Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në një emision televiziv, bëri një analizë mbi gjendjen aktuale politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që po përjeton një autokraci të plotë.
Abilekaj tha se në këtë situatë, ata që janë shtypur politikisht duhet të kenë kujdes me etikën dhe të pranojnë fatin e tyre, pa u ankuar apo sharë publikisht.
“Jemi në fazën ku kanë pranuar se jetojmë në autokraci të plotë dhe ata që shtypen duhet të kenë kujdes me etikën dhe të pranojnë fatin e tyre pa sharë. Një opozitë që dhunohet por nuk duhet të bërtasë kur dhunohet,” u shpreh gazetari.
Ai theksoi se Parlamenti është në një fazë shumë të rëndë, madje në fundin e ekzistencës së tij si institucion demokratik.
“Jemi në fazën e fundit fare të ekzistencës së Parlamentit. Ata që bëjnë si trima si Niko Peleshi, bashkë me Bajram Begajn që i thonë ‘largqoftë president’, i shërbejnë paturp një pushteti absolut që ngjan gjithnjë e më shumë me atë diktaturën që kemi lënë pas,” tha Abilekaj.
Gazetari kritikoi edhe Presidentin e Republikës, duke e përshkruar atë si një figurë që është keqpërdorur dhe përdor si mashë nga pushteti, duke shkelur Kushtetutën me veprimet e tij.
“Presidenti që dërgon në Gjykatën Kushtetuese disa shkresa të rëndësishme, t’i thuash president këtij është turp. Ai ka shkelur rëndë Kushtetutën kur ka dekretuar zgjedhjet në Tiranë, ndërkohë që nuk kishte vakancë në bashki, pasi Erion Veliaj ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese,” tha Abilekaj, duke shtuar se:
“Në momentin që Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Veliajt dhe sqaron arsyen, Presidenti nuk mund të thotë që kjo i takon gjykatës administrative. Këtë e cakton gjykata, jo Presidenti.”
Tag: fazën
-

“Parlamenti, në fazën e fundit të ekzistencës”/ Reagon ashpër gazetari: T’i thuash president është turp, shkelje…
-

Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin
Për herë të parë në histori, Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet me 48 skuadra. 16 ekipe kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, teksa shanset e Shqipërisë, pas suksesin madhështor në Serbi, duken reale.
12-të vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2026, ndërsa 4 vendet e mbetura do të përcaktohen nga faza play-off.
Si do të funksionojë faza play-off për Kupën e Botës 2026?
12 vendet e dyta nga grupet e kualifikueseve marrin pjesë në play-off, së bashku me 4 ekipe nga UEFA Nations League 2024/25 që në bazë të paraqitjeve në grup.
Pra në total vendet e dyta dhe 4 ekipet nga Liga e Kombeve, do të formojnë 8 çifte, nga ku do të dalin edhe 4 skuadrat që shkojnë në Botëror, përveç 12 vendeve të para.
Pra Shqipëria, në qoftë se e mbyll grupin në vendin e dytë, do të përballet me dy kundërshtarë që përcaktohen me short, në fazën “play-off”, për të siguruar një biletë drejt Botërorit. -

Gara për hetuesit e rinj të SPAK-ut, publikohen 10 kandidatët që kalojnë në testim
Mësohen emrat e kandidatëve që do të kalojnë në fazën tjetër të procedurës së konkurrimit për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme.
Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar në SPAK, pasi ka zhvilluar fazën e dytë të vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për këtë detyrë, ka kualifikuar 10 emra për zhvillimin e fazes së tretë të konkurrimit, të intervistës së strukturuar me gojë.
Bazuar në nenin 6, pika 8, shkronja b) dhe c) të rregullores nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, në fazën e tretë të konkurrimit do të marrin pjesë vetëm kandidatë që në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë.
Bazuar në rezultate, në garë janë 10 kandidatë: Enea Sharra, Ermal Milori, Argjend Tota, Kreshnik Gjeçka, Gentian Ndoi, Ditmir Hoda, Ilir Deda, Fotjon Malaj, Klodian Vasia dhe Lutfi Minxhozi.
Emrat dhe pikët në total, të ndara në dy faza, paraqiten në tabelën e mëposhtme:Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet ditën e enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kandidatët do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intevistës.
Kandidatët që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet e tyre -

