Tag: fazën

  • Formacionet zyrtare të finales, PSG dhe Inter zbresin me më të mirët në fushë

    Formacionet zyrtare të finales, PSG dhe Inter zbresin me më të mirët në fushë

    Do luhet sot në Munich, finalja e madhe dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni, ajo e Champions League, aty ku do përballen PSG dhe Inter. Francezët e nisën shumë keq në formatin e ri të këtij sezoni në Champions League dhe arritën të kualifikoheshin vetëm në ndeshjet e fundit, duke u renditur në vendin e 15-të në fazën e grupeve.
    Në play-off për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-ve eliminuan Brest me rezultatin e përgjithshëm 10-0, pastaj në 1/16-at eleminuan Liverpool-in, më pas Aston Villa-n, në gjysmëfinale eleminuan një tjetër ekip anglez, Arsenal-in, për të mbërritur kështu në finale e sotme.
    Në anën tjetër, Interi e mbylli në vendin e katërt fazën e grupeve, në 1/16-at eleminuan Feyenoord, më pas Bayern, në gjysmëfinale eleminuan Barcelonën në një sfidë që do mbahet mend gjatë, për të mbërritur kështu në finale.
    Përsa i përket formacioneve zyrtare, dy trajnerët, Luis Enrique dhe Simone Inzaghi nuk lënë vend për surpriza dhe kanë hedhur në fushë 11-tshet e tyre më të mira.
    PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
    Inter XI: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez.

  • Kreu i PSG-së i dërgon paralajmërim të fortë Interit: Nuk e dinim a do kualifikoheshim nga grupet, nuk e mbyllim vetëm me finalen 

    Kreu i PSG-së i dërgon paralajmërim të fortë Interit: Nuk e dinim a do kualifikoheshim nga grupet, nuk e mbyllim vetëm me finalen 

    PSG ka bërë një çmenduri të vërtetë. Kjo skuadër duket si rasti i Portugalisë që triumfoi pasi doli në vendin e tretë në fazën e grupeve me vetëm tre pikë, tre barazime. Kështu edhe PSG e siguroi kalimin nga grupet në javën e fundit, teksa ishte shumë pranë zhgënjimit të madh, për të mos dalë as nga faza e grupeve. 
    Në këtë moment nisi rritja e frikshme e PSG që hoqi gjithë ekipet e Premier League nga Champions dhe tani e gjen veten në finale. Për numrin një të PSG, Nasser Al Khelaifi, nuk do të mbyllet këtu. “Ne duhet të jemi shumë krenar për atë që kemi arritur, për tifozët, për cdokënd në këtë ekip. Duhet të kujtojmë pak edhe fazën e grupeve, nuk ishim të sigurt për atë kualifikim, por gjithmonë kemi besuar te ky ekip, te ky trajner. Por nuk e kemi mbyllur me kaq, kemi edhe një finale para”, tha Nasser Al Khelaifi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Mirupafshim koha shtesë dhe derbi “europian”: UEFA po studion risi për Champions League 2025-26!

    Mirupafshim koha shtesë dhe derbi “europian”: UEFA po studion risi për Champions League 2025-26!

    Pas vetëm një sezoni që nga hyrja në fuqi e formatit të ri, Federata Europiane e Futbollit po shqyrton disa ndryshime për ta bërë kompeticionin edhe më emocionues.
    Pas sezonit të parë me formatin e ri të një grupi të vetëm, Champions League mund të mirëpresë ndryshime të reja të mëtejshme duke filluar nga 2025/26. Siç raporton gazeta gjermane Bild, UEFA ka nisur tashmë diskutimet për ndryshime të mundshme që mund ta bëjnë kompeticionin më të mirë evropian për klube edhe më inovative dhe interesante.
    UEFA po punon për të mbledhur sa më shumë opinione nga përfaqësues të klubeve të ndryshme evropiane në mënyrë që të prezantojë çdo ndryshim që në 30 majin e ardhshëm, kur do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv në Mynih.
    Janë tre ndryshime kryesore që UEFA mund të prezantojë duke filluar nga sezoni i ardhshëm për Champions League, ndryshime që mund të ndikojnë edhe në dy garat e tjera kontinentale, Europa League dhe Konferencën:

