Me kualifikimin në “xhep” për fazën “play-off”, Shqipëria pret e qetë Anglinë, një test luksi, prestigji, për kuqezinjtë e Sylvinho-s. Për teknikun kuqezi, Anglia nuk është një test për ndeshjet e fazës “play-off”, pasi bëhet fjalë për një rival që është favorit për të fituar Botërorin. Kjo është një ndeshje jo e lehtë për t’u përgatitur pasi Sylvinho duhet të llogaritë edhe me 5 lojtarë që rrezikojnë fazën “play-off” për shkak të numrit të kartonëve.
Në rrezik janë titullarë si Rey Manaj, Juljan Shehu, Mario Mitaj, Bajrami dhe Arlind Ajeti. Për të minimizuar sa do pak rreziqet, Sylvinho ka vendosur që për ndeshjen me Anglinë të dërgojë në tribunë pikërisht 2 nga 5 lojtarët që rrezikojnë, bëhet fjalë për Juljan Shehun dhe Mario Mitajn, dy titullarë të paprekshëm në sytë e tij.
Mbetet për t’u parë se çfarë plani ka për 3 lojtarët e tjerë pasi sigurisht Sylvinho nuk mund të bëjë një rotacion kaq të gjerë përballë një rivali si Anglia.
Tag: fazën
-

5 lojtarë rrezikojnë fazën “play-off”, Sylvinho “sakrifikon” 2 titullarë, i dërgon në tribunë
-

Silvinjo komenton suksesin/ Projekt që vetëm është rritur
Kombëtarja ka mundësinë që të ëndërrojë, për kualifikimin në Botërorin 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo e mbyllën në vendin e dytë Grupin K duke lënë pas Serbinë.
Tashmë shpresat do të luhen në fazën “play off”. Silvinjo shpërtheu në dhomën e zhveshjes, ndërsa skuadra po e priste. Festë legjitime nga braziliani, që e ka komentuar.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim.
Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës.Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.
Beteja e radhës do të jetë në mars. Shqipëria mëson këtë muaj se cili është kundërshtari i rezervuar për sfidën gjysmëfinale. -

Botërori 2026/ Franca merr një biletë për në fazën finale, Portugalia dështon dhe rrezikon shumë
Të enjten u zhvilluan tetë ndeshjet e radhës në katër grupet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Një biletë për në fazën finale e siguroi Franca, e cila bëhet skuadra e dytë evropiane pas Anglisë që ka siguruar diçka të tillë.
Në “Parkun e Princave”, Franca mposhti 4-0 Ukrainën në një ndeshje që në pjesën e parë nuk prodhoi gola. Për t’i dhënë epërsinë ‘Gjelave’ mendoi Kylian Mbappe që në minutën e 55-të shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Olise shënoi golin e qetësisë, para se Mbappe të shënonte golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. Ekitike dy minuta para fundit “vulosi” fitoren 4-0 të Francës.
Në Dublin, Irlanda mposhti 2-0 Portugalinë duke bërë që ‘Luzitanët’ mos merrnin një biletë për në fazën finale. Për herë të parë në historinë me kombëtaren (226 ndeshje), Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq. I 13-ti për të në karrierë. Ndeshja nisi me surpriza pasi Irlanda shënoi dy herë me Troy Parrottt në pjesën e parë.
Në Chisinau, Italia vuajti, por fitoi 0-2 kundër vendasve të Moldavisë me golat e Mancinit dhe Espositos në minutat 88-të dhe 90+2. Italia e ka siguruar fazën play-off dhe ndeshjen e fundit e luan në shtëpi kundër Norvegjisë kryesuese. Në bazë të golaverazhit, Italia duhet të fitojë 9-0 kundër Norvegjisë që të marrë vendin e parë në Grupin I dhe një biletë direkte për në finalet e Botërorit. Vetëm matematika e mban në lojë Italinë, pasi në praktikë edhe vetë të kaltrit e kanë ndarë mendjen që do luajnë në play-off për rrugën drejt Kupës së Botës 2026.
Rezultatet, 13 nëntor:
Grupi D
Azerbajxhan 0-2 Islandë
Francë 4-0 Ukrainë
Grupi F
Armeni 0-1 Hungari
Irlandë 2-0 Portugali
Grupi I
Norvegji 4-1 Estoni
Moldavi 0-2 Itali
Grupi K
Andorra 0-1 Shqipëri
Angli 2-0 Serbi -

