Tag: fazën

  • Keni mbajtur dietë për një kohë të gjatë dhe nuk keni marrë asnjë rezultat?/ Ja ku keni gabuar

    Keni mbajtur dietë për një kohë të gjatë dhe nuk keni marrë asnjë rezultat?/ Ja ku keni gabuar

    Ndonjëherë kur mbani dietë për të humbur peshë, pas një kohe të gjatë duket sikur nuk është arritur asnjë rezultat i dëshiruar.

    Por e vërteta është se nuk ka nevojë të jesh gjithë kohës në dietë për të pasur rezultate të qëndrueshme.

    Sipas dietologes, Jen Comas, mënyra më e zgjuar për të humbur peshë është të ndjekësh faza të shkurtra të cilat nuk kalojnë më shumë se tri muaj. Pas kësaj, vjen ajo që quhet ‘faza e mirëmbajtjes’ një periudhë pushimi 1 deri në 3 muaj ku thjesht ruhet ajo peshë që keni humbur deri në atë moment.

    Nëse e shtyn shumë gjatë fazën e dietës, jo vetëm që rezultatet ngadalësohen, por edhe shëndeti, energjia dhe motivimi bien.

    Faza e mirëmbajtjes ndihmon trupin të rivendosë balancën dhe përgatit terrenin për fazën tjetër të humbjes së peshës. Ajo është një strategji që ju ndihmon të ruani peshën dhe të mos rrëzoni rezultatet e arritura.

    Koha ideale për të planifikuar fazën e dietës është periudha, kur jeni më të angazhuar dhe keni më shumë ngarkesë. Syri.net-bovary.gr.

  • Barcelona e PSG hipotekojnë fazën gjysmëfinale

    Barcelona e PSG hipotekojnë fazën gjysmëfinale

    Barcelona hedh hapin e madh drejt gjysmëfinaleve të ligës së kampionëve pasi këtë mbrëmje mundi 4-0 Borusia Dortmund në tokën katalanase.

    Hapi serinë e golave rafinja ndërsa më pas dy të tjerë nga Levandovski dhe mbyll Laminë Jamal.

    Ndërkohë në Paris PSG përmbysi Aston Vilën 3-1 duke e bërë më të lehtë sfidën e kthimit. Në fakt ishte skuadra e Emeri ajo që kaloi përpara në të 35′ me Roxhers. Reagimi i francezëve i shpejtë.

    Në 39′ Doue barazon për 1-1 ndërsa në start të pjesës së dytë Kvaraskelia dhe në fund të ndeshjes Nuno Mendes fiksuan shifrat 3-1./Sportiim.al.

    Vazhdo leximin

  • Miami fiton dhe siguron fazën play out, ja renditja e skuadrave në të dyja Konferencat

    Miami fiton dhe siguron fazën play out, ja renditja e skuadrave në të dyja Konferencat

    8 Prill 2025

    8:11

    Telesport

    Miami fitoi 117-105 ndaj Philadelphia dhe rikthehet te suksesi në NBA, duke siguruar njëkohësisht edhe kualifikimin në play out. Vendimtar stoli i Miami, nga ku erdhën 46 pikë, ndërsa 58 pikët e dyshes Walker-Grimes për miqtë mbetën për statistikë.
    Pa probleme fiton edhe skuadra e Sacramento, që mundi 127-117 Detroit jashtë fushe. Tjetër ndeshje e mirë e Zach LaVine, që realizoi 43 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Sabonis me një “triple double” (19 pikë, 15 rebound e 10 asist).
    Ajo që bie në sy është se në Konferencën e Lindjes është se janë përcaktuar ekipet që avancojnë më tej. Ndërkohë që, zyrtarisht janë eliminuar nga gara për titull Toronto, Brooklyn, Philadelphia, Charlotte dhe Washington.
    Më e fortë beteja në Perëndim, ku të eliminuara janë Portland, San Antonio, New Orleans e Utah Jazz. Beteja vazhdon si për një vend direkt në fazën play off ashtu dhe për një vend në play out, ku luajnë ekipet e vendeve 7-10.

  • Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale

    Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale

    Konsorciumi holandez Van Oord Dredging and Marine Constractor dhe ai grek me seli në Holandë, Archirodon Construction Company Limited janë kualifikuar për fazën tjetër të procedurës për ndërtimin e Portit të ri të Porto Romanos. Këto dy konsorciume do të paraqesin edhe ofertat ekonomike, ku edhe më pas do të përzgjidhet kompania fituese. Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur dje se ka përfunduar faza parakualifikuese dhe se 2 konsorciume janë përzgjedhur për të vijuar në fazën tjetër nga 5 konsorciume që u bënë pjesë e garës ndërkombëtare.
    “Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike”, tha Balluku. Shqipëria, theksoi ajo, do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

  • Rama inspekton aksin Ndroq-Plepa: Nxit zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmin

    Rama inspekton aksin Ndroq-Plepa: Nxit zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmin

    Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektuan dje rrugën Ndroq-Plepa, projekt i cili është në fazën e parë të rehabilitimit dhe konsiderohet si një vepër e rëndësishme jo vetëm nga ana infrastrukturore, por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturistik që po merr zona. Pjesë e investimit është dhe rindërtimi i Urës së Beshirit, e cila do të eliminojë të gjitha kthesat duke rritur sigurinë rrugore. Kryeministri vlerësoi se ky është një nga akset e shumëkërkuara të cilit i erdhi radha të ndërtohet. “Ky do të jetë një aks me profil turistik edhe për shkak të gjithë territorit, ku kanë filluar të lindin agroturizmet. Ne besojmë shumë se zhvillimi i agroturizmit do të jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit, edhe për ekonominë familjare këtu, pasi është një zonë që do të përfitojë shumë nga rritja e prodhimit dhe nga flukset që shkojnë drejt Tiranës dhe Durrësit”, shtoi Rama.
    Balluku informoi se rruga ka një gjatësi prej rreth 25 kilometrash, ndërkohë që aktualisht po punohet në fazën e parë, nga tri që janë gjithsej. “Ka përfunduar pjesa më e vështirë, është infrastruktura nëntokësore. Na është dashur të punojmë si me OSHEE-në, dhe me ujësjellës kanalizimet e bashkisë së Tiranës për të bërë gjithë forcimin e kësaj rruge”, tha ajo. Duke folur për parametrat teknikë, Balluku bëri të ditur se tashmë nga një rrugë rurale, kjo kthehet në një rrugë të kategorisë C. “Kurora e gjithë bankinës është 12,5 metra me dy ndarjet e korsive nga 2,75 metra duke e çuar në kategorinë C dhe duke na dhënë ne mundësinë për të pasur një rrugë me shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë”, tha Balluku. Balluku theksoi se në zonën e urës së Beshirit ndërtohet një urë totalisht e re duke eliminuar kështu edhe kthesat e ngushta që ka në atë pjesë.
    “Ura ndërtohet me projektin e Bankës Botërore për urat, ku këtë vit kemi edhe urën e Viroit dhe urën e Vjosës. Për shkak të ecurisë së mirë që kanë pasur punimet, ne pretendojmë ta mbyllim brenda muajit dhjetor fazën e parë të rrugës, ndërsa me buxhetin e vitit 2026 kemi parashikuar edhe dy fazat e tjera, 15 kilometra në total”, shtoi ajo. Sipas Ballukut, ky është nga të vetmit kantierë në të cilin vazhdon trafiku, edhe pse punohet. “Ka shqetësime për sa i përket kësaj rruge. Ecuria është shumë e mirë, është 30% e volumit. Kompania punon dhe ne kemi trafikun që nuk mund ta ndalojmë se nuk ka një rrugë paralele. Mendojmë ta mbarojmë para afatit. Afati është mars 2026, synimi ynë është ta mbarojmë para natës së Vitit të Ri (dhjetor 2025) këtë fazë të parë”, shtoi Balluku. Balluku nënvizoi se rruga krijon një alternativë me autostradën Tiranë-Durrës, ku po ecet pa penguar trafikun me dy bankinat anësore.
    “Kjo rrugë do të ndihmojë edhe gjithë pjesën e trafikut. Autostrada Tiranë-Durrës do të marrë më shumë kohë meqë shkojmë fazë pas faze, ndërkohë kjo rrugë do të mbarojë më shpejt”, sqaroi ajo.

