Tag: favorit

  • Yamal, favorit për “Topin e Artë”? Festë private me 20 persona në Paris

    Yamal, favorit për “Topin e Artë”? Festë private me 20 persona në Paris

    22 Shtator 2025

    8:48

    Alfred Lleshi

    Vendimi për “Topin e Artë” 2025 do të bëhet i ditur brenda disa orësh, këtë herë ka shumë pasiguri për fituesin. Kush do ta fitojë, Lamine Yamal apo Ousmane Dembélé? Sipas “Mundo Deportivo”, talenti i Barcelonës është favorit.
    Numri 10 katalanas do të jetë në ceremoninë  Parisit me një delegacion prej 20 personash, madje ka organizuar një festë private për ta festuar triumfin e mundshëm, një shenjë besimi dhe ambicjeje. Ndërkohë, rival i tij kryesor, Dembélé, ndoshta nuk do të marrë pjesë në event.
    Shtyrja e klasikes PSG-Olympique Marseille për shkak të motit të keq përplaset me ceremoninë, duke e detyruar francezin të zgjedhë midis ekipit dhe mundësisë për të qenë në “Théâtre du Châtelet”. Dembélé nuk është ftuar në ndeshjen për shkak të një dëmtimi, por përplasja e orareve mbetet sfidë për klubin parizien.
     

  • Guardiola: City nuk është favorit në Champions League

    Guardiola: City nuk është favorit në Champions League

    17 Shtator 2025

    17:37

    Telesport

    Pep Guardiola mendon se Manchester City nuk është si më parë. Sipas tij, “The Citizens” nuk janë favoritë për Champions League.
    “Ne nuk jemi kandidatë për trofeun europian. Thjesht do të përpiqemi të shijojmë momentin. Jemi të lumtur që jemi këtu dhe urojmë ta nisim mirë”, deklaroi Pep para ndeshjes së parë të këtij sezoni të ChL kundër Napolit.
    “Kemi më shumë ndeshje se sezonet e mëparshme, por nëse nisemi keq, do të jetë e vështirë. Uroj t’ia dalim më mirë se sezonin e kaluar”, shtoi tekniku.

  • Chivu: Me shpenzimet që ka bërë, Napoli është favorit. Unë preferoj cilësinë para sasisë

    Chivu: Me shpenzimet që ka bërë, Napoli është favorit. Unë preferoj cilësinë para sasisë

    Cristian Chivu debuton sot në stolin e Interit, në Serie A. Në konferencë për shtyp, ai foli për ndeshjen me Torinon dhe objektivat sezonalë.
    Si është gjendja e skuadrës pas përgatitjeve?Kemi punuar mirë në këto katër javë. Ishte një përgatitje e shkurtër, por intensive. Jemi ende në ndërtim, por ndihemi gati dhe mezi e prisnim fillimin e kampionatit.
    Sa ndikon merkatoja?Tregu ka qenë i pikësynuar. Disa objektiva nuk ishin të shitshëm, siç ndodh edhe me lojtarët tanë. Linja e klubit është e qartë: investim te të rinjtë me potencial. Ata që kemi marrë janë gati të na ndihmojnë.
    Oriali tha se Interi është favorit absolut. A pajtoheni?Unë jam dakord me Allegrin; kush fiton titullin një sezon, është favorit sezonin pasues. Napoli me atë që ka bërë mbetet skuadra për t’u mundur.
    Çfarë i duhet skuadrës suaj për të pasur frymën e “tripletës”?Karakter, vazhdimësi në punë dhe aftësi për t’i menaxhuar momentet, sidomos ato të vështirat. Pa këto nuk arrin deri në fund.
    Çfarë mendoni për faktin se merkatoja është e hapur edhe pas fillimit të sezonit?Janë rregulla të UEFA-s dhe FIFA-s. Do të donim qetësi, por një trajner duhet të dijë t’i menaxhojë edhe pasiguritë, edhe mendimet e lojtarëve. Është pjesë e lojës.
    A keni frikë nga fillimi?Nuk kemi frikë. Kur je i ndershëm me punën dhe përgatitjen tënde, nuk ka arsye të trembesh. Mentaliteti bën diferencën.
    Çfarë ndjesie keni për debutimin tuaj si trajner i Interit?Jam krenar dhe i vetëdijshëm për përgjegjësinë. Jam i qetë sepse, kur jep maksimumin, gjërat bëhen më të thjeshta. E rëndësishme është që më në fund po fillon sezoni.
    Çfarë Torino prisni?Një skuadër të fortë, të organizuar, me trajner të ri si Baroni, që e respektoj shumë. Kundërshtari do të vijë të luajë pa presion.
    A preferoni Lookman apo lojtarë të ngjashëm?Unë dua cilësi, jo sasi. Disa emra që donim nuk u realizuan, por ne kërkojmë gjithmonë lojtarë që mund të rrisin nivelin e skuadrës.

