Tag: fazën

  • Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

    Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

    “Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

  • Projekti 356 milionë euro për lidhjen Shqipëri – Mali i Zi, ja çfarë do të ndodhë me hekurudhën Vorë – Hani i Hotit

    Projekti 356 milionë euro për lidhjen Shqipëri – Mali i Zi, ja çfarë do të ndodhë me hekurudhën Vorë – Hani i Hotit

    Të paktën pesë kompani kanë kaluar fazën e parë të tenderit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M).
    Në faqen e prokurimeve të BERZH u renditën edhe emrat e kompanive të cilat do të vijojnë tani me fazën e dytë.
    Tenderi është pjesë e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe konkretisht për procedurën “Konsulencë për mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”.
    Aplikimet u dorëzuan në 10 qershor teksa njoftimi për emrat e kompanive u bënë në datë 28 korrik 2025.
    Lista e kompanive që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ndër të cilat janë disa konsorciume ndërkombëtare si:

    ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture Turkey
    DB E&C – Typsa – Abkons Germany
    Hill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A.  Netherlands (the)
    JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L.,  France
    SYSTRA – ARDANUY

    Projekti Vorë-Hani i Hotit
    Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.
    Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.
    Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.
    Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.
    Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.
    Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe)./Monitor

  • Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

    Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

    Të paktën pesë kompani kanë kaluar fazën e parë të tenderit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M).

    Në faqen e prokurimeve të BERZH u renditën edhe emrat e kompanive të cilat do të vijojnë tani me fazën e dytë.

    Tenderi është pjesë e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe konkretisht për procedurën “Konsulencë për mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”.

    Aplikimet u dorëzuan në 10 qershor teksa njoftimi për emrat e kompanive u bënë në datë 28 korrik 2025.

    Lista e kompanive që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ndër të cilat janë disa konsorciume ndërkombëtare si:

    1. ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture Turkey
    2. DB E&C – Typsa – Abkons Germany
    3. Hill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A.  Netherlands (the)
    4. JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L.,  France
    5. SYSTRA – ARDANUY

    Projekti Vorë-Hani i Hotit

    Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.

    Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.

    Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

    Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

    Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

    Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe)./Monitor

  • Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

    Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

    Të paktën pesë kompani kanë kaluar fazën e parë të tenderit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M).Në faqen e prokurimeve të BERZH u renditën edhe emrat e kompanive të cilat do të vijojnë tani me fazën e dytë.Tenderi është pjesë e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe konkretisht për procedurën “Konsulencë për mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”.Aplikimet u dorëzuan në 10 qershor teksa njoftimi për emrat e kompanive u bënë në datë 28 korrik 2025.Lista e kompanive që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ndër të cilat janë disa konsorciume ndërkombëtare si:ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture TurkeyDB E&C – Typsa – Abkons GermanyHill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A.  Netherlands (the)JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L.,  FranceSYSTRA – ARDANUYProjekti Vorë-Hani i HotitKosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Greta Thunberg vjen sot në Tiranë në protestën për Palestinën: Gaza në fazën e pestë të kequshqyerjes, bota të zgjohet

    Greta Thunberg vjen sot në Tiranë në protestën për Palestinën: Gaza në fazën e pestë të kequshqyerjes, bota të zgjohet

    Aktivistja me famë botërore, Greta Thunberg, do të vijë ditën e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet për Palestinën.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thunberg përmes një njoftimi, ku fton qytetarët që t’i bashkohen protestës në orën 18:00 në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë.
    Ajo tha gjithashtu se palestinezët në Gaza kanë hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes, teksa shtoi se vota duhet të zgjohet dhe të zgjedhjë anën e duhur të historisë.
    “Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, ka njoftuar Thunberg.

