Tag: fazës

  • Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë

    Bylis do të jetë kundërshtari i radhës i Vllaznisë në kampionat, me mallakastriotët që do të vizitojnë Shkodrën ditën e diel. Ku sfida do luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, të kryeqendrës së veriut të vendit tonë.
    Në këtë mënyrë kuqeblutë do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja, ku pas një periudhe prej 4 ndeshjesh radhazi ku nuk marrin pikët e plota në kampionat, të besuarit e Martinit kanë vetëm një objektiv në javën e 16- të të sezonit. Dhe ai është marrja e 3 pikëve dhe rikthimi i qetësisë në kampin shkodran, në një moment ku situata nuk është më e mira e mundshme, pasi skuadra nuk po gjen reagimin prej disa takimesh radhazi.

    Duke shfaqur edhe një nivel loje jo të kënaqshëm përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku priten në Shkodër. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që kanë marrë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme në 4 javët e fundit të Superiores. Po ashtu ndaj Bylisit, kuqeblutë do të kërkojnë të ripërsërisin suksesin e fazës së parë, ku Vllaznia triumfoi 0-1 në Ballsh.
    Që ngelet edhe fitorja e vetme jashtë fushe e shkodranëve deri në këto momente të edicionit 2025-26. Gjithashtu në shtëpinë e tyre, Vllaznia do të kërkojë të rikthehet sërish te fitoret dhe 3-pikëshat, ku ishte Teuta që prishi rekordin absolut të kuqebluve në shtëpi këtë edicion. Ku para humbjes 0- 1 ndaj durrsakëve, shkodranët kishin 6 ndeshje të zhvilluara në shtëpi ku kishin marrë 6 fitore. Një statistikë që do të kërkojnë ta ripërtërijnë pikërisht ndaj Bylisit ditën e diel, në javën e 16-të të edicionit.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kategoria e Parë e gjitha në fushë, nis raundi i …kthimit

    Kategoria e Parë e gjitha në fushë, nis raundi i …kthimit

    Kategoria e Parë luan këtë të diel në orën 13:30 ndeshjet e para të fazës së dytë. Dy skuadrat e kreut Skënderbeu dhe Laçi me misionin për të bërë të tjera pikë të vlefshme për objektivin sezonal që kanë. Pavarësisht se përballë do të kenë rivalë të denjë. Korçarët në provë të vështirë në “Liri Ballabani” ndaj Burrelit të teknikut Nikaj (i pezulluar) ndërsa kurbinasit e Shensoit të impenjuar në shtëpi me Ilirinë e Fushë Krujës.

    Sidoqoftë, sot në këtë javë të parë të fazës së dytë, e 12-ta në radhë, janë në axhendë të gjitha takimet që parashikon kalendari. Kështu në “Roza Haxhiu” të Lushnjës luhet një tjetër takim delikat. Lushnja e Bicajt (i pezulluar) përballet me Pogradecin i cili mban vendin e tretë.

    Një tjetër ndeshje me rivalitet të madh shihet në Fushë Krujë. Kastrioti, befas i zgjuar javët e fundit, pret Besën e Kavajës. Korabi- AF Luftëtari dhe Apolonia- Kukësi mbyll panoramën e kësaj jave e cila me gjasë do të zhvillohet në kushte të motit me shi e terrene të rënduara.

    Java e 12-të, 23 nëntor 2025

    13:30

    Laçi- Iliria

    Burreli-Skënderbeu

    Kastrioti- Besa

    Apolonia- Kukësi

    Korabi- AF Luftëtari

    Lushnja- Pogradeci/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Shqipërisë 2025-2026/ Përfundojnë ndeshjet e fazës 1/16, përcaktohen çiftet e raundit 1/8

    Kupa e Shqipërisë 2025-2026/ Përfundojnë ndeshjet e fazës 1/16, përcaktohen çiftet e raundit 1/8

    Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026 dhe janë përcaktuar çiftet e fazës 1/8. Nga ky raund u kualifikuan më tej Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Laçi, Flamurtari, Burreli dhe Apolonia.
    Në fazën 1/8 do të garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2024-2025.
    Faza 1/8 ka përcaktuar këto takime: Tirana – Skënderbeu, Teuta – Vora, Dinamo City – Besa, Vllaznia – Pogradeci, Bylis – Laçi, AF Elbasani – Flamurtari, Partizani – Burreli dhe Egnatia – Apolonia.
    Kupa e Shqipërisë, rezultatet e fazës 1/16
    Skënderbeu-Iliria 4-2
    Vora-Sopoti 2-1
    Besa-Kukësi 3-1
    Pogradeci-Korabi 4-3
    Laçi-Luftëtari 2-0
    Flamurtari-Tomori 9-0
    Burreli-Kastrioti 5-2
    Apolonia-Lushnja 3-2
     
    Kupa e Shqipërisë – 1/8
    Tirana – Skënderbeu
    Teuta – Vora
    Dinamo City – Besa
    Vllaznia – Pogradeci
    Bylis – Laçi
    AF Elbasani – Flamurtari
    Partizani – Burreli
    Egnatia – Apolonia
     

  • Nga vazot, rivalët dhe datat, ja çfarë duhet të dini për shortin e “play-off”

    Nga vazot, rivalët dhe datat, ja çfarë duhet të dini për shortin e “play-off”

    Anglia ishte një test luksi, një sfidë prestigji, por u pa qartë që edhe Sylvinho kishte nisur të mendonte për ndeshjet e fazës “play-off” në një kohë kur kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidën gjysmëfinale për shkak të numrit të kartonëve. Më 20 nëntor, në orën 13:00, nga Zyrihu, Shqipëria do të njohë rivalin e sajë në fazën “play-off”.
    Fakt është që kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e 3 së bashku me Kosovën, duke shmangur në këtë mënyrë një përballje mes familjes. Si pjesë e vazos së tretë, Shqipëria do të përballet me një nga ekipet e vazos së dytë, për momentin në këtë vazo bëjnë pjesë përfaqësuese si Sllovakia, Skocia, Republika Çeke dhe Irlanda. Sfidën e parë në gjysmëfinalen e fazës “play-off”, Shqipëria do ta luajë në transfertë, ky është dizavantazhi i vazos së tretë.
    Nëse kalojmë rivalin e parë, Shqipëria do të përballet në fazën finale të “play-off” me një nga dy fituesit e çifteve mes vazos së parë dhe të katërt, edhe kjo është një ndeshje teke, por që do të përcaktohet me short.
    Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa ndeshjet finale më 31 mars. Shqipëria duhet të fitojë 2 takime për të shkuar në Botërorin “FIFA2026”.

  • Polemikat ia lënë fjalën fushës, nisin ndeshjet e para të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë

    Polemikat ia lënë fjalën fushës, nisin ndeshjet e para të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë

    Pas polemikave të shumta të ditëve të fundit në volejboll, për shkak të çështjes Ferreira, sot dhe nesër është koha për t’iu rikthyer fushës. Në të dyja kategoritë, do të luhen ndeshet e para të Kupës së Shqipërisë.
    Ekipet e Superligës janë ndarë në dy grupe, në bazë të renditjes së tyre në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Ndeshjet e para në fazës së grupeve do të luhen më datat 31 tetor dhe 1 nëntor.
    Dy ekipet e para të secilit grup do të avancojnë në fazën gjysmëfinale, e cila do të zhvillohet në mars.
    Femra – Grupi A
    Pogradeci – Korabi, 31 tetor
    Skënderbeu – Partizani, 1 nëntor
    Femra – Grupi B
    Tirana – Vllaznia, 31 tetor
    Dinamo – Teuta, 1 nëntor
    Meshkuj – Grupi A
    Skënderbeu – Studenti, 1 nëntor
    Partizani (pushim)
    Meshkuj – Grupi B
    Vllaznia – Erzeni, 31 tetor
    Tirana – Elbasani, 31 tetor

  • Shqipëria e dyta, ja formula e fazës Play Off për një biletë në Botëror

    Shqipëria e dyta, ja formula e fazës Play Off për një biletë në Botëror

    Tani po! Shqipria mund të nisë të bëjë llogaritë e saj për fazën play off të Botërorit 2026. Sigurisht nëse do të ruajë vendin e dytë tashmë të konsoliduar me 4 pikë më shumë se Serbia e cila ka një ndeshje më pak.

    Ja formula e fazës play off.

