Tag: federale

  • Nis projekti SCOPE III, synon modernizimin e Policisë dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

    Nis projekti SCOPE III, synon modernizimin e Policisë dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

    Forcimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe afatgjatë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane u konfirmua me nisjen zyrtare të projektit SCOPE III, një nismë strategjike që synon modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve policore dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
    Gjatë takimit ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe shefit të departamentit të Luftës kundër Kriminalitetit në Policinë Federale Gjermane, Mathias Schaef, njëherazi edhe drejtues i projektit, u theksua se partneriteti me Policinë Federale Gjermane është kthyer në një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe të besueshme të reformimit të sigurisë në Shqipëri.
    Gjatë takimit, Proda u shpreh, “në drejtimin e Schaef, projektet SCOPE I dhe II kanë sjellë rezultate konkrete dhe ndikim të drejtpërdrejtë në profesionalizimin dhe transformimin e strukturave tona. Nisja e fazës së tretë është konfirmim i një besimi të ndërsjellë dhe i një partneriteti strategjik që i kalon kufijtë teknikë”.
    Në kuadrin e projektit SCOPE III përfshihen nisma konkrete si: dixhitalizimi i trajnimeve, zbatimi i inteligjencës artificiale, ngritja e strukturave rajonale shkencore, shkëmbimi i hetuesve, forcimi i sigurisë kibernetike dhe përfshirja në role udhëheqëse në kuadër të platformës EMPACT.
    Ky projekt, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe menaxhimin e Policisë Federale Gjermane, konfirmon rolin gjithnjë e më aktiv të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rajonale dhe ndërtimin e standardeve europiane të zbatimit të ligjit.

  • Fazë e re partneriteti mes Policisë Shqiptare e asaj Gjermane,nis projekti SCOPE III

    Fazë e re partneriteti mes Policisë Shqiptare e asaj Gjermane,nis projekti SCOPE III

    Forcimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe afatgjatë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane u konfirmua me nisjen zyrtare të projektit SCOPE III, një nismë strategjike që synon modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve policore dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
    Gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Shefit të Departamentit të Luftës kundër Kriminalitetit në Policinë Federale Gjermane, Mathias Schaef, njëherazi edhe drejtues i projektit, u theksua se partneriteti me Policinë Federale Gjermane është kthyer në një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe të besueshme të reformimit të sigurisë në Shqipëri.
    Gjatë takimit, Proda u shpreh:
    ”Në drejtimin e Schaef, projektet SCOPE I dhe II kanë sjellë rezultate konkrete dhe ndikim të drejtpërdrejtë në profesionalizimin dhe transformimin e strukturave tona. Nisja e fazës së tretë është konfirmim i një besimi të ndërsjellë dhe i një partneriteti strategjik që i kalon kufijtë teknikë”.
    Në kuadrin e projektit SCOPE III përfshihen nisma konkrete si: dixhitalizimi i trajnimeve, zbatimi i inteligjencës artificiale, ngritja e strukturave rajonale shkencore, shkëmbimi i hetuesve, forcimi i sigurisë kibernetike dhe përfshirja në role udhëheqëse në kuadër të platformës EMPACT.
    Ky projekt, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe menaxhimin e Policisë Federale Gjermane, konfirmon rolin gjithnjë e më aktiv të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rajonale dhe ndërtimin e standardeve europiane të zbatimit të ligjit.

  • Administrata Trump gati të ndërpresë kontratat me Harvardin në vlerë 100 mln dollarë

    Administrata Trump gati të ndërpresë kontratat me Harvardin në vlerë 100 mln dollarë

    Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara është gati të urdhërojë agjencitë e saj që të anulojnë kontrata me vlerë rreth 100 milionë dollarë me Universitetin e Harvardit.

