Tag: fatura

  • Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama publikon videon: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

    Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama publikon videon: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

    Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas një videoje ku duken produktet e sekuestruara ditët e fundit.

    Top Channel

  • Malaj dhe Denaj takime me bizneset që tregtojnë produkte bujqësore e blegtorale: Fatura e blerjes, kusht për sigurinë ushqimore

    Malaj dhe Denaj takime me bizneset që tregtojnë produkte bujqësore e blegtorale: Fatura e blerjes, kusht për sigurinë ushqimore

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj, kanë zhvilluar takime ndërgjegjësuese me bizneset që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, me qëllim forcimin e kontrollit fiskal dhe garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorin.
    Ministri Malaj u shpreh qëllimi i vizitës është ndërgjegjësimi i shitësve me pakicë, qofshin ata tregtarë të produkteve të mishit, bulmetit apo bujqësore.
    “Është thelbësore që ata të sigurojnë faturën e blerjes nga burimi i produktit, jo vetëm për formalizimin e biznesit, por edhe për sigurinë ushqimore. Fatura mundëson gjurmimin e produktit nga origjina deri në tryezën e konsumatorit”,- tha Malaj.
    Nga ana tjetër, ministrja Denaj theksoi se siguria ushqimore është prioritet i qeverisë, nga momenti i prodhimit në fermë deri te konsumatori.
    “Nëse ekziston fatura fiskale, gjurmueshmëria bëhet më e lehtë. Kjo sjell qartësi dhe siguri për konsumatorin, si dhe përgjegjësi të plotë për çdo hallkë të zinxhirit ushqimor”,- tha Denaj.
    Denaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve tregtare që të marrin faturat në momentin që blejnë produktet ushqimore nga ferma.
    “Ky është një detyrim ligjor, por mbi të gjitha është një detyrë ndaj konsumatorit”,- theksoi ajo.

  • “Air Albania” përfundon në gjykatë, nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

    “Air Albania” përfundon në gjykatë, nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

    Air Albania

    Gjykata e Apelit detyron shoqërinë “Air Albania” që të shlyejë rreth 5 milionë euro fatura të prapambetura ndaj një kompanie që e furnizon me ushqimin për pasagjerët në bord.
    Ky vendim gjyqësor, megjithëse është marrë në 13 Maj 2025, ende nuk është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
    Shoqëria e fluturimeve “Air Albania”, e cila njihet më së shumti për faktin që i ka dhënë një avion-taksi kryeministrit Edi Rama, refuzon të paguajë faturat e lëshuara nga një biznes në Lushnjë, me pretendimin se është mbifaturuar dhe se pagesat do ta çonin në vështirësi serioze financiare.
    “Air Albania” ka nënshkruar në vitin 2019 kontratë me një kompani lushnjare për furnizimin e ushqimit katering, që përdoret për pasagjerët në bordin e avionit. Gjatë periudhës 2022-2024, kompania furnizuese ka lëshuar më së paku 10 fatura për llogari të “Air Albania”, në një shumë totale që kalon vlerën e 500 milionë lekëve të reja.
    Shoqëria “Air Albania” nuk i ka paguar këto fatura, megjithëse rezulton se i ka pranuar si të rregullta në sistemin e vetë të pagesave.
    Në Dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e kompanisë së ushqimit dhe ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për ato fatura. Kjo do të thotë se “Air Albania” ishte e detyruar me vendim gjyqësor që të kryente pagesat e pashlyerja.
    Pas këtij vendimi, kompania e fluturimeve kërkon në Gjykatën e Tiranës pezullimin e pagesave. Në argumentet e saj, “Air Albania” pretendon se kompania që e ka furnizuar me ushqime katering e ka mbifaturuar me një vlerë rreth 1.8 milionë euro.
    Shoqëria e fluturimeve deklaron se i ka pranuar faturat e furnitorit me ushqime, por këtë e ka bërë në mirëbesim. Pas një verifikimi të brendshëm, “Air Albania” deklaron se ka zbuluar mbifaturim dhe për këtë arsye nuk ka paguar faturat në vlerë rreth 5 milionë euro, deri sa të zgjidhet përfundimisht kjo çështje.
    Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e “Air Albania” për pezullimin e pagesave. Ky vendim u shfuqizua më vonë nga Gjykata e Apelit, me vendimin e formës së prerë të datës në 13 maj 2025. Në këtë vendim, “Air Albania” urdhërohet që të kryejë pagesat për detyrimet.
    Ndërkohë që “Air Albania” i është drejtuar Gjykatës së Lartë, të gjitha këto zhvillime nuk rezultojnë të reflektuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila duket se po mundohet të mbulojë problemet financiare të kompanisë që i ka dhënë taksinë fluturuese kryeministrit Rama.
    Në QKB është reflektuar vetëm vendimi i pezullimit të pagesave, marrë nga gjykata në janar 2025, ndërkohë që mungon vendimi fillestar i gjykatës së Tiranës, pra ai ku është vendosur detyrimi i “Air Albania-s” që të paguajë borxhet, si edhe vendimi i Apelit, ku e detyron përfundimisht kompaninë ajrore të shlyejë detyrimet për ushqimin në bordin e avionëve./Kapitali.al