  • “Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje”

    “Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje”

    “Interi mbetet favorit për titullin”. Kështu deklaroi Denzel Dumfries, një nga shtyllat e formacionit të Chivu, pas periudhës si titullar me Inzaghin. Pavarësisht zërave për të ardhmen dhe klauzolës prej 25 milionë eurosh (e cila skadoi në fund të korrikut), holandezi gjithmonë ka pasur një ide të qartë në mendje: “Shumë kanë folur për një transferim timin, por nuk kam pasur kurrë dyshime. E njëjta gjë vlen edhe për klubin. Jam shumë i kënaqur dhe dua të vazhdoj këtu. Ky ka qenë gjithmonë objektivi im”.
    I pyetur për mosmarrëveshjen Calhanoglu-Lautaro, e cila u mbyll më pas me paqe në rrjetet sociale, Dumfries tha: “Jemi të njëjtit si më parë, të bashkuar, të motivuar dhe gati. Jemi një familje, të tilla gjëra mund të ndodhin në familje. Ata janë dy lojtarë fitues, pastaj kanë biseduar mes tyre dhe me grupin.
    Besojmë te titulli, sepse kemi një skuadër të shkëlqyer. Për të fituar duhet të stërvitemi në mënyrë perfekte. Sezonin e kaluar gabuam në disa detaje, janë gjëra që ndodhin gjatë një rrugëtimi të gjatë. Kemi mësuar nga ajo eksperiencë, jemi ndër favoritët për titull. Sigurisht, duhet ta tregojmë këtë në fushat e lojës”.
    Në fund, Dumfries krahasoi stërvitjen me Chivu dhe Inzaghin: “Tani stërvitjet janë pak më të gjata, po punojmë më shumë. Ndoshta është herët për t’i kuptuar ndryshimet, por jam i impresionuar nga Chivu, ashtu siç isha nga Inzaghi. Të dy janë trajnerë shumë pranë lojtarëve, flasin shumë. Kjo është diçka që më pëlqen shumë”.

  • Spalletti “skanon” Serie A: I lumtur për rikthimin e Sarrit dhe Allegrit, ja pse Napoli mbetet favorit

    Spalletti “skanon” Serie A: I lumtur për rikthimin e Sarrit dhe Allegrit, ja pse Napoli mbetet favorit

    12 Gusht 2025

    8:49

    Alfred Lleshi

    Gjatë emisionit “NonSoloMercato” në “Rai2”, Luciano Spalletti foli edhe për pankinat e ndryshme të Serie A, sezonin e ardhshëm. Çfarë pret nga trajnerët e Serie A këtë sezon? Ja përgjigja e ish-trajnerit të kombëtares italiane:
    “Nëse mendoj për kampionatin e ardhshëm, besoj se ekipet e zakonshme do të jenë ato që do të luftojnë për triumfin final. Kam parasysh Napolin, Interin, Milanin dhe Juventusin, edhe pse shpresoj që të ketë ndonjë skuadër tjetër që mund të ndërfutet si Roma apo Lazio. Jam i lumtur gjithashtu që janë kthyer Sarri dhe Allegri, të cilët i vlerësoj shumë.
    Për më tepër jam kurioz të shoh çfarë do të bëjë Gasperini në një ambient si ai i Romës. Napoli, përveçse fitoi kampionatin, ka krijuar kushtet për të vendosur baza të rëndësishme. Klubi ka punuar shumë mirë, ndaj e shoh pak më favorit krahasuar me të tjerët. Megjithatë, shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë rrugës”.