    Nuk ka më kohë shtesë: në fazën e eliminimit, nëse rezultati pas ndeshjes së parë dhe të dytë do të ishte barazim, ndeshja do të shkonte direkt në penallti. Një rregull që do të ndikonte drejtpërdrejt në kursimin e shpenzimit fizik dhe energjik të futbollistëve, duke e reduktuar efektivisht atë.
    Avantazhi vendas: ende në fazën eliminatore, klubet që përfunduan në tetë pozitat e para në grupin e vetëm do të kishin avantazhin për të luajtur ndeshjet e kthimit të ndeshjeve me eliminim direkt në shtëpi kundër kundërshtarëve që ishin më keq në fazën e parë, duke eliminuar kështu faktorin e shortit të parashikuar nga rregullorja aktuale.
    Përplasjet mes klubeve nga i njëjti vend: ky rregull, i cili lejon që derbi të luhen midis ekipeve të së njëjtës Federatë duke filluar nga play-off-i (si në rastin e PSG-Brest), do të modifikohej duke vendosur një ndalim të paktën deri në fazën e 16-të gjithëpërfshirëse. Një rikthim i vërtetë në të kaluarën.

    Ka pasur shumë polemika këtë sezon, sidomos për pikën e dytë. Ka pasur kritika se Arsenali u detyrua të luante ndeshjen e dytë të çerekfinaleve jashtë fushe ndaj Real Madridit, pavarësisht se Topçinjtë përfunduan të tretët në fazën e parë, ndërsa Merengues u detyruan të kalonin në play-off për shkak të pozicionit të tyre më të keq pas tetë ndeshjeve të tyre të para në kompeticion.
    Një situatë që do të përsëritet edhe me Paris Saint-Germain. Francezët kaluan gjithashtu në play-off, por do të kenë avantazhin për të luajtur ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër Arsenalit në Parc des Princes më 7 maj.
    E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Inter-Barcelona, me Blaugranët që përfunduan në vendin e dytë në fazën e parë, ndërsa zikalterit e Simone Inzaghit përfunduan te tretët, me golaverazh me te keq.

