Tag: fazën

  • Pasi të lexosh këtë artikull, do t’i japësh shumë më tepër rëndësi gjumit

    Pasi të lexosh këtë artikull, do t’i japësh shumë më tepër rëndësi gjumit

    Sëmundja e Alzheimer-it është një prej sëmundjeve që prek miliona familje në mbarë botën. Shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë pse disa njerëz zhvillojnë këtë sëmundje dhe të tjerë jo, ndërsa kërkimet janë duke zbuluar se modelet e gjumit mund të luajnë një rol të caktuar në prekjen nga kjo sëmundje.

    Studimi, i publikuar në “Alzheimer’s & Dementia”, ka shqyrtuar veçanërisht marrëdhënien mes fazës REM të gjumit dhe sëmundjes së Alzheimer-it. Por cili është lidhja mes tyre dhe më e rëndësishmja, si mund ta përdorësh këtë informacion për të ulur rrezikun për t’u prekur Alzheimer?

    Për këtë studim, studiuesit shqyrtuan se sa kohë duhej që 123 persona të arrinin fazën REM të gjumit për herë të parë pas fjetjes, si edhe disa faktorë të lidhur me sëmundjen e Alzheimer-it. (Faza REM është periudha kur sytë lëvizin shpejt dhe personi ëndërron, sipas klinikës “Cleveland”. Është gjithashtu e rëndësishme për të mësuar dhe mbajtur mend.)

    Nga pjesëmarrësit, 64 kishin sëmundjen e Alzheimer-it dhe 41 kishin dëmtim të lehtë aspektit konjetiv, ndërsa të tjerët kishin funksionim të rregullt. Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan një studimi të gjumit dhe skanimeve që tregonin për Alzheimer.

    Studiuesit zbuluan se njerëzit të cilëve u duhej më shumë kohë për të hyrë në fazën REM të gjumit kishin më shumë gjasa të kishin shenja të sëmundjes së Alzheimer-it.

    A ka lidhje midis gjumit dhe Alzheimer-it?

    Lidhja mes gjumit dhe sëmundjes së Alzheimer-it është ende në studim. Shoqata e Alzheimer-it thekson se njerëzit që jetojnë me demencë kanë shpesh probleme me gjumin, por aktualisht nuk ka prova të qarta nëse gjumi i keq është faktor rreziku për këtë sëmundje.

    Megjithatë, disa kërkime sugjerojnë se mungesa e gjumit (ose gjumi i keq) mund ta rrisë rrezikun për Alzheimer. Një studim i publikuar në nëntor 2024 tregoi se 35% e njerëzve që konsideroheshin si persona që nuk bëjnë gjumë të mirë (dhe ndiheshin tepër të lodhur gjatë ditës) më vonë zhvilluan sindromën e “Rrezikut njohës motorik” (MCR), e cila konsiderohet pararendëse e demencës.

    “Cilësia e dobët e gjumit është lidhur me sëmundjen e Alzheimer-it,” thotë Dr. W. Christopher Winter, neurolog dhe specialist i mjekësisë së gjumit në “Charlottesville Neurology and Sleep Medicine” dhe drejtues i podcast-it “Sleep Unplugged”.

    “Në të kundërt, individët që flenë mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme duket se ulin rrezikun e dëmtimit të funksioneve njohëse”, shtoi ai.

    A mund ta rrisë mungesa e fazës REM rrezikun për Alzheimer?

    Është ende e vështirë të thuhet me siguri. Ndërsa studiuesit përfunduan se duhen më shumë hulumtime, ata gjithashtu sugjeruan se kalimi më i ngadaltë në fazën REM mund të jetë një “shenjë e mundshme” për sëmundjen e Alzheimer-it.

    Si mund të kaloj në fazën REM?

    Shumica e njerëzve kalojnë 4-6 cikle gjumi gjatë natës dhe faza REM është pjesë e tyre. Fatkeqësisht, nuk mund të kontrollosh vetë se në cilat faza të gjumit hyn dhe momentin se kur. Ajo që mund të bësh është të fokusohesh në një gjumë cilësor në përgjithësi.

    Winter jep këto këshilla për të përmirësuar gjumin:

    – Përcakto një orar të rregullt për gjumin dhe zgjimin. Përpiqu t’i përmbahesh atij
    – Kufizo alkoolin dhe kafeinën, veçanërisht shmang kafeinën pasditeve
    – Bëhu aktiv fizikisht dhe syno të ushtrohesh në mëngjes për të përkrahur ritmin natyral të gjumit/zgjimit të trupit
    – Krijo një rutinë të qetë dhe të qëndrueshme përpara gjumit që të ndihmon të çlodhesh
    – Ki kujdes me medikamentet për gjumë.

