Tag: federata

  • FSHF falënderon tifozët për sjelljen shembullore dhe progresin e ndjeshëm në “Fair Play”

    FSHF falënderon tifozët për sjelljen shembullore dhe progresin e ndjeshëm në “Fair Play”

    Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
    Pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend.
    Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare. Për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.
    Ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara. Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.
    Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart. FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm.
    Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon të gjithë tifozët të vazhdojnë të jenë shembull sportiviteti dhe mbështetjeje korrekte për Kombëtaren, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe duke kontribuar në një atmosferë të sigurt, të qytetëruar dhe pozitive në çdo ndeshje.

  • E konfirmon federata polake, tifozët kuqezi me numër të limituar biletash për Kombëtaren

    E konfirmon federata polake, tifozët kuqezi me numër të limituar biletash për Kombëtaren

    Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar siç pritej, që përballë Shqipërisë do të luajë në stadiumin “PGE Narodowy”. Sfida është programuar më 26 mars, ora 20:45.
    Ndeshja në Varshavë pritet të ketë një stadium të mbushur plot. Kështu do të jenë 58500 tifozë të pranishëm.
    Tifozët e Shqipërisë kanë një numër të limituar biletash. Konkretisht bëhet fjalë për 2900, që përkon me 5% të kapacitetit të stadiumit.Sfida është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “play off” të Botërorit 2026. Fituesi i këtij çifti e luan finalen me atë që do fitojë përballjen Ukrainë-Suedi.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli

    Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli

    Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

    Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

    Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.

    Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.

    Vazhdo leximin

  • Air Albania “Sold Out”, shiten të gjithë biletat me Anglinë

    Air Albania “Sold Out”, shiten të gjithë biletat me Anglinë

    Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
    Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

    Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.
    Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Anglia “tërbon” tifozët kuqezi, Air Albania “Sold Out” ndaj “Tre Luanëve”

    Anglia “tërbon” tifozët kuqezi, Air Albania “Sold Out” ndaj “Tre Luanëve”

    Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
    Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

    Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.
    Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri–Angli

    Kualifikueset e Botërorit 2026, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri–Angli

    Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

    Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.
    Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.
    Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.

  • I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi

    I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi

    Në Serbi e kanë të vështirë të ndryshojnë, nuk e bënë as këtë herë përballë Shqipërisë në Leskovc, ku pavarësisht se gjithçka ishte nën kontrollin e qeverisë dhe Federatës, sërish në stadium nuk munguan thirrjet ndaj shqiptarëve dhe sjellja diskriminuese e tifozëve, një fakt që nuk i ka shpëtuar FIFA-s, me këtë të fundit që ka dënuar sërish Federatën Serbe të Futbollit.
    Me anë të një reagimi për mediat, Federata Serbe ka bërë publike vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës në FIFA, ku për shkak të sjelljeve të tifozëve janë dënuar me 85 mijë franga zvicerane gjobë, plus i ka mbyllur edhe 25% të stadiumit për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë kundër Letonisë. Federata Serbe shkon edhe më tej duke njoftuar se nuk do të marrë përsipër shitjen e biletave për tifozët e sajë për ndeshjen e radhës, atë kundër Anglisë:

    “Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në fushën tonë, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për ndeshjen kundër Anglisë, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljën e tifozëve”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit.
    ()

  • Serbia humbi me Shqipërinë, por FIFA i jep dhe një tjetër dënim të rëndë

    Serbia humbi me Shqipërinë, por FIFA i jep dhe një tjetër dënim të rëndë

    Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar pas ndeshjes me Shqipërinë. Shkak janë bërë sjelljet e tifozëve, ndërsa gjoba e marrë është rreth 85 mijë franga zvicerane. Po ashtu në Leskovac ndaj Letonisë do të mbyllet 25% e stadiumit. Federata serbe ka vendosur që të mos i marrë përsipër tifozët, për ndeshjen e ardhshme me Anglinë në “Wembley”. Kjo për shkak se priten sjellje të tjera të ngjashme në transfertë.
    “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025.
    Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese nga një pjesë e publikut gjatë ndeshjes, si dhe masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave, kryesisht pas portave, në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar serb në kuadër të garës së FIFA-s, kundër Letonisë në Leskovac.

  • 2026-2030, cila do të jetë strategjia e FSHF për futbollin shqiptar?

    2026-2030, cila do të jetë strategjia e FSHF për futbollin shqiptar?

    2 Nëntor 2025

    10:07

    Telesport

    Federata e Futbollit po punon për përgatitjen dhe finalizimin e Strategjisë së re të Futbollit 2026–2030. Prej disa muajsh, një grup pune nga Federata është angazhuar në bashkëpunim të ngushtë me një ekip të UEFA-s përmes takimeve online, me synimin për të ndërtuar një plan të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme.
    Një grup ekspertësh nga UEFA ndodhet aktualisht në “Shtëpinë e Futbollit”, ku po zhvillon workshop-e me drejtues dhe punonjës të FSHF-së. Në workshopin e ditës së sotme mori pjesë edhe presidenti Armand Duka, i cili theksoi rëndësinë e këtij procesi për të ndërtuar një strategji sa më të qartë, realiste dhe të qëndrueshme.
    Diskutimet janë fokusuar në analizimin e situatës aktuale të futbollit shqiptar, përcaktimin e objektivave strategjikë dhe identifikimin e sfidave e mundësive për përmirësim në të ardhmen. Workshop-e të tilla do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme dhe në vazhdim, si pjesë e procesit për ndërtimin dhe finalizimin e strategjisë përfundimtare.

  • Federata e Turqisë: Duam finalet e UEFA Women’s Champions League

    Federata e Turqisë: Duam finalet e UEFA Women’s Champions League

    UEFA njoftoi në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit se ka marrë shprehje interesi nga 15 Federata anëtare europiane për të pritur finalet e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Ligës së Europës, Ligës së Konferencës së UEFA-s dhe Ligës së Kampionëve të Femrave të UEFA-s që do të mbahen në vitet 2028 dhe 2029.

    Federata Turke e Futbollit, midis Federatave anëtare që kanë paraqitur shprehje interesi, do të jetë kandidate për finalen e Ligës së Kampionëve të Femrave të UEFA-s në vitin 2028 dhe finalen e Ligës së Evropës të UEFA-s në vitin 2029.

    Nëse aplikimet tona vlerësohen dhe pranohen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Turqia do të jetë e kualifikuar për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të Grave të UEFA-s në vitin 2028 në Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen dhe finalen e Ligës së Evropës të UEFA-s në vitin 2029 në Stadiumin 19 Mayıs të Ankarasë.

    Vazhdo leximin