Adriatik BALLA
Nga të gjitha skuadrat e Superiores që morën pjesë këtë vit në kupat e Europës, në garë vijon të mbetet vetëm Dinamo Siti, skuadër që e nisi direkt nga turi i dytë i Ligës së Konferencës dhe tani gjendet në fazën “play-off”, me shumë se kurrë pranë fazës së grupeve. Dinamo shpreson ta kalojë dhe këtë pengesë, që është Jagiellonia polake, dhe të mundësojë ëpr herë të parë në historinë e saj të shkojë në fazën e grupeve. Ekipet e tjera si Partizani, Vllaznia dhe Egnatia, u eliminuan nga gara pa bërë ndonjë bujë. Ndaj “nëndetësja” dinamovite është krenari e Superiores në Europë për këtë sezon dhe nën udhëheqjen e trajnerit Ilir Daja shpreson të japë grupet. Kështu, Dinamo Siti do të luajë këtë të enjte ndeshjen e parë të fazës “play-off” të UEFA Conference League. Një rrugëtim shumë i suksesshëm deri tani për dinamovitët, të cilët janë vetëm një hap larg për të shkruar historinë, ndërsa pengesa e radhës është skuadra polake Jagiellonia. Një ekip me shumë forcë dhe eksperiencë europiane, por aspak i pakalueshëm. Skuadra e Ilir Dajës e tregoi këtë ndaj gjigandëve kroatë të Hajduk Split, ku në “Air Albania” zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 3-1 dhe siguroi kualifikimin për në fazën “play-off” të Conference League. Ndeshja e parë Jagiellonia – Dinamo Siti do të luhet të enjten, më 21 gusht, në orën 20:15, në stadiumin “Stadion Miejski ë Białymstoku”. FSHF i uron shumë suksese Dinamo Sitit në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Conference League.
Shtyhet ndeshja me Teutën, njoftim i federatës
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta-Dinamo Siti, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nuk do të zhvillohet ditën e diel, më 24 gusht, por më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo Siti, për shkak të angazhimit në fazën “play-off” të UEFA Conference League, ndërsa dakordësimi është arritur edhe me klubin e Teutës, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën dhe ka pranuar që ndeshja të luhet në një datë tjetër. Dinamo Siti do të zhvillojë ndeshjen e parë në “play-off” të Conference League ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 gusht.
Çelkupa lë Dinamon, i bashkohet Luftëtarit
Jord Çelkupa është lojtari më i ri i AF Luftëtarit. Klubi i ri i Gjirokastrës, që debuton në Kategorinë e Parë këtë sezon është përforcuar kështu në mbrojtje. Çelkupa ishte pjesë e Dinamos me moshat prej dy vitesh. Pasi e mbylli me ekipin U-21, vendosi të transferohej në Gjirokastër. 20-vjeçari regjistroi edhe tre paraqitje me ekipin e parë të Dinamos në sezonin e kaluar. Minutat që mori ishin në Superiore. “AF Luftëtari njofton afrimin e mbrojtësit Jord Çelkupa, i cili do të përfaqësojë ngjyrat Blu e Zi në sezonin e ri. Mbrojtësi 20-vjeçar, i ardhur në formën e huazimit nga ekipi i Dinamos, ka firmosur një̈ kontratë 1-vjeçare me klubin tonë. Çelkupa shihet si një̈ përforcim i rëndësishëm për repartin difensiv, duke sjellë energji të re dhe potencial për të ndihmuar ekipin në objektivat e këtij sezoni. I urojmë suksese dhe sa më shumë arritje me fanellën Blu e Zi!”, shkruan klubi gjirokastrit.
Tag: fazën
-