    Kjo është kritika më e fundit ndaj universitetit, i cili ka refuzuar t’i bindet kërkesave të Shtëpisë së Bardhë për ndryshime në politikat e tij, në një kontekst më të gjerë të një sulmi politikisht të ngarkuar ndaj institucioneve të arsimit të lartë në SHBA.
    Sipas këtyre zyrtarëve, udhëzimi i ri për Harvardin do të bëhet publik të martën, përmes një letre zyrtare, e cila do t’u kërkojë agjencive qeveritare të identifikojnë kontratat aktuale dhe të shqyrtojnë mundësinë që ato të anulohen ose të ridrejtohen te institucione të tjera. Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) do të dërgojë një letër të posaçme për të udhëzuar të gjitha agjencitë federale që të raportojnë çdo kontratë që kanë me Harvardin dhe të përcaktojnë nëse këto kontrata mund të ndërpriten ose të transferohen.
    Raportimi i parë për këto masa të reja është bërë nga New York Times, e cila ka zbuluar planet për këto shkurtimet e reja financiare, që vijnë mbi një fond prej 2.65 miliardë dollarësh në financime federale që janë ndërprerë kohët e fundit për Harvardin.
    Ky institucion, më i vjetri dhe më i pasuri në vend, ka paditur administratën Trump muajin e kaluar, duke e akuzuar për ngrirjen e 2.2 miliardë dollarëve në forma të ndryshme financimi, përfshirë grante dhe kontrata. Që nga ajo kohë, janë ndaluar edhe 450 milionë dollarë të tjerë, duke i shkaktuar një goditje të fortë financiare universitetit.
    Javën e kaluar, administrata Trump revokoi të drejtën e Harvardit për të regjistruar studentë të huaj, një vendim që aktualisht është pezulluar nga një gjyqtar federal dhe që pritet të shqyrtohet në një seancë gjyqësore këtë të martë. Sipas përfaqësuesve ligjorë të universitetit, ky vendim përbën një hakmarrje të hapur për shkak të refuzimit të Harvardit për të zbatuar kërkesat e qeverisë lidhur me politikat arsimore me ngjyrim ideologjik.
    Presidenti Trump ka paralajmëruar më tej se mund të ndërpresë edhe 3 miliardë dollarë të tjerë në fonde federale për Harvardin, dhe po shqyrton heqjen e statusit të përjashtimit nga taksat për universitetin, një veprim që mund të ketë pasoja të rënda financiare për institucionin.

    Top Channel

  • Shefja e re e Policisë Federale: Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë

    Shefja e re e Policisë Federale: Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë

    Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen sigurisë në Zvicër.
    Në këtë kontekst ajo përmend grupet kriminale nga Shqipëria dhe Kosova të cilat në Zvicër janë aktive në tregun e drogës dhe në shpëlarjen e parave.
    Sipas saj kërcënimi është rritur ndjeshëm dhe shërbimi sekret zviceran e ka ngritur nivelin e rrezikut nga shkalla e tretë në të pestën nga gjithsej gjashtë nivele.
    “Tregtia me njerëz, armë dhe lëndë narkotike përbën një rrezik për demokracinë tonë, shtetin ligjor dhe sigurinë e popullatës. Nëse nuk duam të përjetojmë të shtëna dhe përleshje në rrugë si në Holandë, Belgjikë apo Suedi, Zvicra duhet të veprojë tani”, tha Eva Wildi-Cortés.
    Kur u pyet mbi grupet kriminale që veprojnë në Zvicër, shefja e policisë federale i përmendi organizatën mafioze italiane ’Ndrangheta, e cila e përdor Zvicrën për pastrim parash, organizatat kriminale nga Shqipëria “janë të përfshira si në prodhimin ashtu edhe në shpërndarjen e drogës”, mafia e dominuar nga marokenët në Holandë shpërthen bankomatë, organizata nigeriane si Black Axe fiton miliarda në tërë botën nëpërmjet mashtrimit dhe shfrytëzimit të grave të reja.
    “Zvicra është shumë tërheqëse për këto grupe”, tha Eva Wildi-Cortés. Zyrtarja e lartë zvicerane tregoi se si bashkëpunojnë grupet kriminale.
    Për shembull: sjelljen e kokainës në Europë e rregullon mafia shqiptare, importi financohet nga mafia italiane, kur malli mbërrin në portin e Rotterdamit, kyçet në biznes mafia marokene, e cila kujdeset për transport dhe shpërndarje, mandej grupet lokale e shesin drogën në Bern e Zürich.
    Eva Wildi-Cortés bëri të ditur se vitin që shkoi në shënjstër të autoriteteve zvicerane ishte një agjenci udhëtimesh e specializuar për Ballkanin. Ajo vepronte në qendër të qytetit të Luzernit.
    Hetuesit e vëzhguan këtë agjenci udhëtimesh një vit me radhë.
    Dhe regjistruan 750 vizita nga persona të dyshuar për tregti me drogë dhe korrierë të parave. Ky rrjet dirigjohej nga mafia kosovare, tha Eva Wildi-Cortés.
    Sipas saj, shumë sallone të berberit, korrierë që bartin pica apo agjenci udhëtimesh në të vërtetë janë sallone për shpëlarje parash në Zvicër.  Këtu duhet të fillojë beteja kundër krimit të organizuar, tha Eva Wildi-Cortés.