  • Lukaku: Unë dhe Conte kemi të njëjtën mentalitet. Favorit për titullin? E nisim nga zeroja…

    Lukaku: Unë dhe Conte kemi të njëjtën mentalitet. Favorit për titullin? E nisim nga zeroja…

    Në një intervistë për numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka folur për Antonio Conten: “Kemi të njëjtin mentalitet, vetëm përmes punës mund të përmirësohet cilido. Ai ka një ide loje që iu përshtatet karakteristikave të mia. Vetë, kur jam në shtëpi, përpiqem të mësoj konceptet taktike që trajneri kërkon.
    Marrëdhënia jonë ka funksionuar gjithmonë, sepse ai di të më japë çdo ditë motivimin për të qenë përherë më i forti. ‘Babai’ im futbollistik? Po, siç kanë qenë Roberto Martinez te Belgjika, Koeman tek Evertoni dhe Ariel Jacobs tek Anderlechti. Janë ata që ma kanë ndryshuar jetën”.
    Sulmuesi belg u ndal më pas tek ardhja e De Bruyne dhe ndikimi i tij në vendimin e ish-lojtarit të City për të zgjedhur Napolin: “Shumë pak m’u desh, vetëm dy telefonata, shumë të thjeshta. I shpjegova çfarë do të thotë të luash këtu, se jemi një skuadër që dëshiron të përmirësohet dhe të konfirmohet për sezonin e ardhshëm. Do të jetë një sfidë e madhe, por ai i pëlqen sfidat”.
    Trajneri i Napolit ka theksuar se kush e mban stemën e kampionit në fanellë është automatikisht favorit për sezonin tjetër, por Lukaku qëndron i rezervuar: “Është një kampionat i ri, e nisim nga zeroja. Jemi këtu për t’u përgatitur mirë tani, pastaj do të shohim”.

  • Allegri flet “pa dorashka”: Napoli mbetet favorit, Interi pas tij. Mungesa jonë në Europë? Nuk përbën avantazh

    Allegri flet “pa dorashka”: Napoli mbetet favorit, Interi pas tij. Mungesa jonë në Europë? Nuk përbën avantazh

    Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Perth Glory, sfida e fundit e turneut veror të Milanit.
    Perth nuk është as Arsenali, as Liverpool…Jemi në fund të turneut, kemi punuar mirë dhe duhet të luajmë seriozisht. Për ne është një test i rëndësishëm, vlen për gjendjen fizike dhe taktike, por edhe aspektin mendor. Ndaj Arsenalit dhe Liverpool-it përqendrimi vinte natyrshëm. Nesër do të shohim sa kemi përparuar në respektin ndaj kundërshtarit.
    A do të shohim të rinj italianë në skuadrën tuaj?Fjala ‘të rinj’ është e vagullt. Nëse je i mirë, luan. Ne kemi skuadër shumë të re, çka është një avantazh për të ardhmen.
    Cilët janë favoritët për titullin e Serie A?Napoli është favorit, sepse kur fiton titullin, je gjithmonë favorit. Më pas Interi, që bën një punë të madhe prej vitesh. Pastaj Juve, Atalanta, Roma, Fiorentina, Lazio… Shoh shumë skuadra për “top 4”.
    Mos pjesëmarrja juaj në Europë a përbën avantazh në Serie A?Jo. Do të stërvitemi më shumë, por mungesa në Champions është humbje e madhe për ne. Aty përballesh me më të mirët.
    Modric e Gimenez janë rrugës për në Milanello…Do t’i bashkohen grupit. Disa të rinj do të kthehen te ‘Milan Futuro’ dhe ‘Primavera’. Estupinan? Është i fortë dhe po përshtatet mirë në një grup me vlera brenda e jashtë fushës.