  • Hansi Flick nis “operacionin fshesa” te Barcelona, komunikon tri skarcimet e para

    Hansi Flick nis “operacionin fshesa” te Barcelona, komunikon tri skarcimet e para

    Barcelona e nisi fazën përgatitore të sezonit më 13 korrik, me një grup prej 36 lojtarësh, duke përfshirë si lojtarët e ekipit të parë, ashtu edhe ata nga akademia. Synimi i trajnerit Hansi Flick është të marrë me vete rreth 26 lojtarë në turin aziatik, që nis të enjten, ndaj në ditët në vijim do të duhet të bëjë disa përjashtime nga grupi.
    Për momentin, klubi ka njoftuar se Jan Virgili, Landry dhe Juan Hernández i bashkohen ekipit Barça Atlètic, i cili nisi dje përgatitjet. Kështu, pas një jave stërvitjesh nën urdhrat e teknikut gjerman, ata janë tri përjashtimet e para.
    Ndërkohë, Guillermo, Toni Fernández, Jofre, Pedro Fernández dhe Roony, i cili iu bashkua skuadrës javën e kaluar nga Kopenhaga, vazhdojnë të stërviten me Hansi Flick.
    Nuk duhet harruar se edhe Ibrahim Diarra e nisi fazën përgatitore me ekipin e parë, por të shtunën pësoi një dëmtim muskulor në muskujt e përparmë të kofshës së djathtë, çka e ka lënë jashtë grumbullimit për momentin.

  • Pozicionet vakante në bashkitë e vendit, Rama thirrje për aplikime: Vlora po ecën me fazën e intervistave!

    Pozicionet vakante në bashkitë e vendit, Rama thirrje për aplikime: Vlora po ecën me fazën e intervistave!

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një thirrje për aplikim për vendet e lira të drejtimit të sektorëve të ndryshëm në bashkitë e vendit.

    Kjo thirrje vjen pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative, si pasojë e ultimatumit të dhënë nga vetë kryeministri.
    Rama thekson se Bashkia e Vlorës, si e para që nisi këtë proces, tashmë ndodhet në fazën e intervistave me kandidatët e interesuar.

    POSTIMI I PLOTË:

    Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
    APLIKONI me kurajo dhe besim!
    Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
    Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    /vizionplus.tv

  • E vendos shorti i UEFA-s, një skuadër shqiptare “kap” fazën e grupeve

    E vendos shorti i UEFA-s, një skuadër shqiptare “kap” fazën e grupeve

    Shkëndija, kampione e Maqedonisë së Veriut ose Drita, kampione e Kosovës, do të ketë mundësinë të luajnë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.
    Një nga këto dy klube shqiptare, sipas shortit të UEFA-s, do të jetë në grupe. Por si ndodh kjo?!
    Shkëndija dhe Drita, luajnë në turin e dytë të Champions League, ku përballen me dy ekipe të mëdha, si FCSB nga Rumania dhe Copenhagen nga Danimarka.
    Në rast eliminimi në turin e dytë të Champions League, dy skuadrat shqiptare do të zbresin në turin e tretë të Europa League, aty ku shorti i ka vendosur përballë njëra-tjetrës.

    Ekipi që del fitues, do të kualifikohet në “play off” të Europa League, ndërsa humbësi bie në “play off” të Conference League.
    Në këtë situatë, skuadra që kualifikohet në “play off” të Europa League, në rast fitoreje shkon në grupet e këtij kompeticioni, ndërsa në rast humbje do të shkonte direkt në grupet e Conference League, sipas rregullores së UEFA-s.
    Në rast se Drita ose Shkëndija, ia dalin të kalojnë turin e dytë në Champions League, do të vazhdojnë rrugëtimin në këtë kompeticion, diçka që gjithashtu ua siguron fazën e grupeve të një turneu europian.

  • Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

    Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

    SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit.
    Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha komisioni i posaçëm ka njoftuar pretendentët për drejtimin e BKH-së se duhet të paraqiten të martën datë 22 korrik ora nëntë për testin e esesë me shkrim. Kjo fazë vjen pas asaj të testit fizik që u krye në ambientet e RENEA-s.
    Kandidatët që konkurrojnë për drejtimin e BKH duhet të paraqiten në zyrat e SPAK.
    Në 31 gusht i mbaron mandati Aida Hajnajt dhe në 1 shtator duhet të marrë drejtimin me mandat 5-vjeçar drejtori i ri i cili duhet të kalojë disa teste e më pas pasi të kualifikohet nga tre prokurorë i propozohet për emërim KLP shpjegoi, Anila Hoxha.

  • Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

    Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

    Top Channel