Tag: favorshme

  • Ndryshime të mëdha, 2026 do të jetë një nga vitet më të favorshme për këto dy shenja

    Ndryshime të mëdha, 2026 do të jetë një nga vitet më të favorshme për këto dy shenja

    Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin.
    Pas një periudhe sfiduese, ku shumë kanë ndier sikur universi i ka vënë në provë, më në fund pritet një kthesë e madhe pozitive në jetën e tyre.
    Demi – Stabiliteti më në fund po vjen
    Për të lindurit në shenjën e demit, 2026 pritet të sjellë një periudhë të artë. Puna e palodhur dhe durimi që kanë treguar vitet e fundit do të fillojnë të shpërblehen në mënyrë konkrete.
    Financat parashikohen të hyjnë në një fazë stabilizimi të fortë, madje me rritje të ndjeshme. Nuk përjashtohen as avancimet profesionale, ofertat e reja të punës dhe mundësitë për investime të suksesshme.
    Në planin sentimental, demi beqar mund të njihet me një person që ofron siguri dhe perspektivë afatgjatë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të shijojnë një periudhë harmonie dhe thellimi të marrëdhënies. Po ashtu, 2026-a shihet si vit i shërimit të brendshëm dhe kapërcimit të peshave emocionale të së kaluarës.
    Luani – Fillimi i një “epoke të artë”
    Edhe për luanët, viti që po vjen duket se do të jetë vendimtar. Parashikimet flasin për një periudhë triumfi profesional, ku idetë dhe përpjekjet e tyre do të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e munguar. Aty ku janë munduar në heshtje, pritet të marrin duartrokitje.
    Në aspektin financiar, shenja e luanit mund të përfitojë nga bashkëpunime fitimprurëse, bonuse ose të ardhura të papritura. Ndërkohë, në dashuri, luanët beqarë mund të përjetojnë një njohje të fuqishme emocionale, ndërsa çiftet do të rifitojnë pasionin dhe harmoninë.
    Viti 2026 shihet si një prej viteve më mbështetëse për Luanin, një periudhë ku dëshirat më të guximshme kanë mundësi reale të bëhen realitet.

  • ”Ditë e favorshme për çështje financiare”/ Horoskopi, e mërkurë 6 gusht 2025

    ”Ditë e favorshme për çështje financiare”/ Horoskopi, e mërkurë 6 gusht 2025

    DashiMund të ndiheni pak të tensionuar sot. Mund të përballeni me situata të papritura, ndaj ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Komunikimi është çelësi. Merrni kohë për të reflektuar para se të flisni.
    DemiKjo është një ditë e favorshme për çështje financiare. Mund të merrni një ofertë apo të kuptoni më mirë si të menaxhoni burimet tuaja. Në marrëdhënie personale, shmangni keqkuptimet – qartësia është thelbësore.
    BinjakëtKeni shumë ide dhe energji për të ndarë me të tjerët. Sot është ditë e mirë për takime, biseda dhe plane të reja. Ruani ekuilibrin mes punës dhe pushimit.
    GaforrjaNdjenjat janë të thella sot. Mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj sjelljes së të tjerëve. Kaloni kohë me njerëzit që ju kuptojnë. Mos u angazhoni në konflikte – vetëkontrolli është i rëndësishëm.
    LuaniSot ndiheni të mbushur me vetëbesim dhe dëshirë për të ndriçuar në çdo situatë. Mund të keni sukses në biseda të rëndësishme apo prezantime. Jini të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve.
    VirgjëreshaMund të ndiheni të mbingarkuar me detaje sot. Mundohuni të mos e kritikoni veten për çdo gjë. Bëni më të mirën që mundeni dhe pranoni që jo çdo gjë është nën kontrollin tuaj. Një ditë e mirë për t’u organizuar.
    PeshorjaKa mundësi për zhvillime pozitive në marrëdhënie dhe bashkëpunime. Mund të ndiheni më të qartë për një vendim që ka lidhje me të ardhmen. Diplomacia ju ndihmon të arrini atë që dëshironi.
    AkrepiMund të ndiheni më introspektivë dhe të tërhequr sot. Nuk është domosdoshmërisht diçka negative – shfrytëzojeni për të reflektuar dhe për të qartësuar qëllimet tuaja. Ruani energjinë për gjëra të rëndësishme.
    ShigjetariNjë ditë me shumë lëvizje dhe kontakte. Mund të keni frymëzim për projekte të reja apo dëshirë për të udhëtuar. Bëni kujdes me shpenzimet impulsive. Rrini pranë njerëzve që ju mbështesin.
    BricjapiFokusi është tek puna dhe reputacioni. Sot mund të paraqitet një mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Veproni me maturi dhe mos e nënvlerësoni ndikimin e veprimeve të vogla.
    UjoriNdiheni të motivuar për të mësuar diçka të re apo për të eksploruar horizonte të reja. Një bisedë mund të hapë një derë të re. Mos e neglizhoni anën shpirtërore apo emocionale të jetës.
    PeshqitDita kërkon thellim dhe reflektim. Shmangni shpërqendrimet dhe përqendrohuni tek ajo që ka vërtet rëndësi për ju. Intuita është shumë e fortë sot – dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 qershor 2025…

    Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një situatë të favorshme të motit në të gjithë territorin.
    Parashikimet tregojnë për një ditë me mot kryesisht të kthjellët dhe me orë të gjata me diell, çka do të ndihmojë në ruajtjen e temperaturave të qëndrueshme dhe të ndjeshme për shumicën e zonave urbane dhe rurale.
    Vranësirat do të jenë thuajse të papërfillshme dhe nuk pritet të sjellin reshje, çka e bën këtë ditë të përshtatshme për aktivitete në natyrë, udhëtime apo qëndrime në bregdet.
    Era do të jetë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit (perëndim-jugperëndim), me një shpejtësi mesatare që pritet të luhatet nga 6 deri në 9 metra për sekondë. Përgjatë zonave bregdetare apo në lugina, era do të jetë e ndjeshme, por jo shqetësuese.
    Edhe kushtet në det do të jenë të qeta. Valëzimi parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare, veçanërisht në gjirin e Vlorës, Sarandës dhe Durrësit.
    Në tërësi, dita e hënë do të jetë e përshtatshme për pushime, punë në terren apo udhëtime, pa ndonjë ndikim negativ nga moti.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ambasada Amerikane në Tiranë: Klima më e favorshme investimi mund të shtojë praninë e SHBA-së

    Ambasada Amerikane në Tiranë: Klima më e favorshme investimi mund të shtojë praninë e SHBA-së

    E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.

    ”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
    Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane”,-thuhet në deklaratën e Ambasadës.

  • Ambasada Amerikane ndez dritën jeshile: Klima më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të SHBA-së në..

    Ambasada Amerikane ndez dritën jeshile: Klima më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të SHBA-së në..

    E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë shqiptare dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.

    Ambasada amerikane vlerëson mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.

     

  • Ambasada Amerikane: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

    Ambasada Amerikane: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

    E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ambasada amerikane, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë detaje nga ky takim.
    Sipas ambasadës, u diskutua se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
    Ambasada amerikane vlerëson mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë. Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.

  • Ambasada Amerikane në Tiranë: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

    Ambasada Amerikane në Tiranë: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA

    E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

    Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë shqiptare dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
    Ambasada amerikane vlerëson mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.

    Top Channel

  • Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 9 Prill 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 9 Prill 2025

    Dashi
    Yjet këshillojnë që të tregoheni të kujdesshëm ndaj fjalëve që do të thoni. Diçka e thënë në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë konfuzion. Parashikohet një rikuperim fizik.
    Demi
    Keni nevojë për pikë referimi për të qenë të qëndrueshëm, për shkak se dikush do të gërmojë në të shkuarën tuaj. Mjaft të favorshme janë bashkëjetesat dhe martesat, për shkak se sfera sentimentale është mjaft e favorshme.
    Binjakët
    Do të ndjeni nevojën për tu këshilluar me ndonjë ekspert, lidhur me situata problematike. Nga ana tjetër kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave.
    Gaforrja
    Hyrja e Venusit në shenjën tuaj do të garantojë një muaj mjaft të favorshëm sa i takon ndjenjave. Kush është në dilemë mes dy historive, bën mirë që të zgjedhë. Parashikohen emocione mjaft të forta.
    Luani
    Gjatë kësaj të mërkure parashikohen të reja interesante në fushën e ndjenjave. Mund të përfshiheni në një dashuri të re. Këshillohet që ta përdorni më mirë sharmin tuaj personal.
    Virgjëresha
    Kjo ditë do ju gjej mjaft të suksesshëm, sidomos nëse raporti në çift i ka rezistuar tensioneve të fundit. Po ashtu për ata që kanë probleme, mund të ketë pajtim.
    Peshorja
    Ju pret një ditë e cila do ju vendosë në sprovë dhe ku duhet të kuptoni nëse një raport funksionon ose jo. Bëni mirë që të ruani qetësinë, pasi dita nuk do të jetë aspak e lehtë.
    Akrepi
    Gjithë e mërkura do të jetë e dominuar nga dashuria, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Më në fund do të lini pas krahëve një krizë të rëndë, duke bërë që të ndiheni më të fortë.
    Shigjetari
    Do të keni mundësi që të mendoni më shumë për dashurinë veç bëni kujdes ndaj gabimeve. Këshillohet që të sqaroni situatat e mbetura pezull, në mënyrë që të mbusheni me frymë.
    Bricjapi
    Gjatë këtij 3 korriku, do të ndjeni nevojën për tu kujdesur më shumë për trupin tuaj. Kjo për shkak se nuk parashikohet një ditë ideale dhe se nervozizmi do të jetë në qoshe, sidomos në raportin në çift.
    Ujori
    Është dita e duhur për të folur hapur për gjithçka ju shqetëson. Kjo pasi duke nisur nga e premtja, problemet do të vinë duke u shtuar.
    Peshqit
    Kjo e mërkurë do të nxjerrë në pah domosdoshmërinë për ti bërë gjërat me qetësi. Është e kotë që të bëni shumë gjëra njëherësh, pasi nuk do ë jeni në gjendje. Ditët në vijim rezervojnë të reja të rëndësishme sa i takon ndjenjave.