Buxheti 2026 dhe Paketa Fiskale që e shoqëron atë sjellin ndryshime të drejtpërdrejta për qytetarët, familjet dhe bizneset.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një intervistë për TV Klan, thekson se prioritetet kryesore janë rritja e mirëqenies, konsolidimi ekonomik dhe mbrojtja sociale.
“Të gjithë ata individë të cilët gjatë një viti realizojnë të ardhura nga punësimi mbi 600 mijë lekë, kanë të drejtën që të bëjnë deklarimin individual të të ardhurave. Të zbresin 48 mijë lekë për çdo fëmijë që është nën moshën 18 vjeç. Për një familje e cila ka fëmijë nën moshën 18 vjeç, i bie që t’i kompensojë familjes nga 6 mijë deri në 11 mijë lekë. Ndërkohë, që për një familje ka dy fëmijë, kjo vlerë varion nga 12 mijë deri në 22 mijë lekë”, tha Malaj.
Ndërkohë, bizneset pritet të preken nga disa masa që qeveria i quan lehtësuese: fshirja e borxheve të vjetra tatimore dhe vendosja e tavaneve për pagesat cash.
“Nëpërmjet Paketës Fiskale, bizneset do të kenë mundësinë që të çlirohen nga borxhet e shkuara, duke paguar një pjesë të detyrimit të tyre tatimor, e duke u falur një pjesë të kamatë-vonesave dhe të gjobave. Për herë të parë, për transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorëve po vendosim një tavan, ku limiti është në masën 500 mijë lekë dhe nëpërmjet kësaj qasje, ne po tentojmë që të ulim përdorimin e parasë cash, në mënyrë që të rrisim formalizimin e ekonomisë”, tha Malaj.
Pjesa më e diskutuar mbetet Paqja Fiskale, një proces vullnetar ku bizneset mund të rishikojnë pasqyrat e tre viteve të fundit dhe, nëse kanë deklaruar më pak se realiteti, të rideklarojnë fitimin duke paguar vetëm 5% tatim.
“Edhe për të evituar abuzimin këtu, kemi vendosur një limit, që fitimi i rishikuar nuk mund të shkojë përtej 30%. Sepse, nëse kalohet ky tavan, atëhere marrëveshja e paqes fiskale nuk është më në fuqi”, tha Malaj.
Ndërkohë, buxheti përfshin rritjen e pensioneve, rritjen graduale të pagës minimale dhe investime publike që arrijnë 6.5% të PBB-së. Qeveria thotë se të gjitha këto bëhen pa rritur taksat dhe duke ulur borxhin publik.
Në bujqësi, skema e re e kompensimit të TVSH-së me 10% synon t’u kthejë fermerëve mbi 1.5 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2026, me pagesë të drejtpërdrejtë në llogaritë e tyre bankare.
Tag: fëmijë
-

“Në 2026, rritje pensionesh e pagash pa taksa të reja”/ Malaj: Paqja fiskale mundësi për të mbyllur problemet..
-

“E do futbollin si të ishte një fëmijë”! Rabiot nuk i ndal lëvdatat për Luka Modriç: Më mahnit me dëshirën që tregon
Pavarësisht se është 40 vjeç, Modri? u bë menjëherë një ingranazh i rëndësishëm në lojën e Milanit. Lëvdatat për Modri? vijnë nga të gjitha anët. Mediat italiane shpesh i kushtojnë faqe atij dhe janë veçanërisht të magjepsura nga thjeshtësia me të cilën luan.
Në fushë, mund të shihni qartë se ai është një mjeshtër i madh dhe gjithashtu rrit atmosferën dhe besimin në ekip. Shokët e ekipit të Modri? gjithashtu kanë fjalë lavdërimi për të.
Mesfushori 30-vjeçar Adrien Rabiot dha një deklaratë për mediat italiane. “Ai është një person i thjeshtë dhe e do futbollin si një fëmijë,” thekson Rabiot dhe vazhdon:“Jam ndjerë shumë rehat me të në mesfushë që nga dita e parë sepse ai ka cilësi, vizion dhe jep një kontribut të madh edhe kur fiton topin, vrapon dhe kroson me vendosmëri kur është e nevojshme. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që më mahnit me dëshirën që tregon në fushë çdo ditë, madje edhe në moshën 40 vjeç”, tha Rabiot. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Nga vizatimi tek prekja e pahijshme… Mësuesja akuzon nxënësin 6-vjeçar për ngacmim seksual
Një rast i çuditshëm, nëse mund të cilësohet i tillë, është shënuar ditët e fundit në Greqi, që vë në qendër të vëmendjes raportin mësues-nxënës.
