Tag: federale

  • Nga dënimi me vdekje, deri tek sanksionet ndaj Rusisë dhe kritikat për…/ Pikat kryesore nga mbledhja maratonë e Trump me kabinetin

    Nga dënimi me vdekje, deri tek sanksionet ndaj Rusisë dhe kritikat për…/ Pikat kryesore nga mbledhja maratonë e Trump me kabinetin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi sot një mbledhje maratonë me kabinetin e tij që zgjati mbi tre orë.

    Takimi i gjerë përfshiu një sërë temash që preknin politikën e brendshme dhe atë të jashtme, duke nisur me krimin në kryeqytetin amerikan, përplasjet me guvernatorë demokratë, kritikën ndaj Rezervës Federale, zhvillimet në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Rusinë, deri tek padi e bujshme ndaj Universitetit të Harvardit.

    Në fjalën e tij për mediat pas mbledhjes, Trump theksoi se administrata e tij do të ndjekë një linjë të ashpër kundër krimit në Uashington, DC, ku shpalli se do të kërkojë vendosjen e dënimit me vdekje për rastet e vrasjeve. Presidenti nënvizoi se ky vendim do të zbatohet në kryeqytetin amerikan, ndërsa shtetet individuale, sipas tij, do të duhet të vendosin vetë për këtë masë ekstreme. Gjithashtu, ai u ndal edhe te siguria në Nju Jork, duke deklaruar se është i gatshëm të dërgojë trupa të Gardës Kombëtare nëse guvernatorja demokrate Kathy Hochul do ta kërkojë një gjë të tillë.

    Një tjetër pikë e debatueshme ishte përplasja me Guvernatorin e Merilendit, Wes Moore. Trump refuzoi publikisht ofertën e tij për të ecur në rrugët e Baltimorit, duke e quajtur qytetin një “vrimë ferri” dhe duke e ashpërsuar më tej armiqësinë e tij politike me drejtuesit demokratë në shtetet e bregut lindor.

    Kritika të forta pati edhe ndaj Rezervës Federale. Presidenti i dyfishoi sulmet e tij ndaj guvernatores Lisa Cook, duke thënë se ajo nuk ishte “100% në rregull” dhe duke konfirmuar se procesi për shkarkimin e saj tashmë ka nisur. Sipas tij, Cook nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në menaxhimin e situatës financiare, ndërsa paralajmëroi se po shqyrton një mandat më të gjatë për ekonomistin e Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miran, në bord.

    Në arenën ndërkombëtare, Trump foli edhe për luftën në Gaza, ku tërhoqi deklaratën e tij të mëparshme se konflikti do të kishte një “fund përfundimtar” brenda javëve të ardhshme. “Ka kohë që po ndodh”, tha ai, duke pranuar në mënyrë të tërthortë se zgjidhja e konfliktit po rezulton shumë më e ndërlikuar seç parashikohej.

    Në lidhje me Rusinë, presidenti amerikan përsëriti kërcënimin e tij për vendosjen e sanksioneve të rënda ekonomike ndaj Moskës nëse kjo e fundit refuzon të ndalë luftën e saj në Ukrainë. Megjithatë, ai nuk dha ndonjë afat të ri kohor për këtë masë, duke lënë të hapur kohën dhe mënyrën se si administrata e tij do ta zbatojë.

    Një nga momentet më të pazakonta të konferencës ishte deklarata e Trump për Universitetin e Harvardit. Ai kërkoi që institucioni prestigjioz të paguajë një shumë gjithëpërfshirëse prej 500 milionë dollarësh, në mënyrë që të rivendosë financimin federal, duke hapur kështu një tjetër front ligjor dhe politik me një prej universiteteve më të njohura në botë.

    Në planin ekonomik dhe social, presidenti hodhi edhe idenë e shpërndarjes së çeqeve të rimbursimit të tarifave për qytetarët amerikanë. Megjithatë, kjo ide u përball me skepticizëm nga sekretari i tij i Thesarit, i cili e cilësoi të pamundur për shkak të implikimeve buxhetore dhe fiskale.

    Mbledhja e sotme dhe deklaratat që pasuan e vendosin sërish Trump-in në qendër të vëmendjes politike amerikane, me një qasje të fortë dhe shpesh provokuese, e cila pritet të ndezë debat në Kongres, në shtetet federale dhe në arenën ndërkombëtare./ CNN – Syri.Net

  • Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

    Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

    Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje ekonomike ka në mendje Donald Trump. Mjafton të bashkosh pikat e vendimeve të tij gjatë javëve të fundit, pa marrë parasysh as rritjen më të madhe të tarifave doganore amerikane të nëntëdhjetë viteve të fundit.
    Një administratë centralizuese
    Sepse edhe përpara se të tentonte të shkarkonte Cook (apo të paktën të përpiqej), presidenti kishte kaluar verën duke i dhënë formë një sistemi padyshim ndryshe nga ai që ka dominuar në Perëndim dekadat e fundit. Largohet ideja e një qeverisjeje të paanshme, të parashikueshme, të respektueshme ndaj ligjit, agjencive të pavarura dhe operatorëve privatë të tregut. Përparon në vend të saj veprimi i një administrate centralizuese, ndërhyrëse, armiqësore ndaj pavarësisë së autoriteteve të ngarkuara me funksione jetike për stabilitetin dhe besueshmërinë e ekonomisë amerikane.
    Precedenti i Byrosë së Statistikave të Punës
    Sepse letra e djeshme, me të cilën Trump kërkon të përzërë Lisa Cook nga Rezerva Federale, nuk është lëvizja e parë në këtë drejtim. Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte shkarkuar drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer, pasi agjencia publikoi të dhëna mbi punësimin të papëlqyera nga qeveria: akuzat për manipulim politik kundër McEntarfer nuk u mbështetën kurrë me prova, ndërkohë që Trump emëroi në krye të agjencisë që mat inflacionin dhe punësimin një besnik të tij, pa kualifikime, të quajtur EJ Antoni.
    Nvidia dhe AMD
    Në të njëjtat javë administrata Trump përfundoi një marrëveshje me gjigantët e çipave dhe mikroprocesorëve, Nvidia dhe AMD. Administrata demokrate e Joe Biden u kishte ndaluar të dyve të shisnin produktet e tyre në Kinë, për të penguar përparimin teknologjik të rivalit strategjik të madh të Shteteve të Bashkuara. Trump përkundrazi u ka premtuar të japë «licenca eksporti» – me një aromë disi sovjetike – me kusht që këto kompani të pranonin t’i transferonin qeverisë 15% të të ardhurave të tyre në Kinë. Edhe kjo, një kërkesë pa precedent në historinë amerikane.
    Emërimi i bashkëpunëtorit
    Trump gjithashtu ka emëruar në Bordin e Guvernatorëve të Rezervës Federale një bashkëpunëtor të ngushtë, Stephen Miran, i cili propozon që presidenti i Shteteve të Bashkuara të ketë mundësinë të shkarkojë edhe drejtuesit e bankës qendrore. Ndërkohë presidenti përgatit hyrjen e qeverisë amerikane në grupin e madh të çipave Intel, me një kuotë prej 10%. Në këtë rast motivimi është një konflikt i supozuar interesi i administratorit të deleguar Lip-By Tan: dyshimi (sërish pa prova) është se drejtuesi, i lindur në Malajzi, i rritur në Singapor dhe rezident në Amerikë prej dyzet vitesh, punon fshehtas për interesat e Kinës.
    Shantazhet ndaj aleatëve
    Lista e ndërhyrjeve të Trump, të frymëzuara nga një vizion autoritar dhe i centralizuar i qeverisjes ekonomike, mund të vazhdojë pafundësisht. Sekretari i tij i Thesarit, Scott Bessent, thekson për shembull se marrëveshja tregtare me Japoninë do ta detyronte Tokion të siguronte një “fond sovran” prej 550 miliardë dollarësh dhe administrata amerikane do të mund ta shpenzonte sipas dëshirës në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, një gjobë ndaj një aleati në këmbim të aksesit në treg, me tarifa 15%. Sipas Bessent, kjo “marrëveshje”, ashtu si edhe licencat e paguara të eksportit për Nvidia, do të ishin “modele” për vendime të tjera të ngjashme në të ardhmen.
    Çfarë mund të ndodhë me shkarkimin e Cook