    Kjo ekonomiste dhe politologe 49-vjeçare e ka marrë detyrën e shefes së policisë federale të Zvicrës më datën 1 shkurt 2025. Ajo ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në fushën e sigurisë.

  • Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

    Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

    Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të dyshuar ekstremiste djathtiste, e cila akuzohet se po planifikonte sulme të dhunshme, bënë të ditur autoritetet të mërkurën.

    Në një varg bastisjesh në orët e hershme të mëngjesit, policia gjermane arrestoi pesë të dyshuar, të moshave ndërmjet 14 dhe 18 vjeçe, në landet Meklenburg-Vorpomern, Brandenbur dhe Hese, njoftoi Prokuroria Federale.
    Grupi, të cilët ata akuzohen se i përkasin, e quan veten “Vala e Fundit e Mbrojtjes”, dhe dyshohet se ka planifikuar sulme kundër refugjatëve dhe kundërshtarëve politikë, raporton DPA.
    “Pjesëtarët e kësaj organizate e shohin veten si vijë të fundit të mbrojtjes për ‘kombin gjerman’”… Objektivi i tyre është të rrënohet sistemi demokratik në Republikën Federale të Gjermanisë përmes akteve të dhunës”, thanë autoritetet.
    Katër nga të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ndërsa një tjetër për mbështetjen e një organizate të tillë.
    Prokuroria Federale ka përmendur, po ashtu, vrasjen, zjarrvënien dhe dëmtimin e pronës në mesin e akuzave./REL

    Top Channel

  • Presidenti i Harvardit synon të rikthejë ‘marrëdhënien produktive’ me administratën Trump pasi u tërhoqën grantet federale

    Presidenti i Harvardit synon të rikthejë ‘marrëdhënien produktive’ me administratën Trump pasi u tërhoqën grantet federale

    Presidenti i Universitetit të Harvardit, Alan Garber, u përpoq të siguronte administratën Trump se ai po ndjek ‘reformat e nevojshme’ në mënyrën se si universiteti trajton antisemitizmin, ndërsa përpiqet të rikuperojë miliarda dollarë në financime federale.

    Javën e kaluar, Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon, i dërgoi një letër Garberit duke e njoftuar se Harvardi nuk do të jetë më i përshtatshëm për grante të reja kërkimore nga qeveria derisa të mund të “dëshmojë menaxhim të përgjegjshëm.” Kjo deklaratë erdhi pasi administrata Trump tërhoqi mbi 2 miliardë dollarë grante muajin e kaluar. Letra tregon përpjekjen më të fundit të qeverisë për të ushtruar presion mbi Harvardin që të bëjë më shumë për të luftuar antisemitizmin, i cili, sipas një analize të fundit të kryer nga vetë universiteti, ishte i përhapur në kampus.