Një mësuese arti të një shkolle filloreje në Lutraki, shumë pranë Korinthit, ka bërë një denoncim ndaj një nxënësi të saj, të moshës 6-vjeç, duke e akuzuar për ngacmim seksual.
Sipas asaj që raportohet nga mediat greke, gjithçka ka ndodhur në orën e mësimit së 55-vjeçares, kur i mituri ka shkuar pranë saj për t’i treguar vizatimin e bërë.
Mësuesja pretendon se djali i vogël e ka prekur në gjoks, e që s’ishte një incident i ndodhur padashje nga ana e të miturit.
“Teksa isha duke dhënë mësim, djali i vogël më preku në gjoks. Fëmijët kishin një temë të caktuar për të vizatuar diçka. Ai thotë ‘mësuese’, teksa ngre dorën për të kërkuar leje. Unë i jap fjalën ‘po më thuaj çfarë të duhet’, e ai më thotë ‘a të vj t’ju tregoj vizatimin tim?’.
‘Eja ma trego vizatimin tënd’, i them unë, e ai vjen të më tregojë vizatimin dhe ndodh ajo ngjarja. E tani… unë nuk mund ta lija me kaq. Kjo sepse u tremba. Duhet të kuptoni se kjo nuk është gjë e mirë. Ne kemi punuar gjithë këto vite, patjetër që duam dhe sigurinë tonë”, u shpreh 55-vjeçarja për mediat greke.
Mësuesja punon prej 25 vitesh në sistemin arsimor grek, e shprehet se kjo eksperiencë e gjatë e ndihmon të besojë se një fëmijë di çfarë veprimi bën, pra, 6-vjeçari është i vetëdijshëm se bëri një gabim.
“Besoj se e kuptoni dhe ju. Nuk jemi fëmijë tani. Një fëmijë 6-vjeçar besoj se e kupton. Nuk është një foshnje mos ta kuptojë. Kjo është çështja. Mendoni… 6 vjeç do ia bënit ju mësuesit tuaj? Unë nuk do guxoja! Isha aq e turpshme saqë nuk guxoja as të lëvizja. Në të vërtetë është një fëmijë i mirë dhe e dua, por ju lutem pak seriozet”, shtoi më tej mësuesja.
Ajo shprehet më tej se nuk do të mund të flinte e qetë naten nëse nuk do e bënte denoncimin ndaj të miturit. Mësuesja nuk ka telefonuar në asnjë moment prindërit e 6-vjeçarit, por shprehet se arsyeja përse bëri një kallëzim ndaj tij ishte për efekt mbrojtjeje jo vetëm ndaj vetes, por dhe për të miturin.
“Sapo ndodhi ky incident, i thash fëmijës që ajo që bërë ishte e gabuar. Fëmija nuk kuptoi gjë, i vogël është. Fola me drejtuesin. Ai nuk më tha asgjë në ato momente, nuk e di se si e mori. I thash edhe mësueses kujdestare të fëmijës. Ajo më tha ‘do ta shoh, do ta kem parasysh’, e kështu me radhë. E kështu… unë nuk doja ta linte të shkonte kështu”, tha ajo.
Drejtori i shkollës, duket se e ka parë situatën nga një këndvështrim më të pafajshëm.
“Shkoi pranë saj për të treguar vizatimin e tij, e aty i gjuajti tek gjoksi. Ajo pretendon se ishte e qëllimshme, por fëmija deri aty arrinte me gjatësi”, u shpreh ai.
Kjo ngjarje ka sjellë habi dhe reagime të ndryshme e në stafin e kësaj shkolle. Mësues të tjerë janë përpjekur të qetësojnë 55-vjeçaren, me arsyetimin se është një fëmijë 6 vjeç e nuk mund të ketë qëllime të tilla. Por, mësuesja e prekur, këmbëngulte se është ngacmuar seksualisht nga i mituri, teksa ka pohuar para autoriteteve se “ata kishin përpara tyre një përdhunues të së ardhmes”.