  • Me probleme financiare, ‘Air Albania’ nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

    Me probleme financiare, ‘Air Albania’ nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

    Gjykata e Apelit detyron shoqërinë “Air Albania” që të shlyejë rreth 5 milionë euro fatura të prapambetura ndaj një kompanie që e furnizon me ushqimin për pasagjerët në bord.
    Ky vendim gjyqësor, megjithëse është marrë në 13 Maj 2025, ende nuk është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
    Shoqëria e fluturimeve “Air Albania”, e cila njihet më së shumti për faktin që i ka dhënë një avion-taksi kryeministrit Edi Rama, refuzon të paguajë faturat e lëshuara nga një biznes në Lushnjë, me pretendimin se është mbifaturuar dhe se pagesat do ta çonin në vështirësi serioze financiare.
    “Air Albania” ka nënshkruar në vitin 2019 kontratë me një kompani lushnjare për furnizimin e ushqimit katering, që përdoret për pasagjerët në bordin e avionit. Gjatë periudhës 2022-2024, kompania furnizuese ka lëshuar më së paku 10 fatura për llogari të “Air Albania”, në një shumë totale që kalon vlerën e 500 milionë lekëve të reja.
    Shoqëria “Air Albania” nuk i ka paguar këto fatura, megjithëse rezulton se i ka pranuar si të rregullta në sistemin e vetë të pagesave.
    Në Dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e kompanisë së ushqimit dhe ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për ato fatura. Kjo do të thotë se “Air Albania” ishte e detyruar me vendim gjyqësor që të kryente pagesat e pashlyerja.
    Pas këtij vendimi, kompania e fluturimeve kërkon në Gjykatën e Tiranës pezullimin e pagesave. Në argumentet e saj, “Air Albania” pretendon se kompania që e ka furnizuar me ushqime katering e ka mbifaturuar me një vlerë rreth 1.8 milionë euro.
    Shoqëria e fluturimeve deklaron se i ka pranuar faturat e furnitorit me ushqime, por këtë e ka bërë në mirëbesim. Pas një verifikimi të brendshëm, “Air Albania” deklaron se ka zbuluar mbifaturim dhe për këtë arsye nuk ka paguar faturat në vlerë rreth 5 milionë euro, deri sa të zgjidhet përfundimisht kjo çështje.
    Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e “Air Albania” për pezullimin e pagesave. Ky vendim u shfuqizua më vonë nga Gjykata e Apelit, me vendimin e formës së prerë të datës në 13 maj 2025. Në këtë vendim, “Air Albania” urdhërohet që të kryejë pagesat për detyrimet.
    Ndërkohë që “Air Albania” i është drejtuar Gjykatës së Lartë, të gjitha këto zhvillime nuk rezultojnë të reflektuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila duket se po mundohet të mbulojë problemet financiare të kompanisë që i ka dhënë taksinë fluturuese kryeministrit Rama.
    Në QKB është reflektuar vetëm vendimi i pezullimit të pagesave, marrë nga gjykata në janar 2025, ndërkohë që mungon vendimi fillestar i gjykatës së Tiranës, pra ai ku është vendosur detyrimi i “Air Albania-s” që të paguajë borxhet, si edhe vendimi i Apelit, ku e detyron përfundimisht kompaninë ajrore të shlyejë detyrimet për ushqimin në bordin e avionëve.
    /Kapitali.al/

