Eshtrat e një foshnje që u pa i gjallë për herë të fundit më shumë se një dekadë më parë duket se janë gjetur në një varr të cekët në një pronë në perëndim të Melburnit në Australi. Fëmija 18-muajsh u zhduk në vitin 2014, por nuk u raportua kurrë i zhdukur.
Policia e Viktorias konfirmoi se mbetjet njerëzore u zbuluan në një pronë në Brookfield pas një gërmimi paraprak rreth orës 13:30 të së hënës. Ato ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.
Fëmija i vogël jetonte në shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij në vitin 2014 përpara se të ktheheshin në Shqipëri, raporton 7News.
Mbetjet u gjetën të varrosura në një varr që thuhet se është 50 centimetra i thellë dhe vetëm pak hapa larg derës së pasme të shtëpisë.
Njësia e Hetimit të Krimit në Melton filloi një hetim për çështjen në fillim të këtij viti pasi u informua nga një prej të afërmve të fëmijës së vogël.
Tag: fëmija
-

Gjenden eshtrat e një foshnje shqiptare në oborrin e një shtëpie në Australi
-

‘1 mijë euro bonus për…’, Berisha prezanton platformën kundër shpopullimit: Të nisë që me buxhetin 2026
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë nga selia blu, ku u shpreh se një nga shqetësimet kryesore me të cilat përballet sot populli shqiptar është shpopullimi.
Ai ka prezantuar një platformë të përpiluar nga PD në lidhjen me luftimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë, masa që sipas Berishës duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm.
“Shpopullimi emergjencë absolute. Vendosja enjë platforme që mund të shënojë kthesën e treguesve demografike të popullit shqiptar që ky popull të mos shkojë drejt zhdukjes së pashmangshme me këto tregues që ka sot. Nga 2018 deri sot vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet. Po të shtojmë këtu edhe largimet masive nga vendi. Boshatisja e Shqipërisë është katastrofe ekzistenciale. PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët Fëmija i parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit, fëmija i dytë 2 mijë euro, fëmija i tretë 3 mijë euro bonus, nga 4 e më tutje pesë mijë euro bonus. Të gjitha këto të llogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkon në 60 mln euro.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur të jetë 50 euro për çdo fëmijë deri në moshën 6 vjeç, 6 euro deri në moshën 80-vjeçare”, u shpreh Berisha. -

Platforma kundër shpopullimit/ Berisha: Pagesa nga 1 mijë deri në 5 mijë euro për fëmijë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, prezantoi sot platformën kundër shpopullimit, duke propozuar pagesa nga 1 deri në 5 mijë euro për çdo fëmijë të lindur, sipas renditjes së tyre në familje.
Ai tha se për çdo vit me rreth 30 mijë lindje, paketa do të kushtojë rreth 60 milionë euro. Berisha njoftoi edhe bonuse mujore prej 50 euro për fëmijët deri në 6 vjeç dhe 60 euro për ata nga 6 deri 18 vjeç, me një kosto vjetore 15 milionë euro.
Paketa përfshin gjithashtu çerdhe e kopshte falas për fëmijën e tretë e më tej, si dhe rimbursim ilaçesh prej 120 euro në vit për ta. Ai theksoi se masat synojnë të frenojnë krizën demografike në vend.
Deklarata
Për t’i dhënë një përgjigje kësaj katastrofe ekzistenciale demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët.Fëmija e parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit.Fëmija e dytë 2 mijë euro.Fëmija e tretë 3 mijë euro bonus.Fëmija e katërt dhe më shumë, 5 mijë euro bonus.Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje.Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç.60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare.Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro.Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.Të gjitha i paguan shteti.Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro.Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit.Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë. -

