrare në këtë letërsi që nuk mungon. “Një pjesë e autorëve të letërsisë kanë vdekur, që nga Xhevat Beqaraj, Skënder Hasko, Bardhyl Xhama, Astrit Bishqemi. Sot kemi një brez që shkruajnë me sukses si Xhahid Bushati, Viktor Cenosinaj, Adelina Mamaqi që janë brezi i vjetër që kanë shkruar para viteve 1990, por dhe tani kanë veprat më të mira të letërsisë për fëmijë. Do qëndrojmë te ky brez vetëm apo do të krijojmë një brez të ri? Kjo është një nevojë imediate për ngritur këtë letërsi në nivelet më të mira të letërsisë që kemi pasur dikur, por ne na duhet dhe ringritja e kritikës letrare”, thotë autori Pandeli Koçi. 2 prilli që nga viti 1967, kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, për të frymëzuar dashurinë për leximin dhe për të tërhequr vëmendjen te librat për fëmijë. Festohet në këtë datë pasi 2 prilli është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen. -

Dy fëmijë mund të jenë më mirë për shëndetin mendor të grave
Një studim i fundit sugjeron se të kesh fëmijë mund të ofrojë njëfarë mbrojtjeje kundër çrregullimit bipolar dhe depresionit të madh tek gratë.
Studiuesit analizuan të dhënat nga një kampion i madh grash në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuluan se ato që kishin lindur kishin më pak gjasa të përjetonin këto kushte të shëndetit mendor në krahasim me ato që nuk kishin lindur.
Gjetjet tregojnë gjithashtu se të kesh dy fëmijë mund të shoqërohet me rrezikun më të ulët të këtyre çrregullimeve.
Studiuesit në Universitetin Soochow u motivuan për të kryer këtë studim për shkak të dy tendencave të rëndësishme në shëndetin global. Së pari, nivelet e lindjeve janë në rënie në shumë vende të botës. Në të njëjtën kohë, çrregullimet e shëndetit mendor, duke përfshirë çrregullimin bipolar dhe depresionin madhor, po bëhen më të zakonshme. Shkencëtarët e dinë se të pasurit fëmijë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në trupin dhe mendjen e një gruaje. Ka ndryshime fizike gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, dhe mund të ketë edhe ndryshime emocionale dhe sociale.
Megjithatë, nuk ka shumë kërkime që shikojnë në mënyrë specifike se si të pasurit fëmijë lidhet me rrezikun e çrregullimit bipolar dhe depresionit të madh tek gratë. Kuptimi i kësaj marrëdhënieje është i rëndësishëm, veçanërisht pasi shoqëritë përballen me uljen e nivelit të lindjeve dhe rritjen e shkallës së sëmundjeve mendore. Studiuesit donin të siguronin informacion më të mirë për gratë që marrin vendime për planifikimin familjar, në dritën e këtyre sfidave të dyfishta. Studimi u botua në Journal of Affective Disorders.