Tag: femërore

  • Organi gjenital i femrës merr status special, 4-12 vjet burg kush i dëmton…

    Organi gjenital i femrës merr status special, 4-12 vjet burg kush i dëmton…

    Në Kodin e ri Penal, vagina është i vetmi organ i trupit të njeriut që ka marrë “status special”, teksa truri, zemra apo organet e tjera janë lënë në harresë.
    Sipas Kodit të ri Penal, dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore do të dënohet me burgim nga katër deri në 12 vjet burgim. Gjithashtu, specifikohet edhe rrethanat se kur konsiderohet “dëmtimi i rëndë” i vaginës, ku bëhet fjalë kur kemi prerje, infibulim ose kryerje e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit.
    I njëjti dënim është edhe për personat që i kërkojnë apo i shtrëngojnë vajzat dhe gratë që të kryejnë aktet e mësipërme
    Neni 767
    Gjymtimi i organeve gjenitale femërore
    1. Dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
    2. Do të vlerësohen si dëmtim i rëndë i organeve gjenitale femërore sjelljet e mëposhtme të qëllimshme:

    a) prerja, infibulimi ose kryerja e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit;
    b) shtrëngimi ose kërkesa ndaj një gruaje që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”;
    c) provokimi, shtrëngimi ose kërkesa ndaj një vajze që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”.

  • Organi gjenital i femrës merr status special, 4-12 vjet burg kush e dëmton…

    Organi gjenital i femrës merr status special, 4-12 vjet burg kush e dëmton…