“1 mijë euro bonus për fëmijën e parë…”, Berisha propozon platformë kundër shpopullimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij të përditshme për mediat, ngriti alarmin për shpopullimin masiv të vendit, të cilin e cilësoi si “goditjen më të rëndë ekzistenciale” që kombi shqiptar ka marrë në historinë e tij.
Berisha tha se treguesit demografikë të Shqipërisë nuk kanë pësuar kurrë rënie të tillë brenda një periudhe kaq të shkurtër, duke akuzuar qeverinë Rama për “katastrofën më të madhe demografike të regjistruar ndonjëherë në vend”.
Ai e përshkroi situatën si një proces të planifikuar që “përbën gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve”, duke iu referuar konventave ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e zhdukjes së popullsive përmes mjeteve jo të dhunshme.
Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment emergjence absolute dhe kërkon një platformë të qartë që të përmbysë trendin negativ të lindshmërisë dhe emigracionit masiv. Berisha paralajmëroi se me treguesit aktualë, vendi rrezikon të shkojë drejt “zhdukjes së pashmangshme”.
Propozimet e PD-së
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita propozon një paketë të re mbështetëse për nxitjen e lindjeve, duke filluar nga buxheti i këtij viti. Sipas Berishës, ndihma financiare për familjet duhet të jetë si vijon:
Fëmija i parë: 1 mijë euro në vit
Fëmija i dytë: 2 mijë euro
Fëmija i tretë: 3 mijë euro
Fëmija i katërt dhe më shumë: 5 mijë euro bonus
Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro “sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje“, tha Berisha.
Ai shtoi se deri në vitin 2026, PD propozon që çdo fëmijë deri në moshën 6-vjeçare të marrë një bonus mujor prej 50 eurosh.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç. 60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare. Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro. Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.
“Të gjitha i paguan shteti.”, sipas tij.
Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro.
Propozime të tjera: “Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit. Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë”.
Berisha theksoi se masat duhet të merren menjëherë për të frenuar largimin masiv të shqiptarëve dhe për të garantuar të ardhmen demografike të vendit. -

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, i jepet nesër lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar
2-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pasi u sulmua në Zakynthos të Greqisë do të përcillet të mërkurën për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të kryhet nesër në orën 15:00, në Kishën e Shën Paraskevit në Agios Leontas.
I mituri u sulmuar nga një qen pit bull. Sipas raportimeve të mediave greke, pasi u kthye nga pazari me prindërit e tij, fëmija iu afrua qenit të familjes që ishte në oborr. Në këtë moment qeni e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime serioze të miturit.
Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Babai shqiptar dhe nëna britanike e vikimës u arrestuan me akuzën e vrasjes nga pakujdesia dhe pas paraqitjes së tyre në gjykatë, ata u liruan me urdhër të prokurorit. Pitbulli u transferua në një strehë për kafshët endacake në Pyrgos.
-

Qeni u tremb nga të shtënat e gjuetarëve dhe sulmoi djalin, flet nëna e 2-vjeçarit, që u kafshua për vdekje nga pitbulli i familjes
Nëna e vogëlushit që u sulmua për vdekje nga një pitbull në një ishull pushimesh në Greqi ka treguar se si “fëmija më i ëmbël që mund të imagjinosh” u vra brenda pak sekondash, pasi shkoi të përkëdhelte qenin në kopshtin e tyre.
E pikëlluar thellë, Robbie tha se tragjedia ndodhi “brenda më pak se 30 sekondash” dhe fajësoi gjuetarët që përdornin bilbila dhe armë në pyjet pranë, të cilët, sipas saj, e trembën pitbullin.
Ngjarja ndodhi në ishullin turistik grek të Zakynthos, ku Robbie ka jetuar me bashkëshortin dhe familjen e saj prej disa vitesh, pasi u zhvendosën nga Andover, Hampshire.
Duke mbajtur lotët me vështirësi, Robbie u shpreh për mediat se: “Leon ishte ëndrra e çdo nëne, ai ishte fëmija më i ëmbël që mund të imagjinosh.
“Ne thoshim gjithmonë se edhe njerëzit që nuk i pëlqenin fëmijët e adhuronin Leonin, sepse ishte kaq i mrekullueshëm, i veçantë, dhe të gjithë e donin: babai i tij, unë dhe gjithë familja.
“Ai ishte një djalë i vogël i bukur që nuk ndalonte së qeshuri dhe ishte kënaqësi të ishe me të, ai na sillte gëzim të madh.
“Ai i donte shumë kafshët që kemi këtu, dhe kemi shumë: mace, kuaj dhe qen, dhe pitbulli nuk kishte qenë kurrë problem para së shtunës kur ndodhi tragjedia.”
-