Sa do të arkëtonte Kombëtarja nëse shkon në Botëror?
Nëse Shqipëria arrin të sigurojë kualifikimin për në fazën “play off” të Botërorit 2026, ajo do të vendoset përballë një mundësie historike, jo vetëm sportive, por edhe financiare.
Një sukses i tillë do t’i hapte rrugën përfitimeve të rëndësishme ekonomike për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Në rast se kuqezinjtë do të arrijnë më pas fazën finale të Botërorit, shpërblimi minimal nga FIFA llogaritet rreth 9 milionë euro.
Çdo fitore në fazën finale do të sillte një bonus prej 1.5 milionë euro, ndërsa një barazim do të shpërblehej me 500 mijë euro.
Këto të ardhura do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e projekteve të futbollit vendas dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive.
Aktualisht, Shqipëria mban një bilanc pozitiv ndaj Andorrës, ndërsa pret edhe rezultatin e Serbisë kundër Anglisë për të zyrtarizuar një vend në “play off”.
Ndeshjet e “play off”-it do të luhen në mars 2026, me përballje teke që mund të sjellin kundërshtarë të fortë si Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia.
Kualifikimi mbetet objektivi kryesor, që mund të hapë një kapitull të ri për futbollin shqiptar në aspektin sportiv dhe financiar. -

‘Ishte një ëndërr dhe është bërë një qëllim’, Silvinjo: Mund të jemi në fazën play-off
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”. Trajneri ka folur për rrugëtimin e kuqezinjve, por edhe për atë që shpreson të ndodhë në ndeshjet e nëntorit, duke filluar nga ajo me Andorrën.
“Tani duhet të fitojmë në Andorra. Nëse e bëjmë këtë dhe Serbia nuk merr tre pikë në Angli, do të jemi në fazën play-off. Tre vjet më parë, ishte një ëndërr dhe është bërë një qëllim, madje një mision: shpresa për të shkuar në një Kupë Bote për herë të parë është diçka e madhe për Shqipërinë, një emocion që përfshin të gjithë popullsinë, atë në vend dhe atë të shpërndarë në të gjithë botën.
Toka është pjellore dhe ishte përgatitur në vitet e mëparshme nga trajnerë italianë si De Biazi, Reja dhe Panuçi. Pa përmendur që shumë lojtarë janë stërvitur në vendin tuaj, dhe unë vetë kam studiuar për pesë vjet në Koverçiano. Njohja e italishtes në Shqipëri është një avantazh. Ne kemi struktura të mira, kemi bërë një punë të shkëlqyer duke vëzhguar fëmijët e diasporës dhe kemi organizuar një ekip teknik që luan duke ndjerë peshën e fanellës. Kjo gjithashtu bën diferencën”, shpjegoi Silvinjo për gazetën italiane.
Midis atyre që bënë një hap të madh në cilësi, është Asllani?Po, ai kishte nevojë të luante vazhdimisht, të ishte titullar. Dhe largimi nga Interi për te Torino e ndihmoi të rritej. Ai është një lloj tjetër lojtari, gjithmonë brenda dinamikës së lojës sonë, qoftë si organizator apo si mesfushor. Ai na ndihmon të balancojmë dy fazat e sulmit dhe mbrojtjes, që është cilësia më e madhe e ekipit tonë.
A ishte fitorja në Serbi më shumë sesa thjesht një ndeshje futbolli?Po, kjo është e vërtetë, megjithëse ndeshja jonë më e mirë ishte barazimi 0-0 kundër serbëve në ndeshjen e parë. Nuk ishte e lehtë në fushën e tyre, madje as nga pikëpamja e ambientit, por kishte respekt midis dy ekipeve, pavarësisht situatës gjeopolitike që qëndronte pas saj. Kur u kthyem në Tiranë, gjetëm një vend që festonte, të çmendur nga lumturia.
Ke thënë se në një shkallë nga 1 deri në 10, ndihet si shqiptar 8.5. Dhe sa afër ndiheni me play-off në një shkallë nga 1 deri në 10?Kemi një epërsi, një pikë ndeshjeje, dhe mendoj se nuk do të dështojmë. Por gjithçka mund të ndodhë ende, sepse jo gjithçka varet nga rezultati ynë.
Nëse Shqipëria arrin në play-off, nuk do të jetë në vazon 4, ku do të jetë kundërshtari i parë i Italisë. Kjo është mirë për Gatuzon dhe për ju gjithashtu…Ne e marrim hap pas hapi, ndërsa Italia tashmë është të paktën e sigurt për kualifikimin në play-off. Shpresojmë që me Gatuzon të kthehen në Kupën e Botës, por pa u përballur me Shqipërinë në finalen eventuale…
Nëse gjërat vazhdojnë kështu, do të ngrenë një statujë tënden në Tiranë.Ajo që bëri diferencën ishte zgjedhja ime për të jetuar atje menjëherë, për të kaluar kohë me njerëzit, që më falënderojnë në rrugë, për të marrë frymë në atmosferën e vendit. Unë dhe stafi im u ndjemë sikur ishim njerëzit e duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur.
A është ende një ëndërr apo një qëllim shkuarja në Kupën e Botës?Do të ishte ëndrra e një jete, por e dimë që asgjë nuk është e lehtë për ne. Siç u them gjithmonë lojtarëve të mi: të mbetemi gjallë, le të qëndrojmë në lojë. Dhe të shohim se si do të përfundojë. -