  • Mesazhi i qartë i Liverpool-it për Europën, por që pak e kanë kuptuar…

    Mesazhi i qartë i Liverpool-it për Europën, por që pak e kanë kuptuar…

    “Anfield” i dha “lamtumirën” sezonin e kaluar një legjende të gjallë të klubit: Jürgen Klopp-it. Trajneri gjerman mbylli epokën e tij te Liverpool-i me trofeun e “Carabao Cup” dhe vendin e tretë në Premier League, 9 pikë pas Manchester Cityt. Megjithatë, “Reds” e nderuan trajnerin që i kishte rikthyer në majat e Anglisë dhe Europës.
    Në vend të tij erdhi Arne Slot, trajneri i Feyenoord-it, që kishte shkëlqyer në “Eredivisie”. Sezoni i tij i parë në “Anfield” ka qenë shumë pozitiv. Liverpool-i është drejt fitimit të kampionatit të 20-të në histori, duke dominuar me autoritet Premier League, ku nuk ka pasur rivalë seriozë, falë një filozofie loje interesante.
    Disa mund të përdorin eliminimin në Champions League (në fazën e 1/8-ave ndaj Paris Saint-Germain të Luis Enrique) për të vënë në dyshim sezonin e parë të Slot, por në realitet Liverpool-i ishte më i miri në fazën e grupeve. Të vetmet pika të errëta ishin eliminimi nga “FA Cup” ndaj Plymouth Argyle dhe humbja në finalen e “Carabao Cup” ndaj Newcastle.
    Slot, në vetëm vitin e parë të një projekti që duket se do të zgjasë, ka ruajtur thelbin e stilit të Klopp, duke mbajtur në nivel të lartë yjet si Salah, Van Dijk, Robertson dhe Alexander-Arnold. Në të njëjtën kohë, ai ka përmirësuar ndjeshëm edhe lojtarë që më parë nuk shkëlqenin, si Gravenberch. Një punë thuajse perfekte, që klubi synon ta mbështesë fort në merkaton verore.
    Liverpool-i ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për Europën me rinovimin e kontratave të dy prej shtyllave të skuadrës: Mohamed Salah (32 vjeç) dhe Virgil van Dijk (34 vjeç). Të dy e dinë se janë në vitet e fundit të karrierës në nivel të lartë dhe qëndrimi i tyre tregon se klubi iu ka garantuar një projekt ambicioz në afat të shkurtër. Asnjëri nuk do të qëndronte nëse plani do të sillte rezultate vetëm në një të ardhme të largët, prandaj pritet që Liverpool-i të jetë shumë aktiv në merkaton e ardhshme.
    Lëvizje të mëdha duken në horizont. Së pari, duhet një zëvendësues për Trent Alexander-Arnold, i cili, përveç ndonjë kthese të papritur, do të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë. Conor Bradley pritet të ketë më shumë minuta, por klubi kërkon një lojtar tjetër për të kompletuar mbrojtjen.
    Pastaj, emrat që përfliten për fazën ofensive janë tërheqës: Rayan Cherki (ylli i Lyon) dhe Bilal El Khannouss (talenti i Leicester City, që ka rënë nga kategoria). Ato janë objektiva për të shtuar kreativitetin në mesfushë dhe sulm.
    Goditja e madhe mund të jetë Dean Huijsen për mbrojtjen, por mbi të gjitha, Liverpool-i kërkon një “bomber” të vërtetë për repartin ofensiv. Besimi te Darwin Núñez po zbehet, ndaj emri më i dëshiruar është Victor Osimhen, që pëlqehet edhe nga Tottenham. Liverpool-i është rikthyer dhe këtë herë me një mesazh të qartë: është gati të luftojë për gjithçka.

  • UEFA shqyrton mundësinë e heqjes së shtesave, shkohet direkt tek penalltitë

    UEFA shqyrton mundësinë e heqjes së shtesave, shkohet direkt tek penalltitë

    Adriatik BALLA
    Paris San Zhermen është skuadra më e mirë e Francës por ky ekip s’ka mundur të fitojë UEFA Champions League. Këtë herë ndodhet në gjysmëfinale dhe ka një shans. Ndërkohë që PSG po mendon për Champions, UEËFA nga ana e saj po ideon të bëjë ndryshime në formën e zhvillimit të ndeshjeve që shkojnë në kohën shtesë. Kështu, Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) është duke shqyrtuar mundësinë që në formatin e ri të Ligës së Kampionëve të bëhen të tjera ndryshime. Njëra prej ideve është që në fazën nokaut, të hiqen vazhdimet dhe nëse rezultati është i barabartë pas 90 minutave, të ekzekutohen penalltitë menjëherë. UEFA një gjë të tillë synon ta bëj në mënyrë që të largohet presioni mbi lojtarët, të cilët janë shumë të ngarkuar për shkak të orarit të ngjeshur.
    Për t’u zyrtarizuar një gjë të tillë, UEFA do të jetë në pritje të përgjigjes së klubeve, ka shkruar “Sport Bild” të mërkurën. Prej ideve që po shqyrtohen është edhe që pas fazës së ligës, ekipet prej vendit të parë deri në vendin e tetë, ta kenë përparësinë e terrenit në çerekfinale dhe gjysmëfinale, pra ta luajnë ndeshjen kthyese në shtëpi. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në këtë edicion. Arsenali ka qenë i zhurmshëm në këtë drejtim me arsyetimin se në fazën e ligës ka qenë më i mirë, por është dashur të luajë si mysafir në ndeshjet vendimtare. Një tjetër shqyrtim i UEFA-s është që përballjet mes skuadrave të një shteti të nisin prej fazës së çerekfinales. Bajern i Mynihut – Leverkusen dhe Real Madrid – Atletiko Madrid, ishin takuar mes vete në fazën e 1/8 së finales së Championsit në këtë sezon. Duke u kthyer tek Paris San Zhermen, mund të thuhet se, sipas 10 mijë simulimeve të tij, mes katër skuadrave në garë, është Arsenali më i favorizuar për ta fituar, me 28,7%. Për ”topçinjtë” do të ishte hera e parë në histori që e fitojnë këtë trofe, në një turne ku janë ekipi që ka luajtur më shumë ndeshje, 199 të tilla, pa vënë në qafë asnjëherë medaljen e fituesit.
    PSG, që ka luajtur 163 ndeshje pa e fituar trofeun dhe që do të përballet me anglezët, ka 24% shanse për suksesin final. Ekipi me përqindjen e dytë më të lartë pas Arsenalit, është Interi, me 25,5% shanse, ndërsa italianët shihen si favoritë për të kaluar Barcelonën dhe arritur finalen. Çuditërisht, katalanasit janë ata që kanë më pak shanse nga të gjithë skuadrat që kanë mbetur në garë, pasi në vetëm 21,8% të simulimeve kanë qenë ata fitues të trofeut.