Fëmija shqiptar u sulmua për vdekje nga qeni pitbull, familja kishte një strehë për mbrojtjen e kafshëve
Dyvjeçar shqiptar Leo, i cili humbi jetën si pasojë e një sulmi nga një qen pitbull, kishte festuar vetëm 10 ditë më parë ditëlindjen. Leo, i cili u rrit në një mjedis plot dashuri për kafshët, humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull për të cilin familja e tij ishte kujdesur. Mediat greke shkruajnë se ai ishte një nga shumë qentë që prindërit strehuan në shtëpinë e tyre.
Foshnja ishte vetëm në zonë me qenin për një kohë të shkurtër, kur për arsye ende të panjohura kafsha filloi ta kafshonte të voglin me dhunë. Plagët në trupin e tij të vogël ishin të shumta dhe fatale. Duke dëgjuar britmat, babai vrapoi dhe u përpoq me dëshpërim ta shpëtonte fëmijën e tij, por nuk ia dolën dot. Ambulancë mbërriti në shtëpi, por fëmija u dërgua në spital në gjendje jashtëzakonisht kritike. Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të mjekëve për të ringjallur Leon dyvjeçar, ai ndërroi jetë nga plagët e rënda.
Në faqen e tyre në Facebook, prindërit shpesh ngarkonin foto dhe video të qenve për të cilët kujdeseshin në shtëpinë dhe strehën e tyre, përfshirë edhe Leon fatkeq. Në fakt, sipas informacioneve, pit bull që sulmoi fëmijën e tyre ishte një qen endacak që prindërit e gjetën jashtë derës së tyre disa ditë më parë dhe nuk hezituan ta përqafonin dhe të kujdeseshin për të së bashku me gjithçka tjetër që kishin në shtëpi. Qeni, për të cilin nuk ka informacione për sjellje agresive, ndodhet në një strehë me urdhër të një prokurori, siç kërkohet me ligj.gijotina.com/
-

FOTO/ U sulmua për vdekje nga qeni pitbull, ky është 2-vjeçari shqiptar që humbi jetën, para 10 ditësh…
Një djalë 2-vjeçar shqiptar, Leo, i rritur në një ambient të mbushur me dashuri për kafshët, humbi jetën një ditë më parë (6 dhjetor) pasi u sulmua nga një qen i racës pitbull që familja e tij kishte strehuar. Ky ishte një nga shumë qentë që prindërit morën në shtëpinë e tyre dhe në strehëzën që ata menaxhonin përballë shtëpisë.
Fëmija ndodhej për pak kohë i vetëm me qenin, kur për arsye ende të panjohura, kafsha filloi ta kafshonte. Plagët në trupin e vogël të Leo-s ishin të shumta dhe fatale.
Duke dëgjuar britmat, babai vrapoi menjëherë për të shpëtuar djalin e tij, por pa sukses. Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por fëmija u dërgua në spital në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve jashtëzakonisht të mëdha të mjekëve për ta shpëtuar, Leo nuk mundi të mbijetojë.Qeni që sulmoi të miturin
Mediat greke shkruajnë se në faqen e tyre në Facebook, prindërit shpesh ndanin foto dhe video të qenve që kujdeseshin në shtëpi dhe në strehëzën e tyre, ku përfshihej edhe Leo.
Sipas informacioneve, vetëm 10 ditë më parë, më 27 nëntor, Leo festoi ditëlindjen e tij të dytë me familjen.Pitbulli që sulmoi fëmijën ishte një qen endacak që prindërit e gjetën përpara derës së shtëpisë disa ditë më parë dhe vendosën të kujdesen për të bashkë me kafshët e tjera që kishin në shtëpi.
Qeni, për të cilin nuk kishte asnjë informacion për sjellje agresive më parë, që nga mbrëmja e djeshme ndodhet në një strehëz me urdhër të prokurorit, sipas ligjit.
“Nga nesër do t’i dorëzohet një veterineri për t’u monitoruar,” tha për ERT kryetari i Bashkisë Zakinthos, Giorgos Stasinopoulos.Në periudhën në vijim, një komision pesëanëtarësh nga Patra do të vendosë nëse pitbulli duhet të eutanazohet ose të vendoset në një strehëz për mbrojtje. “Askush nuk e di ende se çfarë ndodhi dhe si ndodhi që fëmija humbi jetën,” shtoi Stasinopoulos.
Ndërkohë, prindërit e djalit 2-vjeçar, babai shqiptar dhe nëna britanike, janë liruar me urdhër të prokurorit. Fëmija ndodhej vetëm me qenin kur kafsha filloi ta kafshonte me dhunë në të gjithë trupin, veçanërisht në qafë. -