    Garber iu përgjigj lëvizjes së McMahon me një letër të publikuar të hënën, në të cilën ai mbrojti padinë që Harvardi ka ngritur ndaj qeverisë për “tejkalim të kompetencave ndaj lirive kushtetuese të universiteteve private.” Megjithatë, ndërsa ai tha se Harvardi “nuk do të heqë dorë nga parimet e tij thelbësore, të mbrojtura ligjërisht, nga frika e hakmarrjes së pabazuar nga qeveria federale,” ai u përpoq të bindte administratën Trump se Harvardi po zgjeron masat për të luftuar antisemitizmin me qëllim që të rikthejë financimin akademik federal.

    “Universitetet kërkimore, përfshirë Harvardin, kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe produktive me qeverinë federale. Kjo marrëdhënie ka nxitur rritje ekonomike, risi dhe zbulime që kanë shpëtuar jetë në dobi të kombit tonë dhe gjithë njerëzimit,” tha ai.

    “Shpresojmë që partneriteti mes arsimit të lartë dhe qeverisë federale të jetë i gjallë dhe i suksesshëm për brezat që do të vijnë,” vazhdoi Garber. “Siç kemi thënë unë dhe kolegët e mi, ne e mirëpresim mundësinë për të ndarë më shumë informacion me ju në lidhje me punën e rëndësishme që po bëjmë për të luftuar paragjykimet dhe për të ndjekur misionin tonë të ekselencës në mësimdhënie, nxënie dhe kërkime shkencore.”

    Letra e Garberit u publikua në të njëjtën kohë me padinë që Harvardi ka ngritur ndaj administratës Trump dhe pas premtimit të fundit të presidentit Donald Trump për t’i hequr statusin e përjashtimit nga taksat.

    Garber hodhi poshtë gjithashtu akuzat se Harvard ka probleme me anshmërinë politike.

    “Duhet të kundërshtoj pretendimin tuaj se Harvardi është një institucion partizan. Nuk është as republikan e as demokrat,” tha ai. “Harvardi është një vend ku njerëz nga të gjitha sfondet bashkohen për të mësuar në një mjedis gjithëpërfshirës, ku idetë lulëzojnë pavarësisht nëse konsiderohen ‘konservatore,’ ‘liberale,’ apo diçka tjetër.”

    Megjithatë, ai pranoi se universiteti po heton mënyra të tjera për të përqafuar një shumëllojshmëri pikëpamjesh.

    Garber përmendi “nevojën për më shumë diversitet intelektual në kampus,” duke shpjeguar se ka nisur nisma për ta bërë Harvardin “një vend më pluralist dhe më mikpritës.”

    “Duke e ditur se Harvardi, ashtu si shumë universitete, ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim, ne synojmë të zbatojmë dhe zgjerojmë këto nisma gjatë muajve në vijim,” tha ai.

    Administrata Trump ka kërkuar që Harvardi të ndërmarrë një sërë veprimesh të gjera për të luftuar antisemitizmin dhe për të nxitur lirinë e shprehjes në kampus. Këto masa janë cilësuar nga Harvardi dhe madje edhe nga disa aleatë të Trump-it si tejkalim kushtetues i kompetencave të qeverisë dhe shkelje të të drejtës për liri fjale.

    Deklarata më e fundit e Garberit mbi përpjekjet e Harvardit për të luftuar antisemitizmin erdhi vetëm disa javë pasi universiteti publikoi rezultatet e një grupi pune presidencial që analizoi përvojat e hebrenjve në kampus.

    Raporti përfundoi se shumë “studentë hebrenj dhe pro-izraelitë në Harvard kanë përjetuar përjashtim, vetmi, izolim shoqëror dhe diskriminim” në një mënyrë të veçantë, dhe autorët shkruanin se ata “nuk janë në dijeni të ndonjë grupi tjetër në kampus që është subjekt i përjashtimit shoqëror si pjesë e një fushate të qëllimshme nga organizatorë politikë.”

