Tag: fatosin

  • “Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me Fatosin dhe vizionin e një Shqipërie ndryshe”/ Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej

    “Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me Fatosin dhe vizionin e një Shqipërie ndryshe”/ Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej

    “Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë”, e nisi Xhoana Nano mes lotësh fjalën e saj pranë arkëmortit të bashkëshortit të ndjerë, ish-kryeministrit Fatos Nano.

    Ajo e kujtoi Nanon si personalitetin që solli një vizion të ri për Shqipërinë, larg hakmarrjeve dhe urrejtes.
    “E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, po më shumë se kaq, kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga tradita e hakmarrjeve, ligësive, prapambetjes. Të gjitha këto do t’i gjeja te Fatosi, gjë që nuk e pata menduar me kaq qartësi atëherë.

    Me kalimin e kohës, pata fatin të zbuloja vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta në jetën tonë. E ndiej detyrë publike dhe morale, që disa cilësi të tijat, besoj i njohim të gjithë, por kur vjen një moment si ky ia vlen të përmblidhen. Shumë më tepër se ato që do të thuhen në histori e media. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Bënte atë që besonte dhe besonte te ajo që bënte. Ishte neveritës nga banaliteti, servilizmi dhe paaftësisë”, u shpreh Xhoana Nano.
    Ish-kryeministri Fatos Nano ndërroi jetë dy ditë më parë, ndërsa sot po mbahen homazhen publike për nder të tij në ish-Pallatin e Kongreseve.

    Top Channel

  • “Ishte akademia politike e PS-së”/ Ylli Dylgjeri kujton punën me Fatos Nanon: Kemi shumë histori, ja çfarë më tha pas zgjedhjeve të 2005

    “Ishte akademia politike e PS-së”/ Ylli Dylgjeri kujton punën me Fatos Nanon: Kemi shumë histori, ja çfarë më tha pas zgjedhjeve të 2005

    Mes shumë figurave të njohura politike, i pranishëm në homazhet për Fatos Nanon ishte dhe ish-drejtori i komunikimit në kryeministri, Ylli Dylgjeri.

    Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Dylgjeri kujton punën me ish-kryeministrin Nanon dhe fjalët e tij pas zgjedhjeve të vitit 2005.
    “Unë kam kujtime dhjetëra-vjeçare me Fatosin. Njihemi që në kohën kur ai punonte ekonomist në ish-kooperativën e Priskës dhe më pas rrugët tona u bashkuan kur ai ishte në Institutin e Studimeve dhe unë në Komitetin Qendror të Rinisë. Koha e solli që ai të më ftojë të punojë në Partinë Socialiste si drejtor informacioni dhe marrëdhënieve publike dhe më pas në këshillin e ministrave pranë tij dhe njëkohësisht drejtor informacioni. Kujtimet janë të pafundme.
    Fatosi për mua ishte institucion, ishte akademia politike e PS-së. Fatosi dinte të dëgjonte, Fatosi dinte të fliste, Fatosi dinte të të largonte dhe dinte njëkohësisht të të riftonte. Dikur në atë kohë thuheshe një fjalë që Fatosi ishte ai shoferi i autobusit që të zbret, por meqë bën unazën, të merr prapë në kthim.
    Pra nuk kishte mëri. Me Fatosin bashkëpunoje dhe punoje me pasion. Kjo është një humbje e madhe për politikën, sepse i humbi instituti i garës, gjë të cilën sot e ka humbur. Unë jam pjesë e garës, jam pjesë e administratës publike, pjesë e nëpunësit civil kur mund të them që në atë kohë filloi të zbatohej ky ligj, filloi të realizohej dhe më pas çdo ditë u shkarkua e shkarkua me radhë.
    Për ta përmbyllur, për Fatosin mund të flitet me orë e me ditë. Unë kam shumë histori dhe në momentet e fundit kur ai ka dhënë dorëheqje. Ai iku nga Partia Socialiste, duke i riftuar përsëri zëvendësuesit që ai mendoi, megjithëse ata nuk pranuan dhe kujtoj fjalën e fundit që më tha para se të niseshim për Tiranë. Kemi qenë në zgjedhjet e 2005-ës në Sarandë, më tha meqë nuk më duan, unë po i them që do më kërkoni dhe ne sot po e kërkojmë Fatosin”, tha Dylgjeri.

    Top Channel