Sot dita e Dinamos në Europë, dueli i parë me Jagiellonian në transfertë
-

Ilir Daja, simboli i suksesit të skuadrave shqiptare në Europë
Adriatik BALLA
Dinamo ka një sukses të rëndësishëm deri tani në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës. Dinamovitët kanë kaluar tri raunde (raundin e parë pa garë), dhe tani janë në “play-off” të Ligës së Konferencës. Një tjetër sukses do t’i çonte dinamovitët në fazën e grupeve, gjë që do të ishte arritje e madhe e për trajnerin Ilir Daja një përsëritje e suksesit. Në fakt, Ilir Daja është pa dyshim njeriu kyç pas kualifikimit historik të Dinamos kundër gjigantëve kroatë të Hajdukut të Splitit. Pas fitores 3-1 në Arenën Kombëtare, në një prononcim për mikrofonin e DigitAlb, trajneri i skuadrës kryeqytetase u shpreh ndër të tjera se ky sukses ishte një mbrëmje historike për futbollin shqiptar. “Të gjithë ishim të përlotur. Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar, për historinë e Dinamos. Kishim përballë Hajdukun me 200 ndeshje në arenën Europianin. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë. E merituan çunat, presidenti, ka qenë super korrekt. E meritojmë edhe ne si staf. Edhe puna jonë është pjesë e rezultatit në shumatoren që përmenda”, theksoi Daja.
Dinamo e meritoi
Më tej ai foli konkretisht për ndeshjen, duke thënë hapur se Dinamo e tij e meritonte të kualifikohej përballë Hajdukut kroat. “Më duhet të dal nga vetja, përtej modestisë që më karakterizon. Do më vinte shumë keq. Në të gjithë ndeshjen, kishim me shumë raste në krahasim me Hajdukun. Më bënte të besoja te sjella e çunave në fushë. Filluam ta menaxhonim lojën, frika nuk është prezent, kur e menaxhon lojën. Në fund fare, jemi të lumtur që e bëmë historinë. Unë personalisht, e kam bërë njëherë historinë me Dinamo Zagrebin. Hajduku është një tjetër gjigant i futbollit kroat, me shumë histori. Të përballesh me kundërshtarë të nivelit të Hajdukut të Splitit dhe të kualifikohesh është një bonus shumë i madh psikologjik. Mund të bëjmë gjëra të mëdha si sot. Ky është bonusi më i madh. Nga ana psikologjike, lojtarët tonë hodhën një hap drejt personalitetit të shprehur në fushë. Të festojmë sot se na takon. Nesër do merremi me Jagiellonian. E dimë që shkalla e vështirësisë është po aq e madhe sa ndaj Hajdukut. T’ia lemë fushës”, u shpreh Ilir Daja për “DigitAlb”. Tekniku është sot me prova trajneri më i suksesshëm shqiptar, pasi ka çuar në kupat e Europës tre skuadra, Skënderbeun, Ballkanin (dy herë) dhe është shumë afër të çojë edhe Dinamon.
Kroatët, “viktimat” kryesore të Dajës
Për teknikun tiranas, nuk është hera e parë që eliminon apo e mposht një ekip të madh kroat. Kohë më parë kishte fituar edhe ndaj Dinamos së Zagrebit. Dinamo dhe Hajduku janë dy skuadrat më të suksesshme të futbollit kroat. Trajneri 58-vjeçar nga Tirana, në gusht të vitit 2017, në kualifikimet për në Ligën e Evropës, e kishte eliminuar Dinamon e Zagrebit sa ishte drejtues i Skënderbeut të Korçës. Kishte barazuar 1:1 në “Maksimir” më 17 gusht, ndërsa pa gola ishte mbyllur ndeshja kthyese në “Elbasan Arena” më 24 gusht. Me këto rezultate në plejof, Skënderbeu kishte siguruar fazën e grupeve. Edhe në krye të Ballkanit në sezonin 2022-2023 Daja e eliminoi Dinamon e Zagrebit. -

U kalua Hajduku dhe tani pret Jagellonia, ja se kur luan Dinamo dy ndeshjet e fundit
Dinamo City është kualifikuar në fazën play-off të UEFA Conference League, pasi mundi Hajduk Split në “Air Albania” me rezultatin 3-1. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 1-0, ndërsa në shtesë dinamovitët realizuan edhe dy gola të tjerë, duke siguruar një kualifikim historik.
Blutë e Dinamos dominuan takimin dhe golat u shënuan nga Baton Zabërgja, Eridon Qardaku dhe Hekuran Berisha.
Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Nani, Gassama, Qefalija, Bregu, Zabërgja dhe Vila.
Dinamo e nisi takimin në sulm dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të me Zabërgjën. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola dhe ndeshja shkoi në shtesë, pasi në takimin e parë Hajduk Split kishte fituar 2-1.
Pjesa e parë e kohës shtesë nisi më mirë për kroatët, që barazuan me Fran Karacic. Por në pjesën e dytë, Dinamo ishte spektakolare. Fillimisht Qardaku shënoi golin e dytë, ndërsa Berisha vulosi kualifikimin.
Në fazën play-off të UEFA Conference League, Dinamo City do të përballet me Jagiellonia Bia?ystok. Ndeshja e parë do të luhet më 21 gusht, ndërsa e kthimit më 28 gusht. -

