Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë. Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.
Tag: fëmija
-

Fëmija 4 vjeç rrëzohet në shkallët e kopshtit, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e të miturit
-

Mos i bëni më këto gabime! Ja si të silleni me një fëmijë që qan
Ta mendosh në çfarë situate mund të ndodhet një nënë, fëmija i së cilës qan pa pushim për çdo gjë, në çdo situatë dhe në çdo vend! Ndonjëherë ndihesh aq e pafuqishme, mendon se nuk do të mundesh kurrë ta qetësosh! Ju ka ndodhur edhe juve? Atëherë jeni në vendin e duhur, lexoni se çfarë thonë studiuesit.
“Shpërthimet në të qara zakonisht vijnë si pasojë e nevojës për vëmendje, dëshirës për të bërë një aktivitet të ndaluar, dëshirës për të anashkaluar një pyetje etj”, shprehet Michael Potegal”, një studiues i fushës së neurologjisë dhe sjelljes në Universitetin “Minesota Mediacal School”.Sipas Patricia Henderson Shimm (këshilluese prindërish), sa më i trishtuar të jetë fëmija, aq më i qetë duhet të tregohet prindi, ndryshe zemërimi i të dyve do të ngatërrohet me njëri-tjetrin dhe situata do të rëndohet edhe më shumë. Në momente të tilla prindërit duhet të përpiqen edhe të vlerësojnë ndjenjat e fëmijës duke thënë: “është normale të qash, por sërish nuk duhet ta bësh…”. Duke e bërë këtë ju i jepni lejën fëmijës të ndihet ashtu, ndërkohë i theksoni edhe njëherë rregullat e shtëpisë tuaj. Sigurisht që të shikosh fëmijën duke qarë nuk është e lehtë, por mbani mend se kjo është diçka e rëndësishme për ta disiplinuar atë.
Ju nuk duhet t’i jepni fëmijës shumë vëmendje, qoftë ajo pozitive apo negative, në këtë mënyrë ai do të kuptojë se edhe pse të qash është diçka normale, nuk të çon në asnjë zgjidhje të “problemit”. Ju duhet të prisni që “stuhia” të kalojë me sa më shumë qetësi të jetë e mundur. Ndërsa ju përpiqeni ta disiplinoni duhet t’i theksoni se fëmijët e rritur i respektojnë rregullat e familjes. Me rritjen ai do të fillojë të shfaqë edhe më pak kriza të qarash dhe zemërimesh. -

Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote
Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
“Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
/vizionplus.tv -

Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thash nuses merr valixhet ik te nëna jote
Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
“Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
/vizionplus.tv -

Berisha jep premtimin e madh për studentët: S’ka tarifa, do hiqet fare
Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e qarkut Vlorë në Sarandë, por gjithashtu ka folur dhe për pikat kyçe të programit të tij. Duke u ndalur tek të rinjtë, ai dha një premtim të fortë, që lidhet me tarifat studentore të tyre. Ashtu si herë të tjera, Berisha premtoi se studentët do të marrin një minimum prej 200 eurosh, minimum jetik ky që do u shërbejë që ata të shlyejnë pagesat e nevojshme mujore.
”Saranda a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Nëse ka një vend që humb rininë në mnëyrën më të pamëshirshme, është Shqipëria e këtyre 12 viteve.Do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja, s’ka më mesatare. S’ka më tarifa, simbolike do jetë, ose do hiqet fare. Bursa 200 euro do jetë. Punësimi i çdo të riu, çdo sipërmarrësit do i paguhet siguracionet për 1 vit. Çdo i ri që martohet e do ndërtojë familjen e tij në Shqipëri do ketë një grant prej 30 mijë eurosh.
Fëmija e tretë do paguhet nga shteti deri në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus 70 euro, fëmija i dytë do ketë një bonus 60 euro. Do bëjmë gjthcka që të rinjtë në vetëm 10 vitet e fundit, janë larguar 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri. Do financojmë bizneset e tyre, 5 vite do jenë pa taksa. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme”, tha Berisha. -

Berisha jep premtimin për studentët: S’ka tarifa, do hiqen fare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Sarandë, ku ka prezantuar kandidatët e qarkut Vlorë, por gjithashtu ka folur dhe për pikat kyçe të programit të tij.
Duke u ndalur tek të rinjtë, ai dha një premtim të fortë, që lidhet me tarifat studentore të tyre. Ashtu si herë të tjera, Berisha premtoi se studentët do të marrin një minimum prej 200 eurosh, minimum jetik ky që do u shërbejë që ata të shlyejnë pagesat e nevojshme mujore.
“Saranda a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Një vend pa rini është një vend pa ëndërr, një shkretëtirë njerëzore. Nëse ka një vend që humb rininë në mnëyrën më të pamëshirshme, është Shqipëria e këtyre 12 viteve. A e dini ju se OKB njoftoi se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë, për shkak të largimit e të rinjve. A nuk janë këto klithma që dalin nga shpirti i kombit, nga thellësia e dheut e këtij vendi, që ne të bëjmë të pamundur, që të rinjtë tanë të ndërtojnë në Shqipëri ëndrrën e tyre?
Do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja, s’ka më mesatare. S’ka më tarifa, simbolike do jetë, ose do hiqet fare.
Bursa 200 euro do jetë. Punësimi i çdo të riu, çdo sipërmarrësit do i paguhet siguracionet për 1 vit. Çdo i ri që martohet e do ndërtojë familjen e tij në Shqipëri do ketë një grant prej 30 mijë eurosh. Fëmija e tretë do paguhet nga shteti deri në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus 70 euro, fëmija i dytë do ketë një bonus 60 euro. Do bëjmë gjthcka që të rinjtë në vetëm 10 vitet e fundit, janë larguar 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri. Do financojmë bizneset e tyre, 5 vite do jenë pa taksa. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme”, tha Berisha. -

