Tag: fëmija

  • E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje foshnjën e shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

    E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje foshnjën e shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Agios Leontas, Zakynthos, ku një fëmijë 18-muajsh u sulmua dhe humbi jetën nga një qen pit bull.
    Sipas raportimeve, fëmija ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij kur qeni i familjes e sulmoi papritur, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Prindërit, të tmerruar, telefonuan shërbimet e urgjencës pas orës 13:00. Megjithatë, fëmija u dërgua në spital i pajetë.
    Babai i vogëlushit është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna britanike, dhe të dy jetonin prej vitesh në ishull.
    Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet gjatë hetimeve.

  • Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Një fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë.

    Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
    “Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra.
    “Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, përfundoi ajo.

    Top Channel

  • Këto janë arsyet pse s’duhet t’u jepni ujë me sheqer bebeve

    Këto janë arsyet pse s’duhet t’u jepni ujë me sheqer bebeve

    Shpesh dëgjojmë nëna që i japin apo pyesin nëse munden ta ushqejnë beben e tyre me ujë dhe sheqer. Madje në rastet më ekstreme disa nëna e kanë përdorur edhe si një qetësues për të qarat e fëmijës, por që është shumë i dëmshëm. Uji nuk rekomandohet te bebet e vogla pasi mund të reduktojë nivelin e elektroliteve në trupin e fëmijës duke qenë se ai do të urinojë më shpesh dhe nga ana tjetër deri në vitin e parë të jetës organizmi i fëmijës nuk është në gjendje të bëjë një balancim të mirë të natriumit dhe kripërave.

    Përse nuk duhet të përdorni ujin me sheqer te bebet? 

    Ai nuk është aspak i mirë për shëndetin e fëmijës sepse përmban shumë kalori (quhen kalori boshe) dhe nga ana tjetër ul oreksin e fëmijës. Duke qënë kështu bebi do të pijë më pak qumësht dhe për pasojë nuk do të ketë një rritje të shëndetshme.

    Ai mund të përdoret në rastet më të rralla nga ana e mjekëve nëse nevojitet analizë gjaku apo operacion intestinal. Deri në muajin e 6-të fëmija duhet të marrë vetëm qumësht dhe asgjë tjetër, sidomos qumështin e gjirit që është perfekt për nevojat e tij. Nëse nuk keni mundësi të ushqeni me gji duhet të përdorni vetëm formulën. Uji me sheqer do të dëmtojë ciklin e ushqyerjes së fëmijës dhe ju nuk duhet t’i jepni asnjëherë fëmijës ujë me sheqer. I vetmi sheqer që fëmija mund të marrë është ai natyral, pra nga frutat apo perimet.

    Sheqeri nga burime të tjera mund të kompromentojë funksionimin e sistemit imunitar të fëmijës, dhe si pasojë e kalorive të mëdha të panevojshme mund të rritet edhe niveli i hormoneve. Niveli i lartë i sheqerit do të ndikojë edhe në dëmtimin e pankreasit dhe për pasojë fëmija mund të bëhet diabetik. Bebi para muajit të 6 nuk duhet të pijë uje (pra derisa të fillojë ushqimet e ngurta) pasi mund të hidratohet më tepër nga normalja dhe të krijohet problemi i quajtur “helmimi nga uji”./PërNënat

  • Vaksina e fruthit lidhje me autizmin? Epidemiologia Daja sqaron: Nuk është e vërtetë, mosvaksinimi rrezikon fëmijët

    Vaksina e fruthit lidhje me autizmin? Epidemiologia Daja sqaron: Nuk është e vërtetë, mosvaksinimi rrezikon fëmijët

    Fenomeni i shtyrjes nga disa prindër së vaksinës së Fruth-Rubeolë-Parotit, për shkak të lidhjes së rreme që i bëhet me shfaqjen e autizmit nga persona jo-specialistë, ka sjellë pasoja të dukshme në vendin tonë. Gjatë këtij viti janë regjistruar raste të reja të fëmijëve të prekur nga fruthi, një sëmundje që është e parandalueshme me vaksinim.