Jagellonia del me njoftim: Luajmë ndaj Dinamos së Shqipërisë…
Kualifikimi historik i Dinamos në fazën Play Off të Ligës së Konferencës (kaloi me dy takime Hajduk Split 4-3) ka vënë menjëherë në lëvizje klubin e Jagellonia-s (Poloni). Kundështrai i bluve të kryeqytetit shqiptar barazoi dje 2-2 me Silkeborg dhe falë fitores në transfertë 0-1 ka kaluar më tej.
Njoftimi i klubit Jagellonia:
E kemi zbuluar se kush do të jetë kundërshtari ynë në fazën eliminatore Conf_League. Do të garojmë për një vend në ligë me FC Dinamo City të Shqipërisë.
Ndeshja e parë do të luhet më 21 gusht në orën 20:15 në Chorten Arena, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në orën 20:45 në Tiranë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Plot 20200 aplikime në fazën I, ministrja Manastirliu: Shifrat janë dëshmi e besimit tek universitetet tona
Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive: janë 500 aplikime më shumë se një vit më parë nga maturantët.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se “20200 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë për të ndjekur studimet e larta, 500 më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar besimin në universitetet tona, që sot ofrojnë një ofertë më të pasur akademike, me programe të reja studimi dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke ofruar më shumë mundësi dhe duke përgatitur studentët për tregun e punës”.Në 10 programet e listuara si preferencat e 20200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite.
Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në tri fushat më të kërkuara, ku edhe mundësia për vende të lira në raundin e dytë zerohet.
Programet e degëve të mësuesisë vazhdojnë të jenë më pak të preferuara, megjithëse shifrat e aplikimeve tregojnë se nuk ka degë me prioritet kombëtar të riskuara për t’u mbyllur.
Faza e dytë e aplikimit për në universitet është në datat 20-22 shtator. -

Friza e fiseve Maja e grabitur dhe e gjetur
Hyn në fazën e fundit të restaurimit, në muzeun e Meksikës
Muzeu Kombëtar i Antropologjisë i Meksikës hyri në fazën e fundit të restaurimit të një Frize para-hispanike Maja pasi u grabit dhe u pre në vitet 1960. Friza me një gjerësi prej 8 metrash dhe një lartësi mbi 2 metra, po ndërmerr fazën e tretë dhe të fundit të një projekti konservues, i cili ka nisur katër vite më parë.
Restauruesit synojnë të rivendosin versionin para grabitjes së frizës pasi trafikantët ndryshuan pigmentimin e tij me polimerin Moëilith.
Sipas studiuesve, vepra artistike e Majave vjen nga një vend i quajtur “Placeres” (Kënaqësi) përpara se të grabitej dhe të zhvendosej në Nju Jork në vitin 1968, kur një bandë ndërkombëtare trafikantësh veprash arti e theu atë në 48 pjesë dhe i dërgoi në Shtetet e Bashkuara.
Vepra iu ofrua Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut, por drejtori i atëhershëm, Thomas Hoving, ia raportoi atë menaxherit të Muzeut Kombëtar të Antropologjisë, Ignacio Bernal. Më në fund, 48 fragmentet u kthyen në Meksikë në 1969.
Friza daton nga viti 450-600 pas Krishtit. Aty shfaqet një guvernator të rrethuar nga dy pleq që e shpërblejnë atë me fuqi ose simbole të fertilitetit.
Klan News
-

Egnatia e Dinamo njihen me rrugëtimin në Play Off
Dy skuadrat e Superiores u gogëluan sot në Nion të Zvicrës për shortin e radhës…
Egnatia në raudin e tretë përballet me Olimpija Ljubjanë por nëse arrin të eliminojë Olimpija Ljubljana do të përballet në fazën play-off të Ligës së Konferencës me humbësen e çiftit Linkoln Red Imps/ Noah.
Ndërjkohë Dinamo Siti nëse kalojnë Hajduk Split në turin e tretë, në fazën play off mund të përballet me fituesin e çiftit Sikleborg/Jagellonia.
Ndërsa për Ballkanin e Orges Shehit ishte një short ferri. Nëse kalojnë në turin tjetër do të luajnë me me fituesin e çiftit Larne/ Santa Klara. Edhe Drita në rast se eliminohet nga Liga e Europës, në fazën play off të Ligës së Konferencës do të luajë kundër Diferdanzhë të Luksemburgut ose Levadia Tallin të Estonisë.
-

Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, mësoni rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare
Në Nyon të Zvicrës u hodh këtë të hënë shorti për fazën play-off të Conference League. Për momentin skuadrat ndodhen në fazën e tretë kualifikuese, por UEFA i ka paraprirë ngjarjeve dhe ka njerrë rivalët e mundshëm. Kundërshtarët i kanë mësuar edhe Drita dhe Ballkani.
Kampionët e Shqipërisë, Egnatia luan kundër Olimpija Ljubjana në turin e tretë kualifikues. Në rast se kalon sllovenët, Egnatia do përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps – Noah. Si skuadra nga Gjibraltari ashtu edhe ajo nga Armenia janë në letër të lehta dhe Egnatias i mbetet të kalojë Olimpjan.
Nga ana tjetër, Dinamo luan në turin e tretë kualifikues kundër Hajduk Split. Nëse kalon rivalët kroatë, të besuarit e Ilir Dajës do përballeshin në play-off me fituesin e çiftit Silkeborg – Jagiellonia. Ekipi danez dhe ai polak janë me përvojë në këtë event, teksa “Blutë” kanë fillimisht përballë “malin” kroat për të kaluar.
Ndeshjet play-off për në Conference League luhen më 21 dh 28 gusht.
Përballjet e mundshme të skuadrave shqiptare:
Olimpija/Egnatia – Lincoln Red Imps/Noah
Silkeborg/Jagiellonia – Hajduk Split/Dinamo City
FCSB/Drita – Differdange/Levadia
Larne/Santa Clara – Ballkani/Shamrock Rovers -

Shtypi rumun kryqëzon Steaun e Bukureshtit: E mundi Shkëndija, një skuadër e dorës së tretë
Adriatik BALLA
Kualifikimi i Shkëndijës së Tetovës në Champions League, në turin e tretë, pasi eliminoi në turin e dytë Steaun e Bukureshtit, ka bërë bujë ndërkombëtare. Madje, referuar shtypit sportiv, në Rumani po e vlerësojnë “turpërimin më të madh në histori”, ndërsa Shkëndija tashmë e ka lënë prapa “suksesin më të madh në histori”. Klubi shqiptar nga Tetova për herë të parë do të paraqitet në fazën e ligës, ish-fazën grupore, të garave kontinentale në futboll. Këtë sukses të madh, Shkëndija e arriti me eliminimin e kampionit rumun, FCSB, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Shkëndija fitoi 1:0 në Shkup javën e kaluar dhe 2:1 në Bukuresht të mërkurën mbrëma. Skuadra tetovare tashmë është në raundin e tretë kualifikues të Championsit. Edhe nëse nuk ka më rezultate pozitive në kualifikime, Shkëndija ka siguruar paraqitjen në fazën e ligës në “Conference League”.
Nëse eliminohet në raundin e tretë kualifikues të Championsit vazhdon në plejofin e Ligës së Evropës dhe nëse sërish eliminohet, vazhdon në fazën e ligës në “Konferencë”. Por tetovarët synojnë më shumë se Ligën e Konferencës. Në raundin e tretë kualifikues të Championsit do të përballen me Qarabagun e Azerbajxhanit. Ndeshja e parë është në Shkup të martën e ardhshme. Ndeshja e kthimit është në Baku më 12 gusht. Liridon Latifi dhe Vane Krstevski shënuan golat e fitores së madhe të Shkëndijës në Bukuresht. Ndeshja me FCSB-në, dikur Steau Bukureshtin, u zhvillua para 32 mijë e 457 shikuesve. Shkëndija, që nuk ka ende stadium të denjë për gara evropiane, paraqitet në kupa kontinentale që nga viti 2011. Tri herë ka arritur në fazën e plejofit, por pa depërtuar në grupe, që tani janë zëvendësuar me fazë të ligës.
Përjetimi i rumunëve
Në Rumani e kanë përjetuar rëndë eliminimin e kampiones së tyre nga Shkëndija. E kanë cilësuar “turpin më të madh ndonjëherë”. Pronari i klubit FSCB, Xhixhi Bekali, ka fyer si Dritën ashtu edhe Shkëndijën. Në intervistat për mediat rumune, Bekali ka thënë se as Drita e as Shkëndija nuk janë rivale të denja për kampionin rumun. “Do të shohim çka do të bëjmë në Evropë dhe më pas do të shohim vitin tjetër. Ne luajmë futboll. Dhe këtë vit do të isha i lumtur nëse kualifikohemi për Ligën e Evropës. Dhe do të jem i lumtur. Nëse Kosova na eliminon, atëherë ne duhet të largohemi nga futbolli. Kështu duhet të jetë. Nuk mendoj se ka ekip më të dobët se ky, nuk është asnjë më i dobët”, ka thënë Bekali. Drita është zhvendosur në Ligën e Evropës pas eliminimit nga Kopenhageni në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Por në Champions vazhdon Shkëndija. Kampioni rumun llogaritej favorit ndaj Shkëndijës, por tetovarët me dy fitore siguruan kualifikimin historik. Për herë të parë Shkëndija do të jetë në fazën e ligës, që ka zëvendësuar fazën grupore të ndonjërës prej garave evropiane. Bekali ka thënë se eliminimi i FSCB-së nga Shkëndija e Tetovës është turpërimi më i madh në histori të futbollit rumun. -

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak
Ngjarja e 21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Në një takim me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se është një prej dosjeve prioritare.
Kreu i SPAK u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.