  • Gara për “Këpucën e Artë”, dy javë para fundit sulmuesit shtojnë energjitë në fushë

    Gara për “Këpucën e Artë”, dy javë para fundit sulmuesit shtojnë energjitë në fushë

    Adriatik BALLA
    Superliga jonë e futbollit po shkon drejt fundit. Nga kalendari i rregullt sezonal i ndeshjeve mbeten edhe dy xhiro, të cilat janë vendimtare, sigurisht, por mundet që ndonjëra prej skuadrave që bien një kategori më poshtë mund të mësohet që këtë të shtunë. Natyrisht, rivaliteti është në kryesim, ku luftohet për titullin sipas formulës “Final Four”, por në fundtabelë do të ketë gjithashtu lurto të fortë mes skuadrave kush mbetet në elitë. Por rivaliteti s’është vetëm për renditjen, por edhe mes lojtarëve për arritje personale. Kështu, këtë sezon ka një rivalitet të fortë mes disa lojtarëve për “Këpucën e Artë”, dhe priten surpriza në dy xhirot e fundit.
    Situata në kampionat me sulmuesit
    Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare, teksa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt. Gara është tepër e fortë, si për kreun e renditjes, për zonën “Final Four”, ashtu edhe për mbijetesën. Po aq interesante mbetet edhe dueli për golashënuesin më të mirë të sezonit. Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë, kryeson me 15 gola, ndërsa ndiqet nga afër nga Regi Lushkja i Egnatias, me 14 realizime. Duket se gara për “Këpucën e Artë” do të vijojë deri në fund mes këtyre dy emrave, por pas tyre qëndrojnë gjithashtu Peter Itodo i Dinamo Siti, Valid Jarmouni i Tiranës dhe Baton Zabergja, po i Dinamo Siti, që kanë realizuar nga 12 gola secili. Gjithçka mbetet e hapur për titullin e golashënuesit më të mirë të sezonit, në prag të dy javëve të fundit të kampionatit të rregullt dhe fazës “Final Four”.
    Vllaznia-Elbasani, statistikat flasin për shkodranët
    Java e parafundit e Superiores që do të luhet këtë të shtunë sjell një përplasje interesante, ajo mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Shkodranët janë në pozita më të mira, si vend i dytë në renditje, kurse Elbasani shpreson që Partizani të zhgënjejë në një nga këto dy xhiro të fundit e duke fituar vetë të marrë pozicionin e “demave të kuq” në top-4 të renditjes së Kategorisë Superiore. por s’do të jetë e lehtë, pasi në përplasjen me shkodranët statistikat shkojnë në favor të kuqebluve. Kështu, në kampionat Vllaznia ka marrë një barazim 0-0 në fazën e parë. Kuqeblutë kanë triumfuar në fazën e dytë me rezultatin 1-2. Ku golit të Qaqit i përgjigjeshin Dodaj e Çoba për shkodranët. Në fazën e tretë sërish ekipet do e mbyllnin në një barazim 1-1, ku shënues ishin Deliu për Vllazninë dhe Musta për Elbasanin. Teksa humbiste një penallti edhe Bekim Balaj në këtë sfidë.
    Shkodranët do të ishin triumfatorë ndaj Elbasanit këtë sezon edhe në çerekfinalet e kupës së Shqipërisë. Ku dueli i parë në Elbasan përfundoi me rrjetat e paprekura në rezultatin 0-0. E ndërsa në kthim sfida do të ishte spektakolare, sepse ndeshja do të përfundonte me rezultatin 3-3 pas kohës së rregullt dhe 30 minutave të shtesës. Ku Vllaznia do të ishte më e saktë nga goditjet e 11-metërshave për të kaluar në gjysmëfinale më pas. Statistika që flasin në favor të shkodranëve, që pavarësisht se nuk janë super dominuese, tregojnë për një traditë pozitive të kuqebluve ndaj Elbasanit.

