Tag: fëmijë

  • UNICEF: Në Gaza vriten të paktën 2 fëmijë në ditë

    UNICEF: Në Gaza vriten të paktën 2 fëmijë në ditë

    Të paktën 67 fëmijë janë vrarë edhe pasi hyri në fuqi armëpushimi në Gaza. OKB ngriti shqetësimin për këtë situatë duke bërë apel që të ndalet konflikti.
    “Dhjetëra të tjerë janë plagosur. Kjo është një mesatare prej pothuajse dy fëmijësh të vrarë çdo ditë që kur hyri në fuqi armëpushimi”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires .Ndërsa nënvizoi se furnizimet me ushqim janë duke u përmirësuar në Gaza, por ende nuk plotësojnë totalisht nevojat humanitare.
    “Mbështetja e vazhdueshme është thelbësore për të ndihmuar familjet të rivendosin shëndetin, ushqyerjen dhe jetën e tyre”, tha në një intervistë për gazetarët në Gjenevë Martin Penner, një zëdhënës i WFP-së.

  • Kim Kardashian flet për diagnozën e aneurizmit në tru: Kam katër fëmijë që varen nga unë

    Kim Kardashian flet për diagnozën e aneurizmit në tru: Kam katër fëmijë që varen nga unë

    Kim Kardashian ka folur hapur rreth diagnozës së saj të aneurizmës në tru, duke zbuluar se mjekët u tronditën kur e zbuluan dhe e paralajmëruan se stili i saj i jetesës së ngjeshur mund ta çonte trupin e saj në kufijtë e tij.
    Personazhi 45-vjeçar i reality show-t foli për herë të parë rreth gjendjes së saj shëndetësore në premierën e sezonit të 7-të të “Keeping Up With The Kardashians” muajin e kaluar. Duke folur me motrën e saj, Kourtney, ajo tha se mjekët kishin gjetur një aneurizëm “të vogël”. Ajo tha se ekspertët besonin se ishte shkaktuar nga “stresi”.
    Në episodin e ri të shfaqjes, Kim Kardashian zbuloi se situata ishte më e keqe nga sa e kishte menduar fillimisht. Ajo i tha motrës së saj se kishte folur me një neurokirurg, i cili i shpjegoi se aneurizma mund të shpërthejë në kushte stresi të lartë diçka që ajo e përjeton vazhdimisht.
    “Ai tha, ‘Dua që të vish për të gjitha këto teste imazherike.’ Unë thashë, ‘A mund të pres? Çfarë po e shkakton?’ Dhe ata thanë, ‘Është thjesht stres,’” kujtoi ajo.
    “Thashë, ‘Në rregull, po jap provimin e jurisprudencës’”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se ankthi i saj kishte arritur “në një nivel tjetër, deri në atë pikë sa po më shfaqen skuqje”. “Kam katër fëmijë që varen nga unë. Duhet të jem mirë “, tha ajo. Kim Kardashian vuri në dukje se mjekët i shpjeguan se aneurizma ndoshta kishte qenë aty për vite me radhë, gjë që e bëri edhe më të shqetësuar.
    Nga ana tjetër, Kourtney Kardashian e bëri të qartë se ka frikë se motra e saj po e shtyn veten shumë: “Unë padyshim shqetësohem për Kim-in. Ajo ka kaq shumë për të përballuar, midis punës dhe katër fëmijëve të saj, nuk dua që ajo të pësojë aneurizëm.”
    Ajo gjithashtu pyeti veten pse dëshiron të ndjekë një karrierë në drejtësi, duke pasur një jetë tashmë të mbingarkuar. “Nuk po të gjykoj dhe as nuk po të fajësoj. Por a nuk ka kohë për ta bërë këtë më vonë, kur fëmijët e tu të jenë më të rritur dhe nuk do të kenë aq shumë nevojë për ty?” i tha ajo.

  • Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

    Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

    Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin më të fundit të dhunës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
    Ushtria izraelite deklaroi se goditi objektiva të Hamasit në Khan Younis, pasi “disa militantë” kishin hapur zjarr ndaj trupave izraelite. Sipas IDF, incidenti përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Hamasi e mohoi këtë version dhe e cilësoi sulmin “përshkallëzim të rrezikshëm”, duke i bërë thirrje SHBA-së të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të respektuar armëpushimin.
    Pamjet nga spitalet në Gaza tregojnë dhjetëra të plagosur dhe familjarë që presin pranë trupave të viktimave. Në zonën Zaytun, njëra prej goditjeve më të rënda la të paktën 10 të vdekur, ndërsa një tjetër sulm goditi një klub të UNRWA-s pranë Khan Younis, ku ndodheshin civilë.
    Sulmet vijnë pak ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi planin e propozuar nga SHBA për të kaluar drejt një paqeje më të qëndrueshme dhe rifillimit të rindërtimit në Gaza. Megjithatë, tensionet në terren kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
    Izraeli zhvilloi gjithashtu sulme në Libanin jugor, duke shënjestruar, sipas tij, depo armësh të Hezbollahut. Një ditë më parë, një tjetër goditje izraelite në një kamp refugjatësh palestinez në Liban shkaktoi 13 të vdekur.
    Pavarësisht tre përshkallëzimeve të mëdha që nga tetori, armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit ka vijuar të mbahet, ndërsa procesi i shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve ka hyrë në fazën e parë. Hamas ka dorëzuar të gjithë pengjet e gjallë dhe trupat e shumicës së viktimave.
    Që nga nisja e luftës pas sulmit të 7 tetorit 2023, mbi 69 mijë palestinezë janë vrarë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.

  • Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

    Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

    Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin më të fundit të dhunës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

    Ushtria izraelite deklaroi se goditi objektiva të Hamasit në Khan Younis, pasi “disa militantë” kishin hapur zjarr ndaj trupave izraelite. Sipas IDF, incidenti përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Hamasi e mohoi këtë version dhe e cilësoi sulmin “përshkallëzim të rrezikshëm”, duke i bërë thirrje SHBA-së të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të respektuar armëpushimin.
    Pamjet nga spitalet në Gaza tregojnë dhjetëra të plagosur dhe familjarë që presin pranë trupave të viktimave. Në zonën Zaytun, njëra prej goditjeve më të rënda la të paktën 10 të vdekur, ndërsa një tjetër sulm goditi një klub të UNRWA-s pranë Khan Younis, ku ndodheshin civilë.
    Sulmet vijnë pak ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi planin e propozuar nga SHBA për të kaluar drejt një paqeje më të qëndrueshme dhe rifillimit të rindërtimit në Gaza. Megjithatë, tensionet në terren kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
    Izraeli zhvilloi gjithashtu sulme në Libanin jugor, duke shënjestruar, sipas tij, depo armësh të Hezbollahut. Një ditë më parë, një tjetër goditje izraelite në një kamp refugjatësh palestinez në Liban shkaktoi 13 të vdekur.
    Pavarësisht tre përshkallëzimeve të mëdha që nga tetori, armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit ka vijuar të mbahet, ndërsa procesi i shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve ka hyrë në fazën e parë. Hamas ka dorëzuar të gjithë pengjet e gjallë dhe trupat e shumicës së viktimave.
    Që nga nisja e luftës pas sulmit të 7 tetorit 2023, mbi 69 mijë palestinezë janë vrarë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.