  • Rama dhe Balluku inspektojnë punën në rrugën Ndroq – Plepa

    Rama dhe Balluku inspektojnë punën në rrugën Ndroq – Plepa

    Transformimi urban po vijon në akse, rrugë e zona me rëndësi, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe të agroturizmit që ato kanë.
    E tillë është rruga Kombinat – Ndroq – Plepa, projekt i cili është në fazën e parë të rindërtimit, e do të vazhdojë në tre faza, ku pjesë e investimit është dhe rindërtimi i Urës së Beshirit, e cila do të eliminojë të gjitha kthesat, duke rritur sigurinë rrugore.
    Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e kësaj rruge, së bashku me Zv/kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

    “Jemi në fazën e parë të rehabilitimit të rrugës Kombinat-Plepa. Kjo është një vepër shumë e rëndësishme nga ana infrastrukturore, por dhe nga ana e zhvillimit të kësaj, duke qene se kjo zonë ka një zhvillim të rëndësishëm bujqësor dhe agroturizma. Rruga është rreth 28 km. Në fazën e parë kemi 5 km, 4.8 për saktësi. Këtu ndodhemi në pjesën e fundit të fazës së parë dhe është 1.6 km pothuajse të përfunduara. Pjesa më e vështirë për ne ka qenë padyshim pjesa e infrastrukturës nëntokësore. Na është dashur të punojmë me OSHEE dhe ujësjellës kanalizime të Bashkisë së Tiranës për të bërë spostimin dhe zgjerimin e kësaj rruge. Nga një rrugë rurale, kjo rrugë shkon në një rrugë të kategorisë C. Kurora e gjithë bankinës është 12,5 m me dy ndarjet e korsive nga 3.75 m, duke e çuar kështu në kategorinë C dhe duke na dhënë ne mundësinë për të pasur një rrugë me shpejtësi nga 50 në 100 km në orë.” – shpjegoi Zv/kryeministrja Balluku,  teksa theksoi se në zonën Urës së Beshirit do të ndërtohet një urë totalisht e re.
    “Pjesë e rëndësishme është që pavarësisht se ruhet gjurma në tërësinë e saj, në zonën e Urës së Beshirit ndërtohet një urë totalisht e re, duke eliminuar kështu kthesat e ngushta që kemi në atë pjesë. Ura ndërtohet me projektin e BB për urat ku këtë vit kemi dhe urën e Viroit dhe urën e Vjosës. Ndërkohë që për shkak të ecurisë së mirë që kanë patur punimet ne pretendojmë që ta mbyllim brenda muajit dhjetor, fazën e parë, 5 kilometrat e pare. Në buxhetin e 2026 kemi parashikuar dhe dy fazat e tjera që janë 15 km në total dhe pastaj kështu vazhdon. Është nga të vetmit kantier që vazhdon trafiku siç e shikoni. Ecuria është shumë  e mirë, është 30 % e të gjithë volumit dhe këtu kompleksiteti është shumë i madh për shkak se ju e shikoni kompania vazhdon punon, ndërkohë ne kemi trafikun që s’mund ta ndalojmë se s’ka aks paralel. Jemi në afate, siç e thashë mund të mbarojmë më shpejt. Afati dorëzimit është maj 2026, synimi jonë është ta mbarojmë natën e vitit të ri të 2025 këtë fazë të parë.” – u shpreh Zv/Kryeministrja Balluku.
    Nga ana  e tij kryeministri Rama theksoi se aksi merr rëndësi të posaçme edhe për shkak të krijimit së një sërë agroturizmeve të reja, në zonën nëpër të cilën ai kalon.
    “Është një nga akset e shumëkërkuara, të cilit i erdhi radha dhe i cili do jetë një aks me profil turistik dhe për shkak të këtij territori ku kanë filluar të lindin agroturizmat dhe ku ne besojmë shumë që zhvillimi agroturizimit do jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu, pasi është një zonë që do përfitojë shumë nga rritja e turizmit dhe nga flukset që shkojnë drejtë Tiranës apo Durrësit.” – u shpreh ai.