Tag: federatës

  • Sllovaki- Kosovë në stadiumin e Slovan Bratislavë

    Sllovaki- Kosovë në stadiumin e Slovan Bratislavë

    Sekterati i Përgjithëshëm i Federatës së Sllovakisë Peter Palençik njoftoi në faqen e Federatës Sllovake të Futbollit se ndeshja e Play Off e vlefshme për Botërorin 2026 më 26 mars 2026, do të zhvillohet në stadiumin e Sllovan Bratislavë (22 mijë vende) “Tehelne Pole”.

    Palençik:

    “Ne morëm në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnavë dhe Kosice. U analizuan të gjitha rrethanat, kushtet, kapaciteti, logjistika për të dy ekipet dhe mundësia për ndërhyrje në raste të paparashikuara. Në fund, vendosëm që ndeshja me Kosovën të zhvillohet në Bratislavë dhe këtë informacion ia përcollëm edhe UEFA-s”-deklaroi Peter Palençik për faqen zyrtare të Federatës Sllovake./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Thellohet skandali në futbollin turk, në pranga 17 arbitria dhe presidentii një klubi të SuperLig

    Thellohet skandali në futbollin turk, në pranga 17 arbitria dhe presidentii një klubi të SuperLig

    Thellohet skandali në futbollin turk. Paraditen e kësaj të premtje u vunë në pranga 17 arbitra dhe presidenti i një klubi të Superlig në kuadër të një hetimi për sistemin e basteve ilegare. Prokuroria e Stambollit ka konfirmuar daljen e mandatit të arrestit për 21 persona dhe mes të hetuarve janë edhe 17 arbitrat dhe presidenti i një klubi.
    Për momentin autoritetet nuk i kanë publikuar emrat e të hetuarve duke u mjaftuar vetëm me dhënien e inicialeve. Arrestimet u bënë në 12 qytetet të Turqisë dhe kjo masë vjen pak ditë pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit për pezullimin e 149 arbitrave dhe asistentëve pasi hetimet kishin provuar se zyrtare të impenjuar në kampionatet profesioniste të Turqisë kishin vënë baste për ndeshje futbolli.
    Federata Turke bëri të ditur se sanksionet mund të variojnë nga 8 në 12 muaj pezullim, por nuk është konfirmuar ende nëse arbitrat e pezulluar kanë vënë bast në ndeshjet e drejtuara prej tyre. Prokuroria e Stambollit komunikoi se arrestimi i 17 arbitrave u bë me akuzën e abuzimit të detyrës dhe manipulim të rezultateve të ndeshjeve
    Në pranga përfunduan edhe një president klubi të Super Ligë, një ish pronar klubi futbolli dhe një ish president i Federatës, edhe ata me dyshimin se janë të përfshirë në një sistem bastesh ilegale. Pak javë më parë presidenti i Federatës Turke të futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu në një konferencë për shtyp zbuloi rezultatet shqetësuese të hetimit të Prokurorisë së Stambollit duke thënë se 371 nga 571 arbitrat aktivë të kampionateve profesioniste të vendit kishin llogari në kompani bastesh dhe 152 prej tyre merrnin pjesë rregullisht në procesin e vënies së basteve. Mes tyre, janë edhe 7 arbitra të niveleve më të larta.
    Është ky një skandal për shkak të të cilit u arrit sa të merrje në konsideratë edhe pezullimi i kampionatit me klubet që kërkojnë transparencë dhe zbulimin e identiteteve të personave të përfshirë, ndërkohë që presidenti I Federatës Turke e përshkroi situatën si një krizë morale për futbollin në vend

  • Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

    Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

    Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për sportisten, Nayara Ferreira e cila gjithashtu është pezulluar përkohësisht nga FSHV.
    Klubi Dinamo thekson se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit është i befasishëm, ndërsa kërkesën e kanë cilësuar të pazakontë dhe që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve.
    “Jemi njohur me publikimet e fundit në media, që i referohen vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit për pezullimin e një prej lojtareve të ekipit tonë dhe kërkesën për zhvillimin e një testi për përcaktimin e gjinisë.
    Për transparencë ndaj opinionit publik, konfirmojmë se informacionet janë të vërteta. Klubi “Dinamo” është dhe mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj zbatimit të rregullave dhe standardeve të sportit, në respekt të parimeve të fair play dhe dinjitetit njerëzor.
    Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian.
    Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë , pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje.
    Në mungesë të çdo elementi konkret apo procedure të përcaktuar në aktet rregullative, kërkesa për t’iu nënshtruar një testi të tillë – që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve – lë hapësirë për shumë paqartësi mbi mënyrën se si është trajtuar kjo çështje dhe mbi standardet që duhen respektuar në sportin modern por edhe shton nevojën për reflektim mbi mënyrën se si duhen trajtuar raste ne vijimesi.
    Pavarësisht kësaj, Klubi Dinamo ka treguar angazhim të plotë institucional për të bashkëpunuar me FSHV-në dhe për të trajtuar rastin në mënyrë korrekte e të matur. Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite.
    Në sport, si në çdo fushë tjetër, transparenca, drejtësia dhe respekti ndaj individit janë themeli i çdo suksesi. Dinamo do të vazhdojë të mbrojë këto vlera, duke qëndruar në anën e së drejtës, të sportit dhe të dinjitetit njerëzor. Sporti duhet të bashkojë, jo të poshtërojë. Ne do të vazhdojmë të besojmë te vlerat që e bëjnë volejbollin dhe çdo sport një fushë të ndershme loje”, shkruan në reagim Dinamo.
     

  • Presidenti i Federatës së Serbisë nuk fsheh zhgënjimin: Çfarë dështimi ndaj Shqipërisë, dhemb akoma

    Presidenti i Federatës së Serbisë nuk fsheh zhgënjimin: Çfarë dështimi ndaj Shqipërisë, dhemb akoma

    Shanset e Serbisë për një vend në Play off të Botërorit u minimizuan në maksimum, pas humbjes me Shqipërinë. Dragan Dzajic, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, nuk fshehu zhgënjimin, në një intervistë për Kurir.
    “Dështim. Dështim i madh. Këtu nuk ka dyshime. Nuk e di çka na mungojë. E kam parë atë që e panë edhe njerëzit e zakonshëm. Për një milion arsye kemi mundur dhe është dashur të luajmë më mire.
    “Mbetet dhembja. Të kuptohemi, futbolli është futboll, i përbërë nga fitoret dhe humbjet. Befasitë janë të mundshme. Por trishtimi dhe dhembja ende më pushtojnë. Dhe ka kaluar një javë nga ndeshje. Jo pse nuk mund të ndodhë që të humbësh, por pasi ndeshja ishte pak më tepër se një shfaqje e zakonshme futbolli. Dhe për këtë më vjen më së shumti keq. Populli e di çka mendoj unë dhe çka mendon ai”,- tha Dzajic.

  • Presidenti Duka zhvillon vizitë zyrtare në Federatën Kineze të Futbollit

    Presidenti Duka zhvillon vizitë zyrtare në Federatën Kineze të Futbollit

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, në ambientet e Federatës Kineze të Futbollit.

    Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, z. Riza Poda, u prit në një takim zyrtar nga Presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, z. Xu Jiren, dhe stafi i tij.

    Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Duka e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe të vlefshëm, duke theksuar se u hodhën bazat për krijimin e hapave të rinj bashkëpunimi në të ardhmen me Federatën Kineze të Futbollit.

    Vazhdo leximin

  • “Ju e merituat”, Duka çfarë i tha trajneri i Serbisë pas humbjes:  Ne nuk e meritonim fitoren

    “Ju e merituat”, Duka çfarë i tha trajneri i Serbisë pas humbjes:  Ne nuk e meritonim fitoren

    Armand Duka ishte i ftuar në një intervistë për emisionin “Opinion” në “TV Klan”. Tema e diskutimit ishte padyshim ajo fitore historike kundër Serbisë. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbuluar se trajneri Stojkoviç dhe drejtuesit e Federatës Serbe e kanë pranuar humbjen, duke i dhënë tërësisht meritat kuqezinjve. Gjithashtu, Duka falenderon palën serbe për mënyrën e organizimit të ndeshjes, e cila kaloi pa incidente.
    “Unë kam biseduar me drejtuesit e Federatës Serbe dhe me trajnerin e Serbisë. I thashë: “Me vjen keq, ky është futbolli”. Më tha: “Ju e merituat. Nuk ka asgjë për të ardhur keq, sepse ne nuk e meritonim”. Ne na u krijuan kushte optimale loje. Patëm një pritje shumë të mirë. Mendoj që kanë bërë maksimalen për ta organizuar mirë. I falenderova për organizimin pas lojës dhe i falenderoj edhe publikisht”, ka deklaruar Armand Duka./Sport Ekspres/