    Dhe tani sulmi ndaj Fed për postin e guvernatores Cook. Edhe ky duket si një shtrembërim i ligjit të vitit 1951 mbi pavarësinë e bankës qendrore amerikane. Ligji parashikon që një drejtues i Fed (ose i agjencive të tjera të pavarura) mund të shkarkohet nga presidenti “me shkak” nëse vërtetohen sjellje të paligjshme. Në rastin e Cook nuk ekziston asnjë hetim nga prokurorët, e vetmja akuzë (edhe këtu, pa prova apo indicie) vjen nga drejtori i Federal Housing Financial Agency, Bill Pulte, një tjetër besnik i Trump-it, i emëruar prej tij. Pulte pretendon se Lisa Cook ka firmosur deklarata të rreme kur ka marrë një kredi hipotekore disa vite më parë. Çështja do të përfundojë me gjasë në gjykatë, deri në Gjykatën e Lartë (një tjetër institucion ku dominon një shumicë e emëruar nga Trump ose e afërt me të).
    Strukturat brenda Rezervës Federale
    Kjo betejë mund të ndryshojë radikalisht ekuilibrat e brendshëm të Rezervës Federale nëse Trump do të arrinte ta zëvendësonte Cook me një figurë të kontrollueshme prej tij. Bordi i Guvernatorëve përbëhet nga shtatë anëtarë, dy prej të cilëve tashmë të emëruar nga Trump dhe të afërt me të (Michelle Boëman dhe Stephen Miran) dhe një tjetër (Christopher Ëaller) që ndjek preferencat e Trump sepse shpreson të emërohet prej tij president i bankës qendrore pas tetë muajsh. Nëse në vend të Cook do të vinte një tjetër bankier qendror pro-Trump, në Bordin e Guvernatorëve do të formohej një shumicë e gatshme të ndiqte udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Rezervës Federale, Jay Poëell, shpesh objekt i fyerjeve të Trump-it (“një gomar kokëfortë”), do të përfundonte në minorancë brenda institucionit që drejton.
    Emërimet e shkurtit
    Çfarë mund të ndryshojë në atë pikë? Së pari, Bordi i Guvernatorëve vendos mbi politikat monetare, për të cilat votohet në Federal Open Markets Committee. Por mbi të gjitha, në shkurtin e ardhshëm Bordi i Guvernatorëve do të vendosë për emërimin e presidentëve të të 12 degëve rajonale (San Francisko, Kansas City, St. Louis e të tjera). Në thelb, Trump ka një mundësi të artë për të blinduar për të paktën pesë vjet kontrollin e kreut të bankës qendrore më të rëndësishme në botë. Kjo do të ishte fundi i pavarësisë së saj nga pushteti politik. Trump do të kishte në dorë mjete të fuqishme për të ndikuar mbi dollarin, normat e interesit dhe Ëall Street-in.
    Qëllimi i vërtetë i presidentit
    Po cili është qëllimi i manjatit? Trump ka këmbëngulur gjithmonë se Rezerva Federale duhet të ulë normat e interesit, edhe pse dëbimi masiv i mbi një milion punëtorëve të huaj dhe rritja e tarifave doganore po rrisin inflacionin (pa përfshirë ushqimet dhe energjinë, në korrik kostoja e jetesës bazë është rritur tashmë nga 2,9% në 3,1%).
    Në veçanti, kontrolli mbi Rezervën Federale mund t’i shërbejë Shtëpisë së Bardhë për të tentuar të kontrollojë dhe administrojë borxhin publik. Sot Shtetet e Bashkuara (pas Izraelit dhe Suedisë) kanë pjesën më të lartë mes 38 vendeve të OECD-së, rreth 25% të totalit, të borxhit të emetuar afatshkurtër për të reduktuar barrën totale të interesave. Kjo e detyron Thesarin amerikan, edhe për shkak të deficitit në rritje, të emetojë çdo vit tituj në treg në masën e 30% të prodhimit kombëtar bruto: rreth 10 mijë miliardë dollarë obligacione të reja që duhet të gjejnë blerës në 2025, 2026 e më tej. Administrata nuk fsheh frikën nga tensionet në tregun e borxhit. Por gozhdimi i bankës qendrore për të emetuar borxh me kosto të ulët, ose për ta blerë atë duke krijuar para, është një teknikë e praktikuar ndoshta nga Italia e viteve ’70 dhe disa autokraci në zhvillim sot. Jo nga një vend i madh i avancuar i shekullit XXI. Në Amerikë, për momentin, tregu në thelb nuk rebelon dhe e lejon. Deri kur mund të mos e lejojë më./Corriere Della Sera

  • Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale mes akuzave për mashtrim hipotekor

    Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale mes akuzave për mashtrim hipotekor

    Donald Trump ka deklaruar se po shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, pas akuzave se ajo ka kryer mashtrim hipotekor – një lëvizje e jashtëzakonshme që përbën përshkallëzimin më të fundit të sulmit të presidentit amerikan ndaj pavarësisë së bankës qendrore.Në një letër dërguar Cook të hënën, Trump i komunikoi se “shkarkimi hyn në fuqi menjëherë”, duke u bazuar në pretendimet e një aleati të tij se ajo kishte marrë një hipotekë për një banesë të dytë, të cilën e kishte deklaruar gabimisht si rezidencë kryesore.Cook reagoi disa orë më vonë, përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra ligjore e avokatit Abbe Lowell, ku theksoi se “nuk ekziston asnjë shkak ligjor dhe Trump nuk ka autoritetin për ta shkarkuar nga posti” që iu besua prej presidentit Joe Biden në vitin 2022. “Do të vijoj të ushtroj detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane”, tha ajo.Avokati Lowell shtoi se urdhri i Trump “mungon në çdo bazë ligjore dhe procedurë të rregullt” dhe paralajmëroi se do të ndërmerren të gjitha hapat ligjorë për ta ndaluar këtë veprim. Trump publikoi tekstin e plotë të letrës në rrjetet sociale të hënën në mbrëmje, duke argumentuar se kishte “arsye të mjaftueshme” për shkarkim.Largimi i Cook do t’i jepte mundësinë Trump të emëronte një pasues, duke forcuar ndikimin e tij mbi politikat monetare të Fed-it, ku kërkesat e tij të vazhdueshme për ulje të normave të interesit janë injoruar deri më tani.Administrata e tij ka ndjekur edhe kundërshtarë të tjerë politikë me akuza të ngjashme për mashtrim hipotekor, përfshirë prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe senatorin e Kalifornisë, Adam Schiff – të dy i kanë mohuar akuzat.Lisa Cook nuk është politikane, por është një nga zyrtaret më të larta të Fed-it që ka refuzuar presionin e Trump për ulje të normave. Ajo ishte gruaja e parë me ngjyrë që u ul në bordin e bankës qendrore, me një mandat që zgjatej deri në vitin 2038. E njohur si një ekonomiste e respektuar, ajo ka dhënë mësim në Harvard dhe Stanford dhe ka shërbyer në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë gjatë presidencës Obama.Në maj, Gjykata e Lartë e SHBA sugjeroi se presidenti nuk ka fuqi të shkarkojë pa shkak guvernatorët e Fed-it, një institucion i pavarur, anëtarët e të cilit nuk varen nga vullneti i presidentit.Sulmi ndaj Cook u udhëhoq fillimisht nga Bill Pulte, një zyrtar i emëruar nga Trump në Agjencinë Federale të Financimit të Banesave, i cili e akuzoi se kishte deklaruar dy prona të ndryshme si banesë kryesore për të marrë hipoteka në vitin 2021. “Si mund të jetë kjo grua përgjegjëse për normat e interesit, nëse dyshohet se ka manipuluar normat e veta?”, shkroi Pulte në X (ish-Twitter), duke ia kaluar çështjen Departamentit të Drejtësisë për hetim.Trump e përdori menjëherë këtë akuzë, duke shkruar në rrjetin e tij Truth Social: “Duhet të japë dorëheqjen, tani!!!”.Kryetari i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, e quajti këtë veprim “një lojë të rrezikshme me një prej shtyllave kyçe të ekonomisë”. Ai paralajmëroi se “ky kapje e hapur e pushtetit duhet ndaluar nga gjykatat, përpara se Trump të shkaktojë dëme të përhershme për ekonominë kombëtare, shtetërore e lokale”.Ndërkohë, kryetari i Fed-it, Jerome Powell, sinjalizoi të premten se banka qendrore po përgatitej të ulte normat e interesit që muajin e ardhshëm, por përsëriti paralajmërimet për rreziqet që sjellin politikat e Trump, përfshirë tarifat doganore të gjera dhe kufizimet ndaj emigracionit. “Tarifat e larta po ndryshojnë dukshëm sistemin tregtar global”, tha Powell në një fjalim në takimin vjetor të bankierëve qendrorë në Jackson Hole, Wyoming. “Politikat më të ashpra të emigracionit kanë ngadalësuar papritur rritjen e fuqisë punëtore.”Ligjvënësit kryesorë demokratë reaguan ashpër. Senatorja Elizabeth Warren e quajti vendimin e Trump “shembullin më të fundit të një presidenti të dëshpëruar që kërkon një fajtor për të mbuluar dështimin e tij për të ulur kostot për amerikanët”. Ajo shtoi se bëhej fjalë për “një kapje autoritare të pushtetit, në shkelje flagrante të ligjit mbi Rezervën Federale, që duhet rrëzuar në gjykatë”.Ekonomistë e ekspertë paralajmëruan gjithashtu për pasoja të drejtpërdrejta ekonomike. Rohit Chopra, ish-drejtor i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit nën Joe Biden, akuzoi administratën e Trump se po përpiqej të “kthejë rregullatorët financiarë nga rojtarë të pavarur në vegla të bindura”.“Shkatërrimi i institucioneve me veprime të paligjshme sjell kosto për qytetarët amerikanë”, tha Skanda Amarnath, ish-ekonomist në Fed dhe aktualisht drejtor ekzekutiv i think-tank-ut Employ America. “Dobësimi i qeverisjes po e zhvlerëson dollarin, duke rritur çmimet për të gjitha mallrat. Kryetari Powell duhet të sigurojë që Lisa Cook të mos shkarkohet nga veprime arbitrare e të paligjshme të presidentit.”/The GuardianKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump urdhëron shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale! Cook: S’ke të drejtë, nuk dorëhiqem

    Trump urdhëron shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale! Cook: S’ke të drejtë, nuk dorëhiqem

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërmarrë një veprim të paprecedentë në historinë 111-vjeçare të Rezervës Federale.
    Trump njoftoi shkarkimin e Lisa Cook nga bordi i drejtorëve të Rezervës Federale.  Presidenti amerikan, në një letër të postuar në Truth Social, e informonte Cook për vendimin e tij për ta shkarkuar atë nga bordi i guvernatorëve të bankës me efekt të menjëhershëm.
    Ai tha se kishte “arsye të mjaftueshme” për të besuar se ajo kishte bërë deklarata të rreme mbi marrëveshjet e hipotekës dhe përmendi fuqitë kushtetuese të cilat, sipas tij, i lejonin ta shkarkonte atë.
    Sipas letrës së Trump, Cook nënshkroi një dokument që vërtetonte se një pronë në Michigan do të jetë vendbanimi i saj kryesor për vitin e ardhshëm. “Dy javë më vonë, ju nënshkruat një dokument tjetër për një pronë në Gjeorgji dhe deklaruat se do të ishte vendbanimi juaj kryesor për vitin e ardhshëm. Është e pakonceptueshme që nuk ishe në dijeni të deklaratës tënde të parë kur bëre të dytën”, tha presidenti amerikan.
    Nga ana e saj, në përgjigje, ajo deklaroi se nuk po jep dorëheqjen dhe se presidenti amerikan nuk ka autoritetin ta shkarkojë atë.
    “Presidenti Trump pretendoi se kishte një arsye për të më shkarkuar, ndërkohë që nuk ka asnjë bazë ligjore dhe asnjë autoritet për ta bërë këtë. Nuk do të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane, siç kam bërë që nga viti 2022. Ai nuk ka të drejtë të më pushojë nga puna”, tha Cook në një deklaratë.
    Rezerva Federale nuk ka komentuar ende mbi veprimin e Donald Trump. Lisa Cook është një nga shtatë anëtarët e bordit të guvernatorëve të Rezervës Federale dhe gruaja e parë afrikano-amerikane që shërben në atë pozicion.

  • Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale! Cook refuzon të largohet: S’kam ndërmend të dorëhiqem

    Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale! Cook refuzon të largohet: S’kam ndërmend të dorëhiqem

    Presidenti Donald Trump deklaroi të hënën se ka shkarkuar guvernatoren e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, një veprim historik, pasi është hera e parë në 111 vite që një president shkarkon një anëtar të bordit të bankës qendrore amerikane.

    Lëvizja shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve midis Trump dhe Fed-it, të cilin ai e ka kritikuar shpesh për mosuljen e mjaftueshme të normave të interesit.
    Cook është përballur kohët e fundit me akuza për mashtrim hipotekor, të ngritura fillimisht nga drejtori i agjencisë federale të strehimit, Bill Pulte. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar se do të hetojë pretendimet, por ajo nuk është akuzuar për asnjë shkelje deri më tani.
    Në një deklaratë të publikuar nga avokatët e saj, Cook reagoi:“Presidenti Trump ka pretenduar se më shkarkon ‘me shkak’, ndërkohë që nuk ekziston asnjë shkak ligjor për këtë, dhe ai nuk ka autoritetin për të më shkarkuar. Nuk do të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të ushtroj detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane, siç kam bërë që prej vitit 2022.”
    Rezerva Federale nuk ka komentuar mbi zhvillimet.Ende nuk është e qartë nëse presidenti ka autoritetin ligjor për ta shkarkuar Cook. Ligji lejon shkarkimin vetëm “me shkak”, por nuk përkufizon qartë se çfarë përbën një “shkak”.
    Në letrën e tij drejtuar Cook, Trump shkruan: “Kam vendosur që ka arsye të mjaftueshme për t’ju larguar nga pozicioni.” Ai shton se veprimet e saj “tregojnë pakujdesi të rëndë financiare” dhe e vënë në dyshim integritetin e saj.
    Sipas një hetimi të CNN, Cook kishte marrë dy kredi për prona të ndryshme, të dyja të deklaruara si “banesa kryesore”, por nuk dihet nëse kjo ishte bërë me qëllim apo jo.
    Cook, e emëruar në vitin 2022 nga Presidenti Joe Biden, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer ndonjëherë si guvernatore në bordin e Fed-it.
    Sipas avokatit të saj, Abbe David Lowell, “do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar këtë veprim të paligjshëm të presidentit.”
    Ndërkohë, situata ka tronditur tregjet: indeksi i dollarit amerikan ra me 0.3%, ndërsa tregjet e aksioneve pësuan rënie të menjëhershme. Ari, si një aset i sigurt në kohë pasigurie, Tu rrit me 0.45%.
    Në një reagim të ashpër, Senatorja Elizabeth Warren e cilësoi shkarkimin si një “kapje autoritare të pushtetit” që shkel hapur Aktin e Rezervës Federale dhe që “duhet të rrëzohet në gjykatë”.
    Ekspertët paralajmërojnë se nëse pavarësia e Fed-it cënohet, do të minohet besueshmëria ekonomike e SHBA-së dhe mund të goditen rëndë si dollari, ashtu edhe tregjet financiare.

    Top Channel

  • Garda Kombëtare e SHBA-së shfaqet e armatosur në Uashington pas vendimit të Trump për “pastrimin” e qytetit nga krimi

    Garda Kombëtare e SHBA-së shfaqet e armatosur në Uashington pas vendimit të Trump për “pastrimin” e qytetit nga krimi

    Forca e Gardës Kombëtare të SHBA-së e vendosur në kryeqytetin federal Uashington filloi të mbante armë të dielën në mbrëmje, njoftoi Korpusi Rezervë i Forcave të Armatosura të SHBA-së, pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të dërguar ushtrinë në qytet për ta “pastruar” nga krimi.

    Rreth 2,200 ushtarë të forcave speciale “filluan të mbanin armët e tyre të shërbimit”, tha korpusi në një deklaratë.
    Këta ushtarë nuk janë të autorizuar të përdorin forcën, përveçse “si mjet i fundit në përgjigje të një kërcënimi të menjëhershëm me vdekje ose lëndim serioz trupor”, thuhet në dokument.
    Presidenti republikan Trump pretendon se Uashingtoni ka pësuar një “pushtim bandash” dhe se vendosja e ushtrisë është e nevojshme për ta “pastruar atë”.
    Ai kishte dërguar tashmë Gardën Kombëtare dhe qindra marinarë në Los Angeles në qershor, mes protestave të mëdha të shoqëruara nga incidente, kundër politikës së tij të emigracionit.