    Një “paragjykim i bazuar në identitet” që i ka penguar studentët hebrenj të marrin pjesë plotësisht në jetën akademike, jashtëshkollore dhe shoqërore të Harvardit ishte toleruar nga universiteti, duke pasur “mbështetje nga segmente të fakultetit, stafit dhe studentëve të Harvardit,” sipas raportit. / Washington Examiner – Syri.net

  • “Keni përkrahur protestat studentore”/ Trump ndërpret fondet për universitetin e Harvardit

    “Keni përkrahur protestat studentore”/ Trump ndërpret fondet për universitetin e Harvardit

    Tashmë është bërë zyrtare. Administrata Trump do të bllokojë Universitetin e njohur të Harvardit nga e drejta për të marrë grante të reja kërkimore nga qeveria federale. Në këtë mënyrë pritet të përshkallëzohet më tej sulmi ndaj universitetit elitar.
    Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon i ka dërguar një letër presidentit të Harvardit, duke deklaruar se universiteti “nuk është i kualifikuar për asnjë grant të ri nga qeveria federale derisa të demonstrojë menaxhim të përgjegjshëm”. Vendimi është sulmi më i fundit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundër Harvardit dhe universiteteve të tjera elitare, të cilat ai i ka akuzuar për promovimin e politikave progresive dhe nxitjen e një kulture “zgjimi dhe proteste nëpër kampuse.
    Arsyeja e dhënë ishte se universiteti, me seli në Kembrixh të Masaçusetsit, përfiton masivisht nga mbështetja shtetërore, por nuk i përmbahet rregulloreve federale – ndërsa në të njëjtën kohë ka miliarda dollarë në asete që janë pothuajse të pataksuara.
    Javën e kaluar Trump tha se do ta hiqte statusin e Harvardit si të përjashtuar nga taksat. Ai më herët kishte njoftuar plane për të hequr më shumë se 2.2 miliardë dollarë fonde federale nga universiteti, duke e bërë atë të niste veprime ligjore kundër administratës.
    Në letrën e saj, Linda McMahon akuzon universitetin për dështimin në adresimin e antisemitizmit në kampus, tolerimin e diskriminimit, braktisjen e rigorozitetit akademik dhe mungesën e diversitetit të pikëpamjeve.
    Megjithatë, ndryshe nga universitetet e tjera, Harvardi refuzon të përmbushë kërkesat e gjera nga Uashingtoni, të tilla si ato në lidhje me procedurat e pranimit, kodet e sjelljes dhe vendimet për personelin. Pasi universiteti hodhi poshtë kushtet përkatëse, qeveria ngriu fonde të konsiderueshme: Në total, Trumpit iu pezulluan 2.2 miliardë dollarë amerikanë (rreth 1.9 miliardë euro) në grante federale shumëvjeçare dhe rreth 60 milionë dollarë nga kontratat në vazhdim me universitetin. Sipas mediave amerikane, në lojë është një financim qeveritar me një total prej rreth 9 miliardë dollarësh.

  • Gjermani/ AfD u klasifikua si parti e ekstremit të djathtë, çfarë pasojash ka?

    Gjermani/ AfD u klasifikua si parti e ekstremit të djathtë, çfarë pasojash ka?