  • “Nuk do shkoj në Andorra”, pas humbjes me Shqipërinë, trajneri Stojkoviç i ofron dorëheqjen Federatës së tij

    “Nuk do shkoj në Andorra”, pas humbjes me Shqipërinë, trajneri Stojkoviç i ofron dorëheqjen Federatës së tij

    Trajneri Dragan Stojkovic i ofroi dorëheqjen drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë. Ai nuk do udhëtojë me ekipin në Andorra për sfidën e radhës. Humbja 0-1 me Shqipërinë ka lënë pasoja te Serbia. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria e Sylvinhos ka shkarkuar trajnerë pas fitoreve, pasi e ka bërë me Poloninë dhe Çekinë.
    “A kemi lojtarë më të mirë? Nuk e di. Kjo përzgjedhje lojtarësh ka qenë zgjedhja ime. U përpoqa ta zgjidhim këtë ndeshje në favorin tonë. Ose kam gabuar në zgjedhje, ose thjesht kam gabuar, por ja që ndodhi kështu. Kur të largohem, do të largohem me krenari. Ka qenë privilegj të jem trajner i vendit tim. Që kur mora drejtimin, dikush do analizojë nëse ia vlejti apo jo, nëse pati gjëra të mira, mendoj se po, por nuk duhej të ndodhte të humbnim këtë ndeshje. Jo për mua, por thjesht nuk duhej të ndodhte.
    Situata është e veçantë sepse nesër udhëtohet për në Andorra. Unë nuk udhëtoj, është e pakuptimtë të shkoj me ekipin. Ua thashë këtë, më dëgjuan. U thashë se me shumë gjasë nuk do shkoj në Andorra dhe se ndeshjen me shumë mundësi do ta drejtojë ndihmësi im, Goran Doroviç.
    Kam biseduar tashmë me Presidentin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës dhe si një njeri i përgjegjshëm, kam ofruar dorëheqjen. Këtë humbje nuk e prisja, sidomos ndaj një ekipi që është rivali ynë kryesor për vendin e dytë. Marr përgjegjësi absolute dhe unë jam i vetmi fajtor. Për këtë mos u shqetësoni. Më vjen keq që humbëm, por kështu është sporti dhe jeta. Do ketë kohë të flasim për gjëra të tjera, por si person përgjegjës, kam ofruar dorëheqjen para dy drejtuesve kryesorë të Federatës”, tha Stojkovic në konferencë për shtyp.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Mos na rrezikoni lojtarët, merrni masa!”/ Duka takim “kokë më kokë” me presidentin e Federatës Serbe

    “Mos na rrezikoni lojtarët, merrni masa!”/ Duka takim “kokë më kokë” me presidentin e Federatës Serbe

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun e tij serb, Dragan Dzajic, në prag të sfidës së tensionuar mes Serbisë dhe Shqipërisë.
    Burime pranë delegacionit kuqezi bëjnë me dije se takimi, ndonëse i konsideruar “rutinë” nga protokolli i UEFA-s, ka pasur në fokus çështje të ndjeshme sigurie. Duka, duke kujtuar incidentet e rënda të ndodhura në Beograd disa vite më parë, ka kërkuar garanci të plota për mbrojtjen e lojtarëve dhe stafin e Kombëtares Shqiptare.
    Si president i FSHF-së, por edhe në rolin e tij si nënkryetar i UEFA-s, Duka ka theksuar rëndësinë e masave të forta të sigurisë për të shmangur çdo provokim apo tension brenda dhe jashtë stadiumit.
    Ndeshja Serbi–Shqipëri, që pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ka ngjallur vëmendje të madhe në opinionin sportiv dhe ndërkombëtar.