    16 ekipet e playoff-it (12 nënkampionët dhe katër fituesit e grupeve të tyre përkatëse të Kombeve që nuk janë kualifikuar ende) do të ndahen në katër vazo dhe katër shorte mini-tenisi, të cilat do të përcaktojnë katër kualifikueset e fundit evropiane.

    Kombëtaret e nivelit të parë, katër me renditjen më të lartë të FIFA-s në nëntor, do të përballen me përfaqësueset e nivelit të fundit (me katër më të mirat nga Grupi i Ligës së Kombeve), ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë midis ekipeve të nivelit të dytë dhe të tretë. Finalja, nëse do të zhvillohet, do të mbahet me short.

    Vazhdo leximin

  • “Superkompjuteri” rishqyrton faktet dhe ndryshon fituesin e tij të Ligës së Kampionëve

    “Superkompjuteri” rishqyrton faktet dhe ndryshon fituesin e tij të Ligës së Kampionëve

    2 Tetor 2025

    11:20

    Alfred Lleshi

    Superkompjuteri i “Opta” ka ndryshuar parashikimin për favoritët e Champions League pas xhiros së dytë të fazës së grupeve. Analiza e të dhënave nga 18 ndeshjet e fundit ka sjellë ndryshime në renditjen e ekipeve, duke rikthyer vëmendjen nga Liverpool drejt Arsenalit, në veri të Londrës.
    Ekipi i Mikel Arteta ka tani përqindjen më të lartë pozitive të mundësisë për triumf mes 36 skuadrave të fazës, rreth 18%. Liverpool-i, që humbi në Stamboll, dhe PSG, fituese në Barcelonë, e mbyllin podiumin me 14.70% dhe 13.96% shanse respektivisht. Pas tyre renditen Manchester City dhe Bayern Munich, njëri me barazim ndaj Monaco dhe tjetri me fitore të thellë ndaj Pafos.
    Ekipet spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi renditen të gjashtët dhe të shtatët. Barcelonës i jepen 8.25% shanse, ndërsa Real Madridit vetëm 494%, pavarësisht se ndan kreun e golashënuesve të fazës së grupeve me Bayern Munich.

  • Bremer karikon tifozët: Po hedhim hapat e fundit të fazës përgatitore, gati për sezonin e ri

    Bremer karikon tifozët: Po hedhim hapat e fundit të fazës përgatitore, gati për sezonin e ri

    13 Gusht 2025

    10:09

    Telesport

    Juventus duket në formë në prag të fillimit të sezonit të ri. Fitorja 2-1 ndaj Borussia Dortmund ishte një sinjal pozitiv për skuadrën e trajnerit Igor Tudor. I bindur për këtë është mbrojtësi brazilian Bremer, i rikthyer nga dëmtimi i gjatë.
    “Pjesa e parë e fazës përgatitore ka qenë e rëndësishme. Tani po akumuloj më shumë minuta të luajtura. Ju faleminderit për mbështetjen tuaj“, shprehet në një koment në rrjetet sociale mbrojtësi i Juventus, Gleison Bremer.
    “Tani kemi hapin e fundit para se të rifillojmë sezonin e ri, do të jemi gati për sfidat e radhës“, shtoi braziliani, që luajti në miqësoret kundër Reggiana dhe Borussia Dortmund. Ai do të ketë edhe një provë të fundit kundër Next Gen para debutimit sezonal.

  • “Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

    “Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi përfundimin e fazës së parë të verifikimeve në terren, në kuadër të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se brenda 20 ditëve të para janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 ton mallra.
    Malaj njoftoi se tashmë administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë, e cila do të fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm të shoqërimit të produkteve me faturë tatimore.
    Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është formalizimi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.
    “Zero tolerancë ndaj çdo subjekti që shkel ligjin dhe nuk respekton rregullat e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”, deklaroi Malaj.

  • VIDEO / Rama: Buna rrjedh e lirë pas përfundimit të fazës së dytë të pastrimit në Dajlan

    VIDEO / Rama: Buna rrjedh e lirë pas përfundimit të fazës së dytë të pastrimit në Dajlan

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton për përfundimin me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes në lumin Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër.
    Ndërhyrja synon përmirësimin e qarkullimit natyror të ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë.
    “Mirëmëngjes, dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postim.