Pretendimet e prindërve për besimin fetar
Ashtu sikurse ky rast është tronditës për mësuesit e kësaj shkolle, po kështu është dhe për prindërit e nxënësve, duke pasur dhe reagime të forta ndaj 55-vjeçares.
Ata pretendojnë se mësuesja është një person konservator dhe shumë “fetar”, që detyronte fëmijët të vizatonin figura të shenjta. Kështu, ata kanë bërë ankesë në drejtori për mësuesen në fjalë, me dëshirën që ajo mos të japë orë mësimi në këtë shkollë, sidomos pas këtij incidenti me 6-vjeçarin.
“Ata vizatonin figura të ngjashme të shenjta. I bëra vërejtje drejtorit. Ai më tha se e ka kritikuar mësuesen, por ajo nuk e ndryshoi modelin e mësimdhënies”, tha një prind.
“Kemi dhe ne të drejta, jo vetëm prindërit. Se tani… ata mendojnë që të gjithë prinderit kanë të drejta, që të gjithë nxënësit kanë të drejta. E kështu, fatkeqësisht, shumica e fëmijëve nuk janë ëngjëj të Zotit”, tha mësuesja.
Por, nuk është hera e parë që prindërit kanë bërë ankesa ndaj mësueses së artit.
“Ishte një mësuese që bertiste shumë, pa ndonjë arsye të veçantë. Nuk e kuptonim dot kurrë se pse një grua që bën vizatime të thjeshta për shkollë fillore, duhet të bërtasë kaq shumë për gjëra aspak serioze”, u shpreh një prind.
“Nuk ishte modeli më i mirë i mësueses. U bërtiste shumë nxënësve, u fliste ashpër. Ndërpriste dhe orën e mësimit. Fëmijët ankoheshin për tonin e saj”, tha një prind tjetër.
55-vjeçarja fillimisht u transferua në një shkollë tjetër, por me pas me urdhër të Prokurorisë u bë pezullimi i saj nga detyra, gjë që ajo e kundërshton.
“A s’kam të drejtë të mbroj veten unë? Nuk kam të drejtë të bëj ankesë për një 6-vjeçar? E kam bërë për mbrotje pra”, tha ajo.
Në dritë përvoja traumatike e gruas
Mësuesja e artit, duket se i është rikthyer pas dhe ngjarjeve kritike të ndodhura në jetën e saj, që përfshijnë dhunën.
Për mediat greke ajo ka shprehur se prej 30 vitesh ndodhej në një martesë të palumtur, ku kishte dhunë, abuzim, ekzistencë frike…
“Përjetova gjënë më të tmerrshme që një person mund të kalojë. Isha e palumtur prej 30 vitesh. Vuajta shumë. Kisha frikë prej tij. U divorcova vitin e kaluar dhe bëra një padi ndaj tij. Ai më mallkonte, mua, fëmijët e mi… Nga gjithçka, Jezus Krishti më shpëtoi! Pesë vite më parë as nuk besoja në Zot”, tha ajo.
E gjithë kjo ngjarje, tashmë ka marrë një kthesë tjetër, sepse rasti nuk i përket më vetëm zonës Lutraki, por ka reagime të ashpra nga gati gjithë Greqia.
Psikologët grekë sakaq, arsyetojnë se është e logjikshme që mësuesja të ndihet në siklet, por e shohin veprimin e të miturit si diçka të pa qëllimshme, por mund të ketë qenë një lëvizje impulsive.
Historia në vetvete ngre pikëpyetje të shumta, që ka ndezur debat në shtetin fqinjë për etikën dhe profesionalizmin e mësueve. Nga ana tjetër, prindërit kërkojnë që mësuesit të nënshtrohen më patjetër në një test vlerësimi psikologjik, që provon se janë të aftë për të qëndruar në një ambient me të mitur dhe të përballojnë problemet e nxënësve. -

Këshilla e thjeshtë e Einstein për fëmijë më të zgjuar, nuk ka të bëjë fare me orët e gjata të studimit
Nëse Albert Einstein do të jetonte sot, ka gjasa të ishte i zhgënjyer nga sistemi arsimor, i cili shpesh mbështetet te memorimi mekanik dhe te garimi për nota të larta elementë që ai vetë i kundërshtonte. Për Ajnshtajnin, shumë më të rëndësishme ishin imagjinata, kureshtja dhe mendimi i lirë.
Këshilla e tij më e famshme për prindërit që duan fëmijë më të zgjuar ishte e thjeshtë: “Lexojini përralla. Pastaj lexojini edhe më shumë përralla.” Sipas tij, inteligjenca nuk ndërtohet vetëm me rregulla të forta dhe studim të thatë, por edhe me botën krijuese që hapin librat për fëmijë.
Kjo këshillë vjen nga një histori e publikuar në vitin 1958, ku Einstein i tha një nëne se rruga drejt një mendjeje shkencëtari fillon me zhvillimin e imagjinatës, të cilën e ushqejnë më së miri përrallat. Ai besonte se kreativiteti është mjeti kryesor i çdo kërkuesi shkencor.Edhe vetë Einstein kishte përvojë të vështirë me shkollimin tradicional. Në moshën 15-vjeçare braktisi gjimnazin në Mynih për shkak të disiplinës së ashpër, ndërsa më vonë kritikoi sistemet arsimore që shtypin kreativitetin dhe kureshtjen. Madje, në një letër dërguar të birit, i këshilloi të luante në piano muzika që e bënte të lumtur, sepse mësimi i vërtetë ndodh kur kënaqesh me atë që bën.
Sipas studiuesve, përrallat nuk janë thjesht argëtim: ato forcojnë gjuhën, imagjinatën, emocionet dhe aftësitë logjike. Fëmijët që përpiqen të parashikojnë zhvillimin e një historie bëjnë të njëjtat “ushtrime mendore” që u duhen më vonë për të kuptuar konceptet shkencore.
Mesazhi i Einstein mbetet aktual: mësimi nuk lulëzon nën frikë dhe presion, por aty ku ka gëzim, kureshtje dhe liri mendimi. Përrallat sado të thjeshta krijojnë tema që shpesh librat shkollorë nuk i ofrojnë. Nëse duam fëmijë më të zgjuar dhe më krijues, mbase duhet të fillojmë nga më elementarja: pak më shumë magji para gjumit.
/vizionplus.tv -

Të paktën 9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan
Të paktën dhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë gjatë natës në sulmet ajrore pakistaneze në Afganistan , tha zëdhënësi i qeverisë de facto të talebanëve, mes një përshkallëzimi të vazhdueshëm të tensioneve midis dy shteteve fqinje.
“Rreth mesnatës (…) në provincën Khost, forcat pushtuese pakistaneze bombarduan shtëpinë e një banori (…). Nëntë fëmijë (pesë djem dhe katër vajza) u martirizuan”, tha Zabiullah Mujahid nëpërmjet X.
Ai foli gjithashtu për shpërthime të tjera me bomba pakistaneze, në provincat kufitare Kunar dhe Paktika, në të cilat u plagosën katër persona.
Këto ngjarje regjistrohen në mes të një përshkallëzimi me Islamabadin dhe një ditë pas një sulmi vetëvrasës kundër një selie të rojes kufitare në një provincë pakistaneze në kufi me Afganistanin, që vrau 3 persona, për të cilin askush nuk ka marrë përgjegjësi në këtë fazë.
Disa ditë më parë, më 11 nëntor, një tjetër sulm, përpara një gjykate në Islamabad, rezultoi në vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Talebanët pakistanezë (Talebanët pakistanezë), të cilët ndajnë ideologjinë e kryengritësve afganë që rimorën pushtetin në Kabul në gusht 2021, morën përgjegjësinë.
Islamabadi akuzoi një “qelizë terroriste” që ishte “e drejtuar dhe e drejtuar në çdo hap” nga komandantë “me bazë në Afganistan”. Pas përplasjeve me intensitet të rrallë në kufi në tetor, të dy vendet njoftuan se kishin rënë dakord të shpallnin një armëpushim –të brishtë–. Megjithatë, ata nuk kanë arritur një marrëveshje mbi kushtet pavarësisht faktit se janë regjistruar disa raunde bisedimesh, për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre mbi çështjet e sigurisë.Top Channel
-

“ELI” sjell magjinë e teatrit për fëmijët e Bujanocit
Shfaqja për fëmijë “ELI” u prezantua në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, duke krijuar një atmosferë plot ngjyra, energji dhe emocione të paharrueshme për dhjetëra fëmijë që mbushën sallën.Sipas njoftimit të Enkel Rexhepit, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Luginës, performanca u prit me entuziazëm dhe duartrokitje nga të vegjlit, ndërsa historia e ngrohtë e shfaqjes e transformoi skenën në një hapësirë magjike dhe plot jetë.Shfaqja u zhvillua në kuadër të programit kulturor “NëntorLuginë”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.“Pjesëmarrja e madhe është dëshmi e qartë se arti dhe kultura mbeten të mirëpritur dhe të domosdoshëm për komunitetin e Luginës së Preshevës”, theksoi Rexhepi.
-

Shtatzënë para apo pas të 30-ve, ja si ndikon kjo zgjedhje në gjendjen ekonomike të një gruaje
Fëmijët “kushtojnë”, kanë kosto dhe kjo nuk lidhet vetëm me nevojën e blerjes së ushqimeve, panolinëve apo pagesat e kopshtit dhe çerdhes, por, kur bie fjala për gratë, këto të fundit më shumë se burrat kushtëzojnë ndjeshëm aktivitetin e tyre në punë.
Më parë kemi folur për këtë çështje duke e lidhur atë me faktorë fiziologjikë, por në një shoqëri moderne, jo pak të rëndësishëm janë edhe faktorë të tjerë me karakter utilitar dhe ekonomik.
Në këtë këndvështrim, cila do të ishte atëherë mosha më e këshillueshme dhe e përshtatshme për te sjellë në jetë fëmijë?Kësaj pyetjeje i përgjigjet një studim i vitit 2016, mbështetur në analizën e të dhënave të mbledhura nga viti 1995 deri në vitin 2009 nga gra që jetojnë në Danimarkë, një shtet me ekonomi dhe mirëqenie të lartë.
Sipas këtyre te dhënave, humbja financiare në dy vitet pas lindjes së fëmijëve është më e vogël tek gratë që kanë lindur pas moshës 31- vjeçare, krahasuar me ato që kane lindur përpara kësaj moshe.
Ndërkohë në një periudhë më të gjatë, gratë që kanë lindur mes moshës 31 dhe 34-vjeçare, arrijnë të fitojnë më shumë në terma financiare, se sa ato gra që nuk kanë sjellë ende fëmijë në jetë. Shpjegimi lidhet me faktin se gratë me moshë mbi 30 vjeç, në rrugëtimin e tyre kanë përfituar më shumë aftësi dhe dije, duke u bërë kështu më të vështira për t’u zëvendësuar nga punëdhënësit.
Nga ana tjetër, duke pasur më shumë mundësi ekonomike, ato mund t’ia lejojnë vetes të marrin edhe babysitter për fëmijët e tyre dhe të ruajnë ndërkohë vendin e tyre te punës. Gjithsesi, nuk duhet pritur shumë.
Dhe kjo lidhet në radhë të parë me shëndetin e fëmijëve. Por të dhënat e studimit te mësipërm tregojnë se kjo nuk është e përshtatshme edhe ekonomikisht.
Gratë që kanë lindur pas moshës 34 vjeçare, arrijnë të fitojnë vetëm 2% më shumë se gratë pa fëmijë, ndërkohë qe ato mes 31 dhe 34 vjeç fitonin 13% më shumë. -

Dhuna rikthehet në Gaza: 18 të vrarë dhe tension i lartë
Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 19:13
Të paktën 18 palestinezë, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën pas përleshjeve të ripërtërira dhe sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, duke vënë në dukje brishtësinë e armëpushimit që hyri në fuqi muajin e kaluar.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se pesë persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një automjeti në lagjen Rimal të qytetit të Gazës. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të djegur me trupat pranë saj. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se incidenti është nën hetim.Transmetuesi saudit “Al-Hadath” raportoi se një komandant i Brigadave al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, u vra në sulm së bashku me djalin e tij, megjithëse Hamasi nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion.
WAFA njoftoi gjithashtu se një person u vra kur një shtëpi u granatua në Nuseirat, në Gaza Qendrore, ndërsa katër persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën në një sulm tjetër në Deir al-Balah.
Nga ana e saj, ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer disa sulme ndaj objektivave të Hamasit në Gaza, si përgjigje ndaj një sulmi të armatosur ndaj ushtarëve izraelitë në jug të Rripit. Pesë militantë të tjerë u vranë në qytetin jugor të Rafah, të cilët, sipas ushtrisë, ishin kthyer nga një tunel nëntokësor.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim për rritjen e dhunës dhe ndikimin mbi civilët në zonën e prekur.