    AfD, Alternativa për Gjermaninë u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë Gjermaninë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
    Kjo më parë zbatohej vetëm për tre degë rajonale në lindje: Tyringi, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt. Që nga marsi i vitit 2021, AfD është renditur në mbarë vendin si një grup i dyshuar ekstremist i krahut të djathtë. Për këtë qëllim, shërbimit sekret vendas iu lejua të përdorte edhe burime të inteligjencës sekrete si informatorë, survejim dhe vlerësim të burimeve publike dhe jopublike. Sipas autoriteteve të Këlnit, janë pikërisht këto vëzhgime, të cilat e kanë vërtetuar tashmë dyshimin se partia ndjek synime antikushtetuese.
    “Popull gjerman i përcaktuar etnikisht”
    Shkak për këtë vlerësim është “karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor”, thuhet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Ndër të tjera ajo ka shqyrtuar deklaratat e bëra nga AfD gjatë fushatës zgjedhore federale dhe para tre zgjedhjeve shtetërore në Gjermaninë lindore. Lidhjet midis politikanëve të AfD-së dhe aktorëve dhe grupeve ekstremiste të krahut të djathtë luajtën gjithashtu rol qendror në hetimin tre-vjeçar.
    Vlerësimi final: “Qëndrimi mbizotërues për prejardhje etnike të popullit tek kjo parti është i papajtueshëm me rendin themelor të lirë demokratik. Konkretisht, për shembull, AfD nuk i konsideron shtetasit gjermanë me sfond migrimi nga vendet me shumicë myslimane si anëtarë të barabartë të popullit gjerman, siç përcaktohet etnikisht nga partia.” Raporti gjithëpërfshirës mbi të cilin bazohet klasifikimi i partisë si ekstremiste e djathtë nuk është publikuar. Por me të zvogëlohen edhe më shumë pengesat ligjore për mbikëqyrjen e AfD-së nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës.
    AfD: Klasifikimi i motivuar politikisht
    Vetë AfD e konsideron vendimin të motivuar politikisht. Zëvendëskryetari Stephan Brandner tha për “Rheinische Post”: “Ky vendim i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, i cili është i udhëzuar, është absurditet i plotë për nga përmbajtja, nuk ka të bëjë me ligjin dhe rendin dhe është një vendim thjesht politik në luftën e partive të kartelit kundër AfD”.
    Ministrja e Brendshme e SPD në detyrë, Nancy Faeser, iu kundërpërgjigj akuzës se Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme, kishte vepruar sipas udhëzimeve të saj. “Nuk ka pasur asnjë ndikim politik në raportin e ri”, shpjegoi Faeser. Vetë raporti është në përputhje me vlerësimin e Faeser për AfD-në: “Qëndrimi i tyre nacionalist reflektohet në deklarata raciste, veçanërisht kundër emigrantëve dhe myslimanëve”, shpjegoi Faeser, që ka vetëm pak ditë në detyrë para se qeveria e re federale të marrë detyrën.
    Politikanë të e partive të tjera e përshëndetën raportin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Politikania e FDP-së, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, për shembull, i tha DPA: “AfD nuk është thjesht një parti proteste, por një lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë që dëshiron të shkatërrojë rendin tonë të lirë dhe demokratik.”
    Sondazhet e nxjerrin AfD pjesërisht kryesuese
    AfD ka bërë të ditur hapa ligjorë kundër klasifikimit të saj si një parti “e konfirmuar ekstremiste e krahut të djathtë”. Partia do të “vazhdojë të mbrohet ligjërisht kundër këtyre shpifjeve që rrezikojnë demokracinë”, thanë dy kryetarët Alice Weidel dhe Tino Chrupalla. Vendimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është “goditje e rëndë për demokracinë gjermane”.
    Se çfarë do të thotë politikisht vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është një çështje tjetër. Në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, AfD fitoi ndjeshëm me 20.8 për qind dhe tani është grupi i dytë parlamentar më i fortë pas Unionit CDU/CSU. AfD është partia më e fortë opozitare në qeverinë e ardhshme të koalicionit midis CDU/CSU dhe SPD. Në sondazhet e fundit, mbështetja për AfD është rritur edhe më tej. Në disa sondazhe, AfD ishte në të njëjtin nivel ose edhe përpara CDU-së.
    A do të ndalohet AfD?
    Mjaft politikanë që duan ndalimin e AfD-së e shohin qëndrimin e tyre të konfirmuar me raportin e ri të Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese. Edhe Marco Wanderwitz nga CDU. Ai ishte iniciatori i një mocioni ndërpartiak parlamentar në Bundestag, i cili u mbështet nga më shumë se 120 deputetë, por që nuk doli në një votim përfundimtar në Bundestagun e mëparshëm. Deputetët donin që Bundestagu të aplikonte për ndalimin e partisë nga Gjykata Kushtetuese Federale.
    Por ka edhe kundërshtarë të nismës për ndalimin e AfD-së. Politikanë të ndryshëm, juristë kushtetues dhe studiues politikë kanë argumentuar se një ndalim me sukses do të ishte ligjërisht i vështirë dhe do t’i jepte AfD-së një rol martir nga i cili ajo do të përfitonte. Përveç kësaj, partitë e tjera duhet ta luftojnë politikisht AfD-në dhe nuk duhet të përpiqen të eliminojnë konkurrencën politike me mjete ligjore.
    Edhe Kancelari Olaf Scholz në largim paralajmëroi: “Unë mendoj se kjo është diçka për të cilën nuk mund të ketë nxitim”, u shpreh Scholz në Kongresin e Kishës Protestante në Hanover. Gjykata Kushtetuese Federale ka refuzuar të gjitha kërkesat e fundit për ndalim. “Unë jam kundër një vendimi të nxituar dhe për këtë arsye nuk do të them se kështu duhet ta bëjmë.”
    Ministrja e Brendshme Faeser theksoi se vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës për AfD-në si parti ekstremiste e djathtë dhe një procedurë e mundshme ndalimi janë dy gjëra krejtësisht të pavarura. Në procedurën e ndalimit të partive, ka “me të drejtë pengesa shumë të larta kushtetuese”. Kjo “nuk mund të përjashtohet, por duhet të vazhdojë të trajtohet me shumë kujdes”./ DW