Nga nesër, kontrolle shtesë në kufi/ Nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që do hyjnë në një vend të BE-së
Nga 12 tetori, Bashkimi Europian nis zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), që zëvendëson vulën tradicionale në pasaportë me kontrolle biometrike për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Në Itali, aeroportet e Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që do të zbatojnë fazën pilot të projektit. Procesi do të zgjerohet më pas edhe në portet e Civitavecchia dhe Gjenova, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026.
Sistemi i ri do të menaxhohet nga Policia e Kufirit dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale me një regjistrim elektronik që përfshin shenjën e gishtave, fotografinë dhe të dhënat personale të çdo udhëtari. Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) dhe parandalimi i imigracionit të paligjshëm.
Të dhënat do të ruhen në bazën qendrore eu-LISA, me seli në Estoni, e cila do të mbledhë informacion nga 25 vende të zonës Schengen dhe 4 shtete të lidhura — Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Në fazën e parë, rreth 10% e udhëtarëve në pikat e jashtme kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve biometrike, përpara se sistemi të bëhet plotësisht funksional në vitin 2026.
Udhëtarët do të mund të përfundojnë një pjesë të procedurës edhe përmes kioska vetëshërbimi ose aplikacioneve digjitale. Fëmijët nën 12 vjeç do të përjashtohen nga marrja e gjurmëve të gishtave. Sipas Komisionit Europian, EES shënon “një hap të madh drejt një Evrope më të sigurt dhe më të digjitalizuar”, duke modernizuar mënyrën se si monitorohen hyrjet dhe daljet në kufijtë e kontinentit.
Në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë duke u vendosur pajisjet që do nisin të përdoren të dielën dhe pritet që ky proces të krijojë radhë të shtuaraTop Channel
-

Nesër nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që shkojnë në vendet e BE-së
Nga 12 tetori, Bashkimi Europian nis zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), që zëvendëson vulën tradicionale në pasaportë me kontrolle biometrike për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Në Itali, aeroportet e Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që do të zbatojnë fazën pilot të projektit. Procesi do të zgjerohet më pas edhe në portet e Civitavecchia dhe Gjenova, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026.
Sistemi i ri do të menaxhohet nga Policia e Kufirit dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale me një regjistrim elektronik që përfshin shenjën e gishtave, fotografinë dhe të dhënat personale të çdo udhëtari. Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) dhe parandalimi i imigracionit të paligjshëm.
Të dhënat do të ruhen në bazën qendrore eu-LISA, me seli në Estoni, e cila do të mbledhë informacion nga 25 vende të zonës Schengen dhe 4 shtete të lidhura — Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Në fazën e parë, rreth 10% e udhëtarëve në pikat e jashtme kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve biometrike, përpara se sistemi të bëhet plotësisht funksional në vitin 2026.
Udhëtarët do të mund të përfundojnë një pjesë të procedurës edhe përmes kioska vetëshërbimi ose aplikacioneve digjitale. Fëmijët nën 12 vjeç do të përjashtohen nga marrja e gjurmëve të gishtave. Sipas Komisionit Europian, EES shënon “një hap të madh drejt një Evrope më të sigurt dhe më të digjitalizuar”, duke modernizuar mënyrën se si monitorohen hyrjet dhe daljet në kufijtë e kontinentit.
Në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë duke u vendosur pajisjet që do nisin të përdoren të dielën dhe pritet që ky proces të krijojë radhë të shtuara.
gijotina.com/ -

Armëpushimi hyn në fuqi/ Izraeli miraton fazën e parë të planit të paqes në Gaza, Trump: Pengjet do të dorëzohen deri të martën
Pas dakordësisë me Hamasin, qeveria izraelite ka miratuar fazën e parë të marrëveshjes për planin e paqes në Gaza, që përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë dhe arritjen e një armëpushimi, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi, siç përcaktohet në dokumentin e nënshkruar në Egjipt.
IDF do të tërhiqet në Vijën e Verdhë të treguar në hartat e marrëveshjes brenda 24 orëve të ardhshme, pas së cilës Hamasi duhet të dorëzojë të gjithë pengjet brenda 72 orëve ( 20 të gjallë dhe 28 të vdekur). Në këmbim të pengjeve, do të lirohen edhe rreth 2 mijë palestinezë të burgosur nga Izraeli.
Pra, “e hënë ose e martë”, siç njoftoi Donald Trump i gëzuar ndërsa hapi mbledhjen e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Armëpushimi do të monitorohet nga një Task Forcë e përbashkët prej 200 trupash (që do dërgohen në Izrael) dhe personeli ushtarak amerikan nga Egjipti, Katari, Turqia dhe ndoshta Emiratet e Bashkuara Arabe
Për më tepër, Komanda Qendrore e SHBA-së do të krijojë një “qendër koordinimi civil-ushtarak” në Izrael që do të ndihmojë në lehtësimin e rrjedhës së ndihmës humanitare, si dhe ndihmën logjistike dhe të sigurisë në Gaza.
Dakordësia për fazën e parë të planit të paqes u arrit vonë të mërkurën ndërsa bisedimet për fazën e dytë do të nisin menjëherë pas dorëzimit të të gjithë pengjeve. Ndërkohë, presidenti i SHBA njoftoi se të dielën mund të vizitojë Lindjen e Mesme pas negociatave të suksesshme mbi këtë fazë të parë.
“Pengjet do të kthehen të hënën ose të martën. Unë ndoshta do të jem atje. Shpresoj të jem atje. Dhe ne planifikojmë të largohemi të dielën dhe mezi pres ta bëjmë këtë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
-