    NEWEST ATTRACTION: Tourists pose with National Guard troops stationed near the Lincoln Memorial as part of President Trump’s crackdown on crime in Washington, D.C. pic.twitter.com/sm4flBVpDq
    — Fox News (@FoxNews) August 23, 2025

    Sipas statistikave të policisë në kryeqytetin amerikan, ndryshe nga pretendimet e presidentit, krimi i dhunshëm ra mes viteve 2023 dhe 2024. Megjithatë, kjo rënie pasoi një rritje të shpejtë të kriminalitetit menjëherë pas pandemisë së re të koronavirusit.
    Donald Trump ka akuzuar vazhdimisht kryebashkiaken demokrate të Uashingtonit, Maryl Bowser, për publikimin e statistikave “të rreme” dhe ka kërcënuar se qeveria federale do të marrë kontrollin e plotë të qytetit.
    Numri më i madh i ushtarëve të Gardës Kombëtare u dërgua në Uashington nga guvernatorë republikanë në shtetet Virxhinia Perëndimore, Karolina e Jugut, Ohajo, Misisipi, Luiziana dhe Tenesi.

    Secretary Hegseth met with the National Guard at the Washington D.C. Armory to thank our brave warriors.
    These Guardsmen are working around the clock to make Washington D.C. safe and beautiful. pic.twitter.com/iDsQo8sgIZ
    — Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) August 21, 2025

    Rezervistët e Gardës Kombëtare raportojnë te guvernatori i secilit shtet amerikan dhe, në teori, mund të dërgohen vetëm në rast emergjence kombëtare, për shembull në një fatkeqësi natyrore, me kërkesë të qeverisë federale dhe me miratimin e guvernatorit.
    Roli i tyre nuk është të ndërhyjnë për t’u marrë me krimin, trazirat apo protestat.
    Përveç ushtrisë, në Uashington janë dërguar edhe anëtarë të agjencive federale të zbatimit të ligjit, veçanërisht FBI-ja, Agjencia për Imigracionin (ICE) dhe Administrata Kundër Drogës (DEA).
    Trump përballet me akuza për “kriza të fabrikuara”
    Kundërshtarët e akuzuan sërish Donald Trump të dielën për krijimin e “krizave të fabrikuara” për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në qytete të mëdha të qeverisura nga demokratët, ndërsa presidenti pretendon se krimi “i dominon” ato.
    Kreu konservator i shtetit, 79 vjeç, i cili synon të zbatojë më tej programin e tij të ashpër për luftën kundër krimit dhe imigracionit, kërcënoi të dielën të dërgojë trupa edhe në qytetin e madh amerikan Baltimore, kryeqytetin e shtetit të Maryland, ku guvernatori është një veteran demokrat i luftës dhe afro-amerikan.
    Në qershor, mijëra anëtarë të Gardës Kombëtare dhe Marinarë u vendosën në Los Angeles. Që nga 12 gushti, në kryeqytetin federal Uashington janë parë automjete ushtarake të parkuara përpara një stacioni qendror të transportit dhe në sheshin The National Mall, pranë institucioneve kombëtare dhe monumenteve historike.
    Trump ka kërcënuar gjithashtu se do të dërgojë trupa dhe agjenci federale në qytetet e Çikagos (veri) dhe Nju Jorkut (verilindje), dy metropole ndër më të mëdhatë në SHBA. Edhe pse në teori, Garda Kombëtare mund të vendoset vetëm me kërkesën dhe miratimin e guvernatorit të shtetit përkatës, presidenti Trump ka shprehur synimin për të dërguar trupa pavarësisht këtij parimi.
    “Donald Trump nuk ka asnjë bazë ligjore, asnjë autoritet për të dërguar trupa federale në Çikago”, tha Hakeem Jeffries, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, për CNN.
    “Duhet të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e ligjit lokal dhe nuk mund ta lejojmë Donald Trump të luajë me jetën e amerikanëve ose të krijojë kriza për të larguar vëmendjen nga dështimet e tij, pasi është jashtëzakonisht jopopullor”, shtoi ai.
    Nga ana e tij, guvernatori demokrat i Illinois-it, J.B. Pritzker, shteti i të cilit përfshin Çikagon, theksoi nëpërmjet rrjetit X se “kemi punuar prej kohësh me agjencitë federale të zbatimit të ligjit” për të luftuar krimin në qytet, në rajonin e Liqeneve të Mëdha – një zonë e njohur më parë për aktivitetin kriminal ndërkombëtar.
    “Por ne nuk do të lejojmë që një diktator të na imponojë vullnetin e tij”, shtoi Pritzker.
    Guvernatori i Merilendit, Wes Moore, reagoi me një ton të ashpër ndaj mesazheve të Trump, duke e sfiduar atë në rrjetet sociale.
    “Hej Donald, mund të të sigurojmë një karrocë golfi nëse kjo e bën më të lehtë shëtitjen në Baltimore për të parë vetë përparimin tonë në sigurinë publike”, shkroi Moore me ironi në X.
    Baltimori, një qytet portual pranë Uashingtonit dhe vendi i serialit të njohur televiziv The Wire, prej kohësh konsiderohet si një qytet me nivele të larta kriminaliteti.
    Trump reagoi nëpërmjet rrjetit të tij Truth Social, duke shkruar: “Supozoj se ai po flet për Baltimorin jashtë kontrollit dhe të mbushur me krime? (…) Nëse Wes Moore ka nevojë për ndihmë (…) unë do të dërgoj ‘trupat’, ashtu siç po bëj në Uashington, për të zhdukur krimin.”
    Guvernatori Moore deklaroi për CNN dhe CBS News se ai “nuk do të autorizojë përdorimin e Gardës Kombëtare të Merilendit” për t’u përballur me krimin, pasi kjo do të ishte “jokushtetuese”.
    Çfarë po planifikon Pentagoni?
    Sa i përket Çikagos, gazeta Washington Post raportoi të shtunën se Pentagoni ka hartuar për javë të tëra plane për të zgjeruar praninë e Gardës Kombëtare, me sa duket për të luftuar krimin dhe imigracionin në qytetet e mëdha.
    Departamenti i Mbrojtjes nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për këtë çështje.
    Ndërkohë, të premten, në Zyrën Ovale, presidenti Trump deklaroi: “Gratë e bukura afro-amerikane po më thonë: ‘Ju lutem, President Trump, ejani në Çikago.’”
    Ai la të kuptohet se Çikago dhe Nju Jorku – metropoli ekonomik dhe kulturor i vendit – do të jenë në radhën e ardhshme për dërgimin e trupave federale.
    Aktualisht, më shumë se 1,900 anëtarë të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, të dërguar nga shtete të kontrolluara nga republikanët, dhe së shpejti do do të jenë të armatosur, si dhe anëtarë të agjencive federale të zbatimit të ligjit, veçanërisht FBI-së , Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Administratës Kundër Drogës (DEA).
    “Ne do t’i bëjmë qytetet tona të sigurta, shumë të sigurta”, këmbëngul Presidenti Trump.

