Tag: faturë

  • Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë

    Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë

    Një video e publikuar nga emisioni “Piranjat” ka hapur debate të forta mbi mënyrën e faturimit në aktivitetet e motivuesit Ermal Mamaqi. Pamjet tregojnë se gjatë eventit të tij të fundit në Pallatin e Kongreseve, një pjesë e pagesave të pjesëmarrësve janë marrë në dorë, në zarfa, pa u shoqëruar me faturë apo kupon tatimor.
    Sipas raportimit, pjesëmarrja në trajnime kushton mbi 100 euro për person, por në sportelin e aktivitetit shihen zarfa të mbushur me para të dorëzuar nga pjesëmarrësit. Vajza që qëndron pas sportelit, e regjistruar në video, deklaron se pagesat “cash” janë një praktikë e zakonshme në këto aktivitete dhe se shpesh nuk lëshohet asnjë faturë tatimore.
    Aktiviteti është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, në zemër të Tiranës, një nga hapësirat më prestigjioze për evente zyrtare dhe kulturore. Pavarësisht kësaj, mesa duket, vendndodhja nuk ka ndikuar që procesi i faturimit të kryhet sipas rregullave fiskale.
    Rasti vjen në një moment të ndjeshëm, ku qeveria ka paralajmëruar kontrolle të ashpra dhe gjoba të rënda për bizneset që shmangin detyrimet tatimore. Shqetësimi i ngritur nga videoja është se një figurë publike, që organizon evente me qindra pjesëmarrës dhe me çmime të larta, nuk po i nënshtrohet të njëjtave standarde fiskale që po kërkohen me forcë nga bizneset e tjera.
    Biseda mes gazetares së infiltruar dhe vajzës në sportel
    Sportelistja: Do të paguash për një?
    Gazetarja: Po, ka pasur shumë si puna ime me lekë në dorë
    Sportelistja: Plot, ja shiko zarfin…
    Gazetarja: Plot qenka…

  • Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

    Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

    Një darkë në restorantin luksoz të kuzhinierit Nusret disa vite më parë, ku të pranishëm ishin Arbjan Mazniku, Arben Ahmetaj, biznesmen dhe zyrtarë shqiptarë, solli një mori komentesh negative në Shqipëri dhe se si zyrtarët e një vendi të varfër si Shqipëria abuzonin në luksin e faturave të Nusret.
    Ahmetaj dhe Mazniku tek restoranti luksoz “Nusreti” në Dubai
    E teksa kjo darkë është thuajse harruar në opinionin publik, një tjetër ministër i kabinetit Rama ka shijuar gjumin dhe relaksin e Dubait me një faturë për afro 2700 euro.
    Kush e ka paguar faturën?
    Taksat e shqiptarëve kanë paguar plot 2700 euro me kursin e ditës, ose 2 milion e 680 mijë lekë.

    Fatura e paguar
    Ministri Blendi Gonxhe ka udhëhequr delegacionin me 4 emra të tjerë, me siguri vartës të tij.
    Aq sa kuptohet nga fatura është shënimi pagesë hotel Dubai por pa specifikuar vetëm një dhomë një natë apo disa dhoma dhe për disa ditë.
    Referuar postimeve të Gonxhes, ai ka qenë në Dubai në datat 28 dhe 29 tetor 2025.

    Ndoshta ka qenë edhe për më tepër ditë, por në publikimet zyrtare agjenda është dy ditë.
    Kultura e pasur e një vendi të varfër si Shqipëria këtë herë rezulton se ka paguar akomodim sheikësh për plot 2700 euro hotel për Gonxhen.
    Dubai në të vërtetë është ndër më të shtrenjtat vende për luksin dhe komoditetin që ofron. Por a fiton diçka kultura shqiptare nga kjo faturë vetëm për gjumin 2700 euro? Kjo faturë nga njohësit e çmimeve në Dubai konsiderohet edhe e lirë. Por duhet Gonxhe të sqaroj, ishte i ftuar zyrtarë? pse se mikëpriti homologu në Emirate?
    Vërtet janë paguar 2700 euro apo? Për pesë persona apo për një?
    Sipas weblajm, kjo faturë nuk është e plotë pasi mund të shkojë mbi 3000 mijë euro ku mungojnë biletat e avionit, dietat apo edhe ushqimi.
    Pas Dubait Ministri që shqiptarëve ju dhuroi kulturën e përçundhar të Mozaikut me mbivendosje pa flokë, ka udhëtuar në Riad, Itali e jo vetëm.
    Bukën Ahmetajt ja zunë në fyt tek Nusreti aq sa sot është në arrari si i kërkuar nga Spak, ndërsa Gonxhe një deklarues në Spak është ndër Ministrat që media ka bërë me dhjetra denoncime për abuzime./Publik.al

  • Shqetësohen fermerët/ Shitja e qumështit pa faturë dhe mospagimi i subvencioneve

    Shqetësohen fermerët/ Shitja e qumështit pa faturë dhe mospagimi i subvencioneve

    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat po zhvillon ditën e sotme një seancë dëgjimore me Grupet e Interesit për Paketën Fiskale. Në seancë ka folur një përfaqësues nga Shoqata Blegtorët Prodhues të Qumështit, shoqatë e krijuar në janar të 2023.
    Ai shprehur disa nga shqetësimet e shoqatës së tij, ku ndër to përmendi shitjen e qumështit, ku tha se bëhet pa fatura. Ai shtoi më tej se duhet bërë një kontroll ashtu siç u bë më bulmetin.
    “Kemi disa shqetësime që është shitja e qumështit në Shqipëri që ndodh 70% pa fatura , kur themi pa faturë sepse ne nuk e konsiderojmë autofaturë. Përpunuesi e pret kur i duhet me çmimin që i duhet për të rregulluar bilacin e tij. Pse nuk ka një kontroll nga qeveria që të ketë një faturim të mallit direkt nga qumështi. Se kuptojmë pse fermerët nuk e faturojnë vetë prodhimin e saj. Të ketë një kontroll siç filloi dhe kontrolli i bulmetit. Subjektet sot që flasim punëojnë nderi në kufitin 10 milionë lekë. Këto janë arsyet pse fermerit i merret qumshëtit me 45 lekë. Qarkullon nën dorë pa faturë.”, u shpreh përfaqësuesi i shoqatës.
    Ai përmendi si një tjetër shqetësim edhe mospagimin e subvencionve këtë vit për fermerët.
    “Problem tjetër shqetësues, është se fermerët për këtë vit kanë një mangësi në pagesat e subvencioneve të vitit që është duke u mbyllur. Në shoqatën tonë lajmërojnë shumë fermerë që nuk kanë marrë asnjë lek për litër, krerë apo naftën. Nuk e kuptojmë se pse në 11 muaj nuk merren këto lek. Dhe të gjithë fermerët, blegtorët janë me sy se çfarë do ndodhë. A do të merren lekët këto 20 apo 30 ditë, para që ju janë premtuar”, shtoi ai.

  • ERE rrit transparencën në faturë, kategorizim i ri dhe faturim i ndarë për automjetet elektrike

    ERE rrit transparencën në faturë, kategorizim i ri dhe faturim i ndarë për automjetet elektrike

    Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një Udhëzim të ri, i cili detyron furnizuesit dhe operatorët e rrjetit të pasqyrojnë në mënyrë shumë më të detajuar dhe të qartë konsumin e energjisë elektrike në faturën mujore. Qëllimi është garantimi i transparencës dhe aplikimi i drejtë i çmimeve për kategoritë e ndryshme të konsumatorëve.
    Ky udhëzim është i detyrueshëm për të gjithë furnizuesit publikë dhe të tregut të lirë, si dhe për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).
    Konsumi i karikimit të makinave elektrike faturë më vete
    Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me konsumatorët që kanë pika karikimi për automjete elektrike (EV).
    Në rastet kur një konsumator ka të instaluar një pikë karikimi me fuqi mbi 11 kW, energjia e përdorur do të matet përmes një njësie matëse të pavarur.
    Ky konsum do të pasqyrohet në një faturë të veçantë me titullin “Konsum për karikim automjeti elektrik (EV)”, me çmimin përkatës të miratuar nga ERE.
    Konsumatorët ekzistues me pika karikimi mbi 11 kW nuk do të ngarkohen me kosto shtesë për instalimin e sistemit të ri të matjes së ndarë.
    Transparencë maksimale për vetëprodhuesit
    Udhëzimi sjell rregulla specifike edhe për konsumatorët që prodhojnë energji elektrike nga burime të rinovueshme, si panelet fotovoltaike.
    Fatura mujore e tyre duhet të përmbajë dy rubrika të ndara: “Energjia e prodhuar nga vetë konsumatori (kWh)” dhe “Energjia e marrë nga rrjeti (kWh)”.
    Faturimi neto ndërmjet këtyre dy sasive do të llogaritet dhe reflektohet në faturë, sipas metodologjisë së miratuar nga Këshilli i Ministrave.
    Kategori të reja konsumatorësh në faturë
    Për të garantuar zbatimin e tarifave të caktuara, çdo faturë do të duhet të përmbajë seksionin “Kategoria e konsumatorit sipas kontratës”, ku do të identifikohen qartë kategori specifike, duke përfshirë:

    Familjar me konsum nën 700 kW

    2. Konsumator i FMF-së (Furnizuesi i Mundësisë së Fundit)
    3. Objekt kulti
    4. Furra buke/prodhim mielli
    5. Pika/stacione karikimi automjetesh elektrike (EV)
    6. Vetëprodhues (me burime të rinovueshme)
    7. Ujësjellës-kanalizime
    ERE paralajmëron se mosidentifikimi i qartë i kategorisë së konsumatorit përbën shkelje dhe do t’u nënshtrohet masave administrative. Furnizuesit detyrohen të përditësojnë sistemet e tyre të faturimit dhe të raportojnë rregullisht pranë ERE-s.

  • ‘Fermeri pajiset me auto faturë’/ Braçe debat me ministrin e Bujqësisë tek ‘Ekonomia’: Merr vetëm një copë letër…

    ‘Fermeri pajiset me auto faturë’/ Braçe debat me ministrin e Bujqësisë tek ‘Ekonomia’: Merr vetëm një copë letër…

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përfshirë në një debat me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në komisionin e Ekonomisë.

    Salla u shpreh se çdo fermer që shkon në prikën e grumbullimit merr auto faturë, gjë që u kundërshtua nga socialisti Braçe.
    Pjesë nga debati:
    Salla: Çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit merr auto faturën. Në auto faturë që merr…
    Braçe: Merr një copë letër, as çmim… merr një copë letër që thuhet kaq kg solli, e kaq.
    Salla: Cdo fermer do kërkojë auto faturë, do të marrë 10% nga shteti.
    Braçe: Kjo është e provuar. Nuk njoh ndonjë grumbullues që humbet para
    Salla: Sot ne e kemi për fermerët
    Braçe: S’ka rendësi
    Salla: Ka sepse i ka marrë grumbulluesi, tani i merr fermeri.
    Braçe: Vaji që prodhohet tani është pa formalizuar. Është ky problem.
    Salla: Mbështetja vazhdon dhe vitin tjetër

  • ‘8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë pa faturë’ Braçe: U paguan ilaçe për njerëz të vdekur, hemodializa rrjedh para

    ‘8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë pa faturë’ Braçe: U paguan ilaçe për njerëz të vdekur, hemodializa rrjedh para

    Erion Braçe

    TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka risjellë gjetjet e KLSH, por edhe abuzimet në Dogana dhe Tatime. Braçe nxorri një dokument të një gjobe të vënë ndaj një biznesi të vogël në periferi të Tiranës, më konkretisht 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë që i gjetën pa faturë tatimore. Deputeti vlerësoi se KLSH kishte bërë gjetje të rëndësishme në shumë raste, duke nxjerrë në pah qasjen abuzive të drejtorive të caktuara. Sipas tij shpesh zyrtarët tatimorë dalin jashtë çdo sistemi kontrolli, duke shmangur kamerat apo GPS-in gjatë inspektimeve.

    “Shqetësim është ligjshmëria në fushën e të ardhurave dhe KLSH sjell në vëmendje dy elementë: e para klientizimin që funksionon ende në dogana, veçanërisht në metodat për vlerësimin e transaksioneve sae nuk sjell vetëm evasion fiskal por cenon edhe konkurrueshmërinë në treg. E njëjta gjë vlen edhe për tatimet por ajo që vjen në evidencë ka të bëjë me borxhin sepse do të kemi një ligj. KLSH sjell  në vemndje që borxhi i akumuluar po rritet më shesjt sesa masa e arkëtimit të këtij borxhi në harkun e një viti. Por më i madh bëhet shqetësimi kur inspektorëtr dalin jashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS dhe kjo evidentohet në raportin e KLSH. Organet fiskale e kanë këtë qasje dhe sjellje, që sillen egër me të dobëtin dhe mungojnë në kontrolle në dy drejtoritë më të rëndësishme edhe në Tatim paguesit e mëdhenj dhe në të Tiranës. Dhe nuk kam se si të mos sjell në vëmendje këtë akt konstatimi apo gjobe, vendosur në një biznes në Tiranë, në periferi dhe më ka bërë përshtypje. Thuhet se në momentin e kontrollit u vërtetua se nuk lëshon faturë tatimore, autofaturim për gjizën, me çmim 229 lekë për njësi, në sasinë 15.82 kg dhe gjoba është 820 mijë lekë të reja ose 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kg gjizë. Ndërkohë që kontrolli në dy drejtoritë më të rëndësishme të tatimeve mungon”, tha ai.
    Braçe u ndal edhe tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për të cilin tha se duhet të shkrihet. Ashtu si në Komisionet Parlamentare deputeti socialist evidentoi gjetjet e KLSH-së për abuzimet në shëndetësi dhe konkretisht ilaçet e rimbursueshme. Braçe thotë se koncesioni për hemodializën rrjedh para, jo gjak, dhe pagesat nga buxheti i shtetit bëhen për shërbime të pakryera. Ai zbulon se i ka kërkuar KLSH-së të auditojë plotësisht këto kontrata në shëndetësi pasi janë në fund të afateve dhe të ndihmojë vendimmarrësit.
    “Gjetjet e KLSH që janë paguar ilaçe të rimbursueshme për njerëz të vdekur, është një element që skema është korruptuar. Gjetja e KLSH të një lidhjeje në këtë skemë midis mjekëve duke përdorur pacientët, recetat e tyre, farmacive për brande të caktuara të ilaçeve është gjetje që sjell në vëmendje që skema është korruptuar duke bërë të pavlerë politikën e rimbursimit të ilaçeve. Kjo politikë të ndryshojë që vërtet njerëzit që janë në nevojë të marrin ilaçe të rimbursura 100% dhe ata që korruptojnë skemën të mos jenë pjesë e saj. Mos ka ardhur koha që ndryshimi i kësaj skeme të shoqërohet nga përjashtimi i kompanive që korruptojnë skemën. Kontratat e PPP-ve janë duke përfunduar dhe gjetjet e KLSh-së duhet të vlejnë si evidencë për fundin e këtyre kontratave. Një koncesion që vjen vit për vit nga KLSh është ai i hemodializës, që ka brenda një trajektore jo gjaku, por para, që shkojnë nga njëra dorë në tjetrën dhe në fund janë pagesa nga buxheti i shtetit për një shërbim të padhënë,”-tha Braçe.

  • Faturë e majme për zgjedhjet/ “PD përdori para të dyshimta për konsulentin amerikan”, Beqiri: SPAK duhet të hetojë..

    Faturë e majme për zgjedhjet/ “PD përdori para të dyshimta për konsulentin amerikan”, Beqiri: SPAK duhet të hetojë..

    Mbi 1.4 milion euro është shuma që ka shpenzuar Partia Demokratike e Sali Berishës për të paguar konsulentin amerikan Chris LaCivita gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
    Lidhur me këtë avokati Idajet Beqiri, i ftuar në një studio televizive tha se shuma mund të jetë shumë më e lartë.
    Beqiri tha se marrja e një konsulenti të huaj që të bëjë fushatë për një parti politike në Shqipëri, është në shkelje të ligjit.
    ‘Në këto shifra s’duhet që të besojmë, por duke qenë vet protagonist në zgjedhje, e di sa ca kosto ka fushata kjo është një gënjeshtër e madhe nuk është 1.4 por mund të jetë 14 milionë euro. Shuma që ka harxhuar PD është 800 mijë është qesharake. Ku i gjejnë këto para? Ka shumë para të zezë që në fushatë hidhet me bollëk. Një njeri vjen nga Amerika dhe merr 1.4 mln euro dhe ai ka ardhur vetëm 3 herë këtu në Shqipëri, por ai s’duhet që të vinte, sepse nuk duhet një i huaj të bëjë fushatë elektorale për një subjekt politik këtu.
    Ai tha se SPAK duhet që të nis një hetim, lidhur me këtë faturë të majme, ndërsa sipas tij duhet që të shihet edhe origjina e parave me të cilat u pagua LaCivita.
    ‘SPAK duhet që të nis procedim për këtë çështje dhe të shoh edhe ku i gjetën paratë që ja dhanë një njeriu që erdhi 3 herë në Shqipëri. Dhe këto janë të deklaruara, po lëre pastaj të tjera që mbase s’janë deklaruar. SPAK në vend të merret me këtë, nuk e bënë’, tha ai.

  • Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO

    Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO

    Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009
     
    Rrapo Gaci, një qytetar nga Delvina me aftësi të kufizuara, prej disa muajsh po endet nëpër zyrat e OSHEE-së për një faturë energjie elektrike të muajit mars 2009, e cila sipas dokumenteve që ai vetë disponon, është paguar që atëherë.
     

     
    Gaci tregon se në librezën e energjisë, të cilën e ruan ende sot, fatura e muajit mars 2009 rezulton e paguar në shumën 2,184 lekë, me firmë dhe vulë të OSHEE-së. Megjithatë, ky institucion e konsideron ende debitor për të njëjtin muaj me shumën 14,328 lekë, dhe pas shtimit të kamatës prej 100%, shuma që i kërkohet aktualisht arrin në 28,656 lekë.
     
    “Kam shkuar disa herë në zyrat e OSHEE-së për të sqaruar situatën, por çdo herë më thonë se fatura e 2009-s figuron e papaguar. Unë kam faturën me vulë, e cila provon të kundërtën,” shprehet Gaci.
    Problemi ka dalë në pah pas shitjes së banesës së tij. Edhe pse prona është kaluar ligjërisht te blerësi i ri, OSHEE refuzon të kalojë kontratën e energjisë elektrike, duke pretenduar se ekziston detyrimi i papaguar i vitit 2009.
     

     
    Në dëshminë e tij, Rrapo Gaci kujton se dikur ka qenë vetë punonjës i OSHEE-së, gjë që e bën edhe më të pabesueshme situatën:“Po të kisha pasur detyrime, ato do m’i kishin mbajtur nga paga ime. Kam qenë punonjës i institucionit, e di si funksionon sistemi. Kjo është një padrejtësi që më ka lodhur shpirtërisht.”
     
    Për muaj të tërë, qytetari kërkon zgjidhje për një gabim që, siç tregon ai, është i dokumentuar dhe i provuar me vulë zyrtare. Deri më sot, ai mbetet peng i një procedure të pakuptimtë, që e mban të lidhur me një faturë të paguar 16 vite më parë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni

    Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video ku ka shpjeguar dallimet kryesore mes faturave të fiskalizuara dhe atyre të pafiskalizuara.
    Sipas tatimeve, çdo qytetar duhet të kërkojë dhe të pajiset me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim të kryer.
    Video shpjegon që fatura e fiskalizuar përmban numrin Identifikues të veçantë të Faturës (NIVF) – një kod unik për çdo faturë të fiskalizuar, që lidh faturën me subjektin lëshues si dhe Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF), që siguron identifikimin e saktë të lëshuesit.
    Fatura jo fiskale nuk përmban asnjë nga elementet e mësipërme dhe nuk garanton që transaksioni është i regjistruar.
    Element i rëndësishëm është kodi QR i cili mundëson skanimin e faturës. Nëse ky kod mungon, fatura nuk është e fiskalizuar, ndonëse ajo mund të ngjajë vizualisht me një faturë të fiskalizuar.
    Tatimet u kujtojnë taksapaguesve se “Mosmarrja e faturës favorizon informalitetin dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe dëmton klimën e biznesit, ekonominë dhe interesin publik”, ndaj u kërkojnë qytetarëve që të kërkojnë faturat tatimore si dhe të denoncojnë rastet abuzive në kanalet zyrtare të Administratës Tatimore./ Monitor

  • Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni (video)

    Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni (video)

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video ku ka shpjeguar dallimet kryesore mes faturave të fiskalizuara dhe atyre të pa fiskalizuara.Sipas tatimeve, çdo qytetar duhet të kërkojë dhe të pajiset me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim të kryer.Video shpjegon që fatura e fiskalizuar përmban numrin Identifikues të veçantë të Faturës (NIVF) – një kod unik për çdo faturë të fiskalizuar, që lidh faturën me subjektin lëshues si dhe Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF), që siguron identifikimin e saktë të lëshuesit.Fatura jo fiskale nuk përmban asnjë nga elementet e mësipërme dhe nuk garanton që transaksioni është i regjistruar.Element i rëndësishëm është kodi QR i cili mundëson skanimin e faturës. Nëse ky kod mungon, fatura nuk është e fiskalizuar, ndonëse ajo mund të ngjajë vizualisht me një faturë të fiskalizuar.Tatimet u kujtojnë taksapaguesve se “Mosmarrja e faturës favorizon informalitetin dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe dëmton klimën e biznesit, ekonominë dhe interesin publik”, ndaj u kërkojnë qytetarëve që të kërkojnë faturat tatimore si dhe të denoncojnë rastet abuzive në kanalet zyrtare të Administratës Tatimore.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.