Kushner kthehet në Izrael/ Bisedime të vështira për fazën e re të armëpushimit në Gaza, pengesat mbeten të shumta
I dërguari amerikan dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, u kthye të hënën në Izrael, ndërsa ndërmjetësit po përballen me sfida të reja në përpjekjet për të çuar përpara negociatat për fazën tjetër – edhe më komplekse – të marrëveshjes së brishtë të armëpushimit në Gaza.
Pikat kyçe mbeten ende të pazgjidhura: çarmatimi i Hamasit, rindërtimi dhe qeverisja e ardhshme e Gazës, si edhe vendosja e një force ndërkombëtare sigurie në territor, shkruan BBC.
Nuk ka asnjë afat për këto bisedime, të cilat kërkojnë lëshime të mëdha si nga Izraeli, ashtu edhe nga Hamasi, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mundësinë e arritjes së progresit.
Një pengesë tjetër ka dalë në dritë së fundmi: dhjetëra luftëtarë të Hamasit që besohet se ndodhen në tunelet nën qytetin jugor të Rafahut, përtej “Vijës së Verdhë”, zonë që ndodhet nën kontrollin izraelit.
Javën e kaluar, i dërguari special amerikan Steve Witkoff tha se mund të ofrohej amnisti për luftëtarët që dorëzojnë armët – një “model” që SHBA shpreson ta aplikojë edhe në pjesën tjetër të Gazës. Ai përmendi shifrën 200 luftëtarë të bllokuar, por numri nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Sipas mediave, çështja u diskutua gjatë takimit që Kushner zhvilloi të hënën në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Hamasi ka deklaruar më herët se luftëtarët nuk do të dorëzohen dhe ka kërkuar garantimin e kalimit të sigurt – kërkesë e refuzuar deri tani nga Izraeli.
Një zëdhënëse e qeverisë izraelite tha se Netanyahu dhe Kushner diskutuan “fazën e parë, ku ende ndodhemi, për kthimin e pengjeve të mbetura, si edhe perspektivat e fazës së dytë, e cila përfshin çarmatosjen e Hamasit, demilitarizimin e Gazës dhe garantimin që Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në të ardhmen e Gazës”.Top Channel
-