    “Ironikisht, disa prej tyre ndikojnë në fazën REM,” thotë Winter.

    Si mund ta ulim rrezikun për Alzheimer?

    Studiuesit ende nuk e dinë saktësisht çfarë e shkakton sëmundjen e Alzheimer-it dhe demencën, çka e bën të vështirë parandalimin. Por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë këto veprime për të ndihmuar në uljen e rrezikut:

    – Më shumë aktivitet
    – Përpiqu të parandalosh ose menaxhosh diabetin
    – Menaxho presionin e gjakut
    – Përpiqu të parandalosh ose korrigjosh humbjen e dëgjimit
    – Kufizo ose shmang konsumimin e alkoolit
    – Kufizo ose shmang duhanin

    Nëse ke vështirësi me gjumin, Winter thotë se është e rëndësishme të konsultohesh me një profesionist të kujdesit shëndetësor sa më shpejt që të jetë e mundur.

  • FSHF miraton rregulloren e re të Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

    FSHF miraton rregulloren e re të Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

    Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”.

    Sipas rregullores së re në fazën “Final 4” do të luhen 6 ndeshje në total në 3 javë. Në fund të javës së tretë ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë do të shpallet kampion i Superiores
    Postimi i FSHF:
    Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”.
    Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë. Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:
    Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje.
    Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në Final 4.
    Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4.
    Pikët në Final 4 do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët.
    Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:
    Java 1
    Vendi 1 vs Vendi 4
    Vendi 2 vs Vendi 3
    Java 2
    Vendi 1 vs Vendi 3
    Vendi 2 vs Vendi 4
    Java 3
    Vendi 1 vs Vendi 2
    Vendi 3 vs Vendi 4
    Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
    Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4.
    Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria.
    Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”.
    Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:
    – Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
    – Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
    – Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).

  • Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

    Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

    Teuta ka filluar projektin e ri me presidentin Fatos Troplini. Për këtë sezon u preferua që faza përgatitore të zhvillohet në Ohër.
    Ky destinacion është preferuar shpesh herë nga ekipet shqiptare në vitet e fundit. Tashmë është publikuar edhe axhenda e sfidave miqësore.

    Do të luhen tre takime. Ndaj Makedonijës, kundër Llapit dhe përballë Vorës. Datat janë respektivisht 18, 21 dhe 24 korrik.

  • SPAK heton aeroportin e Vlorës, prokuroria: Verifikim kontratës koncensionare, jemi në fazën e hetimeve paraprake

    SPAK heton aeroportin e Vlorës, prokuroria: Verifikim kontratës koncensionare, jemi në fazën e hetimeve paraprake

    Prokuroria e Posaçme po heton kontratën koncensionare të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Zyrtarisht SPAK thotë se hetimi është në fazën fillestare.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në në fazën e hetimeve paraprake.
    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet nga kompania Mabco Construction, ndërsa zoëtrues 100% i saj është biznesmeni nga kosova, Behgjet Pacolli.Sipas burimeve, SPAK po heton mënyrën sesi u përfitua koncesioni, kushtet e ndërtimit të tij dhe nëse financimi është bërë sipas kuadrit ligjor.

    Më 8 maj të këtij viti, aeroporti realizoi fluturimin e parë, duke i dhënë dritën jeshile certifikimit të tij. Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës e veçanërisht turizmit në vend.
    /vizionplus.tv

  • Gara për kreun e BKH/ 7 kandidatë kalojnë në fazën e testit fizik: Pompa, vrap dhe test Poligrafi

    Gara për kreun e BKH/ 7 kandidatë kalojnë në fazën e testit fizik: Pompa, vrap dhe test Poligrafi

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Pas përfundimit të dy fazave të para të përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), kandidatë do të vijojnë garën në fazën e tretë, atë të testimit fizik. 
    Kandidatët që do të marrin pjesë në testimin fizik janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. 
    Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që testimi fizik të zhvillohet më 11 korrik 2025. Ky proces do të mbahet në ambientet e repartit special RENEA dhe do të mbikëqyret nga një prokuror i SPAK, si dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Në testin fizik përfshihen disa ushtrime, si vrap, pompa, test poligrafi dhe ushtrime të tjera fizike të qëndrueshmërisë dhe forcës.
    Në fazën e parë aplikuan gjithsej 13 kandidatë dhe vetëm 7 prej tyre arritën të kalojnë në fazën e dytë.
    Si zhvillohet procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së?
    Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.  Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra./ZËRI

  • Vllaznia njeh kundërshtarët në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League