    Rovena Daja, epidemiologe në ISHP, thekson qartë se lidhja mes vaksinës MMR dhe autizmit është hedhur poshtë kategorikisht nga shkenca.

    “Autizmi nuk shkaktohet nga vaksina ndaj Fruth-Rubeolë- Parotit dhe kjo është diçka që e thotë shkenca. Shqipëria është një vend që ka një situatë epidemiologjike të qetë të fruthit, por për momentin gjatë vitit 2025 kemi kapur raste sporadike me fruth dhe nëse në momente të caktuar fëmija i pavaksinuar bie në kontakt me fruthin, atëherë ai infektohet dhe madje mund të përfundojë i shtruar në spital dhe kemi patur raste në 2018-ën katër fëmijë një vjeç që kanë humbur edhe jetën’, tha Rovena Daja, epidemiologe në ISHP.

    Një nga situatat më shqetësuese këtë vit ishte ajo e regjistruar në Fier, ku për shkak të mospërfilljes së vaksinimit, një kopësht u kthye në vatër infeksioni.

    “Ndërkohë kemi pasur fëmijë në një kopësht në Fier të cilët kanë qenë fëmijë të pavaksinuar që kanë qenë megjithëse ishin një vjeç nuk i kishin vaksinuar prindërit e tyre dhe u infektuan të gjithë fëmijët njëri pas tjetrit sepse ishin të pavaksinuar. Normalisht kopshti u mbyll fëmijët më pas u vaksinuan të gjithë. dhe situata u qetësua për shkak të mbulesës vaksinale’, tha ajo.

    Daja sqaron se konfuzioni mbi lidhjen mes vaksinës së fruthit dhe autizmit lidhet me faktin se vaksina kryhet në moshën 1-vjeçare, kur shpesh prindërit fillojnë të vërejnë shenjat e para të autizmit te fëmija.

    “Prindi fillon ta kuptojë që fëmija e vet ka diçka që nuk shkon pikërisht në moshën një vjeç faktikisht pediatrët e kapin pak më vonë shenjat e para të autizmit i kapin pas 15 apo 18 mujorit. E kuptojnë që fëmija ka diçka që nuk shkon dhe kur e pyesin prindin me çfarë e lidhni menjëherë prindi thotë që e lidh me vaksinimin’, tha Rovena Daja, epidemiologe në ISHP.

    Mjekët bëjnë apel që fëmijët të vaksinohen në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, i cili përfshin 13 vaksina që mbrojnë nga sëmundje infektive.

    Sipas INSTAT, në vitin 2024 mbulimi vaksinal brenda vitit të parë të jetës ishte në nivele shumë të larta. 97–99%, për shumicën e vaksinave. Përjashtim mbetet vaksina e Fruth-Rubeolë-Parotit, ku mbulimi ishte 92%.

    Synimi i ISHP për këtë vit është arritja e mbi 95% mbulueshmëri, në mënyrë që të bllokohet qarkullimi i virusit dhe të shmangen shpërthimet e mëtejshme.

  • Flet Mjeku: Fëmija i plagosur me thikë pranë zemrës është i intubuar dhe në gjendje kritike

    Flet Mjeku: Fëmija i plagosur me thikë pranë zemrës është i intubuar dhe në gjendje kritike

    Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 14:54
    Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të një 15-vjeçari, i cili u plagos rëndë mëngjesin e sotëm në Durrës gjatë një konflikti mes disa gjimnazistëve.
    Sipas mjekut, i mituri mbërriti në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte deri pranë zemrës, duke shkaktuar gjendje kritike.

    “Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, katër në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar. Për momentin ndodhet në Reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë,” tha mjeku Shini.