Sherr me pronarët e kopshtit të fëmijës, procedohet 29-vjeçarja në Tiranë
Një 29-vjeçare, e identifikuar me inicialet S. K., është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kanosur një prej pronarëve të një kopshti privat, që frekuenton edhe fëmija i saj, shkruan A2 CNN.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti nisi pas një incidenti në ambientet e kopshtit, ku fëmija i 29-vjeçares është gërvishtur nga një tjetër fëmijë. S. K. ka pretenduar se stafi i institucionit nuk e ka njoftuar për ngjarjen dhe për këtë arsye, ka shfaqur sjellje të dhunshme ndaj njërit prej bashkëpronarëve të kopshtit dhe bashkëshortes së tij. Ajo gjithashtu akuzohet se i ka dëmtuar celularin këtij shtetasi gjatë përplasjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe është duke verifikuar përgjegjësinë e stafit të kopshtit për mosnjoftimin e prindërve, sipas pretendimeve të 29-vjeçares. Ndaj saj rëndojnë akuzat për kanosje dhe dëmtim prone. -

Fëmija sulmohet dhe lëndohet fizikisht në kopshtin privat në Tiranë, stafi fsheh ngjarjen
Një prind ka bërë një denoncim lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat “BUCKO” në Tiranë teksa thuhet se fëmija është sulmuar për dy ditë me radhë nga një tjetër fëmijë në institucion, ndërsa stafi pedagogjik dhe drejtuesit janë akuzuar për mosreagim dhe përpjekje për të fshehur ngjarjen.
Familjarët thonë se fillimisht janë informuar vetëm pas shfaqjes së shenjave fizike në trupin e fëmijës ndërsa gjatë përballjes me drejtuesit e institucionit, është pretenduar se janë shfaqur vetëm pjesë të përzgjedhura të pamjeve nga kamerat e sigurisë.
Po ashtu prindi i fëmijës ka deklaruar gjithashtu se gjatë një momenti të tensionuar, është filmuar fshehurazi nga stafi i kopshtit. Ndaj institucionit është bërë tashmë një kallëzim zyrtar pranë Komisariatit përkatës të Policisë.
-

Berisha: Bonuse për familjet me fëmijë, 70 euro fëmija i parë, 60 i dyti dhe i treti do rritet nga shteti
Gjatë takimit me banorët e breg lumit dhe demokratët e njësisë 9 në kryeqytet, krydemokrati Sali Berisha është ndaluar tek ndihma që do të japë shteti me qëllim rritjen e lindshmërisë.
Berisha theksoi se, do të ketë bonuse për fëmijët, duke nisur nga 70 euro fëmija i parë, 60 euro fëmija i dytë dhe fëmija i tretë do të rritet nga shteti.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Rroga minimale. Unë isha sot në fasoneri, të cilat jetojnë kohën më të vështirë të ekzistencës së tyre, të cilat mbyllen njëra pas tjetrës në mënyrën më të dhimbshme. Sepse çdo mbyllje është qindra e qindra punonjës pa punë. Ata po e pësojnë këtë nga euro.
Çfarë ndodh? Vijnë eurot me kontejnerë, leku hipën në qiell, në një kohë kur euro rrëzohet përtokë. Mirëpo, ata tregëtojnë me euro dhe kjo rënie e tmerrshme e kursit të euros, gjer në 38%, është e tëra rrëzim i çdo fitimi për ta.
Ne do të ndërhyjmë fuqishëm. Do ta bëjmë për të kompensuar çdo lëvizje të kursit. Do ta bëjmë për të mbrojtur rrogat e njerëzve, për të mbrojtur punën e qytetarëve. Pa asnjë hezitim. Por do ta bëjmë gjithashtu për të garantuar që rrogën nën 500 euro nuk do të ketë.
Asnjë shqiptar nuk do mund të marrë nën 500 euro.
Unë e di, se për sipërmarrësin, kjo është barrë. Por, garantoj çdo sipërmarrës se kjo barrë do t’i kompensohet atij me ulje taksash dhe me çdo mjet tjetër, në mënyrë që ai të mos pësojë asnjë ulje nga rritja e rrogës minimale nën 500 euro.
Po, plotësisht.
Familjet me fëmije, do kenë bonuse për fëmijët. Për fëmijë e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, fëmija i tretë do rritet tërësisht nga shteti, nga lindja gjer në moshën 23 vjeçare. Politikë jetike për ne, për të mbijetuar si komb.