Drita e Kosovës po përfaqëson denjësisht futbollin shqiptar në Conferencë League
Adriatik BALLA
Futbolli shqiptar në rajon po fuqizohet dhe këtë e dëshmojnë rritja cilësore e ekipeve të Shkëndijës së Tetovës, Deçiçit të Tuzit në Mal të Zi, skuadrës së Strugës, e padyshim edhe ekipet e superligës kosovare. Kështu, Drita e Kosovës vazhdon të jetë e pamposhtur në fushatën debutuese në Ligën e Konferencës. Historike u vlerësua fitorja 1:0 e kampiones së Kosovës të enjten mbrëma në “Tallaght Stadium” në Dublin të Irlandës ndaj Shelbournet. Goli i Almir Ajzerajt në minutën e 57-të e vendosi sfidën e vështirë për gjilanasit, që luajtën me shumë mungesa. Shelbourne u mposht edhe nga Shkëndija e Tetovës në xhiron e kaluar, 1:0. Shkëndija do të jetë kundërshtarja e radhës evropiane për Dritën. Ndeshja e xhiros së katërt të Ligës së Konferencës, do të jetë edhe festive. Do të luhet më 27 nëntor në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prag të ditës së flamurit. Pas tri ndeshjeve të luajtura në fazën e ligës, Drita është në pozitë të mirë për ta siguruar fazën nokaut të Ligës së Konferencës. Me pesë pikë, Drita zë vendin e 13-të duke lënë prapa edhe skuadra të njohura si Sparta e Pragës, Rijeka, Dinamo Kiev e AZ Alkmar. Në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës, që ishte i pari pasi faza grupore u zëvendësua me fazën e ligës, shtatë pikë kanë qenë të mjaftueshme për të avancuar në fazën nokaut. Kjo jep shpresë e besim te Drita. “Deri në këto momente jemi shumë të kënaqur me atë që kemi arritur. Jemi optimistë dhe besojmë e shpresojmë shumë që do të arrijmë të kalojmë në fazën tjetër”, ka deklaruar për “KOHËN” e Prishtinës kapiteni i Dritës, Rron Broja. Te Drita të enjten mbrëma nuk luajtën sulmuesit Arb Manaj, Blerim Krasniqi, Liridon Balaj e Veton Tusha. Rolin e qendërsulmuesit e mori Albert Dabiqaj, ndërsa mesfushën e udhëhoqi kapiteni Broja.
Qëndrimi i Brojës
Broja ka thënë se karakteri i skuadrës u shfaq edhe në moment të vështirë. “Padyshim se është një fitore historike për ne. Jemi shumë të lumtur që e arritëm këtë fitore, në një fushë të vështirë. Kishim shumë mungesa që na e bënë më të vështirë ndeshjen. Ne luftuam, nuk u dorëzuam deri në fund dhe dhamë çdo gjë për të arritur te fitorja”, është shprehur futbollisti mitrovicas. Broja pjesë e Dritës është prej vitit 2021. Vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin gjilanas. Ai në fundin e pjesës së parë iu afrua shumë shënimit të golit duke qëlluar transversalen. Shelbourne pati iniciativë në fillim të ndeshjes duke krijuar disa mundësi. Por kartoni i kuq i James Norrisit ndikoi shumë te skuadra irlandeze. Drita mori kontrollin e lojës, krijoi disa mundësi kurse golin e fitores e shënoi në pjesën e dytë. Pas ndeshjes ndaj Shkëndijës, Drita do t’i ketë dy ndeshje që vlerësohen dukshëm më të vështira. Më 11 dhjetor në Prishtinë e pret skuadrën e njohur holandeze, AZ Alkmaar, ndërsa garimin në stinorin e rregullt e mbyll me udhëtimin në Spanjë, te Rayo Vallecano. Për Dritën është paraqitja e parë në fazë të ligës, përkatësisht grupore. Më herët për dy edicione rresht, pjesëmarrës në fazën grupore ishte Ballkani i Suharekës. Në Ligën e Konferencës janë 36 skuadra. 24 prej tyre avancojnë në fazën nokaut. -