  • Champions/ Përmbysja e madhe është vetëm një “mirazh”, Reali eliminohet nga Arsenali! Interi kalon Bayernin, në gjysmëfinale i pret Barcelona

    Champions/ Përmbysja e madhe është vetëm një “mirazh”, Reali eliminohet nga Arsenali! Interi kalon Bayernin, në gjysmëfinale i pret Barcelona

    Kompetiocioni më prestigjioz i futbollit në Europë, Champions League ka mbyllur fazën çerekfinale të saj.

    Pas Barcelonës dhe PSG që avancuan mbrëmjen e djeshme, Interi i Inzaghit dhe Topçinjtë e Arsenalit janë dy ekipet e fundit që kalojnë në fazën gjysmëfinale të Champions.
    Djemtë e Inzaghit pritën në San Siro gjermanët e Bayern Munchen dhe siguruan kualifikimin pasi barazuan me rezultatin 2-2. Gjermanët e nisën ndeshjen mirë pasi morën avantazhin me të përhershmin Harry Kane duke sjellë barazimin e përkohshëm në të dyja transfertat. Por rezultati zikaltrit e përmbysën rezultatin në harkun kohor të 3 minutave me golat e Lautaro Martinez dhe Pavard. Gjermanët gjetën edhe një herë rrjetën me anë të Eric Dier, por nuk ishte ë mjaftueshme për t’i kaluar ata në fazën tjetër të kompeticionit.
    Ndërkohë, në Spanjë “galaktikët” e Real Madridit pritën Arsenalin, që erdhi me avantazhin e tre golave nga Londra. Ylli anglez, Saka zhbllokoi rezultatin në minutën e 65’ dhe pas dy minutash, nga pasiguria e Salibas, Vinicius riktheu baraspeshën. Në frymën e fundit braziliani Martineli i dha goditjen e fundit kampionëve në fuqi duke iu ndërprerë rrugëtimin e tyre në Champions për sezonin 2024-2025.
    Në gjysmëfinale Interi gjen Barcelonën ndërsa Arsenali do të përballet me PSG-në e Enriques.
    INTER 2-2 BAYERN MUNCHEN (4-3)
    Martinez 58’, Pavard 61’ / Kane 52’, 76’
    REAL MADRID 1-2 ARSENAL (1-5)
    Vinicius 67’ / Saka 65’, Martinelli 90+3’

    Top Channel

  • Biznes hollandezësh/ Sherr për kontratën 393 milionë euro të portit, gjigandi francez ankimon tenderin e qeverisë shqiptare

    Biznes hollandezësh/ Sherr për kontratën 393 milionë euro të portit, gjigandi francez ankimon tenderin e qeverisë shqiptare

    Nga Klodian Tomorri

    Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare.

    Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar në Komisionin e Prokurorimit Publik vlerësimin e fazës së parakualifikimit dhe skualifikimin e tyre nga gara për tenderin e majmë.