    Top Channel

  • Vrasja e 25 personave në Ukrainë mes të cilëve dhe fëmijë, të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE

    Vrasja e 25 personave në Ukrainë mes të cilëve dhe fëmijë, të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE

    Këshilli i Sigurimit dhe Këshilli i Përhershëm i OSBE-së do të mbahet të enjten, ku Ukraina do të tregojë vrasjen e tmerrshme të Rusisë, ku mes 25 personave tre prej tyre ishin fëmijë.
    “Nesër, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB, Ukraina do të nxjerrë në pah vrasjen e tmerrshme të Rusisë për të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, në Ternopil. Ne bëjmë thirrje për dënim, drejtësi dhe një përgjigje vendimtare. Ne kemi kontaktuar tashmë me të gjithë partnerët tanë dhe organizatat ndërkombëtare, duke i informuar ata për pasojat e sulmit”, shkroi Sybiha në mediat sociale.
    Ai vuri në dukje se Ukraina po bën thirrje për asete shtesë të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të tjera për të mbrojtur njerëzit e saj mes sulmeve brutale të Rusisë.
    “Gjithashtu kam udhëzuar të gjitha ambasadat tona të ulin flamujt e tyre në gjysmë-shtizë dhe të hapin librat e tyre të zisë”, theksoi ministri.
    Kryediplomati ukrainas bëri të ditur më tej se në takimin që do të zhvillohet nesër, Ukraina pret që ajo të jetë e “qartë dhe me zë të lartë” ku do të dënojë valën e re të terrorit rus si një shkelje tjetër e rëndë e të gjitha parimeve të Aktit Përfundimtar të Helsinkit.

  • Rusia bombardon dy ndërtesa në Ukrainë, vriten 23 persona, mes viktimave tre fëmijë

    Rusia bombardon dy ndërtesa në Ukrainë, vriten 23 persona, mes viktimave tre fëmijë

    Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndimor ukrainas të Ternopilit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, teksa Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa gjatë natës që lanë të plagosur dhjetëra persona në mbarë Ukrainën.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti valën e sulmeve “një sulm ndaj jetës së përditshme”.Mediat ukrainase raportuan se shpërthime u dëgjuan në orët e para të 19 nëntorit në rajonet e Ternopilit, Kmelnitskijt, Ivano-Frankivskit, Rivnes, Lvivit dhe Dnipropetrovskut, teksa sulmet shënjestruan lindjen dhe perëndimin e Ukrainës.
    Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës njoftuan se dy ndërtesa të larta banimi u goditën në qytetin e Ternopilit, duke lënë të paktën 25 të vdekur, tre prej të cilëve fëmijë. Më shumë se 92 persona u plagosën nga sulmi, përfshirë 18 fëmijë.

    Një zyrtar ushtarak tha se njëra nga ndërtesat mund të jetë goditur nga një raketë lundruese e lëshuar nga ajri.
    “Çdo sulm kundër jetës së përditshme dëshmon se presioni ndaj Rusisë ende është i pamjaftueshëm”, tha Zelensky në një postim në X.
    “Sanksionet efektive dhe ndihma për Ukrainën mund ta ndryshojnë këtë. Prioriteti kryesor është mbrojtja ajrore, raketat mbrojtëse, sisteme shtesë, kapacitete të zgjeruara për aviacionin tonë luftarak dhe prodhimi i dronëve për të mbrojtur jetë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe ne duhet të jemi të përqendruar në gjithçka që na forcon dhe na mundëson të rrëzojmë raketat ruse, të neutralizojmë dronët rusë dhe të ndalim sulmet”.Kryetari i qytetit të Lvivit në Ukrainën perëndimore, Andriy Sadovy, u bëri thirrje banorëve të strehohen duke paralajmëruar përmes një postimi në Telegram se “armiku po sulmon Ukrainën perëndimore me dronë. Mos e injoroni alarmet për sulme!”.Ministria e Energjisë së Ukrainës tha se sulmet shkaktuan ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në disa rajone, duke shtuar se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për të rikthyer furnizimin aty ku munden.
    Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës teksa po afrohen muajt e dimrit, duke shkaktuar frikë për mungesa të energjisë elektrike teksa pritet që temperaturat të bien.Moska ka goditur rregullisht zona civile në Ukrainë, megjithëse ajo mohon se shënjestron caqe të tilla. /REL

  • Sulmet ruse në Ternopil të Ukrainës, të paktën 25 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

    Sulmet ruse në Ternopil të Ukrainës, të paktën 25 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

    Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndimor ukrainas të Ternopilit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, teksa Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa gjatë natës që lanë të plagosur dhjetëra persona në mbarë Ukrainën.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti valën e sulmeve “një sulm ndaj jetës së përditshme”.
    Mediat ukrainase raportuan se shpërthime u dëgjuan në orët e para të 19 nëntorit në rajonet e Ternopilit, Kmelnitskijt, Ivano-Frankivskit, Rivnes, Lvivit dhe Dnipropetrovskut, teksa sulmet shënjestruan lindjen dhe perëndimin e Ukrainës.
    Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës njoftuan se dy ndërtesa të larta banimi u goditën në qytetin e Ternopilit, duke lënë të paktën 25 të vdekur, tre prej të cilëve fëmijë. Më shumë se 92 persona u plagosën nga sulmi, përfshirë 18 fëmijë.
    Një zyrtar ushtarak tha se njëra nga ndërtesat mund të jetë goditur nga një raketë lundruese e lëshuar nga ajri.
    “Çdo sulm kundër jetës së përditshme dëshmon se presioni ndaj Rusisë ende është i pamjaftueshëm”, tha Zelensky në një postim në X.
    “Sanksionet efektive dhe ndihma për Ukrainën mund ta ndryshojnë këtë. Prioriteti kryesor është mbrojtja ajrore, raketat mbrojtëse, sisteme shtesë, kapacitete të zgjeruara për aviacionin tonë luftarak dhe prodhimi i dronëve për të mbrojtur jetë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe ne duhet të jemi të përqendruar në gjithçka që na forcon dhe na mundëson të rrëzojmë raketat ruse, të neutralizojmë dronët rusë dhe të ndalim sulmet”.
    Kryetari i qytetit të Lvivit në Ukrainën perëndimore, Andriy Sadovy, u bëri thirrje banorëve të strehohen duke paralajmëruar përmes një postimi në Telegram se “armiku po sulmon Ukrainën perëndimore me dronë. Mos e injoroni alarmet për sulme!”.
    Ministria e Energjisë së Ukrainës tha se sulmet shkaktuan ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në disa rajone, duke shtuar se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për të rikthyer furnizimin aty ku munden.
    Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës teksa po afrohen muajt e dimrit, duke shkaktuar frikë për mungesa të energjisë elektrike teksa pritet që temperaturat të bien.
    Moska ka goditur rregullisht zona civile në Ukrainë, megjithëse ajo mohon se shënjestron caqe të tilla./REL

    Top Channel

  • Hermozon nuk e lënë rehat, kërcënohet me jetë në ‘social’

    Hermozon nuk e lënë rehat, kërcënohet me jetë në ‘social’

    Ylli i skuadrës meksikane të Tigres dhe futbollit spanjoll, Xheni Hermozo, ka zbuluar se ka marrë kërcënime me vdekje në profilet e saj në rrjetet sociale, pasi ka postuar një sërë mesazhesh fyese dhe kërcënuese nga një përdorues.

    Personi ka dërguar mesazhe të forta te një foto e spanjolles teksa shfaqet duke përqafuar dy fëmijë. Midis fyerjeve, përveç termit k*urvë ‘klasike”, ekziston edhe një kërcënim shumë i qartë për sigurinë e saj, siç është; “do vdesësh bija e k*urves”.

    “Është thjesht diçka e njëjtë. Le të shohim fytyrat e këtyre njerëzve që janë të aftë të bëjnë këto gjëra me fëmijë në një foto,” u ankua Hermozo.

    Mesazhet e urrejtjes kanë qenë të vazhdueshme, veçanërisht pas incidentit ku ajo u puth pa pëlqimin e saj nga Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ministrja e Brendshme britanike me dorë të hekurt: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia!

    Ministrja e Brendshme britanike me dorë të hekurt: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia!

    Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood

    BRITANi- Politika e azilit në Britani ka çuar në ashpërsimin e masave, teksa pritet që pothuajse 700 familje shqiptare të preken nga sistemi aktual. Ministria e Brendshme njoftoi se më shumë fëmijë do të përballen me deportim sipas planit të Partisë Laburiste për të marrë masa të ashpra ndaj azilkërkuesve. 
    Sipas ministrisë së Brendshme, familjeve, përfshirë fëmijët, të azilkërkuesve të refuzuar do t’u ofrohet mbështetje financiare në mënyrë që ata të mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Nëse e refuzojnë këtë mbështetje, do të detyrohen të largohen përmes deportimit, sipas politikës së re, të quajtur “rivendosja e rendit dhe kontrollit”.
    Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se oferta e azilit e Mbretërisë së Bashkuar është shumë më bujare krahasuar me “shumë nga fqinjët tanë evropianë”. Konservatorët në përgjithësi i mirëpritën planet, por disa deputetë laburistë sulmuan qeverinë, përfshirë Nadia ëhittome, e cila i quajti ato “distopike” dhe “të turpshme”.
    “700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, por largimi i tyre nuk po zbatohet sepse kanë fëmijë.”, deklaroi Shabana Mahmood në Parlament. 
    Ministria e Brendshme do të nisë një konsultim se si mund të deportojë familjet, përfshirë fëmijët. Aktualisht, familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç në momentin kur u refuzohet azili vazhdojnë të marrin mbështetje qeveritare derisa fëmija më i vogël të mbushë 18 vjeç – edhe nëse të gjitha rrugët e apelimit janë shteruar dhe ata refuzojnë të kthehen./ZËRI

  • OBSH/ 1 në 7 fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor

    OBSH/ 1 në 7 fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor

    OBSH ka publikuar raportin më të ri mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në Europë duke paraqitur një situatë serioze dhe gjithnjë e më shqetësuese.
    Sipas të dhënave të raportit, 1 në 7 fëmijë dhe adoleshentë jeton me një çrregullim të shëndetit mendor, ndërsa vajzat e moshës 15–19 vjeç rezultojnë të jenë veçanërisht të prekura, me 1 në 4 prej tyre që përballen me probleme të tilla.
    Raporti thekson gjithashtu se vetëvrasja mbetet shkaku kryesor i vdekjeve tek të rinjtë e moshës 15–29 vjeç, duke u kthyer në një ndër sfidat më të mëdha shëndetësore në kontinent.
    Gjatë 15 viteve të fundit, prevalenca e çrregullimeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe të rinjtë është rritur me rreth 33%, por pavarësisht kësaj rritjeje të dukshme, shërbimet shëndetësore nuk kanë avancuar me të njëjtin ritëm.
    Raporti vë në dukje se një në katër vende europiane nuk ofron shërbime komunitare të shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa një në pesë vende nuk ka politika të dedikuara për këtë grupmoshë.
    Për më tepër, cilësia e shërbimeve ndryshon ndjeshëm mes shteteve dhe aktualisht ka vetëm një psikiatër për çdo 76 000 fëmijë dhe të rinj, një tregues i qartë i mungesës së theksuar të profesionistëve të fushës.
    Për të adresuar këto boshllëqe, raporti rekomandon nëntë masa thelbësore që vendet duhet t’i zbatojnë urgjentisht, duke përfshirë hartimin e planeve kombëtare të shëndetit mendor, vendosjen e standardeve klinike, investimin në rritjen e kapaciteteve të stafit profesional, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve dhe fuqizimin e familjeve dhe komuniteteve në proceset vendimmarrëse.
    Drejtuesit e OBSH-së e kanë cilësuar këtë raport si një thirrje alarmi për të gjithë Rajonin e Europësdhe një pikë kthese të rëndësishme për mënyrën se si vendet duhet t’i qasen shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve.
    Sipas OBSH-së, veprimi i menjëhershëm dhe investimet e qëndrueshme janë të domosdoshme për të ndërtuar sisteme të forta dhe të afta për t’u ardhur në ndihmë gjeneratave të ardhshme.