Tag: fatura

  • Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

    Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

    Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhojë mbi to është aplikuar dhe paguar kamatëvonesë.Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike të sektorit të energjisë dhe të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se shuma totale e kamatëvonesave deri në fund të gushtit ishte 652 milionë lekë apo rreth 6.5 milionë euro.Muaji me nivelin më të lartë të kamatëvonesave ishte gushti me 122 milionë lekë apo rreth 1.22 milionë euro dhe pas saj vjen korriku me 850 mijë euro dhe janari me mbi 830 mijë euro.Sa i takon numrit të faturave mujore mbi të cilat janë paguar kamatëvonesa ato luhaten mes 300 mijë që është muaji me nivelin më të ulët që përkon me shkurtin dhe mbi 464 mijë që është muaji gusht.Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.Deri në fund të gushtit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 50.7 miliardë lekë apo rreth 507 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 97.8 për qind për 8-mujorin.Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.36 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 8 muajt të këtij viti ishin 8.5 milionë./ N.Maho  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër…

    Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër…

    Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave, duke lëshuar dhe kërkuar fatura të fiskalizuara për çdo transaksion. Në një videomesazh informues, Tatimet shpjegojnë se, në zbatim të ligjit “Për faturimin dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, çdo tatimpagues është i detyruar të lëshojë faturë të fiskalizuar për çdo shitje mallrash apo ofrim shërbimi. Nga ana tjetër, qytetarët kanë detyrimin ligjor të kërkojnë dhe të pajisen me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim. Administrata Tatimore shpjegon dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj jo fiskale. Fatura e fiskalizuar përmban elemente identifikimi që e bëjnë të verifikueshme dhe të regjistruar automatikisht në sistem të tillë si: Numri Identifikues i Veçantë i Faturës (NIVF), kod unik që lidh faturën me subjektin lëshues;
    Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF), siguron identifikimin e saktë të lëshuesit; Kodi QR, mund të skanohet dhe verifikohet në kohë reale përmes sistemit të Administratës Tatimore. Faturat pa këto elemente nuk janë të fiskalizuara dhe nuk garantojnë regjistrimin e transaksionit. Ndërsa faturat jo fiskale nuk përmbajnë asnjë nga këto elemente dhe nuk garantojnë që transaksioni është i regjistruar, duke krijuar mundësi për shmangie tatimore. Administrata Tatimore paralajmëron qytetarët se edhe nëse një faturë jo fiskale ngjan vizualisht me një të fiskalizuar, verifikimi i saj është i mundur vetëm përmes skanimit të kodit QR. Nëse ky kod mungon ose nuk funksionon, fatura nuk është e fiskalizuar. “Marrja e faturës është e drejtë dhe detyrim ligjor dhe një mënyrë për të siguruar që të gjitha transaksionet ekonomike të jenë transparente dhe të deklaruara”, thekson Administrata Tatimore, duke shtuar se mosmarrja e faturës favorizon informalitetin dhe shmangien e detyrimeve tatimore, çka dëmton klimën e biznesit, ekonominë dhe interesin publik.

  • Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni

    Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video ku ka shpjeguar dallimet kryesore mes faturave të fiskalizuara dhe atyre të pafiskalizuara.
    Sipas tatimeve, çdo qytetar duhet të kërkojë dhe të pajiset me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim të kryer.
    Video shpjegon që fatura e fiskalizuar përmban numrin Identifikues të veçantë të Faturës (NIVF) – një kod unik për çdo faturë të fiskalizuar, që lidh faturën me subjektin lëshues si dhe Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF), që siguron identifikimin e saktë të lëshuesit.
    Fatura jo fiskale nuk përmban asnjë nga elementet e mësipërme dhe nuk garanton që transaksioni është i regjistruar.
    Element i rëndësishëm është kodi QR i cili mundëson skanimin e faturës. Nëse ky kod mungon, fatura nuk është e fiskalizuar, ndonëse ajo mund të ngjajë vizualisht me një faturë të fiskalizuar.
    Tatimet u kujtojnë taksapaguesve se “Mosmarrja e faturës favorizon informalitetin dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe dëmton klimën e biznesit, ekonominë dhe interesin publik”, ndaj u kërkojnë qytetarëve që të kërkojnë faturat tatimore si dhe të denoncojnë rastet abuzive në kanalet zyrtare të Administratës Tatimore./ Monitor