  • Van Dijk për finalen e Champions-it: PSG favorit? Nuk mendoj, Interi ka më shumë përvojë

    Van Dijk për finalen e Champions-it: PSG favorit? Nuk mendoj, Interi ka më shumë përvojë

    25 Maj 2025

    14:12

    Alfred Lleshi

    Ka mbetur vetëm një javë nga takimi më i rëndësishëm i sezonit për PSG dhe Interin, finalja e Ligës së Kampionëve, që do të luhet të shtunën, më 31 maj, në “Allianz Arena” të Mynihut.
    Në një intervistë për “L’Équipe”, mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, ka shprehur mendimin e tij për këtë përballje, duke refuzuar që ta shohë skuadrën e Luis Enrique si favorite: “PSG favorit? Jo, nuk mendoj. Kam luajtur së fundmi kundër PSG dhe më la një përshtypje shumë pozitive.
    Për sa i përket Interit, e kam hasur më parë dhe njoh mirë dy nga lojtarët e tij, bashkëkombësit e mi Denzel Dumfries dhe Stefan De Vrij. Ndoshta Interi ka pak më shumë përvojë se PSG, duke qenë se ka luajtur së fundi në një finale të Champions-it (në vitin 2023 kundër Manchester Cityt)”.
    Duke u ndalur te parizienët, Van Dijk shtoi: “Më ka impresionuar shumë stili i lojës së PSG, cilësia individuale e lojtarëve dhe angazhimi që kishin në fushë”.

  • Dugarry lartëson Interin: Në tranzicion është i frikshëm, di të mbrohet mjaft mirë. PSG nuk është favorit

    Dugarry lartëson Interin: Në tranzicion është i frikshëm, di të mbrohet mjaft mirë. PSG nuk është favorit

    Pesë vite më vonë, PSG mund të provojë sërish të realizojë ëndrrën për ta ngritur për herë të parë trofeun e Champions League në histori. Pasi eliminoi Arsenalin dhe siguroi finalen kundër Interit, ish-sulmuesi i kombëtares franceze (55 paraqitje, 8 gola), si dhe ish-lojtar i Barcelonës e Milanit, Christophe Dugarry, shprehet shumë i kujdesshëm sa i përket përballjes me ekipin italian të Simone Inzaghit.
    Dugarry foli gjatë emisionit ‘Rothen s’enflamme’ në RMC: “Për mua, PSG nuk është favorit. Të mendosh qoftë edhe për një sekondë se je favorit kundër një skuadre italiane, do të thotë se nuk kupton fare nga futbolli. Interi di të bëjë gjithçka që di të bëjë PSG.
    Zikaltrit dinë të luajnë me zotërim të topit në mënyrën e tyre, në tranzicion janë të frikshëm, mbrohen më mirë se parizienët. Skuadra që i ngjan më shumë PSG-së është Barça, mos harroni se Interi nuk humbi dy herë ndaj Barçës”.
    Në gjysmëfinalen e Champions League, Interi barazoi dy herë (3-3) në kohën e rregullt kundër Barcelonës dhe e siguroi kualifikimin gjatë kohës shtesë në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.
    “Italianët janë makina, janë rritur kështu. Parizienët, sado të talentuar të jenë, nuk do ta kenë kurrë atë që kanë italianët në kokë. Dhe askush tjetër nuk e ka. Italianët janë të lindur për këtë”.

  • Rummenigge flet si ish i dyfishtë: Interi është favorit, Bayernit i duhet një mrekulli e vogël

    Rummenigge flet si ish i dyfishtë: Interi është favorit, Bayernit i duhet një mrekulli e vogël

    “Për Bayernin do të nevojitet një mrekulli e vogël, pas rezultatit të ndeshjes së parë në Mynih, sepse Interi u paraqit me një skuadër shumë të mirë. E them me të vërtetë këtë. Kështu, do të jetë një ndeshje e vështirë për Bayernin në “San Siro”, edhe pse jo e pamundur.
    Për mua Interi është favorit për të kaluar më tej”. Kështu është shprehur Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar i të dyja skuadrave, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidës së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën prej orës 21:00.
    “Të gjitha janë të mundura në një ndeshje të vetme, përmbysja është e arritshme, sepse me vetëm një gol epërsi, skuadra bavareze shkon të paktën në shtesë. Sidoqoftë, Bayernit i duhet një mbrëmje vërtet e mirë.
    Humbjen në ndeshjen e parë e pësuam paksa në mënyrë të lehtë, e pranoj, sepse pas golit të Müller do të kishte qenë më e mençur të kënaqeshim me një barazim. Në vend të kësaj, shtymë për fitoren me çdo kusht dhe pësuam një gol që na kushtoi shumë”.