  • AfD u klasifikua si parti e ekstremit të djathtë, çfarë pasojash ka ky klasifikim?

    AfD u klasifikua si parti e ekstremit të djathtë, çfarë pasojash ka ky klasifikim?

  • Pothuajse gjysma e rezervave në SHBA/ Sa i sigurt është ari gjerman në Nju-Jork?

    Pothuajse gjysma e rezervave në SHBA/ Sa i sigurt është ari gjerman në Nju-Jork?

    Pothuajse gjysma e rezervave të arit të Gjermanisë ruhen ende në Nju-Jork dhe Londër. Pse është kështu? Dhe pse Bundesbank nuk e sjell arin gjerman në vend?
    Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë gjenden në  Rezervën Federale të SHBA. Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e këtyre rezervave në Gjermani. “Silleni arin tonë në shtëpi,” kërkoi Michael Jäger, President i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në ZDF. Kërkesa të tilla morën hov pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilat ai vë në pikëpyetje hapur pavarësinë e sistemit bankar qendror amerikan.
    Vërtet rezervat gjermane të arit jashtë vendit kanë qenë prej kohësh një çështje e diskutuar dhe janë të rrethuara nga një sërë mitesh. Edhe Deutsche Bundesbank ka luajtur rol këtu. Deri në vitin 2013, ajo publikonte sasinë totale të rezervave çdo vit, por ka heshtur kryesisht si ishin shpërndarë këto  rezerva në nivel ndërkombëtar. Tani ko ka ndryshuar rrënjësisht: që atëherë, Banka Federale është përpjekur për transparencë.
    Sa të mëdha janë rezervat e arit të Gjermanisë?
    Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë pas atyre të SHBA-së. Në fund të vitit 2024, sipas raportit vjetor të Bundesbank, ato ishin 3,352 tonë, që korrespondonte me një vlerë rekord prej 270.58 miliardë euro. Nga këto, 1,710 ton, ose rreth 51 për qind janë të depozituara në një vend  të panjohur në Frankfurt am Main. Nëse merret parasysh rritja e fortë të çmimit të arit për një tremujor të mirë deri më tani këtë vit, vlera e pastër e tregut të arit gjerman aktualisht korrespondon me rreth 340 miliardë euro.
    Sa ar gjerman ruhet ende jashtë vendit?
    1236 ton ar, ose pothuajse 37 për qind e rezervave të Gjermanisë, ruhen në kasafortat e Bankës së Rezervës Federale në Nju Jork. Pjesa e mbetur prej 409 tonësh, afërsisht 12.2 për qind, mbahen nga Banka e Anglisë në Londër. Midis 2013 dhe 2017, Bundesbank reduktoi zotërimet jashtë. Gjithsej 300 tonë u zhvendosën nga Nju Jorku në Gjermani. 374 tonët e depozituar më parë në Paris u transferuan plotësisht. Në atë kohë, Bundesbank e justifikoi konceptin e saj të ri të ruajtjes me situatën e ndryshuar gjeopolitike dhe kapacitetet e çliruara të kasafortave në Gjermani.
    A planifikohet një transferim i mëtejshëm i stoqeve?