Ndeshjet e moshave për përfaqësueset rajonale, dominon Tirana
Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për djem, për grupmoshat 2013 dhe 2014. Pas ndeshjeve të zhvilluara në Fier dhe Tiranë, janë përcaktuar skuadrat që sigurojnë pjesëmarrjen në fazën finale që do të luhet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, më 6 nëntor. Në përballjet e zhvilluara në Fier, skuadra e Elbasanit doli fituese, duke mposhtur në finale përfaqësuesen e Fierit me rezultatin 2-0. Këto dy ekipe siguruan pjesëmarrjen në fazën finale në Tiranë. Te grupmosha 2013, përfaqësuesja e Fierit mundi 3-1 Korçën, ndërsa të dyja ekipet fituan të drejtën të jenë pjesë e ndeshjeve finale në Tiranë. Në ndeshjet e luajtura në Kamëz, Tirana dhe Durrësi siguruan kualifikimin për fazën finale, pasi arritën rezultatet më të mira në grup dhe fituan ndeshjet përkatëse. Te grupmosha 2013, Tirana dhe Durrësi ishin sërish më të suksesshmet dhe siguruan fazën finale.
Rezultatet grupmosha 2014
Fier – Gjirokastër 1-1 (3-1 me penallti)
Elbasan – Korçë 2-1
Fier – Elbasan 0-2
Korçë – Gjirokastër 7-1
Rezultatet grupmosha 2013
Fier – Gjirokastër 3-1
Elbasan – Korçë 0-2
Fier – Korçë 3-1
Elbasan – Gjirokastër 7-0
Rezultatet grupmosha 2014
Tiranë – Shkodër 3-0
Lezhë – Durrës 0-3
Tiranë – Durrës 0-0 (5-3 me penallti)
Shkodër – Lezhë 3-2
Rezultatet grupmosha 2013
Tiranë -Shkodër 3-0
Lezhë – Durrës 0-1
Tiranë – Durrës 3-0
Shkodër – Lezhë 2-3 -

Gara për shefin e SPAK hyn në fazën finale, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve
Të hënën në orën 10:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbledhë anëtarët për të shqyrtuar nëse katër kandidatët për drejtimin e SPAK plotësojnë kushtet ligjore për të vijuar garën. Në rend dite do të jetë miratimi i listës me emrat që kalojnë fazën e parë formale. Vetëm pas kësaj, kandidatët do të ftohen për intervista dhe prezantim të platformës përpara KLP-së. “Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT”, njofton zyrtarisht KLP. Katër emrat në garë janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Të katër kanë dorëzuar aplikimet dhe vizionin e tyre për drejtimin e SPAK, ndërsa procedura pritet të zgjasë për disa javë. Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor dhe beteja për pasuesin është zyrtarisht e hapur.
Por ky proces nuk është thjesht administrativ. Që tani, partnerët ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin për përpjekjet e politikës për të ndikuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. SHBA, BE dhe diplomatë të tjerë kanë kërkuar publikisht që procesi të jetë transparent, i drejtë dhe i pacenuar nga interesat e ngushta. “Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka deklaruar ambasada amerikane. BE, Gjermania dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë kanë theksuar se ky proces është vendimtar për besimin qytetar dhe rrugën drejt integrimit evropian. KLP ndodhet përballë një prove të rëndë. Nëse dorëzohet përballë presioneve politike, i gjithë projekti i reformës në drejtësi rrezikon të kthehet në farsë. Nëse reziston dhe zgjedh me integritet, do të japë sinjalin se drejtësia shqiptare mund të jetë realisht e pavarur.
