Tag: favor

  • Thirrja nga Papa Leone XIV: Të refuzohet arroganca dhe hakmarrja në favor të paqes

    Thirrja nga Papa Leone XIV: Të refuzohet arroganca dhe hakmarrja në favor të paqes

    Bota E Mërkurë, 25 Qershor 2025 18:00
    Papa Leone XIV ka një thirrje për situatën në Lindjen e Meseme, ku kërkon refuzimin e arrogancës dhe hakmarrjes në favor të paqes. Kreu i Kishës Katolike tha se zhvillimet në Iran, Izrael dhe Palestinë po ndiqeshin me shqetësim.
    “Le të hedhim poshtë arrogancën dhe hakmarrjen, dhe në vend të kësaj të zgjedhim me vendosmëri rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes”, tha ai sot në Sheshin e Shën Pjetrit.

    Papa Leone do të banojë në rezidencën verore papnore në Castel Gandolfo, në jug të Romës, nga 6 deri në 20 korrik dhe në mesin e gushtit.Prej andej, ai do të bëjë lutjen tradicionale gjatë tre të dielave – një ngjarje që tërheq dhjetëra mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.

  • Akuzoheshin për spiunazh në favor të Izraelit, Irani ekzekuton tre persona

    Akuzoheshin për spiunazh në favor të Izraelit, Irani ekzekuton tre persona

    FOTO ILUSTRUESE

    IRAN-Irani ka ekzekutuar tre shtetas të tij të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit. Sipas autoriteteve iraniane, të dënuarit, Idris Aliu, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul, ishin shpallur fajtorë për bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës dhe për përpjekje për të futur kontrabandë pajisje në vend me qëllim kryerjen e vrasjeve.
    Varjet ndodhën në burgun e Urmisë në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit, e cila është provinca më veriperëndimore e vendit. Ekzekutimi e çon në gjashtë numrin e përgjithshëm të dënimeve me varje për spiunazh rreth luftës.
    Autoritetet iraniane e kanë akuzuar prej kohësh Izraelin për përfshirje në operacione të fshehta brenda territorit të vendit, përfshirë atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë dhe operacione sabotazhi./ZËRI

  • Dyshohet për spiunazh në favor të Izraelit, autoritetet iraniane arrestojnë një europian

    Dyshohet për spiunazh në favor të Izraelit, autoritetet iraniane arrestojnë një europian

    Një shtetas europian u arrestua në qytetin Hamedan në perëndim të Iranit, nën akuzën për spiunazh në favor të Izraelit, raporton televizioni shtetëror iranian.

    Në të njëjtin rast, dy persona të tjerë u arrestuan në qytetin perëndimor të Kermanshah, gjithashtu të dyshuar për spiunazh.
    Autoritetet kanë sekuestruar disa karta SIM dhe një shumë të madhe parash nga dy iranianët e arrestuar, sipas deklaratës së zëdhënësit të gjyqësorit, Asghar Jahangir, cituar nga agjencia Mehr.

    Top Channel

  • Ngjela: Rama fiton sa herë të dojë me Berishën në PD

    Ngjela: Rama fiton sa herë të dojë me Berishën në PD

    Avokati Spartak Ngjela, thotë se prania e Sali Berishës në krye të PD edhe pas humbjes në zgjedhje, është në favor kryeministrit Edi Rama. Me tej Ngjela theksoi se Berisha synon që të marr pushtetin, por kjo nuk mund të ndodh sa kohë PD drejtohet nga ai.
    ”Sali Berisha nëse rri si kryetar i PD kjo është në favor të Ramës. Rama e mbron, sepse me atë ai fiton gjithë jetën dhe kryeministri Rama tani e ka shqetësimin se ai mund të dënohet, sepse është në akuzë penale.

    Nëse nga SPAK dënohet ai ikën nga politika sepse nuk e lejon kushtetuta. Rama do Saliun në PD sepse me atë fiton gjithë jetën- tha në ”Report TV”.

  • Përfundon numërimi në bashkinë e Belshit, PS renditet e para me 4662 vota

    Përfundon numërimi në bashkinë e Belshit, PS renditet e para me 4662 vota

    Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Belshit në qarkun e Elbasanit. Rezultati që vjen nga kutitë e votimit është 4662 vota në favor të PS, 2722 vota në favor të PD.
    Ndërkohë forcë e tretë rankohet Nisma Shqipëria Bëhet me 254 vota, e pasuar nga Partia Koalicioni Euroatlantik me 215 vota.

  • Shpërndau para për blerjen e votave në favor të një kandidateje për deputete, pranga 63-vjeçarit pas hetimeve të SPAK

    Shpërndau para për blerjen e votave në favor të një kandidateje për deputete, pranga 63-vjeçarit pas hetimeve të SPAK

    Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili pas hetimeve 1 mujore të SPAK, ka rezultuar se shpërndau shuma parash për blerjen e votave në favor të një partie politike.
    Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale P. B., banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
    “Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, informuan blutë.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier
    -Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.
    Vihet në pranga autori.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
    Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.
    Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

  • Dasho Aliko flet me amerikanët: Sinjalet që vijnë matanë oqeanit janë në favor të PD-së dhe Lazaratit

    Dasho Aliko flet me amerikanët: Sinjalet që vijnë matanë oqeanit janë në favor të PD-së dhe Lazaratit

    Si për të konfirmuar edhe njëherë humbjen e madhe të mbështetësve ndër vite dhe zhytjen në një krizë të thellë, PD në Gjirokastër kishte zgjedhur që takimin përmbyllës të fushatës ta bënte në fshatin Lazarat. Bastioni i vetëm që i ka mbetur në qarkun Gjirokastër. Megjithatë Dasho Aliko sheh shpresë dhe është i motivuar.
    “Sinjalet që po vijnë matanë oqeanit janë në favor të Lazaratit, janë në favor të fitores së Partisë Demokratike. Lazarati dhe Partia Demokratike janë të lidhur si mishi me thoin”, tha Dasho Aliko.
    Më tej ai kërkoi që të mos votohet Partia Socialiste. “Kandidatët tanë janë njëri më i mirë se tjetri”, tha Aliko.
    “Ne e dimë c’është Partia Socialiste dhe kriminelët për Lazaratin. Ndërhyrja e tyre në vitin 2014 ishte një ndërhyrje më e keqe se ajo e serbit në Kosovë. Asnjë lazaratas nuk duhet ta votojë Partinë Socialiste. Ajo është gen i Partisë së Punës”, tha Aliko. ©Argjiroja.net