  • “Hap një fabrikë leshi dhe prit fatura”! Si Ervis Çela i investonte paratë e drogës në Shqipëri, roli i Soni Pepës

    “Hap një fabrikë leshi dhe prit fatura”! Si Ervis Çela i investonte paratë e drogës në Shqipëri, roli i Soni Pepës

    TIRANË-Zbardhen detaje të reja nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për grupin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine për në vendet e Bashkimit Europian. Në përgjimet që ka siguruar SPAK përmes rrjeteve ku anëtarët e grupit komunikonin, flitet për shuma të mëdha monetare, të cilat arrijnë deri në disa në miliona euro. Në bisedat në Sky ECC, publikuar nga ‘Në Shënjestër’ rezulton se një nga planet për të justifikuar hyrjen e parave ishte hapja e një “fabrike leshi” dhe përdorimi i faturave fiktive. 
    Konkretisht Ervis Çela i sugjeronte vëllait të tij, Albin Çelës, që të krijonte një biznes tekstili/leshi dhe të përgatitej për të nxjerrë fatura që të legalizonin kursimet e mëdha që dyshohet se vinin nga aktivitetet e paligjshme.
    Në një nga bisedat, Ervisi i thotë vëllait: Çfarë pret? Të prish punë po të kesh dhe ndonjë firmë të vogël? U bënë 15 mln? Po kam një ide të hapësh një firmë leshi dhe të bësh fatura, të fusësh lekë në bankë… Kam gati 20 mln në Hollandë…”.
    Teksti i bisedave lë të kuptohet se shumë prej bizneseve të lidhura ishin fiktive ose nuk prodhonin fitime reale, me qëllim të pastrimit të kapitalit. Hetimi përfshin gjithashtu emra të tjerë që, sipas hetuesve, kanë shërbyer si pika transferimi të parave. Një prej tyre është Soni Pepa, i cili u arrestua në fillim të shtatorit 2025 në Santo Domingo nën urdhër arresti ndërkombëtar dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.
    Përmes bisedave rezulton se Soni Pepa ka depozituar për llogari të grupit shuma të konsiderueshme parash, në total sipas komunikimeve rreth 1,280,000 euro, përfshirë një transaksion prej 300,000 euro më 6 janar 2021. 
    Soni Pepa bisedon me Albin Çelën:
    ‘Ok vëlla. Bëji njëherë total. Sa janë dhënë…
    ‘1 280 totali. Ke edhe 30 mijë plus të datës 16 nentor…’
    Në këto transaksione, sipas zbardhjeve, përdorej një metodë transferimi që synonte shmangien e kontrolleve doganore dhe deklarimeve zyrtare: paratë futeshin në vend nga shoferë autobusësh ndërkombëtarë të pasagjerëve dhe më pas i dorëzoheshin personave të besuar në Shqipëri, shpesh përmes ndërmjetësve familjarë. Po kështu, materialet e komunikimit tregojnë edhe lidhje me trafikim armësh dhe përdorimin e kontejnerëve të përcaktuar si “metal” ose “tinta” për fshehjen e lëndëve narkotike. 
    Rrjeti dhe vëllazëria financiare që përshkruhet nga bisedat lidhet me ngarkesa të mëdha të drogës që u përpoqën të trafikoheshin drejt Europës në vitet 2020–2021. Në periudha të ndryshme përmenden dy ngarkesa të mëdha (rreth 12 ton dhe më pas 13 ton) që vinin nga Amerika e Jugut dhe që u kaluan përmes porteve të Anversës dhe Hamburgut; në Rotterdam u sekuestruan 600 kg drogë, ndërsa autoritete të tjera raportuan sekuestrime dhe hetime në lidhje me kontejnerë të dyshimtë që mbajnë shenja identifikuese dhe material ndërtimi që shërbente për maskimin e lëndës. 