    Top Channel

  • Bashkëthemeluesi i Airbnb, Joe Gebbia, emërohet si Shefi i parë i Dizajnit të Trump

    Bashkëthemeluesi i Airbnb, Joe Gebbia, emërohet si Shefi i parë i Dizajnit të Trump

    Joe Gebbia

    Presidenti Donald Trump ka emëruar Joe Gebbia-n, bashkëthemuesin e platformës Airbnb, si Shefin e parë të Dizajnit të Shteteve të Bashkuara (Chief Design Officer), duke marrë përsipër drejtimin e një studioje të re qeveritare për dizajn – një iniciativë me qëllim transformimin e shërbimeve dixhitale federale në modele që rivalizojnë elegancën e Apple Store. 
    Sipas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Trump, studioja e sapo-krijuar, e quajtur National Design Studio do funksionojë brenda Shtëpisë së Bardhë për tre vite dhe do këshillojë agjencitë federale në mënyrë që të standardizojnë dizajnin, të reduktojnë shpenzime, dhe të përmirësojnë estetikën dhe përdorshmërinë e shërbimeve për qytetarët. Një prej fokusave të hershëm është përmirësimi i sistemit të Shërbimit të Brendshëm të Tatimeve (IRS). 
    Gebbia u shpreh se synimi i tij është që faqet qeveritare të jenë “shtigje të dizajnuara bukur, të lehta për t’u përdorur dhe që funksionojnë me software modern”, si Apple Store. Në një postim në X, ai tha se përdorimi për qytetarët duhet të reflektojë një nivel përkatës ekselence për kombin dhe të bëjë jetën më të thjeshtë për njerëzit e zakonshëm. 
    Ndërkohë, sipas raportimeve, agjencitë federale pritet të paraqesin përmirësimet e para deri më 4 korrik 2026, në përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Amerikës./ZERI

  • Prezenca e forcave federale në Uashington ndikon te lagjet, dëshmitarët tregojnë për arrestime masive

    Prezenca e forcave federale në Uashington ndikon te lagjet, dëshmitarët tregojnë për arrestime masive