  • Jeton në Suedi, fatura 14 milionë Lekë për 2 muaj drita në Sarandë

    Jeton në Suedi, fatura 14 milionë Lekë për 2 muaj drita në Sarandë

    Florim Fetiu një qytetar i lindur e rritur në Suedi, tregon se ka blerë një shtëpi pushimi në Sarandë në vitin 2014, por nuk jetoi asnjëherë aty, pasi kishte disa apartamente në atë pallat.Florimi vendosi ta shesë apartamentin në vitin 2024 dhe shkoi të bënte pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Uji ishte në rregull, ndërsa energjia elektrike i rezultoi se kishte dy fatura të muajit Janar dhe Mars 2020 me nga 7 milion lekë të vjetra.
    Bëri ankesë, por nuk mori asnjë përgjigje edhe pse pretendon, se nuk e ka konsumuar energjinë e faturuar.“Bëra pagesat e ujit, të gjitha në rregull, por kur erdhi puna tek elektrikja ma bënë14 milionë lekë për 2 muaj. Kemi bërë ankesa, por nuk më kanë ndihmuar për asgjë këto ankesat. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje prej OSHEE-së, as na kanë lajmëruar. Kjo gjë u ka ndodhur dhe 2 personave të tjerë në këtë pallat edhe ata kanë marrë diku tek 15 mijë euro, që në atë kohë. Edhe ata i kanë pasur bosh apartamentet. Nuk di! Edhe të duash të harxhosh 15 mijë euro për 2 muaj nuk bën, nuk ka logjikë gjëkundi. Nuk mundesh në atë apartament aq të vogël dhe me ato kabllo të energjisë që të harxhosh gjithë këtë rrymë. Nuk ka shanse. Kontrata e energjisë elektrike nuk është në emrin tim, por në emër të firmës së ndërtimit”, tregon për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
    “Stop” u drejtua në njësinë e OSHEE Sarandë, ku u tha se nuk kanë kompetencë, për të folur për këtë problematikë.
    Gazetarja: Florim Fetiu!
    Punonjësja: Është bërë. Erdhi një zonjë këtu. Përgjigjen te Kujdesi ndaj klientit!
    Gazetarja: Përgjigja është kjo, që është jashtë afateve.
    Shefi i ekipit: Në nëntor të 2024-ës kam ardhur unë, shef ekipi, në nëntor. Nëse proces-verbali është para nëntorit, nuk duhet të jap unë për këtë xhevap. Më kupton?
    Gazetarja: Ke qenë faturist më parë?
    Shefi i ekipit: Po, faturist po!
    Gazetarja: Në 2020-ën ke qenë faturist?
    Shefi i ekipit: Në 2021-shin!
    Gazetarja: Dakord! Tani, kush më përgjigjet mua për këtë?
    Punonjësja: Do t’ju komunikojmë të kthejmë përgjigje, sepse të gjithë kemi qenë…Ky s’ka qenë shef ekipi në atë kohë, ka qenë lexues, tjetri ka qenë shef ekipi, kështu që…
    Nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është kthyer një përgjigje, ku thuhet se ankesa është bërë jashtë afatit 1-vjeçar, që lejohet.
    Punonjësja FSHU: Mund të ankohesh brenda një viti kalendarik, që nga prodhimi i faturës. Për të gjithë këtë proces është bërë verifikimi nga OSHEE-ja edhe kanë kthyer këtë përgjigje, drejtuesi më i lartë i kompanisë. Edhe ne aktualisht e kemi të ndaluar të marrim kërkesa për fatura më të hershme, se sa një vit kalendarik.
    Nga ana tjetër, apartamenti ka pasur shërbim gjithë kohës dhe nuk u ndërpre asnjëherë dhe pse faturat pretendohet se nuk ishin paguar./tvklan.al