    Vllaznia njeh kundërshtarët në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League

    3 Korrik 2025

    16:24

    Telesport

    Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është hedhur këtë të enjte shorti i fazës para-eliminatore të Futsal Champions League 2025/26, ku do të marrë pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Vllaznia Futsal.
    Në këtë fazë marrin pjesë 32 skuadra europiane, të ndara në 8 grupe me nga katër ekipe secila. Vllaznia Futsal është shortuar në Grupin B, së bashku me Tigers Roermond (Holandë), KMF Bajo Pivljanin (Mali i Zi) dhe Ísbjörninn (Islandë).
    Ndeshjet e turit para-eliminator do të zhvillohen në datat 26–31 gusht dhe në fazën tjetër do të kualifikohen vetëm skuadrat e renditura në vendin e parë në secilin grup. Kalendari me datat dhe oraret e ndeshjeve do të përcaktohet në ditët në vijim nga UEFA.
    Ndërkohë, UEFA ka vendosur që ndeshjet e grupit B ku bën pjesë dhe Vllaznia Futsal të zhvillohen në vendin tonë.

  • Jo vetëm Mbappe, Reali “përforcohet” me një tjetër lojtar para përballjes me Juventusin

    Jo vetëm Mbappe, Reali “përforcohet” me një tjetër lojtar para përballjes me Juventusin

    28 Qershor 2025

    20:55

    Telesport

    Më 1 korrik, në orën 21:00, më orën tonë, Real Madrid do të përballet me Juventusin në fazën me eliminim të 1/16-ve në Kupën e Botës për Klube. Në këtë përballje, Real Madrid pritet të ketë në dispozicion Kylian Mbappe-në, francezi ka munguar në 3 ndeshjet në fazën e grupeve për shkak të problemeve shëndetësore, por ai pritet të jetë nën urdhërat e Xabi Alonso-s për sfidën ndaj Juventusit.
    Ndërkohë, “Mundo Deportivo” raporton se Real Madrid do të ketë në dispozicion për sfidën e të martës mbrëma edhe Endrick. Pasi ka lënë pas dëmtimin muskulor, Endrick i është baskuar pjesës tjetër të ekipit që gjendet në SHBA.
    Meqenëse braziliani ishte përfshirë në listën e lojtrëve të grumbulluar që Reali kishte dërguar në FIFA para afatit të 10 qershorit, ai ka gjithë të drejtën tani të luajë në këtë kompeticion, edhe pse nuk qenë i përfshirë në 3 ndeshjet në fazën e grupeve.

  • Nga përballja e Mesit me PSG-në te supersfida Real -Juventus, njihuni me fazën e nxehtë të Botërorit

    Nga përballja e Mesit me PSG-në te supersfida Real -Juventus, njihuni me fazën e nxehtë të Botërorit

    Botërori i Klubeve tashmë ka hyrë në fazën e tij më interesante. Ndeshjet e grupeve kanë përfunduar dhe skuadrat janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë. Sfida që spikat më tepër është ajo mes Juventusit dhe Realit të Madridit. Dy nga klubet më historike të Europës, të cilat do të përplasen që në 1/16-t e këtij turneu.
    Ndërkohë një kundërshtar i veçantë do të jetë përballë Lionel Mesit në fushën e lojës. Ylli i futbollit botëror do të sfidojë ish-skuadrën e tij, PSG-në, ku përvoja që pati nuk ishte më e mira e mundshme. Sa i përket dueleve të tjera, Benfika do të ndeshet me Çelsin, Botafogo do të luajë derbin brazilian me Palmeirasin, Ndërsa Fluminense do të sfidojë Interin.
    Një derbi sheikësh do të jetë ai mes Mançester Sitit dhe Al Hilalit të Simone Inzagit, teksa Bajerni i Mynihut do të ballafaqohet me Flamengon. Sakaq, Monterrei i Serxho Ramosit do të përpiqet të kalojë pengesën që mban emrin Borusia Dortmund./Sport Ekspres/
    Ndeshjet e fazës me eleminim në Botërorin e Klubeve:
    28 qershor
    18:00 Palmeiras – Botafogo
    22:00 Benfika – Çelsi
    29 qershor
    18:00 Inter Majemi – PSG
    22:00 Flamengo – Bajern Mynih
    30 qershor
    21:00 Inter – Fluminense
    1 korrik
    03:00 Mançester Siti – Al Hilal
    21:00 Real Madrid – Juventus
    2 korrik
    03:00 Borusia Dortmund – Monterrei
     

  • Vinicius dhuron show, Reali kualifikohet në 1/8, i pret Juventus (VIDEO)