  • Tom Doshi debitor, UKT i ankohet Celibashit: Nuk po na paguan faturat e ujit…

    Tom Doshi debitor, UKT i ankohet Celibashit: Nuk po na paguan faturat e ujit…

    Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD, me kryetar Tom Doshin, rezulton të jetë debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.
    Fatura rezulton të jetë e pashlyer deri në 21 Gusht, por UKT ka njoftuar KQZ me besimin ky institucion do ta nxisë partinë e Tom Doshit që të shlyejë detyrimet mujore.
    UKT bën me dije se brenda 30 ditëve kërkohet shlyerja e detyrimeve, në të kundërt ky institucion do të veprojë duke ndërprerë furnizimin me ujë.
    Në shkresën e Ujësjellës Kanalizime Tirana sqarohet se fatura për ujin rezulton të jetë 306,180.00 Lekë të rinj dhe me një kamatë vonesë prej 30,639.40 Lekë të rinj.

  • Nuk lëshonte fatura tatimore, tatimet mbyllin kampingun në Karpen të Kavajës

    Nuk lëshonte fatura tatimore, tatimet mbyllin kampingun në Karpen të Kavajës

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet Administratës Tatimore vijon aksionin e saj kombëtar kundër bizneseve që kryejnë aktivitet të paligjshëm në evazion fiskal apo veprimtari pa fatura tatimore.
    Pas denoncimit në mediat sociale, AT njoftoi se ka zbuluar një tjetër subjekt që ushtron aktivitet në shkelje të ligjit. Bëhet fjalë për një kamping në Karpen të Kavajës, që u vu në lupën e Task-Forcës së Terrenit, e cila konfirmoi në vend ushtrimin e aktivitetit se subjekti.
    “Ky subjekt u zbulua se nuk lëshon fatura tatimore dhe ka mall pa faturë. Ndaj tij u veprua me zero tolerancë, sipas parashikimit ligjor”, njoftoi institucioni, duke e shoqëruar njoftimin edhe me operacionin e kryer te biznesi në fjalë.
    Administrata Tatimore konfirmoi se “është e angazhuar të trajtojë me seriozitet dhe kompetencë çdo denoncim të ardhur nga qytetarët për të garantuar zbatimin e ligjit ne mënyrë të barabartë për të gjithë”.

  • Keni fatura energjie të papaguara deri në dhjetor 2023? Ja njoftimi i rëndësishëm

    Keni fatura energjie të papaguara deri në dhjetor 2023? Ja njoftimi i rëndësishëm

    Të gjithë abonentëve që kanë fatura të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor të vitit 2023, OSHEE do t’u japë një mundësi të dytë që t’i shlyejnë me këste mujore të lehtësuara.
    “Furnizuesi i Shërbimit Universal”, pjesë e “OSHEE Group” bën me dije se për personat me ndihmë ekonomike dhe pensionistët, këstet fillojnë nga 1,200 lekë në muaj, deri në 240 këste.
    Për klientët familjarë, vlera mujore e pagesës është 2800 lekë. Ndërkohë sa u përket bizneseve dhe institucioneve, do të kenë mundësinë t’i shlyejnë borxhet deri në 120 këste, në varësi të detyrimeve që kanë. Nëse abonentët debitorë e paguajnë të gjithë shumën menjëherë, atëherë kamatëvonesa falet.
    “Nëse keni fatura të papaguara për energjinë elektrike deri në 31 dhjetor 2023, FSHU pjesë e OSHEE GROUP, ju ofron mundësinë t’i shlyeni me këste mujore të përshtatura sipas mundësive tuaja. Për individët me ndihmë ekonomike apo pensionistë, këstet fillojnë nga 1,200 lekë në muaj, deri në 240 këste. Për klientët familjarë, nga 2,800 lekë/muaj. Bizneset dhe institucionet? Deri në 120 këste, sipas vlerës së detyrimit. Dhe, nëse paguani të gjithë shumën menjëherë, përfitoni deri në 100% ulje të kamatës“, njofton OSHEE.

  • “Mos kërkoni fatura ku ka mundim”, Braçe shpërthen pas sekuestrimit në Divjakë:I morën djathin,e gjobitën me 40 milionë

    “Mos kërkoni fatura ku ka mundim”, Braçe shpërthen pas sekuestrimit në Divjakë:I morën djathin,e gjobitën me 40 milionë

    Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë. Ai sjell rastin e një qytetari nga Divjaka, që ka një baxho.
    “Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.
    Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë; tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.
    Ne perfundim te kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!
    Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte;
    I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troç, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!
    Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!
    Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura;
    Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.
    Kush bën qumësht pluhure e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.
    Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.
    Tani pyetja qe kam une per administratën tatimorë eshte: Në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?
    Me Tanin dhe gjithe zonen e bregut te lagunes se Divjakes mbaruat pune-i varroset;
    Po nese shkoni kerkoni fature e beni inventar tek fabrikat e mëdha do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiskal-pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!
    Tan, doja te vija tek ty por nuk vi dot, me vjen turp nga ty, me vjen turp nga kjo qe te kane bere ty! Shume ndjese”, shkruan deputeti socialist.
     

  • “Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”, Erion Braçe sjellin rastin e një qytetari, si e “groposi” shteti për “evazion”

    “Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”, Erion Braçe sjellin rastin e një qytetari, si e “groposi” shteti për “evazion”

    Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore.
    Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë.
    Ai sjell rastin e një qytetari nga Divjaka, që ka një baxho.
    “Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.
    Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë; tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.
    Ne perfundim te kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!
    Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte;
    I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troç, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!
    Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!
    Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura;
    Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.
    Kush bën qumësht pluhure e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.
    Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.
    Tani pyetja qe kam une per administratën tatimorë eshte: Në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?
    Me Tanin dhe gjithe zonen e bregut te lagunes se Divjakes mbaruat pune-i varroset;
    Po nese shkoni kerkoni fature e beni inventar tek fabrikat e mëdha do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiskal-pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!
    Tan, doja te vija tek ty por nuk vi dot, me vjen turp nga ty, me vjen turp nga kjo qe te kane bere ty! Shume ndjese”, shkruan deputeti socialist.

  • Turpi që po ndjen Erion Braçe këto ditë me shtetin e tij

    Turpi që po ndjen Erion Braçe këto ditë me shtetin e tij

    Deputeti socialist që zhbën gjithë propagandën e qeverisjes së tij kur është fjala për fermerin dhe fshatin, prej vitesh nën rrënim, ka denoncuar së fundmi atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore.
    Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë.
    Ai sjell rastin e një fshatari nga Divjaka, i cili ka një baxho, duke shkruar:
    “Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.
    Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë, tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.
    Në përfundim të kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve të tërë për sezoninturistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!
    Mos u habisni, e dija që keshtu do të shkonte e përfundonte.
    I kanë kërkuar faturat e qumështit marrë nga blegtorët, fshatarët; troç, i kane bere inventar dhe ja kanë marrë djathin dhe do i marrin dhe paratë!
    Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!
    Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura.
    Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.
    Kush bën qumësht pluhur e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.
    Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.
    Tani pyetja qe kam unë për administratën tatimore është: në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?
    Me Tanin dhe gjithë zonen e bregut të Lagunës së Divjakes mbarruat punë, i varrosët.
    Po nëse shkoni kërkoni faturë e bëni inventar tek fabrikat e mëdha, do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiscal; pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh(Arben Ahmetaj) i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!
    Tan, doja të vija tek ty por nuk vij dot, më vjen turp nga ty, më vjen turp nga kjo që të kanë bërë ty! Shumë ndjesë”, shkruan deputeti socialist”.