Plagë në fyt dhe trup/ 2-vjeçari që u sulmua nga qeni pitbull, autoritetet greke marrin në shqyrtim nëse…(VIDEO)
Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë, pasi u sulmua nga një qen i racës pitubll në shtëpinë e tij.
Në lidhje me incidentin, nuk ka informacione që të sugjerojnë se kafsha kishte pasur më parë sjellje agresive. Aktualisht, pitbull-i është vendosur në një strehë me urdhër të prokurorit, sipas ligjit.
“Nga nesër, do të dërgohet te një veteriner për ta monitoruar”, tha në një intervistë për ERT, kryetari i Zakynthos, George Stasinopoulos. Gjatë javës së ardhshme, një komision prej pesë anëtarësh nga Patra do të vendosë nëse kafsha duhet të ekzekutohet apo do të qëndrojë në një strehë për mbrojtje.
“Askush nuk di ende se si ndodhi kjo dhe si e gjeti fëmija vdekjen”, shtoi kryetari i Zakynthos.
Prindërit e djalit 2-vjeçar, babai shqiptar dhe nëna britanike, u liruan pa kushte, me urdhër të prokurorit, pasi ishte raportuar se fëmija ndodhej vetëm në shtëpi, së bashku me pitbull-in, kur kafsha nisi ta kafshonte me dhunë, kryesisht në trup dhe në fyt.Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes në fshatin Agios Leon të Zakynthos. Në momentin e sulmit, babai u mundua me çdo mënyrë të shpëtonte fëmijën nga goja e kafshës, por nuk pati sukses.
“Më thirri vajza ime e vogël dhe unë vrapova menjëherë, kjo është gjithçka që mbaj mend. Djali im iku,” tha i tronditur babai i vogëlushit për televizionin Alpha. “Qeni ishte i pastrehë, e kishin hedhur dhe e mora unë sepse fshati thoshte se do të hante kafshët. E mora për t’i dhënë një vend ku të qëndronte, dhe ky më mori djalin tim. Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” shtoi babai i të voglit.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve në repartin e urgjencës, fëmija mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë dhe, për fat të keq, nuk mundi të mbijetonte nga plagët e rënda.
“Ne nuk kemi parë kurrë një pamje të tillë”, thanë infermierët dhe mjekët që u morën me rastin.
Sipas raportimeve nga mediat greke, prindërit e djalit ishin shumë dashamirës ndaj kafshëve dhe shpesh mbledhnin kafshë endacake në zonë dhe kujdeseshin për to. Pitbull-i ishte adoptuar disa javë më parë, ndërkohë që deri atëherë jetonte si qen endacak në fshat. -

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë.
“Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull.
Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili, për një arsye të panjohur, e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Pak pas orës 13:00, prindërit të tmerruar telefonuan shërbimet e urgjencës, fëmija u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, pasi aty u shpall i vdekur.
Babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.
Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti dhe autoritetet kompetente janë mobilizuar tashmë për të hetuar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet.