Tag: favelat

  • Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

    Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

    Rreth 64 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa mbi 2,500 policë dhe forca speciale sulmuan një zonë të favelave pranë aeroportit ndërkombëtar, ku konsiderohet se ndodhet selia e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Brazil.

    Operacioni, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në favelat Alemão dhe Penha, shkaktoi shkëmbim të fuqishëm zjarri. Trafikantët e drogës nga fraksioni Red Command ngritën barrikada, dogjën makina dhe përdorën për herë të parë dronë të armatosur për të sulmuar forcat speciale.
    Derisa viktimat u transportuan në spital gjatë mëngjesit, raportohet se në mesin e të vrarëve janë katër policë, ndërsa tetë efektivë dhe katër banorë të tjerë mbetën të plagosur. Qindra banorë raportuan frikë dhe pasiguri, duke përshkruar ditën si një “masakër të sponsorizuar nga shteti”.
    Guvernatori i krahut të djathtë, Cláudio Castro, e shpalli qytetin “në luftë” dhe e përshkroi situatën si operacionin më të madh policor që nga viti 2010. “Kjo nuk është më krim i zakonshëm, kjo është narco-terrorizëm,” tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.
    Më shumë se 80 persona u arrestuan dhe u sekuestruan mbi 75 armë automatike, duke nxjerrë në pah arsenalën e fuqishme të trafikanëve që kontrollojnë favelat e Rio-s që nga fundi i viteve 1980.
    Aktivistë dhe politikanë opozitarë kanë reaguar me indinjatë, duke e cilësuar operacionin si një “masakër të sponsorizuar nga shteti” dhe duke akuzuar autoritetet për kthimin e favelave në zona lufte.
    Situata mbeti e tensionuar edhe pasdite, me forcat policore në gatishmëri të lartë dhe rrugët kryesore të qytetit të bllokuara nga përpjekjet e kriminelëve për të penguar operacionin.
    Ngjarja shënon një moment historik dhune në Rio, duke tejkaluar operacionin e majit 2021 në Jacarezinho, ku u vranë 28 persona, dhe tregon për sfidën e vazhdueshme të autoriteteve për të kontrolluar fuqinë e grupeve kriminale në favelat e qytetit.

    Top Channel

  • Mbi 2500 policë mësyjnë favelat e Rios, 64 të vdekur nga operacioni kundër bandave në Brazil

    Mbi 2500 policë mësyjnë favelat e Rios, 64 të vdekur nga operacioni kundër bandave në Brazil

    Të paktën 64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku janë përfshirë 2,500 oficerë policie dhe 32 automjete të blinduara.
    Një burim nga zyra e guvernatorit të shtetit i konfirmoi numrin e viktimave mediave braziliane, duke bërë me dije se mes viktimave janë edhe katër oficerë policie.
    Operacioni më vdekjeprurës policor në Brazil vjen vetëm disa ditë para se Rio de Janeiro të presë ngjarje të mëdha të lidhura me konferencën për klimën COP30.
    “Ne qëndrojmë të vendosur kundër narkoterrorizmit”, shkroi guvernatori Claudio Castro në mediat sociale, duke njoftuar operacionin në favelat Alemão dhe Penha.
    Operacioni u përshkrua nga qeveria si më i madhi i kryer ndonjëherë kundër bandës Comando Vermelho. Të paktën 56 persona u arrestuan, ndërsa autoritetet u përpoqën të ekzekutonin 250 urdhër-arreste, thuhet në deklaratë.
    Rreth 50 shkolla dhe institucione shëndetësore pezulluan operacionet për shkak të përleshjeve, ndërsa linjat e autobusëve u modifikuan për të shmangur zonat me të shtëna.
    Rio do të presë Samitin e Kryetarëve të Bashkive të C40 dhe Çmimin Earthshot të Princit William javën e ardhshme, me pjesëmarrjen e personazheve të famshëm, përfshirë Kylie Minogue dhe kampionin katër herë të botës në Formula 1, Sebastian Vettel.
    Të dy ngjarjet janë pjesë e përgatitjeve për konferencën e OKB-së për klimën COP30, e cila do të mbahet në Belém, Brazilin verior, nga 10 deri më 21 nëntor.
    Operacionet policore në shkallë të gjerë nuk janë të rralla përpara ngjarjeve ndërkombëtare në Rio, i cili ka pritur Kupën e Botës 2014, Lojërat Olimpike 2016, samitin e G20 2024 dhe samitin e BRICS në fillim të këtij viti.