    Faza e parakualifikimit për tenderit 393 milionë euro u përmbyll dy javë më parë. Komisioni i tenderit kualifikoi për në fazën e fundit vetëm dy oferta; atë të hollandezes Van Oord dhe grekes Archirodon, por edhe kjo me seli qendrore në Hollandë.

    Biznes hollandezësh
    Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka një veçori unike. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kryesohet nga një kompani private.

    Disa muaj më parë, qeveria autorizoi Autoritetin Portual që të kontraktonte kompaninë hollandeze Royal Haskoning me negocim të drejtëpërdrejtë si konsulente për tenderin e portit. Kontrata mes Autoritetit Portual dhe Royal Haskoning është sekrete. Por Kapitali ka zbuluar se vlera e saj është 12 milionë euro.

    Përveç shumës së majme që qeveria u paguan hollandezëve, atyre u është lënë edhe kryesimi i komisionit të vlerësimit të ofertave të tenderit. Praktikisht, përzgjedhja e fituesit.

    Dhe për koiçidencë, komisioni i kryesuar nga hollandezja Royal Haskoning kualifikoi për në fazën finale vetëm dy oferta hollandeze, Van Oord dhe Archirodon.

    Gjigandët jashtë
    Parakualifikimi i tenderit për ndërtimin e Portit kishte dy faza. Faza e parë përfshinte hapjen e garës tenderuese, pjesë e të cilës ishte edhe zhvillimi i një terminali kontejnerësh me dy shtretër.

    Faza e dytë ishte e ajo e parakualifikimit, ku ofertuesit e mundshëm parakualifikohen me kusht që të plotësojnë një sërë kriteresh të paracaktuara teknike dhe financiare. Me mbylljen e kësaj faze, nis faza finale, ajo e ofertimit në të cilën ofertuesit e parakualifikuar mund të dorëzojnë ofertën e tyre financiare.

    Tashmë në garë kanë mbetur vetëm dy kompanitë hollandeze, Van Oord dhe Archirodon. Ndërsa tre oferta të tjera u skualifikuan. Mes tyre ishte dhe ajo e Jan de Nul dhe Vinci Construction, një konsorcium gjigandësh.

    Për këtë mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë. Të dyja kompanitë e kualifikuara në fazën e dytë, kanë së bashku një xhiro vjetore, që është vetëm sa 5 për qind e xhiros që bënë Vinci.

    Në vitin 2023, gjigandi francez kishte një xhiro prej 68 miliardë eurosh dhe fitim para taksave prej 8 miliardë eurosh, pra një fitim më të madh se sa buxheti i Shqipërisë. Ndërkohë dy kompanitë e kualifikuara, Van Oord dhe Arhirodon kanë respektivisht 2.8 dhe 1 miliardë euro xhiro në vit. Më pak se gjysmën e fitimin e të Vincit.

    Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është kontrata publike më e madhe e realizuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës. Në lojë janë plot 393 milionë euro, vetëm për fazën e parë të ndërtimit të Portit, fatura totale e të cilit pritet të tejkalojë shifrën 1 miliardë euro.

    Por që në fillimin e saj gara është shoqëruar me kontestime dhe me sa duket porti do të shndërrohet në një fushëbetejë mes klanit të hollandezëve dhe gjigandëve francezë.

  • Përplasje “gjigantësh” për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