    Aktualisht nuk ka plane konkrete për këtë. Megjithatë, Bundesbank i referohet konceptit të saj të depozitimit, sipas të cilit: “Faktorët kryesorë për ruajtjen e rezervave të arit janë, mbi të gjitha, objektivat e sigurisë dhe tregtueshmërisë, në mënyrë që ari të shitet ose të këmbehet me monedha të huaja nëse është e nevojshme. Deutsche Bundesbank vlerëson rregullisht depozituesit e rezervave të saj të arit bazuar në këto kritere,” shpjegon një zëdhënës. Efikasiteti i kostos së ruajtjes gjithashtu luan një rol. “Fed i Nju Jorkut është dhe mbetet një depozitë e rëndësishme për arin tonë në këtë kontekst”, është shprehur zëdhënësi i Bundesbank. “Ne nuk kemi asnjë dyshim se me Fed të Nju Jorkut kemi një partner të besueshëm dhe të besueshëm për ruajtjen e rezervave tona të arit.”
    Pse ari gjerman ruhet jashtë vendit?
    Arsyet qëndrojnë në rendin ekonomik botëror të pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi ari i Reichsbank u konfiskua nga aleatët, rezervat e arit të Republikës së re Federale ishin zero. Nuk u dërguan rezerva ari të Republikës Federale në SHBA, Angli apo Francë, por ato iu llogaritën Gjermanisë pjesërisht si pagesa të tepricave të larta të bilancit nga viti 1951. Kështu e parashikonin atëkohë rregullat e Unionit të atëhershëm Evropian të Pagesave (EPU) dhe sistemit monetar ndërkombëtar Bretton Woods. Megjithatë, ky ar nuk u dërgua në Gjermani, por më së shumti mbeti në qendrat kryesore të tregtimit të arit në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francë.
    Deri në vitin 2013, 69 për qind e rezervave të arit të Gjermanisë ruheshin jashtë vendit. Aspektet e sigurisë gjithashtu luajtën rol. Gjatë Luftës së Ftohtë, sfera e ndikimit të Bashkimit Sovjetik u shtri deri në kufirin e Republikës Federale të Gjermanisë, kështu që kishte kuptim që rezervat të liheshin në vende magazinimi më në perëndim.
    Si kontrollohen rezervat?
    Ndërsa rezervat në Nju-Jork dhe Londër mund të likuidohen më shpejt, lind pyetja si mund të kontrollojë Gjermania efektivisht rezervat e saj jashtë vendit. Për këtë qëllim, Bundesbank dërgon ekipe inspektimi në Nju Jork dhe Londër “në intervale të rregullta”. Këta inspektorë ekzaminojnë një mostër të parazgjedhur shufrash ari që banka qendrore e huaj ua paraqet fizikisht. Të dhënat e shiritit dhe pastërtia krahasohen me të dhënat gjermane. “Më tej shufrat e arit peshohen në vend dhe kontrollohen për origjinalitetin duke përdorur pajisjet tona të testimit,” shpjegon një zëdhënës i Bundesbank. “Në asnjë moment gjatë këtyre inspektimeve nuk ka pasur pengesa apo kufizime nga ana e institucioneve depozituese, Fed e Nju Jorkut apo Banka e Anglisë”.
    Në çdo rast, qasja nga SHBA-ja apo Britania e Madhe vështirë të imagjinohet. “Sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, rezervat valutore mbrohen nga ndërhyrjet e autoriteteve përmbaruese të vendit pritës”, shpjegon Bundesbank. Bundesbank publikon çdo vit zotërimet e sakta në listën e saj të shufrave të arit, e cila rendit çdo shufër ari në gjithsej 2,373 faqe.
    Marrë nga DW