Tag: fazën

  • Mançester Siti kthen Juventusin me këmbë në tokë, i shënon 5 gola “Zonjës së Vjetër”

    Mançester Siti kthen Juventusin me këmbë në tokë, i shënon 5 gola “Zonjës së Vjetër”

    Juventus-Mançester Siti ishte kryesfida e Botërorit të Klubeve. Bardhezinjtë vinin në këtë sfidë me dy fitore dhe me 9 gola të shënuar e vetëm me një të pësuar. Por formës mjaft pozitive i erdhi fundi. Mançester Siti ktheu sërish me këmbë në tokë “Zonjën e Vjetër”.
    “Qytetarët” morën një fitore të thellë 2-5 përballë Juventusit. Kopmajnersi (11′) dhe Vlahoviçi (84′) tundën rrjetën për skuadrën italiane, ndërsa në krahun tjetër Doku (9′), Kaluluja (26′ autogol), Halandi (52′), Fodeni (69′) dhe Savinjoja (75′) shënuan për Mançester Sitin. Kështu, ekipi i Guardiolës e përfundon fazën e grupeve në vendin e parë në renditje dhe Juventusi e ndjek në vendin e dytë. Megjithatë, të dyja skuadrat ia kanë dalë të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eleminim direkt./Sport Ekspres/

  • Zgjedhja e kreut të BKH, SPAK zbulon emrat që vazhdojnë garën

    Zgjedhja e kreut të BKH, SPAK zbulon emrat që vazhdojnë garën

    Komisioni i Përzgjedhjes brenda Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, që po shqyrton kandidaturat për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka skualifikuar nga gara 6 nga 13 kandidatët që kishin aplikuar për këtë pozicion, duke dorëzuar dokumentacionin fillestar.
    Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurrimit për kandidatët e mëposhtëm:
    Andi Pogaçe
    Artur Beu
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Gledis Nano
    Joni Keta
    Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurrimin për fazat e tjera të procesit.

  • Gara për kreun e BKH-së, 7 kandidatë kualifikohen për fazën e dytë

    Gara për kreun e BKH-së, 7 kandidatë kualifikohen për fazën e dytë

    Komisioni i Përzgjedhjes ka publikuar sot rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në total u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit.
    Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijojnë garën janë:

    Andi PogaçeArtur BeuElton KërlukuGentian NdoiGentjan ShehajGledis NanoJoni KetaProcesi i përzgjedhjes zhvillohet në bazë të nenit 148/dh të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Faza e ardhshme përfshin testime të mëtejshme profesionale dhe vlerësime të integritetit.

  • Xabi Alonso në vështirësi te Real Madrid, mungesa e Mbappé mbetet mister

    Xabi Alonso në vështirësi te Real Madrid, mungesa e Mbappé mbetet mister

    Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, është përballur me sfida që në fillim të aventurës së tij në krye të skuadrës, ku më e madhja është mungesa e sulmuesit kryesor, Kylian Mbappé. Fituesi i “Këpucës së Artë” evropiane nuk është ende në gjendje optimale fizike dhe nuk ka qenë i pranishëm në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit.
    Sipas raportimeve, Mbappé ka kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të një problemi akut me stomakun, që e detyroi madje të shtrohej në spital. Ai humbi rreth 5 kilogramë dhe ka shfaqur simptoma të qarta lodhjeje.
    Megjithatë, ylli francez u kthye në stërvitje me ekipin ditën e mërkurë, por në mënyrë të papritur nuk u përfshi në listën e skuadrës për sfidën ndaj Salzburgut. Ai nuk ka udhëtuar fare me ekipin drejt Filadelfias, duke humbur kështu ndeshjen e tretë radhazi në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve.
    Mungesa e Mbappé mund të jetë një vendim i stafit teknik dhe vetë Alonsos, për ta ruajtur atë për fazën e 1/8, ku Real Madrid mund të përballet me rivalë si Juventus apo Manchester City. “Los Blancos” kanë nevojë vetëm për një pikë ndaj Salzburg për të siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.

  • Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

    Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

    26 Qershor 2025

    12:08

    Telesport

    Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, pranoi se ishte i kënaqur pasi skuadra e tij kaloi në fazën eliminatore të Kupës së Botës për klube. Verdict që erdhi pas fitores 1-0 ndaj klubit të Koresë së Jugut, Ulsan.
    “Ne donim të kalonim fazën e grupeve, ndaj jemi të kënaqur që e arritëm objektivin fillestar dhe jemi mes 16 skuadrave më të mira“, tha Kovac. Dortmund tani do të luajë ndaj Monterrey në fazën tjetër me eliminim direkt.
    “Ishte një paraqitje e mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne e menaxhuam ndeshjen në pjesën e dytë pasi ishte vapë. Në fund të fundit, ne dhe Fluminense meritojmë të kalojmë përpara“, tha më tej trajneri i Dortmund.
    “Ne kemi pak kohë për të menduar për ndeshjen e radhës dhe duhet të jemi të përgatitur. Kemi pothuajse një javë kohë deri të martën, duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë kualifikimin për më tej”, tha Kovac.

  • Atletiko e Madridit eleminohet në fazën e grupeve të Botërorit, Botafogos i mjafton edhe humbja për të kaluar grupin

    Atletiko e Madridit eleminohet në fazën e grupeve të Botërorit, Botafogos i mjafton edhe humbja për të kaluar grupin

    Atletiko e Madridit ka përfunduar rrugëtim në Botërorin e Klubeve. Skuadra spanjolle nuk ka mundur të kalojë dot fazën e grupeve, duke u renditur në vendin e 3-të. Ekipi i Simeones ka mposhtur sot Botafogon me rezultatin minimal 1-0, por brazilianët ia kanë dalë të kalojnë më tej edhe me këtë humbje.
    Të dyja skuadrat kanë grumbulluae të njëjtin numër pikësh, por Botafogo u renditën në vendin e dytë falë golavarazhit. Ndërkohë kreun e grupit e ka marrë PSG-ja. Kampionët e Europës kanë marrë sot një fitore 2-0 kundër Seatëll Saundersit./Sport Ekspres/

  • SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt i kandidatëve

    SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt i kandidatëve

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo shtyrje vjen për shkak të problemeve me dokumentacionin e kandidatëve, ku nga 13 aplikantë në total, vetëm dy kanë dorëzuar të gjithë dokumentet e kërkuara në mënyrë të rregullt për fazën e parë të përzgjedhjes.
    Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK do të kalojë më pas në fazën e intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve, për të përzgjedhur kandidatët që kalojnë në fazën tjetër.
    Ndër emrat më të njohur që kanë shprehur interes për drejtimin e BKH-së janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.
    Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri është hapur pas përfundimit të mandatit të drejtoreshës së parë të BKH-së, Aida Hajnaj, më 31 gusht 2024. Sipas ligjit, drejtuesi i Byrosë emërohet për një mandat pesëvjeçar.
    Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë hetimore e dalë nga drejtësia e re, e ndërtuar mbi modelin e FBI-së amerikane, dhe ka për mision mbështetjen e SPAK në hetimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe grupeve kriminale.
    13 kandidatët në garë janë:

    Andi Pogaçe
    Artur Beu
    Astrit Halilaj
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Gledis Nano
    Haki Çako
    Joni Keta
    Maoricio Sheldija
    Marinela Pilinçi
    Miklovan Kanani
    Nevrus Ndregjoni

  • Man.City “shpartallon” Al Ain, por në 1/8 rrezikon Real Madrid, Guardiola: E dimë çfarë duhet të bëjmë me Juven (VIDEO)

    Man.City “shpartallon” Al Ain, por në 1/8 rrezikon Real Madrid, Guardiola: E dimë çfarë duhet të bëjmë me Juven (VIDEO)

    Me 6 pikë, po aq sa dhe Juve, Man.City “fluturon” në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve, në sfidën e fundit përballen me “Zonjën e Vjetër” për të përcaktuar kreun e Grupit G. Gjithçka e lehtë për të besuarit e Pep Guardiola, me “qytetarët” që triumfuan 6-0 për Al Ain.
    Tetë minuta lojë i mjaftuan për të kaluar në avantazh, me Gundogan që në përpjekje për të futur një top në zonë e dërgoi drejtpërdrejtë në rrjetë. Në të 27-tën, Claudio Echeverri, talenti argjentinas, me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit dyfishoi shifrat. City nuk u mjaftuan me kaq, por në fundin e pjesës së parë, Haaland konvertoi në gol një penallti të fituar.

    Historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me ndeshjen që u zhvillua me një drejtim. Në minutën e 73-të, Gundogan kompletoi “dopjetën” e tij personale dhe golin e katërt për Man.City. Anglezët nuk e ulën ritmin për asnjë momente, dhe në minutat e mbetura gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, me Bobb dhe Cherki, duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-0.
    Pep Guardiola e pranoi se dëshironin të shënonin më shumë për të kapur vendin e parë në grup, në mënyrë që të shmangin Real Madrid në fazën e 1/8: “Shtymë deri në fund për të shënuar një tjetër gol, për të tentuar të kapnim vendin e parë, por nuk ia dolëm. E dimë se çfarë duhet të bëjmë tani kundër Juves për ta mbyllur në krye”, u shpreh Guardiola ndër të tjera.
    ()

  • Reali fiton bindshëm me 10 lojtarë, Paçuka shënon gol nderi

    Flamengo, Bajern dhe Juventus, skuadrat e kualifikuara deri tani në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve.

    Grupi H: Real Madrid- Paçuka 3-1 (Belingam 35′, Guler 43′, Valverde 70’/ Montiel 80′)

    Nëse Real Madridi gabon në një ndeshje në një garë të dyfishtë, nuk ka gjasa ta gabojë as në tjetrën. Një rregull që “Los Blancos” e zbatuan edhe në Kupën e Botës për Klube, gjatë ndeshjes që fituan 3-1 në mbrëmje kundër Paçuka-s dhe që ishte i vlefshëm për fazën e grupeve (Grupi H) të kampionatit botëror për Klube.

    Në fakt, gjërat për Realin nuk filluan në mënyrën më të mirë: në minutën e shtatë, Asencio mori një karton të kuq direkt dhe e la ekipin e tij numerikisht inferior. Mund të kishte qenë një mundësi e artë për meksikanët, të cilët më pas u mposhtën nga reagimi i Real Madrid. Të besuarit e Çabi Alonsos kaluan 2-0 në fund të pjesës së parë falë golave ​​të shënuar nga Beligam dhe Guler në minutat e 35-të dhe 43-të përkatësisht.

    Pjesa e dytë ishte një çështje menaxhimi për ekipin spanjoll, i cili me 20 minuta nga fundi shënuan edhe golin e tretë me Valverde. Montiel më pas shënoi golin statistikor të meksikanëve. Reali arrin të festojë fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube. Kështu pas barazimit 1-1 në debutimin kundër Al Hilal, tani Real ka 4 pikë dhe pret zhvillimet që do të vijnë nga dueli Salsburg-Al Hilal (pas pak në 00-00)

    Vazhdo leximin

  • Lançohet në fazën beta shfletuesi i ri Dia

    Lançohet në fazën beta shfletuesi i ri Dia

    Mjetet tradicionale të internetit po përballen me një krizë ekzistenciale ndërsa produktet dhe mjetet AI po marrin vëmendje më shumë dhe si rezultat po tërheqin drejt vetes paranë dhe tregun.

    The Browser Company është prej të paktëve lojtarë të tregut që mendon se kjo gjë po ndodh. Kompania vitin e kaluar vendosi të ndërpresë zhvillimin e shfletuesit popullor Arc duke thënë se është një mjet popullor për entuziastët por jo masat.
    Kështu startupi ka vendosur të ndërtojë një shfletues tjetër me inteligjencën artificiale në zemër të saj dhe quhet Dia. Tashmë ky shfletues është i disponueshëm për tu testuar ndërsa hapi fazën beta edhe pse duhet të keni një ftesë për ta provuar.

    Dia ka një ndërfaqe të drejtpërdrejtë. Shfletuesi është i bazuar në Chromium mbështetur nga Google andaj pamja dhe ndjesia që të jep është familjare.

    Tipari dallues? Inteligjenca artificiale e integruar thellë. Për shembull shiriti i kërkimit të Dia sillet si një ndërfaqe për chabotin e saj AI. Ky chatbot mund të kërkojë në ueb për ju, të bëjë përmbledhje të dhënash, dhe në mënyrë automatike të kalojë mes funksioneve të bisedës dhe kërkimit.
    Një tjetër veçori është Skills ku mund të krijoni pjesëza kodi që shërbejnë si shkurtesa për konfigurime të caktuara. Për shembull mund ti kërkoni shfletuesit të ndërtojë një ndërfaqe për lexim dhe të kodojë diçka për ju. /PCWorld Albanian