    Vinicius dhuron show, Reali kualifikohet në 1/8, i pret Juventus (VIDEO)

    Pa Mbappe, por me një Vinicius në versionin e tij më të mirë, Real Madrid “thyen” pastër 3-0 Salzburg duke u kualifikuar si kokë grupi për në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve ku do të përballet me Juventus, një super sfidë që premton spektakël. Ekipit të Alonsos i mjaftonte vetëm një pikë në xhiron e tretë, por Reali e nisi sfidën “zjarr”, me disa vertikalizime të shpejta. Vinicius tentoi fillimisht me një goditje brenda në zonë, por u ndal në mënyrë flagrante nga portieri.
    Në të njëjtën formë, në minutën e 40-të, askush nuk mund të ndalte Vinicius, me sulmuesin brazilian që u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë. Në limitet e pjesës së parë, në shtesë, Vinicuis dhuroi një asist të pastër për Valeverde, me kapitenin që brenda në zonë e kishte të lehtë të dyfishonte shifrat.

    Reali kishte kontrollin total të lojës, ndërsa në fraksionin e dytë trajneri Alonso u përpoq të freskonte ekipin. Në fund kishte kohë për një tjetër gol, me Gonzalo Garcia që realizoi golin e tretë me një finalizim plot klas duke hipotekuar vendin e parë Grupin H në kuotën e 7 pikëve, 2 më shumë se Al Hilal.

    Një biletë për në fazën e 1/8 siguroi edhe ekipi i Simone Inzaghi-t. Ekipi saudit doli me 3 pikë nga sfida kundër Pachuca-s pas fitores 2-0, një ndeshje ku zgjidhën gjithçka me nga një gol për çdo pjesë.
    Simone Inzaghi arrin në këtë mënyrë një objektiv të rëndësishëm, por tani rrugëtimi në Botërorin e Klubeve bëhet malore pasi në fazën e 1/8 do të përballen me Man.City.
    ()

  • Alonso shijon Vinicius, por pret Mbappe: Kemi rrugë të gjatë. Feston edhe Inzaghi: Arritëm atë që donim

    Alonso shijon Vinicius, por pret Mbappe: Kemi rrugë të gjatë. Feston edhe Inzaghi: Arritëm atë që donim

    Botërori për Klube ishte një test i fortë për dy trajnerë, Alonso dhe Inzaghi, të dy debutues, por në fund, të dy arrijnë të kalojnë në fazën e 1/8. Sigurisht për Real Madrid vetëm kaq nuk mjafton, kalimi i fazës së grupeve ishte detyrim, çdo përfundim tjetër do të shtonte presionin mbi Alonson. Tekniku spanjoll i falet Vinicis jr, me brazilianin që u shpall lojtari i ndeshjes përballë Salzburg, pikërisht komenti i parë i Alonso-s ishte për paraqitjen e sulmuesit brazilian:
    “Vini Jr bëri një ndeshje të shkëlqyer. Nuk jam i impresionuar vetëm nga goli dhe asisti, por dhe nga puna e tij në fazën mbrojtëse. U lidhëm mirë dhe kjo na lejoi të ishim më të bashkuar dhe të kishim më shumë liri në sulm. Largohemi nga ky takim me një shije të mirë, por duhet të vazhdojmë kështu pasi kemi ende shumë rrugë për të bërë. Kur do të rikthehet Mbappe? Ne kemi nevojë për të dhe duam që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në gjendjen më të mirë. Ai është një lojtari i nivelit të lartë, një nga më të mirë në botë, kemi nevojë për të, shpresoj ta kemi përsëri”, u shpreh Alonso.

    I lumtur për kualifikimin për në fazën e 1/8 u shfaq edhe trajneri i Al Hilal, Simone Inzaghi. Tekniku italian kaloi testin e parë, por tani sfidojnë Man.City, një nga ekipet më të mëdha në botë në sytë e tekniku “azzurr”:
    “Nuk ishte e lehtë, por skuadra ishte shumë e bashkuar. Luftoi gjatë këtyre 3 ndeshjeve për një objektiv të madh. Nuk vinim këtu vetëm për t’u argëtuar, por vinim për të luajtur në një Botëror dhe donim të arrinim në këtë fazë. Tani do të duhet të luajmë kundër Man.City, një nga skuadrat më të mëdha në botë. Këto janë ndeshjet ku mund të përmirësohesh dhe mund të piqesh si skuadër, kështu që jam shumë krenar”, u shpreh Inzaghi pas suksesit 2-0 kundër Pachuca-s.
    ()