  • Ulet sërish numri i tifozëve, zbulohet sa do të jenë në stadium për Serbi-Shqipëri

    Ulet sërish numri i tifozëve, zbulohet sa do të jenë në stadium për Serbi-Shqipëri

    Në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Leskovacit, pritet të jenë vetëm 4 mijë tifozë.
    Kjo u zbulua nga Arjan Peço, i cili tha se iu konfirmua nga pjesëtarë të Federatës Serbe. Sipas tij, do të jenë rreth katër mijë tifozë në stadium.
    “Atmosfera është e qetë. Kemi bërë disa biseda me anëtarë të Federatës Serbe. Është ulur me 30% kapaciteti i stadiumit. Mund të jenë rreth katër mijë tifozë për ndeshjen me Shqipërinë. Janë marrë masat nga Federata që gjithçka të shkojë mirë. Një stadium i vogël. Është atipike që një ndeshje si kjo të luhet në stadium të tillë”, tha ai

  • Presidenti i Federatës Serbe ndez alarmin: FIFA na përjashton për shumë vite po gabuam me Shqipërinë

    Presidenti i Federatës Serbe ndez alarmin: FIFA na përjashton për shumë vite po gabuam me Shqipërinë

    Ambienti në Serbi nuk është aspak i mirë para ndeshjes me Shqipërinë. Ashtu siç e kemi thënë edhe më parë, Serbia rrezikon një përjashtim të madh nëse do të përsëritet një skandal në ndeshjen me Shqipërinë. Kjo ishte arsyeja se pse Serbia e dërgoi ndeshjen në Leskovac dhe përse nuk i nxori biletat në shitje, por do t’ia shpërndajë komunitetit të sportit nëpërmjet ftesave. Ky ishte lajm i publikuar disa ditë më parë prej nesh dhe i pranuar tani zyrtarisht nga presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajic.
    Dzajic ka thënë se Serbia do të përjashtohet për shumë kohë nëse ndodh një skandal në ndeshjen me Shqipërinë si ndodhi në Beograd në vitin 2014. “Ne kemi bërë gjithçka dhe po përpiqemi që të parandalojmë dicka të tillë, që të ndodh përsëri. E kemi marrë shumë seriozisht, do të ishte katastrofë nëse ndodhte prapë. Mendoj se do të përjashtoheshim nga futbolli për shumë kohë. Prandaj e cuam ndeshjen në Leskovac dhe zvogëluam kapacitetin e stadiumit, kjo është një situatë e jashtëzakonshme për ne”, tha presidenti i Federatës Serbe të Futbollit.Ndërkohë sipas lajmit të dalë, nëse një skandal do të ndodhte, Serbia do të përjashtohet për dy vite nga futbolli, duke e dërguar Shqipërinë menjëherë në vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit. Ajo që në Serbi i frikësohen më së shumti duke ditur këtë situatë të jashtëzakonshme është sjellja e lojtarëve të Shqipërisë.?Pra ata kanë frikë se lojtarët tanë mund të provokojnë tifozët e Serbisë dhe situata aty mund të shpërthejë, pavarësisht faktit se në tribuna do të jenë pjesëtarët e komunitetit të sportit dhe jo tifozët e thjeshtë. Presidenti i Serbisë ka folur edhe në lidhje me këtë temë duke pranuar frikën: “Nuk e besoj se lojtarët e Shqipërisë do të provokojnë. Gjithsesi, edhe ne kemi eksperiencë, besoj se do të përgjigjemi me profesionalizëm nëse ndodhin gjëra të tilla”.
    Nga ana tjetër, Dzajic kërkon që Serbia të mos e nënvlerësojë Shqipërinë në aspektin e futbollit duke përmendur cilësitë e ekipit tonë. “Shqiptarët janë të mirë,pavarësisht se cfarë mendojnë këtu për ta. Janë një ekip i bashkuar, askush nuk duhet t’i nënvlerësojë. Kanë marrë rezultate të mira në vitet e fundit, kanë lojtarë të mirë. E përfaqësojnë mirë vendin e tyre dhe unë e di se do të bëjnë gjithçka për të bërë vendin e tyrë të lumtur, prandaj ne duhet të jemi gati dhe të fitojmë”, tha presidenti i Serbisë. /Sport Ekspres/