    Ai shtoi se gjatë trajtimit, pacienti ka marrë tre flakone gjak dhe se situata mbetet serioze, por shpreson që në 24-48 orët e ardhshme gjendja e të miturit të stabilizohet dhe ai të dalë nga Reanimacioni.

    “Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet. Ekipi ynë po monitoron vazhdimisht pacientin dhe po ofron trajtimin më të mirë të mundshëm,” u shpreh më tej mjeku.
    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion shtesë për shkaqet e konfliktit dhe masat e ndërmarra ndaj të miturve të tjerë të përfshirë.

  • Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni në asnjë mënyrë këtë ushqim

    Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni në asnjë mënyrë këtë ushqim

    Kokoshkat janë ushqim i preferuar për shumë fëmijë dhe të rritur, dhe struktura e tyre krokante e shijet e ndryshme, janë perfekte për pothuajse çdo rast.

    Edhe pse ky vakt i lehtë mund të duket pa asnjë rrezik, rezulton se mund t’i vërë fëmijët nën 4 vjeç në rrezik të madh. Pediatrit shprehen fuqimisht kundër dhënies së kokoshkave fëmijëve të vegjël.

    Efekti i rrezikshëm që kokoshkat mund të kenë tek një fëmijë i vogël:

    Ndërsa shumë prindër janë të vetëdijshëm për rreziqet e mbytjes së baterive ose lodrave të vogla, rreziqet e zakonshme të lidhura me ushqimin janë ende të panjohura për shumë nëna dhe baballarë. Në vitin 2019, USA Today ndau një histori të një nëne të 3 fëmijëve, djali 2-vjeçar i së cilës duhej të shkonte në spital pasi kishte ngrënë kokoshka me familjen.

    Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni

    Djali po kollitej dhe kishte ethe. Pas një ekzaminimi, mjekët zbuluan se djali thithi kokoshkat në mushkëri, gjë që shkaktoi inflamacion. Mjekët hoqën nga mushkëritë e fëmijës copën e kokoshkave dhe kjo histori pati një fund të lumtur.

    Pse 4 vjet janë kaq kritike?

    Sipas ekspertëve, fëmijët janë në rrezik më të lartë për t’u mbytur deri në moshën 4 vjeçare. Vetëm në moshën 4 vjeçare fëmijët mund të përtypin plotësisht ushqimin që hanë në mënyrën e duhur. Kjo është për shkak se, në këtë moshë, dhëmballët e tyre po hyjnë dhe aftësitë e tyre përtypëse janë mjaft të mira për të prerë ushqimin në copa më të vogla për gëlltitje.

    Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni

    Përveç kësaj, fëmijët më të vegjël mund të shpërqendrohen lehtësisht nga gjërat që ndodhin rreth tyre, gjë që rrit gjithashtu rrezikun e mbytjes. Kjo është arsyeja pse foshnjat dhe fëmijët e vegjël duhet të ndihmohen gjithmonë kur hanë. Ecja, vrapimi, të qeshurit ose të folurit gjatë ngrënies, si dhe të ngrënit shumë shpejt, gjithashtu mund të çojnë në mbytje.

     

  • Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni në asnjë mënyrë këtë ushqim

    Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni në asnjë mënyrë këtë ushqim

    Kokoshkat janë ushqim i preferuar për shumë fëmijë dhe të rritur, dhe struktura e tyre krokante e shijet e ndryshme, janë perfekte për pothuajse çdo rast. Edhe pse ky vakt i lehtë mund të duket pa asnjë rrezik, rezulton se mund t’i vërë fëmijët nën 4 vjeç në rrezik të madh. Pediatrit shprehen fuqimisht kundër dhënies së kokoshkave fëmijëve të vegjël.
    Efekti i rrezikshëm që kokoshkat mund të kenë tek një fëmijë i vogël:
    Ndërsa shumë prindër janë të vetëdijshëm për rreziqet e mbytjes së baterive ose lodrave të vogla, rreziqet e zakonshme të lidhura me ushqimin janë ende të panjohura për shumë nëna dhe baballarë. Në vitin 2019, USA Today ndau një histori të një nëne të 3 fëmijëve, djali 2-vjeçar i së cilës duhej të shkonte në spital pasi kishte ngrënë kokoshka me familjen.

    Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni
    Djali po kollitej dhe kishte ethe. Pas një ekzaminimi, mjekët zbuluan se djali thithi kokoshkat në mushkëri, gjë që shkaktoi inflamacion. Mjekët hoqën nga mushkëritë e fëmijës copën e kokoshkave dhe kjo histori pati një fund të lumtur.
    Pse 4 vjet janë kaq kritike?
    Sipas ekspertëve, fëmijët janë në rrezik më të lartë për t’u mbytur deri në moshën 4 vjeçare. Vetëm në moshën 4 vjeçare fëmijët mund të përtypin plotësisht ushqimin që hanë në mënyrën e duhur. Kjo është për shkak se, në këtë moshë, dhëmballët e tyre po hyjnë dhe aftësitë e tyre përtypëse janë mjaft të mira për të prerë ushqimin në copa më të vogla për gëlltitje.
    Nëse fëmija juaj s’ka mbushur ende 4 vjeç, mos ia jepni
    Përveç kësaj, fëmijët më të vegjël mund të shpërqendrohen lehtësisht nga gjërat që ndodhin rreth tyre, gjë që rrit gjithashtu rrezikun e mbytjes. Kjo është arsyeja pse foshnjat dhe fëmijët e vegjël duhet të ndihmohen gjithmonë kur hanë. Ecja, vrapimi, të qeshurit ose të folurit gjatë ngrënies, si dhe të ngrënit shumë shpejt, gjithashtu mund të çojnë në mbytje.

  • Tragjike/ Ndërron jetë fëmija 1 vjeç! U dërgua në spital me të vjella por…

    Tragjike/ Ndërron jetë fëmija 1 vjeç! U dërgua në spital me të vjella por…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një fëmijë 1 vjeç ka ndërruar jetë. Sipas mediave, i mituri është dërguar në spital mbrëmjen e 5 nëntorit pasi kishte të vjella. Megjithatë, pasi gjendja e tij është stabilizuar, ai është liruar nga spitali. Më pas, në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjell sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje.
    Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore të marra, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50.
    Në përputhje me procedurat ligjore dhe protokollet standarde, Spitali i përgjithshëm në Pejë ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, në orën 09:13, si edhe organet kompetente për zhvillimin e hetimeve sipas ligjit.

  • Video/ 8-vjeçari bllokohet nën tramvaj në Strasburg, shpëtohet pa lëndime serioze

    Video/ 8-vjeçari bllokohet nën tramvaj në Strasburg, shpëtohet pa lëndime serioze

    Një djalë 8-vjeçar u gjet i bllokuar nën një tramvaj në lagjen Neuhof të Strasburgut të enjten pasdite, por u shpëtua pa lëndime serioze falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.

    Konkretisht, incidenti ndodhi të enjten pasdite (23/10), kur fëmija 8-vjeçar, i cili po ngiste biçikletë me një shok që ishte në skateboard, ra mbi shinat e linjës C të tramvajit. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të shoferit të tramvajit, fëmija mbeti i bllokuar nën automjet.
    Një video në rrjetet sociale tregon një kalimtar që përpiqet të ndihmojë të miturin që ndodhej poshtë trenit. Kompania e Transportit të Strasburgut konfirmoi se fëmija nuk pësoi lëndime serioze, sipas BFMTV.
    Shikoni videon:

    “Nuk na u desh ta ngrinim tramvajin. Për fat të mirë, kishte një boshllëk që lejoi që fëmija të shpëtohej”, tha një zëdhënës i Kompanisë së Transportit.
    Fëmija u nxor menjëherë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital për analiza, pa lëndime serioze. Incidenti bëri që tramvaji të ndalonte për rreth një orë.

    Top Channel