    Lagje historikisht të gjalla dhe me diversitet, si Columbia Heights, po përjetojnë një qetësi të pazakontë si pasojë e prezencës së shtuar të forcave federale të rendit. Vendosja e këtyre forcave, një politikë e administratës së Presidentit Donald Trump, po shtrihet përtej qendrës së qytetit dhe po ndikon direkt në jetën e përditshme të banorëve.
    Fotografitë e publikuara nga agjencia e lajmeve AP tregojnë oficerë të armatosur nga agjenci të ndryshme federale si FBI, Marshallët Federalë dhe Policia e Parkut, të angazhuar në arrestime brenda komplekseve të apartamenteve në lagje si Petworth. Kjo prani e madhe policore ka ngjallur shqetësim tek banorët.
    Yanna Stelle, një 19-vjeçare banore në Petworth, përshkroi për AP-në një skenë të mbingarkuar me oficerë, duke thënë se kishte “të paktën 20 oficerë në korridore”.
    Përveç ndërhyrjeve të drejtpërdrejta, prezenca e tyre ka ndikuar edhe në ekonomi. Gloria Gomez, një shitëse frutash 58-vjeçare në Columbia Heights, shprehu shqetësim për rënien drastike të biznesit të saj. Ajo tha se “biznesi është më keq tani sesa ishte gjatë pandemisë”, duke shtuar se situata ka qenë në përkeqësim gjatë tre javëve të fundit.
    Dëshmitë nga jeta e përditshme tregojnë ndikimin e thellë të politikave të Trump, të cilat fillimisht ishin fokusuar në patrullimet në qendër të qytetit, por tashmë po ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetet lokale.
     

  • Trump kërkon dorëheqjen e anëtares së Bordit të Rezervave Federale pas akuzave për mashtrim hipotekor

    Trump kërkon dorëheqjen e anëtares së Bordit të Rezervave Federale pas akuzave për mashtrim hipotekor

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zgjeruar sulmet e tij ndaj Rezervës Federale, duke kërkuar dorëheqjen e guvernatores Lisa Cook, anëtare e Bordit të Fed (Sistemi i Rezervës Federale).

    Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se Cook duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pasi drejtori i Agjencisë Federale të Financave të Strehimit (FHFA), Bill Pulte, kërkoi një hetim ndaj saj për aktivitet të dyshimtë hipotekor.

    Sipas një letre të dorëzuar më 15 gusht nga Pulte te Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Ed Martin, Cook akuzohet se ka falsifikuar dokumente bankare dhe regjistra pronësie për të përfituar kushte më të favorshme në dy kredi hipotekore, një veprim që mund të klasifikohet si mashtrim hipotekor.

    Ky zhvillim vjen pasi Pulte ka ngritur akuza të ngjashme edhe ndaj Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe senatorit Adam Schiff.

    Lisa Cook, e cila nuk është e përfshirë në politikë dhe nuk ka bërë deklarata kundër Trump, është gruaja e parë afrikano-amerikane që zë një vend në bordin e Rezervës Federale. Ajo u emërua nga Presidenti Joe Biden. Dorëheqja e saj do t’i jepte Trump-it mundësinë të emëronte një tjetër zyrtar të lartë në Fed, pas largimit të Adriana Kugler në fillim të gushtit.

    Trump prej kohësh ka kritikuar edhe kryetarin e Fed, Jerome Powell, për mosuljen e normave të interesit dhe madje e ka akuzuar për keqmenaxhimin e rinovimit të selisë së bankës qendrore.

    Për momentin, as Fed, as Departamenti i Drejtësisë dhe as vetë Cook nuk kanë komentuar mbi akuzat, ndërsa nuk janë ngritur ende akuza penale ndaj saj.

    Ndërkohë, Powell pritet të mbajë një fjalim këtë të premte nga Jackson Hole, që mund të ndikojë ndjeshëm tregjet financiare, të cilat janë në pritje të sinjaleve për politikën monetare të ardhshme.

  • Trump kërkon dorëheqjen e shefes së Rezervës Federale

    Trump kërkon dorëheqjen e shefes së Rezervës Federale

    Në një postim në Truth Social, Donald Trump bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Lisa Cook , anëtare e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.
    Deklarata e presidentit amerikan pasoi një letër nga administratori i Agjencisë Federale të Financimit të Strehimit (FHFA), William Poult, drejtuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi.
    Në letrën e tij, Poult pretendon se Cook falsifikoi të dhënat bankare dhe të pronave për të siguruar kushte më të favorshme kredie, të cilat, sipas tij, mund të përbëjnë mashtrim bankar. Ai gjithashtu e akuzon atë për paraqitje të rreme të statusit të saj të rezidencës në një pronë në Ann Arbor, Michigan, dhe një tjetër në Atlanta, Georgia.
    Letra i shtohet presionit të vazhdueshëm publik mbi hipotekat nga demokratët, përfshirë senatorin Adam Schiff të Kalifornisë dhe Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James. Është gjithashtu një mjet tjetër në përpjekjen e Rezervës Federale për të ulur normat e interesit, informon media amerikane.
    Poult, një kritik i njohur i Rezervës Federale, ka bërë thirrje të përsëritura që Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell, të japë dorëheqjen ose të ulë normat e interesit, dhe së fundmi mori pjesë në vizitën e Trump në ndërtesën e rinovuar të Rezervës Federale.
    Cook, e cila u emërua nga Joe Biden për një mandat që përfundon në vitin 2038, ka një votë të përhershme në komitetin e politikës monetare të Rezervës Federale. Përpara se të bashkohej me Bordin e Drejtorëve, ajo ishte profesoreshë e ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit dhe konsiderohet një pionere në fushën e ekonomisë.