Historike – Trump: Izraeli dhe Hamasi nënshkruajnë ‘fazën e parë’ të planit të paqes
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për “fazën e parë” të një kuadri paqeje që synon t’i japë fund luftës dhe të mundësojë lirimin e plotë të pengjeve.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi:
“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar të dy Fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”
Trump falënderoi ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët, sipas tij, luajtën një rol kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje “historike dhe të pashembullt”. Ai e përshkroi ditën si “një ditë të madhe për botën arabe dhe myslimane, Izraelin, kombet përreth dhe SHBA-në”.
Sipas një zyrtari të Hamasit, si pjesë e marrëveshjes, të dyja palët kanë shkëmbyer lista të pengjeve dhe të burgosurve që pritet të lirohen në ditët e ardhshme.
Ndërkohë, raportime nga organizatorë të ndihmave humanitare thonë se Izraeli ka ndaluar një tjetër flotë anijesh ndihmash që po udhëtonin drejt Gazës, me gazetarë, aktivistë dhe profesionistë mjekësorë në bord.
Trump ka thënë më herët se mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme “pasi të arrihet një marrëveshje e plotë”, duke sinjalizuar një rol të ri aktiv të SHBA-së në procesin e paqes.
-

“Sot fillova fazën e fundit të luftës kundër të mallkuarës kancer”, avokati Saimir Vishaj prek me postimin e tij: Duhet ta shijojmë jetën…
“Sot fillova fazën e fundit te luftës kundër te mallkuarës botërore te kancerit. Do t’ia dal dhe kësaj faze për të fituar 100% gjendjen time shëndetësore. Mjekët janë optimiste qe kjo flame do te zhduket përgjithmonë nga trupi im. Edhe unë jam optimist, aq sa ardhja në Tirane dhe takimi dhe festa me kolegët më ka lumturuar.
Por kujdes, kjo sëmundje është e pamëshirshme po nuk u kujdese për vete që nga higjiena,larja e duarve mbas çdo kontakti, larg stresit, larg smogut, po ajrit të pastër, kujdesi periodik te mjeku, burrat 1 herë në vit bërjen e kolonoskopise dhe egos së barkut ndërsa femrat bërjen e mammografia.
Duhet ta mbrojmë jetën që ta shijojmë atë. Ju pafsha sa më të lumtur e të buzëqeshur, larg stresit shkaktar i çdo sëmundje”, shkruan ai.Top Channel
-

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët e grupeve parlamentare, deklaroi se 11 komisionet parlamentare “janë të nevojshme në Kuvendin e Shqipërisë, për fazën ku ndodhet Shqipëria”
Taulant Balla theksoi gjithashtu se Komisionin për Integrimin Europian duhet ta drejtojë mazhoranca.
“Çështjen e ndryshimit të komisioneve e kam inicuar edhe katër vite më parë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë organizim të ri me 11 komisione. Duhet të reflektohet momenti historik ku ndodhet vendi. Propozimi nga PS është ngritje në nivelin më të lartë të mundshëm të Komisionit për Çështjet Europiane”, tha Balla.
“Në fazën ku ndodhet Shqipëria, ku kërkohet integrim në BE gjatë viteve në vijim, Komisioni për Integrimin duhet t’i takojë mazhorancës”, shtoi kreu i grupit parlamentar socialist. -

Sulmi masiv me dronë në Ukrainë, Trump: Gati për fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë
Donald Trump ka deklaruar se është gati të kalojë në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Rusisë, vetëm disa orë pasi Moska sulmoi Ukrainën.
Të paktën katër persona janë vrarë, përfshirë një nënë dhe një foshnjë tre muajshe, ndërsa më shumë se 40 të tjerë janë plagosur, pasi Rusia nisi një bombardim me dronë gjatë natës, shkruan Sky News.Lexo edhe :Related Posts
Ndërsa ishte duke shkuar në finalen e turneut të tenisit US Open, presidenti u pyet nëse ishte gati të kalonte në fazën e dytë të ndëshkimit për Moskën, të cilës ai iu përgjigj “Po”.Komenti i Trump vjen pas deklaratës së Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, i cili tha se presioni shtesë ekonomik nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund ta nxisë Putinin të hyjë në bisedime paqeje me Ukrainën.