    Përplasje “gjigantësh” për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

    Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare. Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vlerësimin e fazës së parakualifikimit dhe skualifikimin e tyre nga gara për tenderin e majmë. Faza e parakualifikimit për tenderit 393 milionë euro u përmbyll dy javë më parë. Komisioni i tenderit kualifikoi për në fazën e fundit vetëm dy oferta; atë të holandezes Van Oord dhe grekes Archirodon, por edhe kjo me seli qendrore në Holandë.
    Biznes holandezësh
    Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka një veçori unike. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kryesohet nga një kompani private. Disa muaj më parë, qeveria autorizoi Autoritetin Portual që të kontraktonte kompaninë holandeze Royal Haskoning me negocim të drejtpërdrejtë si konsulente për tenderin e portit. Kontrata mes Autoritetit Portual dhe Royal Haskoning është sekrete. Por Kapitali ka zbuluar se vlera e saj është 12 milionë euro. Përveç shumës së majme që qeveria u paguan holandezëve, atyre u është lënë edhe kryesimi i komisionit të vlerësimit të ofertave të tenderit. Praktikisht, përzgjedhja e fituesit. Dhe për koiçidencë, komisioni i kryesuar nga holandezja Royal Haskoning kualifikoi për në fazën finale vetëm dy oferta hollandeze, Van Oord dhe Archirodon.
    Gjigandët jashtë
    Parakualifikimi i tenderit për ndërtimin e Portit kishte dy faza. Faza e parë përfshinte hapjen e garës tenderuese, pjesë e të cilës ishte edhe zhvillimi i një terminali kontejnerësh me dy shtretër. Faza e dytë ishte e ajo e parakualifikimit, ku ofertuesit e mundshëm parakualifikohen me kusht që të plotësojnë një sërë kriteresh të paracaktuara teknike dhe financiare. Me mbylljen e kësaj faze, nis faza finale, ajo e ofertimit në të cilën ofertuesit e parakualifikuar mund të dorëzojnë ofertën e tyre financiare. Tashmë në garë kanë mbetur vetëm dy kompanitë holandeze, Van Oord dhe Archirodon. Ndërsa tre oferta të tjera u skualifikuan. Mes tyre ishte dhe ajo e Jan de Nul dhe Vinci Construction, një konsorcium gjigantësh. Për këtë mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë. Të dyja kompanitë e kualifikuara në fazën e dytë, kanë së bashku një xhiro vjetore, që është vetëm sa 5 për qind e xhiros që bënë Vinci.
    Në vitin 2023, gjigandi francez kishte një xhiro prej 68 miliardë eurosh dhe fitim para taksave prej 8 miliardë eurosh, pra një fitim më të madh se sa buxheti i Shqipërisë. Ndërkohë dy kompanitë e kualifikuara, Van Oord dhe Arhirodon kanë respektivisht 2.8 dhe 1 miliardë euro xhiro në vit. Më pak se gjysmën e fitimin e të Vincit. Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është kontrata publike më e madhe e realizuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës. Në lojë janë plot 393 milionë euro, vetëm për fazën e parë të ndërtimit të Portit, fatura totale e të cilit pritet të tejkalojë shifrën 1 miliardë euro. Por që në fillimin e saj gara është shoqëruar me kontestime dhe me sa duket porti do të shndërrohet në një fushëbetejë mes klanit të hollandezëve dhe gjigandëve francezë, raporton “kapital.al”.

  • Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, ja sfidat çerekfinale dhe ato të fazës “play in”

    Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, ja sfidat çerekfinale dhe ato të fazës “play in”

    Është mbyllur sezoni i rregullt në NBA për sezonin sportive 2024-2025 dhe skuadrat përgatiten për fazën play off. Gjashtë ekipet e para të secilës Konferencë kalojnë direkt në fazën play off.
    Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në fazën play in, një fazë shtesë që do të përcaktojë dy çerekfinalistet e fundit. Luhet me ndeshje të vetme, në fushën e renditur më mirë në sezonin e rregullt.
    Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 prill. Oklahoma, me 68 fitore e 14 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në Konferencën e Lindjes ekipi më rezultatin më të mirë është Cleveland (64 fitore e 18 humbje).
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – Ekip nga play-in
    (2) Boston – Ekip nga play-in
    (3) New York – (6) Detroit
    (4) Indiana – (5) Milwaukee
    Konferenca e Lindjes-Play in
    (7) Orlando – (8) Atlanta
    (9) Chicago – (10) Miami
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – Ekip nga play-in
    (2) Houston – Ekip nga play-in
    (3) Lakers – (6) Minnesota
    (4) Denver – (5) Clippers
    Konferenca e Perëndimit-Play in
    (7) Golden State – (8) Memphis
    (9) Sacramento – (10) Dallas